
Postuar mė parė nga
Albo
Tani do te shpjegoj qe te kuptosh edhe kendveshtrimin e atyre qe nuk u asimiluan ne fene e pushtuesit por zgjodhen qe te mbrojne me fanatizem e vetemohim fene e te pareve:
Duke qene se ky minoritet (katolik + orthodhoks) deshmoi nga afer transformimet fizike dhe shpirterore te shqiptareve ne shekuj, kjo krijoi tek ta nje kunderefekt:
a) nevojen e ruajtjes me cdo kusht te fese se te pareve nga asimilimi dhe shuarja e plote
b) percmimin e te gjithe atyre shqiptareve te Islamizuar
Edhe pse nuk ka statistika te sakta, mendohet se me renien e Perandorise Otomane, sipas vete regjistrave te Perandorise Otomane vetem 18% e popullsise shqiptare ngeli e krishtere. Duke qene se u eshte dashur te mbrojne besen, traditen dhe menyren e tyre te jeteses brenda nje shoqerie Islamike, ky komunitet ka zhvilluar nje fanatizem te pritshem ne besim. Kurse percmimi u manifestua ne shume forma, por forma kryesore ishte ajo e perplasjes se identitetit te te pareve me identitetin arnavud qe na la trashegimi Sulltani. Komuniteti i krishtere orthodhoks apo katolik e perkufizon "te qenit shqiptar" me besnikerine ndaj fese e tradites se te pareve, dhe trashegimin e kesaj bese e tradite edhe tek brezat e tyre te rinj. Kurse "identiteti arnavud" u ngrit mbi mesimet e Sulltanit qe i numeronte te krishteret shqiptare here si malazeze, serbe, greke, e jo si shqiptare, pasi keta nuk ishin myslimane. Pra per identitetin arnavud, te qenit shqiptar perkufizohet "kushdo qe nuk eshte grek apo sllav", me fjale te tjera, "kushdo qe nuk mban ende fene e te pareve", meqenese kjo eshte edhe feja e grekerve, edhe feja e malazezeze, edhe feja e serbeve, edhe feja e bullgareve.
Nga kjo perplasje e madhe, shqiptaret filluan te tregojne me gisht nga njeri-tjetri apo filluan ti bien gjoksit se kush eshte "shqiptar i vertete". Dhe interesant mes shqiptareve eshte se keto dallime ndodhin jo vetem brenda shoqerise, por edhe brenda familjes. Vellezer te nje gjaku ne nje familje, njeri zgjedh te mbaje mbiemrin mysliman, tjetri mbiemrin orthodhoks para-otoman te familjes; njeri zgjedh te jete mysliman, tjetri zgjedh te jete orthodhoks, njeri zgjedh te shoqerohet me pjesen e islamizuar te shoqerise qe eshte shumica e privilegjuar, tjetri zgjedh te shoqerohet me nje grup tjeter etnik malazez/serb/bullgar/serb pasi ndan me ta te njejten fe dhe tradite te te pareve, si dhe nje menyre per ti shpetuar turpit te "identitetit te islamizuar shqiptar".
Kjo eshte nje nga arsyet qe gjen me shume shqiptare te krishtere jashte Shqiperise se sa brenda saj.
Albo
Krijoni Kontakt