Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
Sigurisht qe sot je i lire te zgjedhesh cdo gje, por duke perdorur ate arsyetim qe ben ti per te percaktuar "te paret", i bie qe tani duhet te ndjekim fene e gjysherve dhe stergjysherve myslimane, ose do jemi tradhtare te "te pareve".
Perse mban ate mbiemrin qe mban? E zgjodhe vete apo ta trasheguan prinderit? Po sikur neser te dalesh e te thuash qe nuk me pelqen mbiemri qe mbaj e dua ta ndryshoj, cfare je duke bere? Je duke prishur vazhdimesine e trashegimise tende familjare qe ai mbiemri qe mban simbolizon. Je duke thene qe une nuk dua te mban mbiemrin e prinderve te mi, te gjysherve e stergjysheve te mi, una dua te mbaj nje mbiemer qe zgjedh vete e me pelqen mua. Ne gjuhen popullore, keta njerez quhen "femije qe bejne fis me vete".

E njejta gje eshte edhe me "traditen e te pareve". Nese ti nuk zgjedh qe te vazhdosh te perqafosh besimin dhe traditen e tyre, atehere ti je duke e prere kete tradite e vazhdimesi. Pak rendesi ka se cila eshte arsyeja perse ti e ben kete gje, ajo qe eshte e dallueshme per te gjithe eshte qe Qyfyri zgjedh te mos identifikohet me traditen e familjes apo te pareve te tij. Qyfyri eshte duke krijuar nje tradite te re, te veten, ashtu sic i pelqen atij.

Ne syte e atyre shqiptareve qe ZGJEDHIN te ruajne e trashegojne traditen e te pareve, ti je nje apostat. Ne syte e atyre studiuesve te huaj qe studiojne historine e mesjetes shqiptare, ti perseri je nje apostat: ti nuk trashegon asgje nga stergjysherit e tu, e detyrimisht, nuk ke te drejte te thuash qe je nje trashegimtar i tyre.


Se kush eshte me e pasur e me e bukur, eshte thjesht opionion. Une them ndryshe, ti ndryshe, e Ximi po ashtu komplet ndryshe. Ti mund ti shkruash edhe me shkronja te medha, edhe ti trashesh biles, por perseri mbetet thjesht mendimi yt, nuk eshte fakt.

Nese ti i ben reklame krishterizmit se eshte me i mire e i begate, athere thuaj pikerisht kete, mos permend "te paret" ne cdo fjali, se te paret tane nuk kane qene as krishter e as myslimane.
Po, perzgjedhja e besimit e tradites me te mire eshte nje observim subjektiv e personal. Por ajo qe nuk eshte subjektive e personale por te dallueshme nga te gjithe shqiptaret e te huajt, jane frutet e cdo besimi e tradite brenda shoqerise shqiptare. Per te dalluar kete, shko e bej nje vizite ne Muzeun Kombetar ne Tirane, njihu me pasurine kombetare e universale te shqiptareve si popull, e beji pyetjen vetes: cili komunitet e ka prodhuar, ruajtur e trasheguar kete pasuri deri ne ditet tona?

Albo