
Postuar mė parė nga
chino
Shume e sakte.
Shkoza ka perpire leksionet e mesimdheneseve turq, te cilet kombin e definojne nepermjet te fese. Prandaj nuk pranon qe nje musliman mund te jete poashtu sllav.
Por edhe pohimet tjera te tij jane te pasakta. P.sh. pohimi se Islami paska nderprere asimilimin e boshnjakeve ne sllave. Kjo nuk eshte e vertete. Sepse edhe pas islamizimit te boshnjakeve nuk u nderpre procesi i sllavizimit te tyre. Ata edhe me tej vazhduan te jene poaq sllave sa ishin edhe me pare. Gabimi thelbesor i Shkozes eshte se mendon se muslimani nuk mund te jete sllav. Sipas tij nje serb apo kroat do te behej josllav, nese i fal 5 vakte, sunetohet, nuk han mishin e derrit, nderton xhami, e keso gjera. Rrotullo nga te duash, tek Shkoza del i njejti defekt: Ai i definimit osman te kombeve, te cilin e pershkrove edhe ti me ate formulen me shenja matematikore.
Ky defekt rrenjen e tij e gjen ne Kuran, i cili njerezit ndan poashtu ne muslimane dhe jomuslimane. Pernga perspektiva e nje besimtari musliman kjo duket keshtu:
Vet "Zoti" (Allahu) ndan njerezit ne muslimane dhe jomuslimane. Ai i cmon te paret, ndersa nencmon te dytet. I cmon te paret mbi cdo popull tjeter qe nuk eshte musliman. I nencmon te dytet me shume se cdo popull tjeter musliman.
Keto informacione i vijne besimtarit musliman nga Kurani. Dhe kur ne Kuran shkruajne gjera te tilla, atehere besimtari musliman per te ndjere dashuri apo respekt per nje popull jomusliman, duhet te kundershtoje vet Allahun. E njejta vlen per te ndjere dashuri e respekt per nje pjese te kombit te tij jomuslimane, sic eshte rasti tek neve shqiptaret, qe kemi pjese te kombit jomuslimane. Prandaj nje besimtar musliman (shqiptar) eshte i "urdheruar" nga Allahu te cmoje me shume boshnjakun, turkun, arabin, goranin musliman, sesa shqiptarin jomusliman. Ketu eshte e keqja perfundimtare dhe njekohesisht motivi qenesor i njerezve si Shkoza qe bejne tere kete rremuje per te deklaruar boshnjaket para njerezve si une me besim nenminimal ne Islam si ilire, si vellezer te shqiptareve. Pra tenton te beje spagat ne mes te urdherave te lartpermendur te Allahut ne njeren ane dhe te mendimit kombtar/patriotik ne anen tjeter, sepse e ka kuptuar, se Islami duhet te mbeshtjellet patjeter me "patriotizem" po deshi te mbijetoje edhe nje kuart-shekulli si fe e perkrahur nder shqiptaret. Kjo ne syte e nje besimtari te vertete musliman eshte mekati/pervertimi me i madh i fjaleve te Kuranit. Sepse ne kete menyre Kurani/Islami iu shitet shqiptareve si dicka, cfare Kurani/Islami definitivisht nuk eshte. Islami ne kete menyre ekzistencen e tij nder shqiptaret deshoron ta bazoje ne mashtrim. Fakti qe perdoren mjete mashtruese per te mbrojtur ekzistencen e Islamit nder shqiptaret, flet romane per gjendjen e kesaj feje ne popullin shqiptar, flet romane se si ndjehen imamet dhe perkrahesit e tyre sot ne trevat shqiptare, flet per nje lufte (intelektuale) per ekzistence te Islamit ne trojet shqiptare. Vetem ne kete menyre mund te kuptohet pse nje musliman shqiptar si Shkoza thyen Kuranin duke e deklaruar Islamin si mbrojtes te ndonje gjeje tjeter qe nuk eshte muslimane apo qe nuk definohet sipas fese, pra kombin.
*
Krijoni Kontakt