Hormonet Mund t’i Dallojnė Gjinitė
Hipotalamusi ndėrmerr hapat e parė tė nevojshėm qė tė sjell meshkujt dhe femrat nė fazėn e pubertetit duke dėrguar Gn-RH hormonin (duke liruar – Gonadtropinėn) nėpėrmes qarkullimit tė gjakut te gjėndrra e hipofizės. Gjėndrra e hipofizės fillon funksionin e saj me urdhėr nga hipotalamusi dhe fillon tė dėrgoj hormone tė cilat aktivizojnė organet riprodhuese. Kėto janė LH (luteinizing) hormoni dhe FSH hormoni (stimulojnė folikulin). Secila nga kėto hormone sekretohen (tajiten) te meshkujt dhe te femrat, por efekti i tyre ėshtė i ndryshėm.1


Hipotalamusi nė bashkėpunim me lobin e pėrparėm tė gjėndrrės sė hipofizės dhe testiseve shkakton prodhimin e spermės te mashkujt (majtas). Prodhimi i hormonit te femra (djathtas) pėrfshin hipotalamusin, gjėndrrėn e hipofizės dhe vezorėt. Kėto veprime biokimike tė veēanta te meshkujt dhe te femrat demonstrojnė ekzistencėn e njė ndėrtimi dhe plani intelegjent.
Pėrkundėr faktit qė tė njejtat hormone sekretohen (tajiten) te meshkujt dhe te femrat, ėshtė shumė befasuese se ēfarė ndryshimi tė plotė kanė efektet e tyre. P.sh. FSH hormoni te femrat stimulon prodhimin e vezės; te meshkujt, i njejti hormon stimulon prodhimin e spermatozoidit. Te femrat hormoni LH kujdeset qė veza tė lėshohet nė rrugėn e saj nė mitėr dhe qė hormoni tjetėr i quajtur progesteron tė sekretohet (tajitet) nga sistemi riprodhues i femrės. Progesteroni shėrben qė mitra tė pėrgatitet pėr frytin. I njejti hormon kryen njė funksion plotėsisht tė ndryshėm tek meshkujt, ku stimulon qelizat qė tė sekretojnė (tajisin) hormonin testosteron. Testosteroni prodhon karakteristikat e mashkullit dhe kujdeset pėr prodhimin e spermės.
Sigurisht qė ėshtė interesant qė hormone tė njejta qė prodhohen nė trupa tė ndryshėm sipas formulave tė njejta tė shkaktojnė rezultate plotėsisht tė ndryshme nga njėra tjetra.
Kur njė hormon sekretohet (tajitet) nė trupin e mashkullit, e di qė i pėrket mashkullit dhe bėn ndryshimet e duhura. P.sh. testosteroni bėn zhvillimin e muskujve nė trupin e mashkullit, e bėn zėrin mė tė thellė dhe mjekrrėn tė rritet.
Hormoni i njejtė sekretohet (tajitet) nė trupin e femrės sipas formulės sė njejtė por, te femra, shkakton rezultate plotėsisht tė kundėrta. Hormoni qė i jep njė zė femėror femrės dhe njė zė mashkullor mashkullit dhe rregullon zhvillimin e trupit duke u bazuar nė gjini, ėshtė njė hormon qė di tė dallojė nė mes tė anatomisė dhe metabolizmit tė mashkullit dhe tė femrės. Fakti qė njė hormon posedon njohuri tė tillė domethėnė qė ai ka intelegjencė dhe qė ai ka pranuar udhėzime.
A nuk vėshtruan ata pushtetin e qijeve dhe tokės dhe asaj ēka ka krijuar All-llahu, dhe tė shofin se afati i tyre i caktuar ėshtė afėr? Ata qė mohojnė kėtė, nė ēfarė shpallje tjetėr do tė besojnė?
(Kur'an, 7: 185)
[LEFT]Shumė njerėz nuk dijnė rreth ndikimit tė hormoneve nė organet riprodhuese tė mashkullit dhe tė femrės, ndėrlidhjet nė mes tė qelizave apo se si funksionet e trupit vendosen nė veprim. Ata nuk kanė ide pėr zinxhirin komandues tė trupit, dėrgimin dhe pranimin e mesazheve, qė zhvillimi i trupit varet nga kėta urdhėra, dhe qė pengesa mė e vogėl nė fuksionimin e sistemit mund tė sjell pasoja fatale, e as qė kanė kontrol mbi kėto funksione. Nuk ėshtė aspak e pazakonshme pėr njė person i cili nuk ka pasur ushtrime tė veēanta nė kėtė fushė tė mos ketė njohuri pėr kėto gjėra por fakti qė njė grup molekulash ka kėtė njohuri ėshtė i habitshėm.
ADN-ja pėrmban tė gjitha informatat lidhur me njeriun dhe gjendet nė bėrthamėn e ēdo qelize tė pėrafėresisht 100 trilion qelizave nė trupin tonė. Brenda njė qelize, ADN-ja ėshtė e organizuar nė proteinė tė dendur ADN komplekse e quajtur kromozome. Nė ilustrim djathtas, shifet se si kromozomet janė tė paketuara nė qelizė. Ky dizjan nė ADN ėshtė njė nga shembujt mė tė mirė tė krijimit nė mėnyrė perfekte nga Zoti.
Si hormonet, me stukturat e tyre molekualre qė pamė, erdhėn nė ekzistencė dhe mbartin informata kimike? Si ndodh qė nuk janė tė kėnaqura vetėm me njohjen e metabolizmit tė trupit, por secila sikur njė kimist, edhe e pėrdor njohurin qė e posedon duke e adresuar atė nė fushat e trupit ku ėshtė e nevojshme? Si i dirigjojnė qelizat e tjera qė tė prodhojnė hormonet e nevojshme nė kohėn kur ato nevojiten? Si mundet njė masė e pavetėdijshme e molekulave tė ketė intelegjencė pėr tė bėrė tė gjitha kėto gjėra? ėshtė e kuptueshme qė molekulat e quajtura hormone nuk mund t'a kenė kėtė inteligjencė. ėshtė e qartė se tė gjitha kėto procese nuk u formuan nga rastėsia nga ndonjė veprim tjetėr i rastėsishėm.
ėshtė vetėm njė sqarim pėr kėtė: proceset biokimike nga tė cilat meshkujve dhe femrave iu ipen karakteristikat e tyre tė ndara, paraqesin ekzistimin e njė plani dhe ndėrtimi tė qėllimtė. Ky ndėrtim ėshtė puna e intelegjencės supreme tė Zotit. Atė qė duhet t'a bėj njeriu ėshtė qė tė mendoj thellė pėr kėtė art pa tė meta dhe t'i nėnshtrohet Zotit I Cili ėshtė sundimtari i ēdo gjėje.
>>>
Krijoni Kontakt