Junichiro Tanizaki; Ledhatimet e ndyra!

JUNICHIRO TANIZAKI


“Njė vepėr sa sensacionale aq edhe serioze... kriza e fundit e pasionit seksual tė njė burri nė moshė tė pjekur”, - shkruan kritika e “New York Times” pėr librin e famshėm tė japonezit Junichiro Tanizaki, qė dje ka hyrė nė qarkullim edhe nė tregun shqiptar, pėrkthyer nga Ines Ikonomi, botimet “Linus”. Romani titullohet “Ēelėsi” dhe nė kohėn kur u botua ka ngjallur mjaft debate, duke skandalizuar shumėkėnd, pikėrisht sepse guxoi tė depėrtonte nė skutat mė tė errėta tė jetės njerėzore. “Ēelėsi” ėshtė historia e njė martese nė fundin e saj, e treguar nė formėn e dy ditarėve paralelė





Viti i Ri

Sivjet kam vendosur tė shkruaj hapur pėr njė temė tė cilėn nė tė shkuarėn ngurroja qoftė edhe ta pėrmendja nė ditarin tim. I kam shmangur gjithnjė komentet mbi marrėdhėniet e mia seksuale me Ikukon, nga frika se mos ajo e lexonte vjedhurazi ditarin dhe fyhej. Them se ajo e di me saktėsi se ku gjendet. Por kam vendosur tė mos e vras mė mendjen pėr kėtė. Edukimi i saj tradicional nė Kioto, natyrisht, ka bėrė qė ajo tė ketė mjaft moralshmėri tė vjetruar; nė fakt, ajo ndihet krenare pėr kėtė. Por, duket e pangjashme qė ajo t’ia hedhė sytė shkrimeve personale tė tė shoqit. Por megjithatė, as nuk pėrjashtohet plotėsisht si mundėsi. Nėse tani, pėr tė parėn herė, ditari im merret kryesisht me jetėn tonė seksuale, a thua do tė jetė nė gjendje t’i bėjė ballė tundimit pėr ta lexuar? Nga natyra ajo ėshtė tip i mbyllur, e dhėnė pas sekreteve, vazhdimisht e tėrhequr dhe qė shtiret sikur s’di gjė; dhe ē’ėshtė mė e keqja, kėtė e ēmon si modesti femėrore. Ndonėse kam mjaft vende ku mund tė fsheh ēelėsin e sirtarit ku mbaj kėtė ditar, qė herė pas here i ndėrroj, njė grua si ajo fare mirė mund t’i ketė zbuluar qė tė gjitha. Pastaj, s’ėshtė kushedi sa e vėshtirė tė bėsh njė kopje tė ēelėsit.

Siē e thashė, s’dua ta vras mendjen pėr kėtė, por ndoshta nė tė vėrtetė kam reshtur sė shqetėsuari qė shumė kohė mė parė. Ndoshta brenda vetes edhe mund tė kem shpresuar qė ajo do ta lexonte. Po atėherė, pėrse e kyē sirtarin dhe e fsheh ēelėsin? Ndoshta pėr tė kėnaqur atė dobėsinė e saj pėr tė pėrgjuar. Veē kėsaj, sikur ta lė nė njė vend ku ajo mund ta shohė, ka gjasa qė tė mendojė: “E ka shkruar qė ta lexoj unė” dhe atėherė s’ka pėr tė besuar atė qė kam pėr tė thėnė. Madje mund edhe tė mendojė: “Ditari i vėrtetė duhet tė jetė gjetkė”.

Ikuko, gruaja ime e dashur! S’e di nė do ta lexosh kėtė qė po shkruaj apo jo. Ėshtė e kotė tė tė pyes, sepse me siguri qė do tė mė thuash qė ti s’bėn gjėra tė tilla. Por nėse e lexon, tė lutem beso se nuk ėshtė aspak trillim, se ēdo fjalė qė kam shkruar ėshtė e sinqertė. Nuk do tė kėmbėngul mė tej, sepse njė gjė e tillė vetėm sa do t’i shtonte dyshimet. Vetė ditari ėshtė dėshmitar i vėrtetėsisė sė tij.

Natyrisht qė nuk do tė mjaftohem vetėm me gjėrat qė asaj do t’i pėlqejė tė dėgjojė. Nuk do tė shmang gjėra qė asaj do t’i duken tė pakėndshme, apo dhe tė dhembshme. Arsyeja pse u ndjeva i detyruar tė shkruaj rreth kėtyre gjėrave ėshtė heshtja e saj e skajshme - “sqima”, “feminiteti”, e ashtuquajtura modesti qė e bėn t’i vijė turp tė diskutojė me mua gjėra tė njė natyre intime, apo tė mė dėgjojė nė ato pak raste kur unė pėrpiqem t’i tregoj ndonjė histori me kripė. Edhe tani, pas mė shumė se njėzet vjet martese, me njė vajzė nė moshė pėr t’u martuar, ajo s’pranon tė bėjė mė tepėr sesa tė kryejė aktin nė heshtje.

Kurrė ndonjė pėshpėrimė tė ndonjė fjale tė ėmbėl dashurie kur rrimė shtrirė nė krahėt e njėri-tjetrit. A ėshtė kjo martesė e vėrtetė? Ajo qė mė bėn tė shkruaj ėshtė zhgėnjimi qė ndjej, qė asnjėherė s’kam pasur rast tė flas me tė pėr problemet tona seksuale. Qė tani e tutje, pavarėsisht nėse ėshtė e vėrtetė apo jo, unė do tė mendoj qė po e lexon dhe se nė kėtė mėnyrė po flas me tė tėrthorazi.

Para sė gjithash, dua tė them qė e dashuroj. E kam thėnė kėtė shpesh dhe mė parė dhe ėshtė e vėrtetė, gjė qė besoj se dhe ajo e kupton. Veēse fuqia ime fizike s’matet dot me tė sajėn. Sivjet unė mbush pesėdhjetė e pesė vjeē (ajo duhet tė jetė dyzet e katėr), njė moshė kjo kur s’e ndjen veten krejt tė rrėgjuar, e megjithatė lodhem shpejt kur bėj dashuri. Pėr mua mė mjafton pak a shumė mjaft njė herė nė javė, ose njė herė nė dhjetė ditė. Gjėja qė ajo ka mė tepėr zėt ėshtė kur unė flas hapur pėr njė temė tė tillė; por fakti ėshtė se, pavarėsisht zemrės sė dobėt dhe shėndetit tė saj disi tė brishtė, nė shtrat ajo ėshtė energjike nė njė mėnyrė tė pazakontė.

Kjo ėshtė e vetmja gjė qė pėr mua ėshtė tepėr dhe qė s’kam se ē’t’i bėj. E di qė jam i mangėt si bashkėshort, e prapėseprapė... ta zėmė se ajo krijon lidhje me njė tjetėr burrė. (Ajo do tronditej mjaft qė unė e ēoj nėpėr mend diēka tė tillė dhe do mė akuzonte se po e quaj grua tė shthurur. Por unė thashė veēse “le ta zėmė”.) Sigurisht qė dhe pėr mua kjo do ishte e papėrballueshme. Bėhem xheloz dhe vetėm kur e ēoj nėpėr mend njė gjė tė atillė. Por me gjithė mend, a s’do qe mirė qė qoftė dhe pėr hir tė shėndetit tė vet, sikur ajo tė provonte ta moderonte disi oreksin e saj tė tepruar?

Ajo qė mė bezdis mė shumė ėshtė se energjia ime sa vjen e po bie. Kėto kohėt e fundit, pas marrėdhėnieve seksuale e ndjej veten tė dėrrmuar. Gjatė gjithė pjesės tjetėr tė ditės e ndiej veten tepėr tė rraskapitur pėr tė menduar... E megjithatė, po tė mė pyesėsh nėse nuk mė pėlqen, do tė duhej tė thosha jo, pėrkundrazi. Reagimi im ndaj saj s’ėshtė kurrė me pahir; asnjėherė s’mė duhet ta nxit dėshirėn pėr hir tė ndjenjės sė detyrės. Pėr mirė a keq, e dua atė plot pasion. Dhe kėtu mė duhet tė pohoj diēka qė asaj do t’i duket e neveritshme. Mė duhet t’i them qė ka njė dhunti tė natyrshme pėr tė cilėn, ajo, ėshtė krejt e pavetėdijshme. Sikur tė mos kisha pasur pėrvojė me shumė gra tė tjera, ndoshta as qė do ta kisha vėnė dot re. Por, qė i ri jam mėsuar me tė atilla kėnaqėsi dhe e di qė janė fare pak ato gra qė kanė dhuntinė e saj fizike. Sikur ta kishin shitur nė ndonjė nga ato bordellot elegante tė lagjes sė vjetėr Shimabara, do kish bėrė bujė e do qe bėrė e famshme; do t’i qepeshin pas gjithė qejflinjtė e qytetit. (Ndoshta kėtė s’duhet ta kisha pėrmendur. Nė rastin mė tė mirė, do mė vėrė nė pozitė tė pafavorshme. Por kur ta marrė vesh kėtė, thua do t’i bėhet qejfi, apo do tė turpėrohet apo ndoshta dhe do ndjehet e fyer? A sikur tė shtiret si e zemėruar, ndėrkohė qė fshehurazi do tė ndihej krenare?) Mė bėn xheloz dhe vetėm ideja e asaj dhuntie tė saj. Sikur rastėsisht ndonjė tjetėr burrė ta marrė vesh kėtė, apo dhe qė unė jam njė partner i padenjė, ēfarė do tė ndodhte?

Mendime tė tilla mė turbullojnė, ma shtojnė ndjenjėn e fajit qė kam kundrejt saj, deri nė atė pikė kur ndjenja e vetėqortimit bėhet e padurueshme. Atėherė bėj ēmos qė tė tregohem sa mė i zjarrtė. I kėrkoj, pėr shembull, tė mė puthė qepallat, meqė jam veēanėrisht i ndjeshėm ndaj stimulimit nė atė zonė. Nga ana ime, bėj gjithēka qė duket se i pėlqen; e puth nėn sqetulla, ose ēfarėdolloj gjėje qė mund ta stimulojė dhe kėshtu eksitohem vetė edhe mė shumė. Por ajo s’reagon. U reziston me kryeneēėsi kėtyre “lojėrave tė panatyrshme”, sikur ato tė mos jenė pjesė e dashurisė tradicionale. Sado qė pėrpiqem t’ia shpjegoj se nuk ka asgjė tė keqe nė kėtė lloj loje nxehjeje, ajo kapet fort pas “modestisė femėrore”, pa pranuar tė lėshojė pe.

Pėr mė tepėr, ajo e di qė kam njėfarė fetishizmi ndaj kėmbėve dhe qė i admiroj kėmbėt e saj jashtėzakonisht tė hijshme: e ke tė vėshtirė ta besosh se janė kėmbėt e njė mesogruaje. E megjithatė, apo ndoshta pikėrisht pėr kėtė arsye, ajo rrallėherė mė lė t’ia shoh. Dhe nė piskun e vapės nuk i lė tė zhveshura. Nė qoftė se unė dua t’i puth kėmbėn, mė thotė, “Sa e ndyrė!”, ose “Njė vend i atillė s’duhet prekur!”. Me njė fjalė, mė duhet tė them se e kam mė tė vėshtirė se kurrė tė merrem vesh me tė.

Mund tė duket meskine nga ana ime qė po e nis Vitin e Ri duke hedhur nė letėr ankesat, por besoj se gjėja mė e mirė ėshtė qė gjėra tė tilla t’i shprehėsh me shkrim. Nesėr do tė jetė “Nata e parė e mbarėsisė”. S’ka dyshim qė ajo do tė dojė tė tregohemi tradicionalė, duke iu pėrmbajtur zakonit tė konsakruar. Do tė kėmbėngulė qė tė kremtojmė solemnisht ritin e pėrvitshėm.



4 janar

Sot ndodhi njė gjė e ēuditshme. Kohėt e fundit, e kisha lėnė pas dore studion e tim shoqi, ndaj dhe sot pasdite shkova ta pastroja, ndėrsa ai kishte dalė shėtitje. Dhe aty, nė dysheme, pikėrisht pėrpara raftit tė librave ku kisha vėnė njė vazo me narcisė, ishte ēelėsi. Ndoshta ishte vetėm njė rastėsi. E megjithatė, s’mė besohet qė t’i ketė rėnė thjesht nga pakujdesia. S’do tė ishte nė natyrėn e tij. Njė gjė tė kėtillė s’e ka bėrė asnjėherė gjatė gjithė kėtyre viteve qė mban ditar.

Natyrisht qė kam kohė qė e di pėr ditarin. E mban tė kyēur nė sirtarin e tryezės sė tij tė punės, ndėrsa ēelėsin e fsheh diku mes librave ose nėn qilim. Kaq di dhe nuk mė intereson tė di mė tepėr. As qė e kam ēuar ndonjėherė nėpėr mend qė ta prek me dorė. Ajo ēka mė lėndon, megjithatė, ėshtė fakti qė ėshtė kaq mosbesues. Me sa duket, nuk ndihet i sigurt derisa merr mundimin ta mbajė tė mbyllur me kyē dhe ēelėsin ta fshehė.

Po atėherė, pėrse ta ketė lėnė ēelėsin t’i bjerė nė njė vend tė tillė? Mos ka ndryshuar gjė mendje dhe do qė unė ta lexoj? Ndoshta e ka kuptuar se po tė ma kėrkonte ta lexoja, unė nuk do tė pranoja, kėshtu qė po mė thotė: “Po deshe lexoje fshehurazi, ja ku e ke ēelėsin”. Mos do tė thotė kjo qė ai s’e di qė unė kam kohė qė e di se ku e fsheh ēelėsin? Apo mos me kėtė do tė mė thotė: “Qė tani e tutje, e di qė fshehurazi po ma lexon ditarin, por do vazhdoj tė shtirem sikur nuk e di?”.

Po ē’rėndėsi ka? Pavarėsisht nga ē’mendon ai, unė s’kam pėr ta lexuar kurrė. Nuk kam as mė tė voglėn dėshirė tė depėrtoj nė psikologjinė e tim shoqi, tej kufijve qė i kam vėnė vetes. S’kam qejf qė tė tjerėt tė dinė se ē’kam nė zemėr, ashtu siē nuk dua tė fus hundėt nė shpirtin e tė tjerėve. Pastaj, derisa ai do qė tė shoh atė qė shkruan, vėshtirė se mund t’i besoj ato qė thotė. Dhe s’e besoj qė leximi i tij ka pėr tė mė sjellė kushedi ē’kėnaqėsi.

Im shoq mund tė mendojė e tė shkruajė ē’tė dojė, tė njėjtėn gjė do tė bėj dhe unė. Sivjet edhe unė do tė nis tė mbaj njė ditar. Njė njeri si unė, qė nuk ia hap zemrėn tė tjerėve, ka nevojė qė tė paktėn tė flasė me veten. Por s’do bėj gabimin qė ta lė tė dyshojė pėr kėtė vendim qė kam marrė. Do pres qė ai tė ketė dalė pa tė shkruaj dhe pastaj do ta fsheh ditarin nė njė vend ku atij s’ka pėr t’i vajtur mendja kurrė. Nė fakt, njė nga arsyet pėrse ideja e mbajtjes sė ditarit mė pėlqen ėshtė se ndėrsa unė di se ku e mban ai tė fshehur ditarin, atij as qė do t’i shkojė nė mend qė dhe unė kam njė tė tillė. Dhe kjo mė jep njė ndjenjė tė kėndshme superioriteti.

Parmbrėmė kryem ritin e lashtė tė fillimit tė vitit... Po sa turp mė vjen qė po shkruaj pėr njė gjė tė atillė! “Ji e sinqertė me veten” e kishte zakon im atė tė thoshte. Kushedi sa do brengosej sikur ta dinte sa shumė jam shthurur! ... Si zakonisht, im shoq duket se kishte arritur kulmin e ekstazės dhe si zakonisht unė kisha mbetur e pakėnaqur. Mė pas u ndjeva keq. Ai e ka nė majė tė gjuhės shfajėsimin pėr paaftėsinė e tij, e megjithatė mė akuzon mua se jam e ftohtė. Me fjalėn “e ftohtė” ai nėnkupton, nėse shprehem me fjalėt e tij, se jam tepėr tradicionale, tepėr e frenuar, me njė fjalė, tepėr e pandjeshme. Por nė tė njėjtėn kohė, thotė se seksualisht kam dhunti jo tė zakonshme; ėshtė e vetmja gjė ku nuk qenkam pasive apo e rezervuar. Ankohet dhe se, prej njėzet vjetėsh s’pranoj tė ndryshoj nga e njėjta mėnyrė e i njėjti pozicion. E megjithatė s’lė t’i shpėtojė kurrė asnjė prej ftesave tė mia tė heshtura erotike; ėshtė i ndjeshėm edhe ndaj shenjės mė tė vogėl dhe e merr vesh menjėherė atė qė dua. Ndoshta kjo ndodh ngaqė i trembet kėrkesave tė mia aq tė shpeshta.

Ai beson se jam njė grua e thatė dhe aspak romantike. “S’mė do as sa gjysma e asaj qė tė dua unė”, - mė thotė. Mė sheh si ndonjė gjė tė domosdoshme, paēka se tė mangėt. Sikur tė mė doje me gjithė mend, do tregoje mė shumė pasion dhe tė mė lejosh ēfarėdolloj gjėje qė tė kėrkoj. Sipas tij, pjesėrisht e kam fajin unė qė ai s’ėshtė nė gjendje tė mė kėnaqė plotėsisht. Sikur tė provoja paksa ta eksitoja, ai nuk do tė ishte aq i mangėt. Thotė se s’bėj as mė tė voglėn pėrpjekje pėr tė bashkėpunuar me tė, sado e uritur qė jam, s’bėj gjė tjetėr veēse rri shtrirė e palėvizur dhe pres tė mė shėrbejnė. Mė thotė se jam njė femėr e ftohtė dhe e keqe nė shpirt.

Jo se s’ka arsye qė im shoq ka kėtė mendim pėr mua. Por prindėrit mė kanė rritur me idenė, qė njė grua duhet tė jetė e heshtur dhe e pėrmbajtur dhe sidomos, nė asnjė mėnyrė agresive me njė burrė. Jo se mė mungon pasioni, por te njė grua me temperamentin tim, pasioni rri i fshehur tepėr thellė brenda vetes qė tė mund tė shpėrthejė. Sapo zė tė provoj ta detyroj tė shfaqet, ai nis tė fashitet. Me sa duket im shoq s’arrin ta kuptojė qė pasioni im i ngjan njė flake tė zbehtė e tė fshehtė dhe jo njė flakėrime plot shkėlqim. Kam nisur tė mendoj se martesa jonė ishte njė gabim i tmerrshėm. Duhet tė ketė pasur ndonjė partner mė tė pėrshtatshėm si pėr mua, ashtu dhe pėr tė. S’arrijmė tė merremi vesh kur vjen puna te shijet seksuale. U martova me tė pėr t’iu bindur prindėrve dhe gjatė gjithė kėtyre viteve besoja se kėshtu duhet tė jetė martesa, por tani ndiej se kam pranuar njė burrė plotėsisht tė papėrshtatshėm pėr mua. Natyrisht qė s’kam ē’bėj, derisa ai ėshtė burri im i ligjshėm, por ndonjėherė edhe vetėm ta shoh, mė vjen tė pėrzier. Po, dhe kjo ndjesi nuk ėshtė e re. E pata qė natėn e parė tė martesės sonė, atė natė aq tė largėt tė muajit tė mjaltit, kur pėr tė parėn herė fjeta me tė. Edhe sot e mbaj ende mend sesi u rrėqetha kur pashė fytyrėn e tij pasi hoqi syzet miopike. Njerėzit qė mbajnė syze kanė gjithnjė diēka tė ēuditshme nė fytyrė kur i heqin ato, por fytyra e tim shoqi dukej befas e pėrhimė, si ajo e njė tė vdekuri. Pastaj u pėrkul mbi mua dhe mė pa thellė nė sy si tė pėrpiqej tė gėrmonte brenda meje. Dhe unė, dashur pa dashur, ia ktheva shikimin, duke pulitur qepallat dhe nė ēastin kur pashė atė lėkurė tė lėmuar, tė squllėt e tė dylltė, mė shkuan sėrish mornica nėpėr trup. Gjatė ditės nuk e kisha vėnė re, por nė pjesėn e poshtme tė hundės dhe pėrreth buzėve dallohej pak push, dhe kjo mė bėri pėrsėri tė ndiej neveri. Mbase mė ndodhte ngaqė ishte hera e parė qė shihja fytyrėn e njė burri nga aq afėr, por edhe sot, sa herė qė ia shoh fytyrėn pėr njė kohė tė gjatė, nuk mundem tė mos ndiej tė njėjtėn rrėqethje. Prandaj dhe e shuaj abazhurin qė kam pranė shtratit qė tė mos e shoh, por pikėrisht atėherė, im shoq e do tė ndezur. Ai ka qejf tė studiojė me imtėsi edhe mė tė voglėn pjesėz tė trupit tim. (Pėrpiqem ta kundėrshtoj, dhe vetėm kėmbėt pranoj t’ia tregoj, meqenėse tregohet aq shumė kėmbėngulės sa s’kam ē’t’i bėj.) S’kam pasur asnjėherė marrėdhėnie intime me burra tė tjerė veē tij, ndaj dhe vras mendjen nėse tė tjerėt kanė zakone kaq tė neveritshme. A mos janė ato ledhatime tė ndyra, tė bezdisshme e tė pakėndshme ēka duhet tė presėsh nga ēdo mashkull?



Njė roman nė fund tė pasionit seksual

“Njė vepėr sa sensacionale aq edhe serioze... kriza e fundit e pasionit seksual tė njė burri nė moshė tė pjekur”, shkruan kritika e “New York Times” pėr librin e famshėm tė japonezit Junichiro Tanizaki, qė dje ka hyrė nė qarkullim edhe nė tregun shqiptar, pėrkthyer nga Ines Ikonomi, botimet “Linus”. Romani titullohet “Ēelėsi” dhe nė kohėn kur u botua ka ngjallur mjaft debate, duke skandalizuar shumėkėnd, pikėrisht sepse guxoi tė depėrtonte nė skutat mė tė errėta tė jetės njerėzore. “Ēelėsi” ėshtė historia e njė martese nė fundin e saj, e treguar nė formėn e dy ditarėve paralelė. Pas afro 30 vjet martese, njė profesor 55-vjeēar pėrpiqet tė arrijė kėnaqėsi tė reja seksuale me gruan e tij tė pakėnaqur e tė ndrydhur. Dy bashkėshortėt fillojnė tė pėrdorin ditarėt e tyre si mėnyrė komunikimi, duke pranuar fshehtazi tė lexojnė ditarėt e njėri-tjetrit, por ndėrkohė duke u shtirur qė s’e bėjnė. Ditarėt nxjerrin nė pah problemet e tyre tė tė kuptuarit tė njėri-tjetrit dhe largėsinė mes tyre, madje edhe gjatė aktivitetit tė tyre seksual. Junichiro Tanizaki lindi nė vitin 1886 nė Tokio. Qė nė fund tė viteve ‘20 tė shekullit tė shkuar ai konsiderohej si njė ndėr shkrimtarėt mė tė mėdhenj japonezė. Pa shkuar shumė kohė, ai bėhet njėherėsh dhe njė ndėr autorėt japonezė mė tė respektuar e mė tė lexuar nė Evropė dhe SHBA. Ndėr veprat e tij kryesore mund tė pėrmenden romanet “Naomi” (1924); “Ashikari” (1932); “Portreti i Shunkinit” (1932); “Historia e fshehtė e zotit tė Musashit” (1935); “Motrat Makioka” (1949); “Ditari i njė plaku tė ēmendur” (1961) etj. Tanizaki ishte japonezi i parė qė u zgjodh anėtar nderi i Akademisė Amerikane, si dhe Institutit Kombėtar Amerikan tė Arteve dhe Letrave. Vdiq nė vitin 1965.

Re.Ku


25/07/2009

standart.