Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18

Tema: Tregime

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2009
    Postime
    88

    Tregime

    Lakrori me spinaq

    Llazi ėshtė veteriner, qė do tė thotė doktor kafshėsh, por me kohėt qė kanė arrdhur ai jeton mė shumė duke i ngordhur ato se sa duke i shėruar. E kam seriozisht. Vėrtet qė shėron mė tė rrallė ndonjė mace apo ndonjė kone nga ato qė mbahen nė krevat, por mė shumė ai fiton duke i sterilizuar ato apo dhe mė tepėr duke i ngordhur.
    Po! Po! Ai e siguron jetėn duke ngordhur qentė e rrugėve, pėr tė cilėt ka mė tepėr kėrkesa. Helmet dhe barnat e tjera mjekėsore ai i mban nė njė lloj barake qė ka sajuar pėrfund shkallės sė apartamentit ku banon, nė katin e parė.
    Aty e gjeta, ndėrsa po kaloja, duke u kthyer nga furra me tepsinė e lakrorit nė dorė.
    – Tungjatjeta Llazi! – i them
    – Oo..., tungjatjeta! Tė paska bėrė lakror gruaja?!
    – E po ja..., si dit’e dielė.
    – Me se e ka bėrė?
    – Me spinaq.
    – E di ti qė lakrori me spinaq shkon me verė?
    – Jo, ėshtė hera e parė qė e dėgjoj.
    – Na, shiko kėtu... – ai futi dorėn diku nė njė qoshe dhe nxori njė shishe tė errėt, pa etiketė. – Merre kėtė dhe provoje. – dhe ma rrasi nė dorė.
    E pashė me mėdyshje shishen e pluhurosur, qė s’kishte asnjė ndryshim nga shishet e tjera, tė cilat i kisha pėrballė.
    – Shiko, Llazi! Mos e ke ngatėrruar dhe na ēon atje ku ēon qentė. – i them.
    – Bjere ta shoh edhe njė herė? – mė thotė e ma merr nga duart, duke e kthyer shishen drejt dritės pėr ta kqyrur. – Jo, jo. Ėshtė mė e ēelėt si ngjyrė. Verė ėshtė. Pije pa merak!
    E mora shishen e verės, pėr tė mos e ofenduar, ndonėse merakun e kisha pėrbrenda.
    Sa hyj nė derė tė shtėpisė, u tregoj njerėzve tė shtėpisė ngjarjen.
    – Hape e merri erė njė herė! – mė thotė gruaja qė po shtronte tavolinėn.
    Ashtu bėra. E hapa dhe e nuhata, por hundėt i kisha tė zėna nga gripi qė sapo kisha kaluar kėshtu qė s’ndjeva gjė. Edhe tė tjerėt po ashtu. Nėna mori pozėn e atyre heronjve qė kėrkonin krėhėr pėr tu krehur, para skuadrės sė pushkatimit:
    – Ma jepni mua ta provoj. Edhe po vdiqa, plakė jam.
    – Ē’ėshtė ajo. Si do ta pish?!
    – E ē’do mė gjejė?
    – Jo nėna, jo!... – kėlthiste ai ēerri im i vogėl.
    – E po, le ta pijė se fundja verė ėshtė – tha nusja.
    E pashė shtrembėr dhe iu pėrgjigja:
    – Shiko, le ta pijė, po do ta ruaj edhe njė filxhan verė pėr mamanė tėnde.
    Tė gjithėve na kapi njė gaz qė s’tregohet me fjalė dhe ashtu, duke qeshur derdhėm disa gllėnjka vere nė lavoman pėr tė parė se mos shkumėzonte. Aty, mė sė fundi, u ndje njė aromė vere dhe ne u shtruam nė tavolinė e mbushėm gotat.
    Po, Llazi kishte tė drejtė. Nuk ka gjė mė tė shijshme se lakrori me spinaq, i shoqėruar me verė tė kuqe. Sidomos kur e ka prodhuar Llazi.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2009
    Postime
    88

    tregim

    Banania


    – Tė kujtohet ēasti, kur ke ngrėnė bananen e parė? – e pyet ai vajzėn simpatike qė ka pėrballė nė tavolinė.
    Ajo e sheh me mėdyshje nėse duhet ta marrė kėtė pyetje si njė provokim. Ai ka qenė gjithmonė i sinqertė me tė dhe kurrė nuk ka shfaqur synime pėr tė kaluar cakun e njė shoqėrie tė pastėr midis njė mesoburri dhe njė vajze.
    – E kam sinqerisht, a e mban mend?
    – Nuk e kuptoj pyetjen. – thotė e ēorientuar ajo.
    – Sigurisht. Unė e kuptoj pėshtjellimin tėnd, sepse ti nuk mund ta kuptosh qė brezi im nuk dinte deri vonė se ē’ėshtė njė banane. Bile mund tė tė duket absurde po tė tė them se ministri qė bėri tė mundur tė vinin bananet e para nė Shqipėri pėrfundoi nė burg pėr shkak tė tyre.
    – Vėrtet e ke?
    – Po, vėrtet. Unė e kam tė fiksuar mirė bananen time tė parė. Atėbotė isha pesėmbėdhjetė vjeē. Mė vjen njė shok i ngushtė dhe mė tregon diēka tė mbėshtjellė me letėr alumini. Kur ai zbuloi pak kokėn e asaj gjėje gjatoshe tė mbėshtjellė, unė pashė diēka tė ngjashme me njė kastravec, prandaj i thashė “Atė shpėshtille mirė dhe fute nė b...!” Por ai qeshi dhe, pasi i hoqi letrėn e aluminit, ma tregoi duke, mė thėnė “Shiko, budall’, kjo ėshtė banane. Do ta hamė bashkė. E gjeti mamaja ime me mik dhe ma fali mua, por meqenėse tė kam shok tė ngushtė do ta hamė bashkė.”
    – Si? Kėtu? Ėshtė gjynah ta shpėrdorojmė. Kėtu nuk na sheh askush.
    – Po ku ta hamė?
    – Shkojmė te “Dajti”. Atje mund tė na shohė ndonjė i huaj. Ta marrin vesh dhe ata qė edhe ne hamė banane.
    – Mir’e ke.
    Dhe ashtu bėmė. Shkuam e zumė vend para hyrjes sė hotel “Dajtit”. Pėr dreq atė ditė aty s’po vinte asnjė i huaj. Kaluan dy orė e ndėrsa po errėsohej, asnjė i huaj nuk po kalonte aty pari. Neve po na sosej durimi.
    – Ndaje ta hamė! – i thashė shokut tim.
    Ai e ndau, duke mė dhėnė gjysmėn time. Unė e mora nė dorė pa ditur ē’tė bėja me tė, ndėrkohė qė shpresėhumbur shihja mos vinte ende ndonjė i huaj pėr tė qenė dėshmitar i kėsaj ngjarje tė rrallė. Shoku im po ashtu. Pa e marrė vesh ne filluam tė kafshojmė pjesėt qė na kishin rėnė pėr hise dhe pas disa ēastesh nė duar nuk na kishin mbetur veēse lėmizhdat e fishkura tė lėkurės sė bananes.
    – Ēfarė shije kishte? – mė pyeti shoku im.
    – Nuk e di. – u pėrgjigja dhe nė atė ēast e kuptova se mė kishte shpėtuar pa pėrjetuar ai moment i rrallė i jetės time.
    – As unė.
    Por ne nuk kishim mė njė banane tė dytė pėr tė provuar se ēfarė shije kishte. U desh tė shembej sistmi politik qė bananet tė bėheshin pjesė normale e ushqimit tonė dhe ne mė nė fund tė kuptonim shijen e bananes.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2009
    Postime
    88

    Dashuri!?

    Dashuri !?...

    Ajo zbriste me hap tė lehtė ato katėr-pesė shkallaret e katit tė parė tė njė ndėrtese tė rėnuar nga koha, pėr tė shkuar nė takim. Por, ku ėshtė parė e dėgjuar qė njė plakė mėse tetėdhjetė vjeēare tė bjerė nė dashuri?!...
    Po bėhej gazi i botės dhe s’e kuptonte. Dritaret e gjashtė apartamenteve hapeshin thuajse njėkohėsisht dhe mėse dymbėdhjetė sy e ndiqnin nga pas, ndėrsa ajo hynte vjedhurazi te kafja mė e afėrt, ku e priste “jarani”.
    “Jarani” e priste me buzėqeshjen e zakonshme dhe njė lule tė freskėt, qė kamarieri nuk harronte kurrė t’ua vendoste nė njė gotė qelqi mbi tavolinė, dhe porosiste dy kafe. Ajo ulej pėrballė tij, e shihte nė sy e lumturuar dhe gjerbte gjithė lezet llumin e trashė tė kafesė turke.
    Ja kjo ishte lumturia e saj, tė ulej aty e tė bisedonte, duke kujtuar kohėt kur ishte edhe ajo e re. Ua kishte hedhur pėrsėri nipėrve e mbesave, si prindėrve dikur, vite e vite tė shkuara.
    Ah, po. Ishte dhe njė puthje e dhėnė nxehtėsisht nė faqe, fshehtazi atje te shkallėt, kur i pati dhuruar kujtim kasetat me muzikė italiane tė viteve shtatėdhjetė.
    Edhe sot e kėsaj dite nuk e kuptoj se ē’ekuilibėr prishnin ndjenjat e rigjallėruara tė njė plake, qė shkonte nė takim me freskinė e shpirtit tė njė adoleshenteje...
    Galja. Nuk di pse ky emėr mė krijon pėrfytyrimin e zogjve shtegėtarė e kryesisht tė lejlekėve. Mbase ngaqė ata kanė ngelur ashtu, nė pėrfytyrimin tim, me njė kėmbė tė ngritur, nė majė tė disa pullazeve tepėr tė lartė, tė largėt e tė afėrm njėkohėsisht, me vėshtrimin e tretur hapėsirave tė pafund dhe moēalishteve ku gjallonin bretkosat. Mbase ngaqė ajo kishte sjellė me vete imazhin e stepave tė pafundme tė Siberisė dhe ngrohtėsinė e ujrave mesdhetare.
    Gjithēka filloi rastėsisht, kur grumbullit tė madh tė grave, vajzave dhe kalamajve, qė po shkonin bashkarisht nė plazh, iu ngjit edhe plaka. Sigurisht, ajo nuk kishte fuqi as pėr tė njomur kėmbėt te valėzat qė pllaquritnin mbi rėrė, sepse ishte kock’e lėkurė, por shkoi ashtu thjesht, “pėr klimė” e pėr tė pirė njė kafe atje nė breg tė detit. Dhe meqėnėse nuk kishte me kė ta pinte kafenė, u ul me tė vetmin mashkull qė i shoqėronte, shoferin, njė burrė rreth tė dyzetave. Ishin parė edhe mė parė, por nuk kishin muhabet, sepse mendonin se qėndronin me mijėra vjet drite larg.
    Po ja, atje, nė breg tė detit, nėn dritėn e qashtėr tė diellit mėngjezor dhe hijen e pishave, kafja e pirė nė shoqėri, edhe tė rastėsishme, kishte tjetėr shije. Dhe aty, si pa e kuptuar, ata filluan tė flisnin nė gjuhė tė huaja, tė cilat s’i kuptonte askush dhe ashtu, si pa kuptuar, midis tyre u krijua njė intimitet i ēuditshėm. Ajo i tregoi atij ngjarrje qė mbase i kishte harruar edhe vetė e qė dukeshin sikur i pėrkisnin periudhave tė lashtėsisė sė tokės, tė cilat ai i dėgjonte me ėndje. Me sytė e mendjes ai shihte atė kapitenin e ri tė ushtrisė tė Vrangelit, qė kishte pėrshkuar stepat e pamasa dhe gjithė kontinentin plak, pėr tu dashuruar me atė vajzėn e njomėsht tė brigjeve tė Iskias, pėr tė marrė sė bashku arratinė drejt tokave tė Illiricumit, ku po ringrihej dimensioni i perandorive romake, dimension qė pėrfundoi nė pėrmasat e njė medalioni me numur, tė varrosur nė llohėn e pamėshirshme tė kohės. Rrudhat u shndruan nė njė maskė veneciane mbi fytyrėn e vajzės sė re, e cila e rriti pjellėn e rusit tė bardhė nė njė tokė tė ashpėr e armiqėsore. Larg njerėzve tė zemrės, ajo provoi punėn nė ndėrtim dhe me djersė ndėrtoi atė jetė normale, nėse mund tė quhej normale jeta e vėshtirė qė bėnin njerėzit e kėsaj ane tė tokės nė atė periudhė. Dhe kujtimet flinin brenda saj, pėr tė shpėrthyer njė ditė nė brigjet e Adriatikut, sikur tė mos mund tė varroseshin tė gjalla nė kėtė anė tė tij. Ndėrsa ai e dėgjonte i befasuar dhe e kishte zili pėr ndjenjat e fuqishme, pėr dramat qė s’i ranė kurrė pėr pjesė, por qė ashtu, tė dėgjuara nėn rrezet e diellit mėngjezor, kishin forcėn e kryeveprave klasike.
    Qė nga ajo ditė takimet e tyre u bėnė periodike. Ajo i rikthehej, rijetonte rininė e saj, ndėrsa ai pasuronte dhe ridimensiononte shpirtin njerėzor.

    – Mama, nuk tė bėn mirė kjo. Janė emocione tepėr tė fuqishme pėr moshėn tėnde. – i tha mbesa njė ditė.
    Dhe vėrtet, mbesat kishin tė drejtė, sepse pas pak kohėsh ajo zuri shtratin e mė pas, spitalin.
    – E lajmėruat atė qė jam sėmurė? Pse s’po vjen?
    Por ata ishin tepėr tė vegjėl, pėr t’i dhėnė shėlbimin e fundit asaj qėnie qė kishte ardhur nga ana e anės, duke sjellė aq shumė dashuri nė kėtė tokė tė ashpėr. Nė kėmbim tė ēfarė gjėje? Nė kėmbim tė asgjėje, nėse mund tė quhen asgjė internimet dhe punėt e vėshtira tė ndėrtimit. Ose, mbase, nė emėr tė ekzistencės universale, qė e zgjedh krejt rastėsisht vendin ku mbjell farėn. Dhe nga gjithė farat, fara e dashurisė ėshtė mė e paēmueshmja, sepse rrezaton edhe pėrmes lotėve, gjakut e baltės... mbase edhe pėrtej vdekjes.




    Citim Postuar mė parė nga Mciri Lexo Postimin
    Banania


    – Tė kujtohet ēasti, kur ke ngrėnė bananen e parė? – e pyet ai vajzėn simpatike qė ka pėrballė nė tavolinė.
    Ajo e sheh me mėdyshje nėse duhet ta marrė kėtė pyetje si njė provokim. Ai ka qenė gjithmonė i sinqertė me tė dhe kurrė nuk ka shfaqur synime pėr tė kaluar cakun e njė shoqėrie tė pastėr midis njė mesoburri dhe njė vajze.
    – E kam sinqerisht, a e mban mend?
    – Nuk e kuptoj pyetjen. – thotė e ēorientuar ajo.
    – Sigurisht. Unė e kuptoj pėshtjellimin tėnd, sepse ti nuk mund ta kuptosh qė brezi im nuk dinte deri vonė se ē’ėshtė njė banane. Bile mund tė tė duket absurde po tė tė them se ministri qė bėri tė mundur tė vinin bananet e para nė Shqipėri pėrfundoi nė burg pėr shkak tė tyre.
    – Vėrtet e ke?
    – Po, vėrtet. Unė e kam tė fiksuar mirė bananen time tė parė. Atėbotė isha pesėmbėdhjetė vjeē. Mė vjen njė shok i ngushtė dhe mė tregon diēka tė mbėshtjellė me letėr alumini. Kur ai zbuloi pak kokėn e asaj gjėje gjatoshe tė mbėshtjellė, unė pashė diēka tė ngjashme me njė kastravec, prandaj i thashė “Atė shpėshtille mirė dhe fute nė b...!” Por ai qeshi dhe, pasi i hoqi letrėn e aluminit, ma tregoi duke, mė thėnė “Shiko, budall’, kjo ėshtė banane. Do ta hamė bashkė. E gjeti mamaja ime me mik dhe ma fali mua, por meqenėse tė kam shok tė ngushtė do ta hamė bashkė.”
    – Si? Kėtu? Ėshtė gjynah ta shpėrdorojmė. Kėtu nuk na sheh askush.
    – Po ku ta hamė?
    – Shkojmė te “Dajti”. Atje mund tė na shohė ndonjė i huaj. Ta marrin vesh dhe ata qė edhe ne hamė banane.
    – Mir’e ke.
    Dhe ashtu bėmė. Shkuam e zumė vend para hyrjes sė hotel “Dajtit”. Pėr dreq atė ditė aty s’po vinte asnjė i huaj. Kaluan dy orė e ndėrsa po errėsohej, asnjė i huaj nuk po kalonte aty pari. Neve po na sosej durimi.
    – Ndaje ta hamė! – i thashė shokut tim.
    Ai e ndau, duke mė dhėnė gjysmėn time. Unė e mora nė dorė pa ditur ē’tė bėja me tė, ndėrkohė qė shpresėhumbur shihja mos vinte ende ndonjė i huaj pėr tė qenė dėshmitar i kėsaj ngjarje tė rrallė. Shoku im po ashtu. Pa e marrė vesh ne filluam tė kafshojmė pjesėt qė na kishin rėnė pėr hise dhe pas disa ēastesh nė duar nuk na kishin mbetur veēse lėmizhdat e fishkura tė lėkurės sė bananes.
    – Ēfarė shije kishte? – mė pyeti shoku im.
    – Nuk e di. – u pėrgjigja dhe nė atė ēast e kuptova se mė kishte shpėtuar pa pėrjetuar ai moment i rrallė i jetės time.
    – As unė.
    Por ne nuk kishim mė njė banane tė dytė pėr tė provuar se ēfarė shije kishte. U desh tė shembej sistmi politik qė bananet tė bėheshin pjesė normale e ushqimit tonė dhe ne mė nė fund tė kuptonim shijen e bananes.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1
    Tregime te bukura te shkruara thjesht dhe mbreselenese...puna e bananes tamam si puna e kanaceve me cola qe i vinim ne bufe per ekspoze...aq dinim. Suksese.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2009
    Postime
    88
    Hija


    Mė kujtohet njė ditė e nxehtė gushti e vitit 1991, kur pėrmes vapės zhuritėse udhėtoja drejt periferisė sė Athinės, pėr tė shkuar nė fshatin Levsina. Komshiu im, pasi pėrfundoi shkollėn e lartė, kishte gjetur punė dhe strehim nė kėtė fshat dhe donte t’i ēonte familjes sė tij nė Tiranė, ku unė do tė kthehesha pas pak ditėsh, disa dhurata. Isha i vetmi pasagjer qė zbriti nga autobusi nė mes tė fshatit, i cili nėn rrezet pėrvėluese tė diellit mu duk i pabanuar. Duke mos ditur ku tė drejtohem, u futa nė tė vetmin klub qė ndodhej aty, pėr tė pyetur: njė sallė e vogėl paksa mė komode nga lokalet e fshatrave tiranase, e boshatisur. Nga pas banakut u shfaq si hije njė plak i moshuar.
    – Ti thelis? – mė pyeti.
    U mundova t’i shpjegoj me ato pak fjalė qė kisha mėsuar gjatė qėndrimit tim nė Greqi qėllimin e vizitės time, por ai nuk mė la tė vazhdoja.
    – Shqiptar? – mė pyeti pėrsėri.
    – Ne – iu pėrgjigja.
    – Edhe unė shqiptar jam, arvanitas – mu pėrgjigj me njė gjuhė tė vjetruar, qė tė kujtonte gjuhėn e kalabrezėve tė Italisė. – Ulu, ulu tė pimė ndonjė gjė freskuese! Bėn shumė vapa.
    I lehtėsuar qė mund tė komunikoja lirshėm me tė e duke kujtuar se donte tė pėrfitonte nga i vetmi klient qė po i shkelte nė prag atė ditė, u mundova t’ia pres shkurt:
    – Nuk kam nge. Jam pėr rrugė.
    – Po ulu, ulu! Merr frymė njėherė e tė ēmallemi pak se jemi njė gjak.
    – Unė njė gjak me ty?... - ndėrsa me mend shtova - Grek i pabesė!
    – Po, po. Njė gjak jemi. Arvanitas ju, arvanitas ne.
    – Keni kohė qė keni ardhur nė Greqi? – e pyeta, i intriguar nga insistimi i tij pėr tė biseduar.
    – Si keni kohė!? Kėtu kemi qenė gjithmonė, denbabaden.
    – Domethėnė, keni ardhur qė nė kohė tė Skėnderbeut apo nė kohėn e Ali Pashė Tepelenės? – u mundova t’i tregoj se diēka dija nga historia dhe unė.
    – Qė pėrpara, qė kur s’mbahet mend.
    – Sikur po e tepron paksa, xhaxho, sepse edhe familjet mė tė shquara shqiptare nuk e ndėrtojnė dot pemėn gjenealogjike pėrtej kohės sė Skėnderbeut.
    – E ē’na duhen pemėt neve. Kėtu kemi pasur gjithmonė nga tė gjitha: portokalle, fiq, ullinj, mandarina...
    – Kėshtu thotė edhe tezja ime qė nuk ka bėrė gjysmė shekulli qėkurse ka ardhur nė Athinė, por s’do t’i shohė me sy shqiptarėt.
    – Kabim e ka, se ju keni vuajtur pa jeni bėrė kėshtu.
    – Si jemi bėrė “kėshtu” ?
    – Po ja, ca si tė egėr. S’para ngjitni me kėdo.
    – Ne nuk ngjitim me ata qė s’na duan – ia ktheva gjithė mllef.
    – Po, po. Kini vuajtur shumė, me diktaturė. Shumė keni duruar.
    – E ē’tė bėnim? Donin tė jetonim, prandaj duruam.
    – E po edhe durimi ka kufi. Duhet tė kishit rrėmbyer armėt. T’i kishit shporrur ata komunistėt e kuq.
    – Oh!? Kaq kollaj qenka? Po ju pse nuk rrėmbyet armėt kundėr kolonelėve tė zinj nė gjashtėdhjeteshtatėn?
    – Nuk bėhej ajo punė se kishin inglizin dhe amerikanėt prapa ata.
    – Po ata tė kuqtė, si kujton ti, nuk kishin njeri nga prapa, qė rrinin nė pushtet?
    – Nuk e di. Mbase ke tė drejtė. Pastaj ju kishit dhe atė sigurimin e tmerrshėm tė shtetit qė s’ju linte tė bėnit xhap.
    – Po ti, nga i di gjithė kėto gjėra, sikur ke jetuar nė Shqipėri!?
    – Po ja, nga shokėt e tu. Kanė ardhur dhe tė tjerė shqiptarė kėtu dhe na kanė treguar plot gjėra. Ne kemi qenė mė me fat, se kemi demokraci. E kemi tė vjetėr demokracinė ne. E di ti qė demokracia kėtu nė Elladhė ka lindur?
    – Eh! Atė e kemi mėsuar qė nė klasė tė parė, prandaj erdhėm kėtej, pėr ta parė.
    – Ta shihni posi dhe tė mėsoni. Ta bėni Shqipėrinė si Greqia, ... jati o llaos dhen kseri tipota...
    Befas plaku vazhdoi tė fliste vetėm greqisht dhe unė nuk po kuptoja asgjė. Tė krijonte pėrshtypjen se nuk kishte ditur kurrė shqip. Ai vazhdonte tė fliste e tė fliste greqisht, ndėrkohė qė, pas shpine, ndjeja njė hije.
    Ktheva kokėn dhe pashė: ishte thjesht njė klient qė kishte hyrė nė lokal pėr tė blerė cigare.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2009
    Postime
    88
    Reminishencė
    Natė. Errėsirė e thellė.
    Befas, tė ndriēuara nga drita e hėnės, u dukėn retė qė vraponin si kuaj me perēe tė shkalafitura. Tė habiste ky vrap i ēmendur resh, ky sforcim pėr tė arritur diku, sikur nguteshin, pėr tė kryer ndonjė punė, e cila duhej mbaruar shumė kohė mė parė; thua se nuk e gjenin atė vend mbi tė cilin do tė derdhnin ngarkesėn e tyre tė lėngshme nė formėn e stuhisė, qė shkatėrron ēdo gjė, apo tė shiut tė lehtė pranveror, qė ringjall gjithēka: edhe ndjenjat e varrosura prej kohėsh.
    Dalėngadalė ato filluan tė shpėrndahen, duke krijuar boshllėqe me forma tė ēuditshme, nėpėrmjet tė cilave nisėn tė depėrtojnė rrezet e hėnės. Dukej sikur qielli kishte ndezur disa projektorė viganė dhe ia kishte drejtuar tokės, pėr tė parė se ēfarė ndodhte mbi tė.
    Asgjė e gjallė. Asnjė lėvizje. Vetėm njollat e mėdha, tė argjendta, tė dritės sė hėnės, zhvendoseshin mbi rrugėn automobilistike. Mbi rrugė njė makinė. Edhe ajo nuk lėviz. Pranė saj, ulur nė anė tė asfaltit, njė njeri. Vezullimi i cigares, qė herė ndriēon fort e herė zbehet, tregon se nuk kemi tė bėjmė me ndonjė pėrmendore buzė udhės.
    Mendohet? Ku ta dish... Gjithēka duket enigmatike nė njė natė tė tillė. Njeriu kthen kokėn nga makina, e cila tashmė duket qartė nėn dritėn e hėnės, duke e ngulur shikimin mbi makinerinė qė prehet mbi tė. Njė turbinė hidrocentrali. A mund ta bėjė ajo jetėn mė tė lumtur?!...
    Nė ēast, ai ngrihet gjithė hov, shkel me kėmbė cigaren e pambaruar dhe fillon procesin e ndėrrimit tė gomės sė prapme tė makinės.
    Nuk ishte punė e lehtė, me atė ngarkesė mbi shpinė qė kishte kamioni, por nuk thonė kot se luga mbaron detin: pak me tė fishkėllyer e pak me tė shara, goma vajti mirė.
    Duke fėrkuar duart me leckat e lagura me benzinė, ai u ul nė timon, i fshiu edhe njė herė pas pantallonave dhe, pasi ndezi njė cigare, u nis. Nga kabina hėna nuk dukej mė, porse mullarėt e barit qė ndodheshin nė fushė nga ana e djathtė dukeshin disi tė shtrembėruar; pėrpara, mbi asfalt, reflektohej drita e saj verbuese.
    Tisi i natės po zhdukej. U dukėn sė pari siluetat e maleve tė lartė nė tė dy anėt e rrugės dredha-dredha, kurse lart, nė qafėn ku kalonte rruga automobilistike, filloi tė purpuronte agimi. Ngjyra e kaltėr nė blusaks e qiellit, nė kontrast me sfondin e errėt tė maleve krijonte ndjesinė e jashtėzakonshme se kishe tė bėje me njė zgjim pranveror, porse thėllimi i ftohė i mėngjesit, qė depėrtonte nga tė ēarat e vogla tė makinės, i kujtonte se dimri ende nuk kishte dalė. Gjithēka dihaste nė ato ēaste. Degėt e pemėve fėrgėllonin. Gradualisht sendet filluan tė paraqitin format e tyre tė plota, ndėrsa ajo bukuri e pakapshme, qė endej pak ēaste mė parė, u zhduk si eteri i derdhur nė njė vazo tė tejdukshme.
    Pas njė kthese u duk koka e njė ariu, qė dilte nga njė mur gurėsh. Nga goja e ariut derdhej ujė. Ishte njė krua mali. Makina ndaloi dhe prej saj zbriti shoferi, duke mbajtur ndėr duar njė peshqir tė ndotur aty kėtu me njolla vaji. Fytyrė e rregullt dhe sy tė buhavitur shoferėsh. Kėto ishin shenjat e veēanta, se nuk mund tė quash shenjė tė veēantė xhupin prej lėkure, tė cilit vende-vende i kishte dalė boja e as pantallonat prej stofi pesėqind-e-njėzetė lekėsh. Duke turfulluar, ai i hodhi dy tre grushte ujė fytyrės, gurgulloi edhe nėpėr dhėmbė ujin e ftohtė disa herė dhe u drejtua pėrsėri te makina, duke fėrkuar fort qafėn me peshqir.
    Rruga nuk kishte ndryshuar aspak; po ai asfalt, po ato pemė e ato male, por tani nuk ekzistonte mė nata, qė i vesh me romantizėm sendet. Tani janė hallet e pėrditshme:
    “Dreqi ta hajė! Do tė verė vetulla njeriu dhe nxjerr sytė. Pėrpiqet burr’i botės tė arrijė mė shpejt dhe i del mė ters. O do dalė ndonjė ngatėrresė me magazinierėt ose defekt, kur s’e pret. Mos plas po deshe! Thonė se pa kėtė makineri nuk vjen drita...”
    Nė tė djathtė tė rrugės u shfaq njė grumbull tė rinjsh. Disa duar u ngritėn njėkohėsisht. Makina bėri edhe disa metra pėrtej tyre dhe ndaloi.
    - Nuk ju marr dot tė gjithėve. – po mundohej t’i shpjegonte njė djaloshi, qė po pėrpiqej t’i mbushte mendjen t’i merrte tė gjithė nė karroceri. – Tre vendet qė kam para ejani.
    Dy vajza u shkėputėn nga grumbulli. Ai e ndihmoi atė qė shkoi nga krahu i shoferit tė fuste ēantėn fillimisht, pastaj i dha dorėn tė ngjitej edhe vetė.
    - Pėr ku?
    - Nė Arrėzė. Jemi mėsues. – u pėrgjigj djaloshi qė kishte zėnė vend pėrkrah tij.
    “Ehu, mėsues! Sikur nuk e dija.”
    Sa mėsues kishte transportuar ai dhe shokėt e tij. I gjeje kudo, nėpėr kthesa, ditėve tė hėna nė mėngjes apo tė shtunave pasdite. “Stacionet e arsimtarėve” u thoshin. I ishin mėrzitur bisedat e tyre; sidomos kur fillonin muhabete leksionesh seminaresh, nuk duroheshin fare. Pėr fat tė mirė, kėta tė sotshmit kishin qėlluar tė urtė, prandaj u zhyt nė mendimet veta.
    Befas nga prapa dėgjoi njė zė tė njohur, qė e tronditi thellė. Kujtonte se e kishte harruar, por jo... Hodhi shikimin nė pasqyrė, pėr tu bindur... Po! Ishte ajo... Sa vjet kishin kaluar?...
    Biseda ishte ndėrprerė, por lėmshi, qė i ishte mbledhur nė grykė, nuk po i lirohej. Donte ta dėgjonte pėrsėri atė zė, por si t’ia bėnte?... Filloi tė fishkėllente nėpėr dhėmbė njė melodi, qė i dukej sikur e afronte me tė dhe, ndėrsa me dorėn e majtė mbante timonin, me tjetrėn rregulloi pasqyrėn pėr ta parė mė mirė. E ngulėn shikimin nė sytė e njeri tjetrit dhe, pėr disa ēaste, nuk ishin nė gjendje tė hiqnin sytė nga pasqyra. Pastaj shikimet morėn drejtime tė ndryshme.
    Mendimet, si fluturat e natės, mbushnin kabinėn; tė shpejta, tė thella, tė paqėndrueshme. Tani e kuptoi ai se gjithmonė kishte pasur nevojė pėr atė zė, ndonėse ishte munduar t’i mbushte mendjen vetes se nuk ia vlente tė vrisje mendjen pėr vogėlsira.. dhe, pėrsėri, mundohej tė justifikohej:
    “Sa budalla qė bėhem! Nė fund tė fundit, ne nuk na lidh asgjė. Se mos kam pasur vetėm atė shoqe shkolle... Nuk paska ndryshuar fare. T’i flas?... Mė mirė, jo. Nuk i kam folur atėhere kur duhej... Pse t’i flas tani?... Ajo, ndoshta, nuk dėshiron as tė mė shohė... Si nuk e vura re qė nė fillim?... Nėse nuk do tė kishte folur, nuk do ta kisha venė re as kur tė zbriste...”
    Nuk i rrihej pa e parė. U kthye pėrgjysmė, nė njė vend ku rruga ishte mė e drejtė,dhe e vėshtroi drejt nė sy, si atėhere, shumė vjet pėrpara. Pastaj u kthye dhe e nguli shikimin mbi asfaltin qė rrėshqiste poshtė rrotave tė makinės, tė cilėn e drejtonte mekanikisht... Gjithēka u zhvendos nė kohė e nė hapėsirė. Nuk po udhėtonte mė drejt kantierit, ku e priste e ardhmja dhe as e dėgjonte mė zhurmėn e rregullt tė motorit.
    Tani ai ndodhet nė klasė. Qetėsi. Dėgjohet vetėm e folura monotone e mėsuesit, ndėrsa gjithė vėmendja e tij ėshtė pėrqendruar tek nishani i veēantė qė ndodhet mbi fytyrėn e saj. Ja, pothuajse kėshtu qėndronin edhe atėhere; midis tyre ndodhej banga, me po ato tė gdhendura brisku e maja pene qė kishte edhe mbulesa e ravijėzuar e motorit. Vėshtronte me vėmendje transformimet e shenjės sė saj mbi buzė, si zgjatej e shkurtohej, kur fliste ajo. Pastaj e shihte nė buzė, pa menduar kurrė se ato buzė aq tė bukura mund tė putheshin, por me njė farė habie. Si dilnin fjalė aq tingėlluese prej tyre, aq melodioze?...
    Bisedat qė bėnte me tė ishin nga mė tė ndryshmet, por mė tepėr i pėlqente ta dėgjonte. Kur ajo i tregonte diēka qė ai nuk e dinte, fjalėt e saj shndėrroheshin nė postulate. Ndėrsa, kur ajo u kthye nga plazhi, ku kishte qenė me familjen e saj dhe i tregoi pėr detin plot me vaporė e kandila deti, qė tė djegin, ai nuk kishte tė ngopur. Ajo e habiste me gjithēka dhe kur, pas dy vjetėsh mundi tė shkonte pėr pushime nė breg tė detit, e gjeti detin ashtu si e kishte pėrfytyruar nga pėrshkrimet e saj. Mė vonė, deti i kujtonte atė, shoqen e paharruar tė adoleshencės.
    Ishin mbledhur shumė ngjarje ndėr vite, prandaj kujtimi i saj i kthehej i zbehtė si ata diapozitivat e vjetėr, tė cilėt fotografi kujtohet t’i lajė me vonesė. Por, ja, ky takim i rastit u dha ngjyrat qė kishin pasur dikur.
    Nuk ishte i vogėl atėbotė. I kishte kaluar tė pesėmbėdhjetat dhe kur e pyesnin “sa je?”, thoshte gjithmonė “gjashtėmbėdhjetė”. Dhe, gjashtėmbėdhjetė vjeē, njeriu bėhet burrė. Kėtė e thotė edhe ligji. E megjithatė, kur e shihte, e harronte burrėrinė e vet dhe e sodiste, e sodiste, pa u menduar. Kėshtu kishte ndodhur edhe kur kishte shkuar njė mbrėmje nė shtėpinė e saj, pėr t’i marrė detyrat. Ajo e kishte pėrcjellė deri te porta e jashtme dhe me kurmin e saj kishte zėnė gjysmėn e kalimit, ndėrsa ai mundohej tė mos e fshikte, duke u tkurrur e duke parė nishanin e saj, qė ishte zgjatur nė mėnyrė tė ēuditshme drejt tij. Por ai nuk kishte guxuar. Gjoksi i tij, gjithsesi, kishte fshikur gjinjtė e saj, si ftonj tė pjekur, ndėrsa njė goditje e fuqishme elektrike e kishte flakur tej nė rrugė... Apo, mos vallė, gjithēka nuk ishte zhvilluar veēse nė imagjinatėn e tij tė harbuar?...
    Njė ditė u grindėn. E pėrse?... Nuk i kujtohej. Pėr mustaqet e Ēelos, si thonė. E kishte prekur nė sedėr, kot sė koti. U pendua menjėherė, kur pa sytė e saj qė u mbushėn me lot, u bė gati t’i thėrriste e t’i kėrkonte ndjesė, kur ajo u largua me vrap, por fodullėku fėminor ngriti krye: ia zuri fjalėt nė grykė.
    Qė atė ditė nuk i folėn mė njeri tjetrit. Po ai fodullėk nuk e linte t’i fliste i pari, ndėrsa ajo ndjehej ende e fyer; priste t’i kėrkonin falje. Pastaj jeta i ndau. Kaluan vite dhe ja, tani, si dikur, nė tė njėjtin vend, me tė njėjtat dėshira, po aq tė fuqishme.
    - Nė cilin fshat jeni mėsuese? – e theu heshtjen ai, duke e parė nga pasqyra.
    - Nė Arrėzė. – u pėrgjigj ajo.
    - Keni kohė qė punoni atje?
    - Po, gati tre vjet.
    Kėmbyen edhe disa fjalė tė tjera dhe biseda e tyre aq e pat, si zjarri i dėllinjave, qė pėrrr pėrrr bėn dhe mė shumė tym nxjerr se sa flakė. Diēka i pengonte tė flisnin lirshėm si dikur. Ishte hendeku kohė dhe, sado tė mira qofshin dėshirat, ai nuk mbushet dot nė mėnyrė artificiale. Iu kujtuan lulet e serave, pa aromė...
    - Mbaje pak, tė lutem! Kėtu do tė zbresim. – i foli djaloshi, qė ishte ulur nė ndenjėsen e parė.
    Pa u mbyllur mirė dera, makina u largua, duke lėnė prapa njė shtėllungė tymi tė bardhė.
    - Sa i ēuditshėm! Nuk mori as lekėt... – tha mėsuesja tjetėr.
    Ndėrsa Ajo, kishte shtangur e po shihte nė drejtim tė makinės, qė po humbiste mes pishave, tė cilėt kryqėzonin degėt mbi tė, duke krijuar iluzionin sikur ajo pikė e lėvizshme atje larg po shkonte drejt njė katakombe gjithė fshehtėsira.
    Atė mėngjes, edhe halat e pishave pikonin keqardhje.

  7. #7
    Zogu Arberor Maska e zogu kosovar
    Anėtarėsuar
    19-06-2009
    Vendndodhja
    Ne Internet
    Postime
    408
    tregime me te vertet interesante vetem vazhdo keshtu
    Kurrė mos thuaj kurrė.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2009
    Postime
    88
    Ju falenderoj, Zogu Kosovar, per inkurajimin.
    Pershendetje, Mciri

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Eeeeh Mcir,c na kujtove Fierzen dhe udhetaret e asaj rruge...............kane kaluar goxha vite....te pershendes......
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2009
    Postime
    88
    VETERANI

    (Ngjarje e jetuar)

    – Ja, mbeta vetėm. Unė jam i fundit...
    Me kėto fjalė nė gojė, u ul nė tavolinėn tonė njė plak i reshkur e kokoroē, qė dukej se kishte edhe shumė vjet pėrpara.
    – Po patė ndonjė qė nxjerr librezėn e veteranit nė autobus, mos e besoni. E ka tė falsifikuar. Ėshtė nga ata “trimat pas lufte”. – vazhdoi ai duke u rehatuar nė karrige.
    – Jo mor’ jo! Zotėrote je nga ata trimat e para luftės ti, si duket. – e ngacmoi shoku qė kisha nė krah.
    Nuk di pse, nė atmosferat e pėrzishme ėshtė i mirėseardhur kushdo qė krijon humor.
    – E pėr trim nuk mbahem, po partizan kam qenė vėrtet ama dhe as para e as pas lufte, po nga dyzetetreshi e nė ēlirim...
    – Po ia ke bėrė “bamp” ndonjėherė tė paktėn? – vazhdoi ta ngacmojė shoku im.
    – Si nuk ia kam bėrė?! Plot herė! Sa herė u zinim pusi autokolonave gjermane, zbraznim nga njė batare fishekė dhe yrja-byrja, malit pėrpjetė. Nuk bėje dot luftė drejt pėr drejt me nemcen...
    – Po ku e paski treguar trimėrinė ju atėhere?...
    – Trimėrinė? Nuk thashė qė kam treguar trimėri ndonjėherė unė. Trim, po! Trim ishte ky qė pėrcollėm sot.
    – E po, na trego ndonjė trimėri tė tij atėhere.
    – Tu tregoj? Po ē’tu tregoj mė parė?... Ja mė kujtohet: sa kisha dalė partizan. Italia fashiste kishte kapitulluar dhe ushtarėt e saj ishin pėrhapur si zogjtė qė s’kanė klloēkė. Njė ditė kapėm dy ushtarė tė rinj, fare tė rinj. Ishin tė telikosur dhe pa armė.
    “Merri dhe pushkatoi!”, mė urdhėron komandanti i ēetės.
    “Nuk kam zemėr. Nuk i sheh, s’u ka dirsur mustaqja”.
    “Zbato urdhrin, mė thotė, ēfarė partizani je ti, kur nuk vret dot dy armiq?”
    Nė atė kohė kaloi aty pari Ramizi.
    “Si ėshtė puna?” pyeti.
    “Ja, ky partizani i ri nuk zbaton urdhrin. Nuk pranon t’i vrasė kėta robėrit italianė”.
    “Lere, se ėshtė i ri ky. E bėj unė atė punė... “
    Kėshtu tha dhe i mori tė dy robėrit aty, pas njė ferre.
    Vetėm dy krisma u dėgjuan... dhe Ramizi doli nga ferra.
    “Ja, kaq ishte” tha, duke fėrkuar duart. “Po, ai ka qenė trim, jo unė!...”, e pėrfundoi rrėfimin plaku, disi i mallėngjyer.
    Tė gjithėve na kapi njė trishtim i befasishėm, por e kishim tė vėshtirė tė kuptonim se kujt i pėrkiste trishtimi: Ramizit, tė cilit po i hanim drekėn, apo pėr robėrve tė rinj, eshtrat e tė cilėve humbėn skėrkave errėta e tė panjohura tė historisė.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •