-
Vexhi Ibrahim Buharaja (1920-1987)
Mexhid YVEJSI, Gjakovė
VEXHI IBRAHIM BUHARAJA
(1920-1987)
Vexhi Buharaja njė figurė e shquar nė shumė lėmi, njė intelektual i veēant nė Shqipni, besimtar, atdhetar, dijetar, poet, pėrkthyes, shkrimtar, historian, studiues, hulumtues, njohės i dhjetė gjuhėve, gjuhėve kryesore Lindore e Perėndimore
Lindi me 12 Maj 1920, nė mahallėn Murat Ēelepi nė Berat. Rrjedh prej njė familje intelektuale, me trashėgimi tė pasur fetare, kulturore, atdhetare. Babai i tij, Ibrahim Efendi, ishte hoxhė, myderriz, atdhetar, si edhe gjyshi i tij, Ismail Efendi, qė tė dy, burra tė pėrmendur pėr dituni, nė Berat e nėpėr Shqipni
Mėsimet fillestare i kreu nė vendlindje, nė Berat. Menjėherė e vazhdoi shkollimin nė Medresėn e Pėrgjithshme nė Tiranė, ku nė vitin 1940 ka diplomuar, ishte njė nga studentėt mė tė dalluar
Posa diplomoi, nė moshėn 20 vjeēare, u punėsue nė redaksinė e revistės Kultura Islame, e pėrmuejshme fetare, ditunore, artistike, letrare, organ i Komunitetit Musliman Shqiptar nė Tiranė.
Nė vitin 1944 u largue nga Tirana, pėr shkak tė rrethanave tė vėshtira tė luftės dhe qėndroi nė vendlindje, nė Berat, tek familja e tij.
Me ardhjen e komunistėve nė pushtet, nėntor 1944, pėr pak kohė punoi nė Berat si referent nė Shtėpinė e Kulturės. Njė ditė, nė vitin 1946, komunistėt e pa fe, pa Zot, pa atdhe, e burgosin, duke e akuzue se bėnte propaganda kundėr qeverisė, qeverisė komuniste tė Shqipėrisė
Pasi doli nga burgu, edhe pse ishte nė liri, si ish i burgosur politik ende konsiderohej prej udhėheqėsve tė partisė si armik
U detyrue edhe punė tė rėnda fizike me punue vetėm sa pėr tė mbijetue
Vexhi Buharaja, ky njeri i rrallė, tė gjitha vėshtirėsive ju bėri ballė. Ky njeri i madh, poet, pėrkthyes, shkrimtar, historian, orientalist, studiues, hulumtues, u pranue nė punė si mėsues
!
Nė vitin 1965 e pranuen nė Sektorin e Historisė sė Mesjetės, pranė Institutit tė Historisė nė Tiranė. Vexhi Buharaja me punėn e tij hulumtuese, kėrkimore shkencore dha rezultate madhėshtore. Puna qė bėri nė Institutin e Historisė ia zbuloi shumė fshehtėsi tė Shqipėrisė
Vexhi Buharaja me punėn e tij kėmbėngulėse, kėrkimore, studiuese, hulumtuese, sistemuese, i mblodhi, i tuboi i pėrktheu shqip, i transkriptoi rreth treqind mbishkrime turko-osmane-arabe, me vlerė tė madhe. Duke u mbėshtetur nė kėtė material, ai ka shkrue studimin me titull: Mbishkrimet turko-arabe nė vendin tonė si dėshmi historike, tė cilėn e ka lexue si kumtesė nė Konferencėn e Dytė Shkencore tė Studimeve Albanologjike, qė i zhvilloi punimet nė Tiranė, mė 12-18 janar 1968
Ka pėrkthye njė varg pėrkthimesh tė tjera qė i pėrkasin periudhės sė Rilindjes Kombėtare Shqiptare, siē janė aktet dhe memorandumet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, manifestin
Ujanallem (Tė zgjohemi) 1899, hartue nga Dervish Hima, letėrkėmbimin e tij me dr.Ibrahim Temon, i pėrbėrė prej 64 letrash, qė pėrfshihet nė vėllimin e tretė (1900-1908) Rilindja Kombėtare Shqiptare.
Vexhi Buharaja, pėrveē dokumenteve historike, ka pėrkthye nga gjuha turke e perse edhe vepra tė tjera shkencore dhe letrare. Ka pėrkthye veprat shkencore tė Hoxha Hasan Tahsinit, rektori i parė i Universitetit tė Stambollit, dramėn Besa tė Sami Frashėrit, Shahnamenė e poetit tė madh tė Persisė, Firdeusit, pėrmbledhjen poetike Tahajjulat (Ėndėrrimet dhe Katėr stinėt tė poetit Naim Frashėri. Kėto vepra tė pėrkthyera nga Vexhi Buharaja janė vlerėsuar si perlė nė letėrsinė artistike shqiptare.
Ka pėrkthye nga persishtja veprėn Gjylistani dhe Bostani tė poetit tė madh persian, Saadi Shirazi (1203-1291), i krahasuar me Shekspirin, madje i mbiquejtur Shekspiri i Lindjes. Prof. Eqrem Qabej kur e lexoi Gjylistanin e vlerėsoi jo vetėm tekstin e shqipėruar, por edhe studimin hyrės dhe fjalorin pėrkatės enciklopedik tė pėrbėrė prej 110 zėrash qė shoqėrojnė veprėn dhe tha:Mjaftonte vetėm studimi hyrės, shėnimet sqaruese dhe fjalori enciklopedik qė Vexhi Buharaja tė meritonte njė gradė shkencore.
Pėrveē qindra pėrkthimeve tė dokumenteve historike, pėrveē pėrkthimeve tė kryeveprave letrare botėrore, pėrveē pėrkthimeve tė veprave shkencore, Vexhi Buharaja ka shkrue e botue edhe punime, studime historike, filozofike, islamo-mistike si Lufta e Qerbelasė, Haxhi, etj., tė cilat janė botuar nė revistėn Zani i Naltė, Kultura Islame, Njeriu gjatė viteve 1938-1944 etj
.
Nė muajin maj tė vitit 1975, Vexhi Buharaja, ky intelektual atdhetar, dijetar, njohės i dhjetė gjuhėve, gjuhėve kryesore Lindore e Perėndimore, ky poet, shkrimtar, pėrkthyes, historian, studiues, hulumtues, u pushue nga puna, u dėbue nga Instituti i Historisė nė Tiranė si njeri i padėshirueshėm!
Diktatura komuniste, qė nė vitin 1946 e arrestoi, e burgosi, e persekutoi, e pėrbuzi, e nėnēmoi, e dėnoi
dhe nė vitin 1975, pas njė veprimtarie me rezultate madhėshtore, edhe nga puna nė Institutin e Historisė kėtė shkencėtar tė madh e dėboi
Ndrroi jetė nė vendlindje, nė Berat, me 5 Korrik 1987, nė moshėn 67 vjeēare, por pas tri vjetėsh ai sikur u ringjall nė kulturėn shqiptare
Vexhi Buharaja, nė gjithė krijimtarinė e vet, nė radhė tė parė mbet poet. Nė konkursin letrar qė u shpall me 1 Janar 1942, kur ishte 22 vjeēar, ai e fitoi ēmimin e parė. E fitoi me poezinė Pėrpara Tomorrit
Ja disa vargje nga poezia Pėrpara Tomorit e shkruar nga Vexhi Buharaja, fituese e ēmimit tė parė nė konkursin letrar qė u organizua nė Tiranė, nė vitin 1942:
Zog i shpirtit tundi krahėt mbi Tomorin fluturoi!
Shpuze mallit po valvitet, trete helmin, ligjero!
Thuaja si ia thot bariu, kur dėgjon zėn e gugashit.
Shko si shkon syr i gjahtarit nėpėr udhėn e larashit,
Qesh, si qesh njė shtizė hėnė pėrmbi faqen e dėborės,
Ndrit, si ndrin njė fije ari, mu nė buzėn e kurorės...
Pas pėrmbysjes sė diktaturės komuniste nė Shqipni, menjėherė, emri dhe vepra e Vexhi Buharasė u pėrtėri, hyri nė histori
Pėr jetėn dhe veprėn e Vexhi Buharasė studiues e historianė organizuen Sesione Shkencore nė Berat e Tiranė.
Me 20 Dhjetor 1993 iu dha titulli Mėsues i Popullit (post mortum), kurse me 6 Korrik 1994, Biblioteka e qytetit tė Beratit mori emrin: Biblioteka Vexhi Buharaja.
Nė vitin 1995, historiani Ahmet Kondo, ish punonjės shkencor nė Institutin e Historisė nė Tiranė, e shkroi njė monografi me titull: VEXHI BUHARAJA, njeriu, poeti, dijetari 1920-1987, shtypur nė shtypshkronjėn SHPRESA, Tiranė, 2005, ndėrsa e botoi Shtėpia botuese EUGEN Berat, 1995.
Nė vitin 2008, nė Tiranė, u botue libri me titull: Vexhi Buharaja pa mite e mjegull shkruar nga Yzedin Hima, me tė cilėn autori mbrojti me sukses gradėn shkencore Master nė fushėn e studimeve letrare, pranė Departamentit tė Letėrsisė nė Universitetin e Tiranės
Poeti nga Fieri, Pėrparim Hysi, e ka thurrur bukur njė poezi, qė i kushtohet jetės, veprės, vdekjės dhe lavdisė sė tij:
VEXHI BUHARAJA *
O Vexhi Berati, Vexhi Buharaja!
Pse mė dukesh vallė, mė i lartė se kalaja?!
Ishe aq i ditur si njė erudit
Pėrmbys seē rrije mbi enciklopeditė.
Kopshti ku "kullosje" pėr ty qe Orienti
Si qikllop xhindosej, keqas Polifemi**
E tė maskarojė, e tė pėrēudnojė
Thuaj se dituria jote keqas e verboi.
Ti s'e ule kokėn; eremit Kur'rani
Fryt i punės tėnde na qe "Gjylistani"
Sa vepra tė tjera qė mbetėn me kyē
Sa dhe "Shahnameja" dritėn s'e pa hiē ***
Ty qė qe i ditur (tė presė veē fatura)
Me tė tillė biēimė mbushur diktatura.
Ike para kohe se tė vranė krenarinė
Por i gjallė, mes tė gjallės, ti e ke lavdinė.
*Njohėsi mė i mirė apo i vetmi i persishtes
**Enver Hoxha
***vepėr e Firdusit qė s'u botua.
15 shkurt 2003
-------------------------------------------------------------------------
Tė gjitha kėto lėvdata, e shumė tė tjera qė nuk u pėrmendėn, dėshmojnė pėr vlerat e Vexhi Buharasė, njeri besimtar, dijetar, atdhetar, shkenctar
Nė varrin e Molierit (1622-1673) francezėt kanė shkruar kėtė epitaf:
Lavdia e tij ska nevojė pėr lavdin tonė, por lavdia jonė ka nevojė pėr te.
Amin! Ashtu qoftė! Ashtu u baftė!
Mexhid YVEJSI, Gjakovė
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt