Shefi i kazinove amerikane financon kolonitë çifute
E hënë, 20 Korrik 2009 16:30
"Moskovitz ka mbledhur miliona dollarë nga qytetet më të varfra të Kalifornisë dhe i ka dërguar ato për kolonitë," thotë Rabini Haim Dov Beliak, një nga udhëheqësit çifut në Kaliforni.
Ai ka dërguar miliona dollarë nga përfitimet e tija nga sallat e kazinove në Los Angjeles për në Palestinë.
Paratë e dhëna për kolonët çifutë arrijnë përmbi 100 milion dollarë nga ky person që ka përmbi 20 vite që financon prej rastit kur kishte ndërtuar 133 shtëpi në tokat e konfiskuara nga Palestinezët.
"Moskovitz ka ndihmuar në ndërtimin e shtëpive për 50-70.000 kolonë," thotë Beliak.
Në Bregun Perëndimor gjenden përmbi 164 koloni çifute që përfshijnë rreth 40% të territorit.
Këto ndërtime konsiderohen të paligjshme edhe nga i tërë komuniteti ndërkombëtar./IOL/
Krijoni Kontakt