26.07.2009
RRIPI I GAZĖS
Protesta kundėr mbajtjes sė Shamisė - Urdhėr pėr avokatet.
Urdhėri i ri mbi veshjen nė Rripin e Gazės ka hapur njė vatėr tė re protestash mes avokateve dhe mbėshtetėsve tė tė drejtave tė njeriut. Gjykata e lartė, e dominuar nga radikal-islamikėt e Hamasit kėrkon nga avokatet palestineze, tė mbajnė nė ambjentet e gjykatės nė tė ardhmen shaminė.
Gaza - Jo vetėm shamia qė do tė jetė detyrim- Avokatet dhe gjykatėset nė Gjykatėn e Lartė tė Gazės, duhet tė mbajnė nė tė ardhmen edhe njė mbulesė tė gjatė, qė u mbulon komplet krahėt edhe kėmbėt. Kėshtu u vendos nga gjykatėsi i lartė Abdel Rauf al-Chalabi. Kundėr ketij urdhėri ka shpėrthyer njė stuhi protestash nga avokate dhe mbrojtės tė tė drejtave tė njeriut.
Sipas qėndrės palestinze pėr tė drejtat e njeriut, vendimi bie ndesh me lirinė individuale dhe tė drejtat e grave. Organiza e percaktoi kėtė urdhėr tė ri si tė "kundraligjshėm" dhe si njė "ndėrhyrje tė panevojshme" nė ēėshtjen e avokatėve. Presidenti i Dhomės sė Avokatėve, Salamat Bessissu, tha tė djelėn pėr agjensinė e lajmeve AFP, qė lidhja qė ai drejton, e kundėrshton terėsisht rregullin e ri. Lidhja palestineze pėr tė drejtat e njeriut e dėnoi kėtė vendim dhe e cilėsoi si njė shkelje tė lirisė personale dhe tė drejtave tė grave.
Rregulli i ri hyn nė fuqi duke filluar nga 1 shtatori, sipas raportimeve. Njė zėdhėnės i Hamasit radikal islamik nuk sheh shkelje tė ligjit. Sipas tij, qeveria s'ka marrė asnjė vendim, qė bie ndesh me ndonjė ligj dhe nuk ėshtė aspak njė pėrpjekje pėr tė minimuar lirinė nė rripin e Gazės. Ndaj nė kėtė drejtim, ligji s'pėrbėn aspak njė risi.
Shumica e grave nė Rripin e Gazės, i cili ka shumicė muslimane, mban mbulesėn e kokės, shaminė. Qė nga marrja e dhunshme e kontrollit dy vjet mė parė, Hamasi po bėn pėrpjekje pėr tė forcuar zbatimin e ligjeve fetare islame nė tė gjitha fushat e jetės.
Marrė nga SPIEGEL ONLINE
http://www.spiegel.de/politik/auslan...638403,00.html
Krijoni Kontakt