Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-05-2008
    Postime
    104

    Mësimi i gjuhës shqipe te femijët e emigrantëve Shqiptarë në Nea Redhesto të Greqisë

    http://www.tokajone.com/?p=489


    Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë “Nënë Tereza” ka pasur dhe do të ketë në qënder të vëmëndjes mësimin e gjuhës shqipe tek femijët e emigrantëve Shqiptarë ne Greqi.

    Përpjekjet e saj do të shtrihen tej e më tej përderisa ka mësues qe kanë dëshiren e zjarrtë t’u mesojnë femijëve gjuhën e nënës Shqipëri, përderisa ka prindër që digjen për të ndihmuar femijët, përderisa ka nxënes qe kanë etje për të mësuar më shumë për rrënjët e tyre… Data 18 shkurt i këtij viti shënoi fillimin e një sezoni tjetër mesimor për mësimin e gjuhës shqipe tek femijët e emigrantëve Shqiptarë.

    Këtë herë mësimet do të ndihmojnë femijët e emigrantëve që jetojnë e punojnë në fshatin Nea Redhesto të bashkisë së Thermit, në Selanik. Në këtë ditë, të gjithë të emocionuar, nisëm οrën e parë të mësimit të gjuhës shqipe. Dëshira për njohuri më të shumta në gjuhën e nënës ishte e madhe dhe femijët Shqiptarë vinin me shumë dëshirë të madhe. Të gjithë ndiheshim më të lumtur e më krenarë për identitetin tonë. I vëzhgoja femijët në oborrin e shkollës qe nuk kishin më ndrotje të thonë se janë Shqiptarë, nuk hezitonin më të flisnin shqip. Në të njëjtat banka ku ata mësonin gjuhën greke, angleze etj, tashmë mesojnë edhe shqip. Por e drejta e femijëve te emigrantëve shqiptarë për të mësuar gjuhën amtare i bën disa nga autoritetet vendase të reagojnë në mënyrë të papëlqyer ndaj nesh dhe femijëve tanë. Po përse? Askush nuk përgjigjet haptazi! Është e drejta e çdokujt të mesojë gjuhën e tij! Është e drejta e femijëve tanë të mesojnë shqip, të mësojnë gjuhën e gjyshërve e të stërgjyshërve të tyrë. Rrethanat e krijuara na bënë qe t’i nisim më vonesë mësimet e gjuhës shqipe për femijët e Nea Redhestos, por për katër muaj arritëm të mbarojmë librin e abetarës me dy orë mësim në javë (16.00- 17.00, çdo të martë dhe të enjte), pa lënë asnjë ditë.

    Femijët nuk munguan edhe kur kishin pushime; dëshironin të vazhdonim mësimet e gjuhës shqipe. Keshtu i a dolëm mbanë që më 22 qershor të kurorëzojmë vitin e parë të të mësuarit shqip në Nea Redhesto. Sa të lumtur e ndiej veten kur në rrugë prindërit më ndalojnë e më thonë “Sot në telefon u kemi lexuar gjyshit dhe gjyshes shqip…”. Ata ndihen të lumtur që edhe nipërit e mbesat e tyre rnësojne shqip. Po a janë të gezuar vetë femijët? Unë mendoj se po. Një nxënësi imdhjetëvjecar pohoi përpara nxënësve: “Gjuha jonë është e bukur sepse në Shqipëri flasim të gjithë shqip. Atje gjyshi e gjyshja nuk dinë as greqisht e as anglisht”. Sa e sa femijë Shqiptarë në gjithë Greqinë duan të mësojnë të lexojnë e të shkruajnë në gjuhën tonë. Sa mirë do të ishte që në çdo shkollë të mësohej edhe shqip. Por në mungesë të grupeve mësimore të gjuhës shqipe mendoj se familja luan një rol shumë, shumë të rëndësishëm. Po të flasim shqip në familje, femijët tanë nuk do të veshtirësohen për të mësuar të shkruajnë e të lexojnë në gjuhën shqipe.Të vjen keq kur takon ne rruge një femijë shqiptar i cili nuk mund të të përgjigjet në gjuhën shqipe dhe kështu ul kokën i zënë në faj.

    Të vjen keq kur mendon se gjuha jonë nuk ka nxitjen e duhur tek brezi i ri, gje të cilën e kanë në dorë prindërit Shqiptarë. Para ca muajsh në një librari takova një zoteri rreth të 70-ve. Më kuptoi se isha e huaj dhe më pyeti: “Skiptare je?”- Po! – iu përgjigja. “Unë kam lindur në Australi por skip kam mësuar nga gjyshi që e kisha skiptar”. Nuk më hiqet nga mëndja ai zoteri i lindur dhe i rritur aq larg Shqipërise dhe që fliste shqip me aq ëndje. Po femijet tanë pse ta humbin atë?Duke shpresuar që një gjë e tillë të mos ndodhë kurrë, bëj thirrje që në shtator të mblidhemi për të vazhduar më tëj me dëshirë e vullnet mësimin e gjuhës sonë të bukur. Falenderojmë të gjithë ata që e duan gjuhën shqipe ashtu siç duan të afermit e tyre!Pushime të mbara në Atdhe!

    DEFRIME BAJA

    Mësuese pranë Shoqatës së Emigrantëve Shqiptarë “Nënë Tereza”.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Luftëtari1444 : 03-08-2009 më 06:16

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Urime, Urime, Urime!

    Dhe dikush duhet t'ju heqi veshin dhe vemendjen katundarkave shqiptare qe jetojne jashte shtetit, dhe e quajne emancipim te folurit ne shpi vetem ne gjuhen e vendit ko ata/ato jetojne. Si fillim te merremi me fshatarkat/injorante te Greqise them une.
    Without deviation from the norm, progress is not possible

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •