Problemi nuk eshte i Joan Muzakes, as i Gjergj Kastriotit. Problemi eshte se ju nuk i kuptoni apo njihni ata sic duhet. Me ju kam parasysh pasardhesit e tyre te shekullit te XXI. Dhe e keqja akoma me e madhe eshte se ne vend qe te perpiqeni ta vendosni veten ne pozitat e tyre dhe ne kohen e tyre ne menyre qe te kuptoni ato fjale sic duhet, ju beni ate qe bejne shumica e shqiptareve sot: i paragjykoni me kendveshtrimin e 6 shekujve me vone dhe i denigroni duke i perdorur thjeshte si simbole per t'i bere qejfin vetes. Nga nje ane "krenohemi me Muzakat e Kastriotet", nga ana tjeter as nuk e marrim mundimin qe t'i njohim. E rendesishme per ju nuk eshte qe te njihni te paret tuaj, e rendesishme per ju eshte vetem ti shfrytezoni keto figura per qellimet politike e kombetare te kohes. Te njejten gje beri Sulltani, te njejten gje beri Ahmet Zogu, te njejten gje beri Enver Hoxha, te njejten gje ben edhe Sali Berisha sot.Ky amaneti i Gjon Muzakes ku arsyetohet roberia dhe humbja e trojeve te te pareve bie plotesisht ne kundershtim me idealin dhe vepren e Gjergj Kastriotit.
Esenca e amaneteve te dy bashkemoshatareve te mesjetes shqiptare, Muzakes dhe Kastrioteve, ishte se ata e shihnin esencen e qenies se tyre, esencen e te qenit epirot/arberesh, te lidhur ne menyre te pandare me FENE E TE PAREVE. Pse feja e jo gjuha? Pse feja e jo toka? Sepse feja ishte konstantja universale ne gjithe historine e te pareve te tyre, sepse feja ishte burimi i tradites se te pareve te tyre, pasi feja ishte burimi i virtyteteve per te cilat ia vlen edhe te vdesesh, sic na meson Gjergj Kastrioti.
E shpjegova edhe ne nje postim me lart. Osmanllinjte mes shqiptareve sot i meshojne me te drejte idese se "Gjergj Kastrioti po te kish qene i zgjuar nuk do te luftonte Perandorine Otomane por do te behej pjese e saj dhe sot shqiptaret do te ishin 10fish me shume ne numer dhe 100fish me te pasur se sa jana." Cdo njeri medioker qe e lexon historine do te arrinte llogjikisht ne te njejtin perfundim. Perse duhej te behej lufte, perse duhet te humbin jeten gjysma e popullsise? Pse jo te mos ishim bere te gjithe myslimane, te viheshim ne sherbim te sulltanit, te benim emer e pasuri nen Perandorine Otomane. Pse jo?
Pergjigjia e Kastriotit dhe Muzakes eshte: Me mire te shuhemi fare si komb se sa te tradhetojme fene e te pareve!
Eshte pak e veshtire per shqiptare te pafe te shekullit te XXI te kuptojne fjalet e tyre. Megjithate une po perpiqem qe te ta shpjegoj aq sa mundem dhe aq sa e kuptoj edhe vete. Nese shqiptaret nuk do t'i kishin pritur turqit me lufte, nese do te ishin shumuar, pasuruar e konvertuar te gjithe ne Islam, ne sot nuk do te ishim "shqiptare" do te ishim "arnavude". Pra nuk do te kishim me sy e faqe qe te pretendonim se "jemi pasardhes te denje te epiroteve". Pra do te ishim tjetersuar nga nje popull epirot ne nje popull te ri hibrid, me nje fe tjeter, me nje kulture tjeter, me nje shoqeri tjeter qe nuk trashegon asgje nga te paret e tyre te mesjetes, absolutisht asgje.
Vete identiteti shqiptar i ngjizur i shekullit te XIX nuk eshte gje tjeter vecse nje identitet hibrid. Rilindasit shqiptare nuk mund ta kthenin dot kohen prapa, ata duhet te shpetonin ate cfare kish mbetur nga trashegimia e te pareve tane te mesjetes. Pra "identiteti shqiptar" nuk eshte gje tjeter vecse nje kazan i madh supe ne mes te Ballkanit ne te cilin jane perzier shume raca, shume kultura, shume tradita. Ne nuk na pelqen ta veme theksin tek perberesit e supes ne kazan, ne na pelqen ta veme theksin tek emri i supes, "supa shqiptare".
Dhe vete "identiteti shqiptar" perben nje paradoks te madh per te gjithe te huajt qe kane rene ne kontakt me shqiptaret: nga nje ane pretendojme se jemi pasardhes te denje te fisnikerise mesjetare epirote, e nga ana tjeter shumica e shqiptareve sot nuk trashegojne absolutisht asgje prej tyre. Kete paradoks une e quaj "paradoksi i nje flamuri bizantin ne doren e nje shqiptari mysliman/katolik/ateist".
Nese nuk e ke lexuar te plote ne anglisht apo italisht amanentin e Muzakes, duhet ta lexosh pasi ai eshte testamenti me i plote i mesjetes per ne shqiptaret. Atje do te mesosh shume gjera, mbi te gjitha do te mesosh mbi FRIKEN NDAJ PERENDISE qe Muzaka e shpreh hapur. Ai ben me faj "mekatet tona dhe te grekerve" per renien e Konstandinopojes ne duart e otomaneve dhe tragjedine qe ra mbi popullin shqiptar. Pra ai luften nuk e shikon ne planin e ngushte njerezor, e shikon ne planin shpirteror.Thjesht mua ky amanet po me le pershtypjen si thirrje per krijimin e nje populli servil
Aleksander Stavre Drenova ne himnin tone kombetar e shpreh po te njejtin kendveshtrim 5 shekuj me vone:
"...
Se Zoti Vete e tha me goje,
se kombet shuhen permbi dhe,
por Shqiperia do te rroje,
per Te, per Te luftojme ne."
Perseri, mbrojtja e popullit nuk i atribuohet njerezve e luftes, i atribuohet Zotit. Dhe me e bukura eshte se edhe ne himnin tone kombetar, Shqiperia nuk shihet si nje "komb" por si nje popull i shenjte i mbrojtur nga Perendia. Gjithe himni yne kombetar, ashtu edhe si flamuri eshte i mbushur terminologji fetare: Zoti, shenjtor, flamuri bizantin. Aqsa rregjimi komunist i Enver Hoxhes arriti deri atje sa i krasiti strofat e himnit dhe ndryshoi "shenjtoret" ne "deshmore" qe ta bente himnin te pranueshem edhe per shoqerine komuniste shqiptare.
Identiteti epirot ishte i ngritur mbi ruajtjen e tradites/fese se te pareve. Identiteti shqiptar, ne mungese te trashegimise se tradites/fese se te pareve, e ve theksin tek "toka" dhe "gjuha". Ne fakt, ka me shume shqiptare qe jetojne jashte kufijve shqiptare se sa brenda tyre, bile ka nga ata shqiptare qe nuk flasin me gjuhen shqipe, por per asnje moment ata nuk kane braktisur identitetin epirot te te pareve te tyre.
Albo
Krijoni Kontakt