Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18

Tema: Tregime

  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2009
    Postime
    88
    Shkrimi im i parė

    Shkrimin tim tė parė e hodha katėr herė nė tė pastėr dhe vetėm herėn e pestė u binda se paraqitej ashtu si ma donte zemra. Nė atė kohė nuk ekzistonte kompjuteri dhe unė nuk kisha dėrguar asgjė pėr botim, prandaj kisha tė drejtė tė mendoja se kushdo qė merr kontakt me njė tė panjohur, pėrshtypjen e parė e krijon nga paraqitja e jashtme, aq mė tepėr njė redaktor, i cili ka horizont shumė tė gjerė. Mundėsitė pėr ta ēuar vetė shkrimin mė mungonin dhe tė gjithė kujdesin ia kushtova atij zarfi tė bukur, mbi tė cilin shkrojta me bukurshkrim tė dy adresat.
    Vetėm kur zarfi ishte zhdukur nė kutinė postare, mė mbytėn mendimet. Shkas ishte bėrė njė shok, i cili pati lexuar disa nga shkrimet e mia, qė mė nxiti, pėr t’i botuar.
    E kush ėshtė ai i ri, tė cilit nuk do t’i pėlqente ta shihte emrin e vet nė ndonjė gazetė? Pse tė mos shihnin edhe shkrimet e mia dritėn e botimit?... Dhe ashtu si pa kuptuar, zarfi u nis, duke lėnė prapa shqetėsimet e pritjes...
    Nė fakt, pritja nuk zgjati shumė. Njė zarf, shkrojtur me makinė shkrimi, mbi tė cilin adresat kishin ndėrruar vend, mbėrriti tek unė. Isha tepėr i emocionuar, kur hapa zarfin dhe, pėr ēudi, po nguroja ta lexoj. Mė sė fundi, e shpalosa dhe fillova tė leximin:

    Shoku X!
    Lexuam shkrimin tuaj. Mendojmė se shkrimi ėshtė mjaft i mirė, me pėrjashtim tė disa pjesėve jo shumė tė goditura nga fillimi, mesi dhe nga fundi. Kėsaj radhe nuk mund ta botojmė shkrimin, por shpresojmė se nė tė ardhmen do tė kemi kėnaqėsinė t’i shohim shkrimet tuaja nė faqet e organit tonė.
    Presim bashkėpunimin tuaj tė mėtejshėm.
    Redaktori

    Ishte mbresėlėnese, sepse kurrė nuk kisha marrė letėr tė shkrojtur me makinė shkrimi. Nė fund njė firmė e palexueshme stilolapsi, por po aq mbresėlėnese sa vetė letra.
    Nė ēast, i thirra mendjes dhe mendimet u kthjelluan. “Sigurisht, ka tė drejtė. Po tė ishte aq e lehtė tė botoje, do tė ishin bėrė tė gjithė shkrimtarė. Por unė kisha marrė edukim tė shėndoshė: SUKSES = 10 HERĖ PUNĖ + 1 TALENT.
    Vendosa tė mos tėrhiqem. I ripunova tė gjitha shkrimet e mia, megjithatė nuk po ndryshonte ndonjė gjė e madhe, prandaj fillova krijime tė tjera. Frymėzimi nuk mė mungonte. Gjithmonė mendoja padurimin me tė cilin po prisnin bashkėpunimin tim tė mėtejshėm. Punova gjithė pasion, duke menduar se diēka do tė kisha qullosur.
    Postova pėrsėri.
    Pėrsėri njė pėrgjigje lakonike, me kėtė shtesė tė vogėl:

    Mund tė aktivizoheni edhe nė organe tė tjera.

    Kjo nuk mė tingėlloi aq bukur, por ēfarė tė bėsh?!
    Megjithatė, nuk e lashė pas dore as kėtė kėshillė. Dėrgova shkrime edhe nė organe tė tjera. Zarfat e shtypur me makinė shkrimi filluan tė vijnė radhazi nė adresėn time. Mė dukej vetja i rėndėsishėm. Por, ēudi, sa ngjisnin letrat me njera tjetrėn. Tė njėjtat fjalė, tė njėjtat premtime, tė njėjtat inkurajime.
    Unė dėrgo shkrime. Ata kthe pėrgjigje. Tė palodhur.
    “Do tė kenė mbaruar tė njejtėn shkollė kėta redaktorė.” mendoja.

    Njeri prej tyre mė shkruante se nuk mund t’i pranonin shkrimet e mia, veēse tė shtypura me makinė shkrimi. Si duket ai nuk e dinte qė unė isha ende nxėnės, ndėrsa makinat e shkrimit ishin tė regjistruara tė gjitha nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme.
    Njė ditė prej ditėsh vura re se mbi tavolinėn time ishin grumbulluar ndoshta njėqind letra, modeli Redaktor.
    Ata nuk lodheshin sė kthyeri pėrgjigje. Unė u lodha nga pėrgjigjet e tyre. U lodha edhe sė dėrguari shkrime. Megjithatė, pasioni pėr letėrsinė nuk mu shua.
    Mbas disa vjetėsh shkova nė Tiranė, pėr studime. Vazhdoja tė lexoj organin tim letrar tė parapėlqyer, ku gjeja nė tė njėjtat faqe tė njėjtėt emra. Mė shpesh emri i njė shkrimtari tė njohur, veprat e tė cilit mė patėn pėlqyer dikur. Por, si duket, kishte ikur afshi i rinisė sė parė. Njė pjesė e shkrimeve tė tij tashmė mė dukeshin tė mėrzitshme. Edhe emrat e tjerė, tė afirmuar, nuk po mė tėrhiqnin mė.
    “Paskam mbetur prapa. Nuk po mė pėlqejnė mė as tregimet e shkurtra. Duhet tė jenė shumė tė thella...”
    Gjithmonė e mė rrallė e lexoja gazetėn, ku isha abonuar, deri sa njė ditė, kur postieri nuk e solli atė, nuk mė bėri kurrfarė pėrshtypje.
    Njė ditė mė ftoi njė shok tė pinim kafe nė klubin e lidhjes sė shkrimtarėve. Edhe pse nuk kisha botuar asnjė resht, ishte kėnaqėsi tė hyje nė ambientet e Lidhjes sė Shkrimtarėve. Tė dukej sikur merrje hije nga personaliteti i tyre...
    Po bisedoja me shokun tim, kur mė tėrhoqi vėmendjen biseda qė po zhvillohej nė tavolinėn fqinje.
    – ¬Fatos, njihuni me kėtė shokun tim.
    – Shpendi. – shqiptoi emrin njė djalė i ri, duke i dhėnė dorėn.
    – Shpendi ėshtė i pasionuar pas letėrsisė.
    – Ashtu?! – u befasua ai qė quhej Fatos, duke i hedhur Shpendit njė vėshtrim inkurajues.
    – Shkruan edhe vetė nga pak. – vazhdoi tė shpjegojė personi qė bėri prezantimin e tyre.
    – Shumė mirė, le t’i bjerė t’i shohim. Mund t’i botojmė ndonjė gjė.
    – U kam dėrguar disa herė, por... – ndėrhyri i prezantuari me emrin Shpend.
    Fatosi u vrenjt pak nė fytyrė si t’i vinte keq pėr ndonjė keqkuptim, prandaj e ndėrpreu:
    – Nuk prish punė. Bjeri vetė dorazi kėsaj here, qė tė mos ngatėrrohem.
    – Edhe vetė i kam sjellė, por...
    Fatosi mori pamje tė pėrvuajtur, por pėrsėri nuk u dekurajua:
    – E di si ėshtė puna? Na dėrgojnė aq shumė shkrime sa nuk kemi kohė as t’i lexojmė tė gjitha dhe shumica as qė merr vesh fare nga letėrsia. Le pastaj qė ekziston edhe njė kategori kėmbėngulėsish, tė cilėve je i detyruar tu kthesh pėrgjigje...
    – Kuptojeni mirė, Shpendi ėshtė i pasionuar pas letėrsisė, nuk shkruan pėr lek. – insistoi prezantuesi.
    Unė isha skuqur si spec.
    – Ēfarė pate? – mė pyeti shoku im.
    – Mė duket sikur flasin pėr mua. – iu pėrgjigja.
    – I njeh? Ai, mė i moshuari, ėshtė drejtor drejtorie nė ministri.

    Mė doli nga hundėt kafja qė piva atė natė nė Lidhjen e Shkrimtarėve, por diēka ama mėsova: shkrimet duhet tė ēoheshin dorazi.
    Mbas njė farė kohe vendosa tė provoj pėrsėri fatin.
    – Hyni! – u dėgjua njė zė nga brenda derės, nė tė cilėn po trokisja.
    – Kam sjellė njė shkrim. – fola i ndrojtur, ndėrsa hyja nė zyrė.
    – Pėrse bėn fjalė shkrimi?
    Ia shpjegova me pak fjalė.
    – Jo temė e keqe. Dhe jo shumė e punuar nė letėrsi. Na e lini ta shohim.
    – Faleminderit. Kur tė vi pėr pėrgjigje?
    – Ec pas dy javėsh.
    Pas dy javėsh, nė po tė njėjtėn zyrė:
    – Ēfarė dėshironi?
    – Kam sjellė njė shkrim.
    – Me ēfarė teme?
    Ia pėrsėrita temėn.
    – Na e lini ta shikojmė.
    – Po unė ua kam sjellė para dy javėsh.
    – Aha..., keni ardhur pėr pėrgjigje.
    Ai hapi njė sirtar tė mbushur me letra tė pasistemuara dhe, pasi mė kqyri me njė vėshtrim tė dyshimtė, filloi tė gėrmonte nė sirtar.
    Mė nė fund i gjeti fletėt e mia dhe mu drejtua:
    – Shkrimi juaj ėshtė mjaft i mirė. Mua mė pėlqeu, por, pėr arsye vendi, nuk mund ta botojmė. Mė besoni, kemi aq shumė shkrime sa nuk ia dalim dot.
    – Ju besoj, por..., e shoh se po nuk u bė ndonjė revolucion midis gjithė atyre letrave, vėshtirė se botohet ndonjė nga shkrimet e mia.
    – Ju jeni anarkist?!... Do ta shohim punėn tuaj...
    I mbytur nė vorbullėn e fjalėve tė veta, ai nuk vuri re as vėshtrimin tim pėrbuzės dhe as derėn qė u pėrplas me tepėr nga sa e lejonin normat e mirėsjelljes.
    Duke kaluar nėpėr korridor, vura re autorin tim, dikur tė parapėlqyer, i cili po firmoste diēka mbi tavolinėn e njė zyre. Nė radhė, pas tij, qėndronte ai letrari i ri, Shpendi.
    – Ēfarė zyre ėshtė kjo? – pyeta dikė qė po kalonte aty pari e qė dukej si i shtėpisė.
    – Si, nuk e dini? Aty ėshtė arka...

  2. #12
    Citim Postuar mė parė nga Mciri Lexo Postimin

    me pelqen dialogu juaj, ai i jep jete tregimit, si dhe gjuha e shtjelluar, pak e sak, sic themi ne andej nga elbasani,

    urime,

    rezart
    Revolucioni ėshtė pėr bishat, evolucioni pėr njerėzit!©

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2009
    Postime
    88
    I nderuar Rezart,
    me vjen mire qe nuk mban meri per verejtjet qe ju bera per "poezine" tuaj.
    Sikur te ishit po kaq tolerant ndaj Kadarese, qe sigurisht e meriton shume me teper se une, do te ishte ne nderin tuaj. Te gjithe kemi mekatet tona, kush me te vogla, kush me te medha, por nuk na falet te tregohemi intransigjente me personalitete apo ceshtje qe i perkasin krejt kombit.
    Pershendetje, Mciri

  4. #14
    Citim Postuar mė parė nga Mciri Lexo Postimin
    I nderuar Rezart,
    me vjen mire qe nuk mban meri per verejtjet qe ju bera per "poezine" tuaj.
    Sikur te ishit po kaq tolerant ndaj Kadarese, qe sigurisht e meriton shume me teper se une, do te ishte ne nderin tuaj. Te gjithe kemi mekatet tona, kush me te vogla, kush me te medha, por nuk na falet te tregohemi intransigjente me personalitete apo ceshtje qe i perkasin krejt kombit.
    Pershendetje, Mciri
    I nderuar Miri,

    po une s'jam aq mendjengushte t'ju mbaj meri per kritiken, edhe sikur te thoshit: ky eshte poeti me budalla qe une kam njohur, jo aspak,

    dhe une e kuptoj delikatesen tuaj ndaj Ismail Kadarese,

    ne kete histori qe eshte marre per se prapthi ju s'po e kuptoni, se une Ismail Kadarene e dua PO AQ SHUME SA JU, E PERMEND NE TE DY ROMANET E MIJ, I DYTI DO TE BOTOHET SE SHPEJTI NE SHTEPINE BOTUESE TOENA,

    por nje njeri qe te do, s'do te thote qe s'ben ta kritikosh, qoft ky Krishti apo dikush tjeter.

    Kritika e sinqerte mund te perkthehet ne ē'kalbezim, pastrim moral, dhe te gjithe pa perjashtim e permbajme nje perqindje te vogel imoraliteti.

    Une PERSONALISHT PA DASHUR TE RIPERSERIS VEHTEN E GJYKOJ ELEMENTIN 'GUXIMTARI' SI SHUME THEMELOR PER T'U BERE SHKRIMTAR/ARTIST.

    NE KETE RAST, KADARESE I KA MUNGUAR GUXIMTARIA ARTISTIKE OSE 'HERKULIZMI' SIĒ E QUAJME NE NJEREZIT E THJESHTE.

    JU PERSHNEDES NGA HOLANDA DHE JU KENDOFTE PENA ĒDO MENGJES ME KENDEZAT
    Revolucioni ėshtė pėr bishat, evolucioni pėr njerėzit!©

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2009
    Postime
    88
    Impotentėt

    Pija kishte bėrė tė vetėn: humori i tavolinės kishte arritur kulmin dhe gjithsecili mundohej tė tregohej mė spiritoz se tjetri. Si tė gjithė edhe Anisa kishte pirė mjaft. Dukej se i kishte rėnė pija nė kokė dhe po i vėshtronte meshkujt me vėmendje, pa ditur se cilin prej tyre tė zgjidhte. Mė nė fund e vendosi. Zgjodhi kryetarin e njė partie nga mė tė voglat, por mė tė pashmin:
    – Bėjmė njė shėtitje nė kopsht?!
    Eh, mund tė jesh edhe kryetar partie, por kur njė femėr tė fton pėr shėtitje, duke tė zgjedhur midis mė tė fuqishmėve, nuk ka se si tė mos ndjehesh krenar. Ai u ngrit me qėndrim dinjitoz dhe, duke i hapur rrugė damės, u drejtua nga vetratat e kopshtit. Vėshtrime ziliqare i ndoqėn nga pas deri sa ata u zhdukėn pas gėmushave tė parkut.
    Anisa u ul nė njė bankinė dhe po priste. Kavalieri i saj, mė kėmbė, po mundohej tė gjente se ēfarė teme i interesonte damės, qė e kishte zgjedhur midis tė zgjedhurve. E shihte se si ajo po nervozohej nga ēasti nė ēast, por ēfarė mund tė bėnte?... U ul pėrkrah saj dhe i kapi dorėn me mirėkuptim. Anisa ndjehej e tendosur si tel violine dhe priste... Priste harkun tė mbėshtetej mbi tė...
    – Nė zgjedhjet e ardhshme, partia ime do ta kalojė cakun e tre pėrqindėshit. – deklaroi mė nė fund kryetari i partisė.
    Anisa u hodh pėrpjetė, si ta kishte pickuar gjarpri.
    – Hyjmė brenda, mė mirė! Kėtu jashtė bėn shumė ftohtė...
    Vėmendja e tavolinės u pėrqendrua pėrsėri mbi ata tė dy. Meshkujt shihnin me qesėndi qenien e mjerė, tė cilėn vetėm pak ēaste mė parė e kishin pasur zili.
    – Pse shihni ashtu, duke bėrė tė paditurin?!... Ju tė gjithė e dini shumė mirė se nuk jeni veēse njė tufė impotentėsh... Mė i miri midis jush nuk ėshtė nė gjendje tė ēojė njė femėr nė orgazėm dhe jo mė t’i ngjizni lumturinė njė populli tė tėrė...

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2009
    Postime
    88
    Rruga e lartėsive

    Tė gjithė ata qė kanė qenė nė Theth do tė kenė venė re nė pjesėn veriore tė tij njė faqe tė lėmuar shkėmbore me pėrmasa shumė tė mėdha, qė mbyllet nė majė nė trajtė konike. Kjo majė quhet “Maja e Arapit” dhe, nuk di pse, mė kujton pėrleshjet e trimave tė Jutbinės me bajlozin e detit.
    Deri pak mė lart se gjysma e saj, duke u hapur nė tė dy anėt, ngjiten dy shtigje: i djathti tė ēon te qafa e Pejės, ndėrsa i majti te qafa e Qershive. Nė fund tė shtegut tė parė, duke marrė nga e majta vazhdon njė vijė e ngushtė, qė s’mund tė quhet as shteg. Ajo vijė e ngushtė, ku mezi mund tė kalojė njė njeri, tė ēon nė majė tė shkėmbit. Por unė nuk kam ndėrmend tė tregoj pėr bėmat legjendare tė Mujit e tė Halilit, por dua tė pėrshkruaj njerėz tė zakonshėm, tė cilėt mund tė mos ngrenė dot as edhe njė gur pesėdhjetė kilosh.
    Grupi i alpinistėve nuk kishte zgjedhur shtegun e djathė, qė tė ēon drejt e nė majė tė shkėmbit, por kishte marrė majtas, nga shtegu i Qershive. Ata ecnin njeri mbas tjetrit tė kėrrusur nėn peshėn e ēantave tė shpinės dhe tė rrezeve pėrvėluese tė diellit.
    Para mesditės, litarėt e ēadrave alpine ishin tendosur nė qafėn e Qershive. Luleshqerrat shndrisnin nė barin e njomė. Tymi i njė zjarri humbiste lart nė qiellin e kaltėr, ndėrsa alpinistėve u vlonte gjaku nėn lėkurėn e trupit qė e fėrkonin me dėborė shekullore. Aty nuk kishe tė nginjur me ajrin e pastėr qė e pėrshkon qenien si njė fluid i lėngshėm dhe as veliteshe nga ėmbėlsia e rrezeve tė diellit. Hapėsirat e pafund, retė e bardha si tamponė pambuku nė horizont nuk e ngopnin dot syrin, ndėrsa Thethi atje poshtė dukej si njė tablo klasike e thuajse ireale.
    Nė vende tė tilla, pasi ke lėnė mbrapa lodhjen, tė pushton njė ndjesi prehje e papėrshkrueshme dhe vetja tė duket si pjesėz organike e universit qė i transmeton edhe pejzave mė tė vogla ēdo drithmė tė tij, ndėrsa para syrit hap horizonte tė rinj, maja qė duhen pushtuar. Perspektiva ėshtė gjithmonė e kėndshme sepse tregon vetėm anėn e bukur tė saj; lodhja, pengesat, vėshtirėsitė humbasin nė mjegullėn e kohės.
    Por majat nuk arrihen duke shijuar prehjen.
    Mbasi hėngrėn bukė dhe u shlodhėn, alpinistėt mbyllėn ēadrat dhe, duke marrė me vete mjetet e ngjitjes, iu afruan faqes shkėmbore. Ishte ndoshta ora dy ose tre e pasdites kur ēekiēėt filluan tė ngulin gozhdėt alpine nė plasat e shkėmbit e duke pėrhapur nė hapėsirė si njė diapazon tingujt e tyre metalikė. Litari sintetik gjarpėronte ngadalė drejt majės, ndėrsa ata nga larg dukeshin si pikėza tė vogla materiale qė shėnonin kuotat e lartėsive.
    Rruga qė ata kishin zgjedhur ishte e pashkelur. Ata ngjiteshin nėpėr njė korridor shkėmbor nė trajtė spirali, duke u kapur fort pas faqeve tė shkėmbit, ndėrsa litari vetėm tregonte sensin e vektorit tė tyre. Alpinisti i fundit mblidhte gozhdėt dhe ēelėsat nėpėr tė cilėt kalonte litari, pėr t’i pėrdorur nė ngjitjen e mėtejshme.
    Mbas njė ore ata nuk ishin mė larg se njėqind metra nga pika e nisjes, por tashmė ata kishin dalė nė faqen jugore tė shkėmbit ku dielli u binte thuajse vertikalisht. Shkėmbinjtė e bardhė tė tejnxehur nga dielli, tė ronitur nga ndryshimi i madh i temperaturės gjatė ditės e natės, u digjnin duart e pulpėt e kėmbėve, qė mbėshteteshin pas tyre.
    Rregulli bazė i alpinistit ėshtė: tre pika mbėshtetje, e katėrta lėviz.
    Djersa u mbulonte ballin, rrėshqiste mbi vetulla, anash, nga qafa nė shpinė ku nuk ke mundėsi as ta fshish; duart shtrėngojnė litarin pėr tė siguruar shokun qė ecėn para apo mbrapa. Pikat e djersės bien mbi shkėmb, duke lėnė aty njė njollė tė errėt paksa tė zgjatur, e cila pas pak avullohet si tė mos kishte ekzistuar kurrė. Sa e athėt kripa e djersės kur gjuha fshin buzėt e etura pėr njė pikė ujė! Dy metra mė larg bora shkrin pik, pik, pik... ndėrsa pikat e ujit humbasin nė plasat e errėta e tė thella tė shkėmbit. Sa tė dėshiruara janė ato pika uji tė paarritshme! Pagurja, qė pėrplaset pas vitheve tė alpinistit, pėrplaset pas shkėmbit dhe kumbimi i saj i zbrazėt tingėllon si qortim pėr padurimin e mėparshėm. Pėrpara vezullon pagurja e udhėheqėsit tė ngjitjes, e cila duhet tė ketė diēka, sepse ai ka eksperiencė. Sigurisht, uji qė ėshtė nė tė ėshtė i nxehtė, por sidoqoftė ujė, sa i dėshirueshėm edhe i paarritshėm, sepse ai zhvendoset vetėm para. Njė ndjenjė trishtimi tė pushton.
    Ēfarė ėshtė ky trishtim pėr atė qė duket e paarritshme?! Keqardhje pėr vetveten? Demoralizim?! Por ata e dinė: vetėm duke ecur para mund tė arrihet diēka!
    Njė copė shkėmb shkėputet nga kėmbėt e njėrit prej alpinistėve dhe, duke i kaluar ngjitur alpinistit qė ndodhet mė poshtė, rrokulliset nė humnerė. Nė kėrcimet e tij ai ka rėnė mbi litari alpin, duke e kėputur atė si brisk. Udhėheqėsi i ngjitjes ėshtė i pasiguruar. Mjafton njė mungesė vėmendje dhe ai mund tė ndjekė trajektoren e gurit. Duart e dridhshme tė alpinistit tė dytė i afrohen dhe lidhin litarin e kėputur.
    Ndėrkohe, ora ka shkuar shtatė e mbrėmjes dhe dielli i kuqėrremtė i afrohet horizontit. Tė dobėta, rrezet e tij tė fundit ndriēojnė zbehtė faqen shkėmbore me pikat e lėvizshme njerėzore mbi tė. Kjo pjesė e shkėmbit ėshtė krejtėsisht e lėmuar dhe jo mė larg se pesėdhjetė metra ndodhet maja, diku tej e padukshme. Asnjė plasė e hollė pėr tė ngulur gozhdėt alpine. Vetėm njė e ēarė shkėmbore, jo mė e gjerė se njė pėllėmbė dhe shumė e thellė shkėputet si bllok nga shkėmbi masiv, duke u varur mbi humnerė. Ėshtė rruga e vetme pėr tė kaluar. Nė tė kapen me ngėrē duart, njeri gju futet thellė brenda saj, ndėrsa kėmba tjetėr qėndron si rudiment mbi hapėsirė. Janė cenuar ligjet e alpinizmit, por nuk ka zgjidhje tjetėr. Terri qė kishte mbuluar fundin e humnerės duket sikur do tė marrė me vete gjithė shkėmbin. Lart qielli blu i pakapshėm. Mishi i duarve ngulet nė thikat e shkėmbit tė mprehura nga koha dhe rrebeshet, qė shkaktonin dhimbje. Por edhe dhimbja mund tė jetė e ėmbėl. Ajo provon forcėn jetėsore tė atyre duarve, duke i nxitur tė vazhdojnė tė jetojnė. Vdekja qėndronte abstrakte poshtė honit tė zi.
    Pesė metra shkėmb, disa qindra sekonda, mijėra mendime.
    Tingulli i gozhdės qė ngulej nė shkėmb i shpėrndau ato. Pėr udhėheqėsin ankthi kishte mbaruar. E kishin radhėn tė tjerėt, por sigurisht shumė mė tė lehtė. Dikush e kishte ēarė rrugėn pėr ta. Njė fije sintetike, apo dhe e padukshme, e shton mjaft guximin. E shton dhe dėshira pėr tė arritur nė majė.
    Ora tetė e pesėmbėdhjetė minuta nė mbrėmje. Pengesa mė e madhe ishte kaluar. Tanimė gozhdėt nguleshin mė rrallė
    Po a mund tė pėrshkruhet ndjenja qė tė pushton kur ke kaluar pengesat, honet dhe fitorja tė buzėqesh e afėrt? A ka prehje qė mund tė krahasohet me atė gufmim?
    Ishte ora nėntė kur ata u gjendėn nė majė. Dritat e Thethit vezullonin atje poshtė, ndėrsa alpinistėt atje, nė gjirin e sė pakufishmes, kundronin tė ekzaltuar konturet e maleve gjithė kontraste tė shkaktuara nga drita e hėnės qė tashmė derdhej mbi ta.
    Qėndruan gati gjysmė ore tė heshtur pėr tė shijuar atė magji tė veēantė dhe pastaj lehtėsisht zbritėn nė kamping nga faqja veriore. Zbrisnin me njė lehtėsi tė ēuditshme, duke u varur me litarėt sintetikė midis thepash ku shumėkush do tė thyente kokėn, me gėzim nė zemėr dhe me dėshirėn pėr tė ngjitur maja tė reja.
    Ky ėshtė alpinizmi. Kjo ėshtė rruga e lartėsive dhe kjo, mbase, mund tė quhet edhe lumturi.

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2009
    Postime
    88
    Ditė me shi

    Mė pėlqejnė ditėt, kur qielli ėshtė i mbyllur nga tė katėr anėt dhe shiu, qė bie shtruar, tė heq dėshirėn pėr tė dalė jashtė. Ulem pranė dritares dhe vėshtroj Lanėn, e cila gati sa nuk del nga shtrati dhe fryrja e saj mė duket si fryrje e mllefeve tė mia. Nė ēaste tė tilla mė lind dėshira qė ajo tė dalė nga shtrati e tė marrė me vete, drejt detit, krejt qytetin, duke filluar nga pallati im, me gjithė mua brenda.
    E di. Ky nuk ėshtė mendim i papėlqyeshėm pėr askėnd, sidomos pėr ata qė kanė vėnė pare. Dhe kanė tė drejtė. Duan t’i gėzojnė, megjithėse askush nuk ėshtė i sigurt nėse do tė gjejė ndonjėherė kohė, pėr t’i gėzuar, sepse parja kėrkon pare e nuk tė le asnjėherė kohė pėr gėzime tė mirėfillta. Gėzimi mė i madh, pėr ta, ėshtė kur Iksi i tregon Ypsilonit se sa zero ka nė mendje, mė shumė se ai. Por, nė kėtė rast, unė ia kėpus fare kot, sepse zerot e Iksit mund tė konvertohen nė ēast nė miliarda tufa lulesh, nė miliona udhėtime mbarė botės, nė mijėra e mijėra ėndrra tė realizuara, gjė qė ai nuk e bėn kurrė; por pėr tė mjafton mundėsia. Dhe ai e ka kėtė mundėsi, ndėrsa tė tjerėt jo.
    Uji qė vėrshon atje poshtė dhe njerėzit e mbuluar nga ēadrat mė kujtojnė njė tregim tė Sartrit mbi perspektivėn, i cili mė ka impresionuar dikur. Ka qenė koha, kur mendoja se, duke u kulturuar, do tė bėhesha mė i vlefshėm pėr shoqėrinė, por vitet qė kanė mbetur pas mė tregojnė se edhe ky Sartri ia paska ngopur kot fare. E pėrse mė kanė shėrbyer gjatė jetės figuracionet e bukura pėrderisa sot vjen e mė paraqitet shefi i ri?!... E kam parė me sytė e mi, kur ka blerė diplomėn tek Banka e Shtetit; jo brenda nė bankė, sepse nė kėtė rast do tė duhej tė vepronte shteti; jo, e ka blerė aty, para bankės dhe selisė sė asaj partisė qė polli me dhjetėra parti tė tjera, aty ku kėmbehet valuta dhe blihet lirė floriri i pėrdorur. Ai vjen dhe pret qė unė tė shtrihem barkas e t’i lėpij kėmbėt. Ju e kuptoni, ky ėshtė figuracion letrar, por njė dopja raki, e qerasur prej meje, atij do t’i shijonte shumė. Dhe kur unė, nga budallallėku, nuk ia jap dopion e rakisė, ai, pasi kthehet nga klubi me njė kolegun tim, qė ėshtė treguar mė i menēur, mė sheh nė sy dhe ulėrin:
    – Kush je ti more?... Kush je ti more?... E di ti, qė unė tė pushoj nga puna nė vend?... Dhe shiko, mbaje mend, shumė shpejt do tė pushoj!...
    Ėshtė njė premtim, i denjė pėr trurin qė i ka dalė nga kafka dhe ėshtė mbivendosur mbi qafėn e tij tė majme.
    Mbetem i hutuar dhe nuk di si tė veproj. Ai ka tė drejtė. Kush jam unė?...Shefi, qė e emėroi nė atė detyrė, e tha hapur nė televizion se tani qė mori diplomėn e fakultetit tė drejtėsisė, nuk ka frikė t’i hyjė edhe shkollės sė mesme.
    As Sartri dhe asnjė nga librat qė kam lexuar nuk mė bėjnė dobi.
    Megjithatė, unė jam i sėmurė; pas librave. Shkoj te Panairi i Librit, pėr tė hequr stresin.
    Te shkallėt mė pret shefi i madh. Ai, i madhi fare. Ai qė kaloi lumin Jang Ce me not dhe vitin qė vjen do tė shkojė me not nė Korfuz. Nė konfidencė po ua them se unė i besoj atij. Ai mund tė shkojė me not edhe pėrtej Korfuzit. Nuk ka pse ta marrin vesh tė gjithė se, pėr tė kaluar kanalin e Korfuzit duhet pak edhe ndihma e Janullatosit, por pėr kėtė mos u bėni merak; Janullatosin ai e ka nė xhep. Nuk di se si ndodhi kjo, pasi liroi ata spiunėt e Himarės nga burgu, por e ka mė shumė mik se Berluskonin dhe Erdoganin tė marrė sė bashku.
    Shefi i madh, megjithėse i rrethuar nga gazetarėt dhe puthadorėt, mė hedh njė vėshtrim nga sipėr kokave tė tyre dhe kėrkon njė duartrokitje, tė cilėn unė do t’ia jepja me gjithė qejf, po tė mos isha i turpshėm. E meriton. Ai mė ka pėrshėndetur njė herė, me dorė, njė ditė me shi, kur kisha dalė pėr shėtitje nga parku i madh. Isha vetėm, nja njėqind metra larg, dhe kujtova se ai po pėrshėndeste ndokėnd tjetėr, prandaj ktheva kokėn pas; pėr-rreth shkreti. U ktheva t’i kthej pėrshėndetjen, por, ndėrkohė, benzi ishte larguar, duke lėnė dilemėn pas: kush ėshtė i sėmurė nga ne tė dy?...

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Ne nje dite te tille [me shi]me gjithe mend te vine mendime te tilla per shefin ..Mcir,ata jane megjithemend te forte tani ,por jane thjesht disa figura te pikturuara ne akuarel ,qe me deomos kur te filloje shiu tjeter do te ju dali boja ,ne fillim do te ju iki e kuqja qe tani ju bie me shume ne sy,pastaj shiu do te mare me vete tere ngjyrat e do te beje nje amalgame ne fund te piktures e cila pike pike do te pikoje e do te rrjedhe ne kanalet e ujrave te zeza te qytetit.Nga portreti i tyre propotent nuk do te ngele me pervecse ca hijeve te zbeta te grumbulluara ne fund ,te thara nga dielli e qe me se se shumti do te ngjase me nje grumbull m...i.................
    Dija eshte injorance e mesuar.....

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •