Njeri jam unë, si gjithë të tjerët,
Jap dhe marr pak dashuri,
Po sot më iku mëndja herët,
Thatimen mora në poezi.
Ruaju se keto ,,thatimet''jane te rrezikshme mik i nderuar..
Ju lumt penda i nderuar,me fale per pak shaka...
Njeri jam unë, si gjithë të tjerët,
Jap dhe marr pak dashuri,
Po sot më iku mëndja herët,
Thatimen mora në poezi.
Ruaju se keto ,,thatimet''jane te rrezikshme mik i nderuar..
Ju lumt penda i nderuar,me fale per pak shaka...
Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.
Nëse, Nëse..
Një shtërngim duarsh,një buzëqeshje,
Vapa ulet me pesë gradë.
Po i zbulove të gjitha heshjet,
Je ti dhe unë në një baladë.
Një puthje buzësh pa dorashka,
Vapa ulet me dhjetë gradë,
Nëse më qahesh dhe t'u qafsha,
Duhet pa tjetër një rrokadë.
Nëse më qas dhe pak më afër,
Vapa zhduket, vjen pranverë,
Hëna që është gjysëm drapër,
Të plotë e kthejmë menjëherë.
Nëse,nëse më fut në zemër,
Atë qeli mos e hap kurrë,
Vapë do kemi veç në ëndërr,
Gradët i komandoj unë.
Buzë liqenit ndodhem sonte
Buzë liqenit ndodhem sonte,
Me një grua bukuroshe,
Në vesh diçka po më thoshte,
Nga llafet e kësaj moshe.
Si fëmijë qeshnin fytyrat,
Zemrat rrahin, si një dallgë,
Eksplorojmë të gjitha ngjyrat
Dhe me fjalë shërojmë çdo plagë.
Bashkë me ne qesh dhe liqeni,
Dallgët po krihen mb i supe,
Rrimë e rrimë e diçka themi,
Mosha sjell edhe pak huqe.
Po nga huqet ne rinohemi,
Çelim si një manushaqe,
Afër më afër afrohemi,
Buzë më buzë,faqe më faqe.
Freskinë që dhuron natyra,
Ma shton dhe kjo trëndelinë,
I qesh dhe më qesh fytyra,
Kur flasim për dashurinë.
Njëzetë e shtatë,vite me radhë,
Asnjë petale nuk u vyshk,
Rri e rri e puth në ballë,
Është flori e s'pranon ndryshk.
Sy më sy,buzë më buzë,
Si liqeni me shkëmbinjtë,
Flokët ja dredh, si tërkuzë,
Ja puth,ja përkëdhel gjinjtë.
Një e urtë,një lozonjare,
Liqenin e ndezi flakë,
I them mos ki merak fare,
Nisja nga fillimi prapë.
Fund nuk paska dashuria,
Është vërtetë një det i gjërë.
Po kur të vjen pleqëria,,
Si qymyr mund të të zërë.
Mjelmë liqeni
Një mjelmë liqeni,Pogradecare,
Më kërcënoi : Do të të puth !
U drodha unë si fletë arre,
U drodh liqeni u kthye rrudh'.
Më kërcënoi ashiqare,
Në mes të turmës në liqen,
Jam Malëshovit nuk e njof fare,
S'di çfar kërkof,çfar e gënjen?!
Kjo simpatike e panjohur,
Si peshk koran më ndjek nga pas.
I them nga puthjet jam i lodhur,
I them e vë buzën në gaz.
Po nuk heq dorë nga marrëzitë,
Më kërcënon në çdo sekont.
Nga do që shkoj më del në pritë
E tëra është hedhur në front.
Ky kërcënim një luftë e hapur,
S'do ta harroj sa të kem jetë.
Kjo mjelmë liqeni ,s'më shef të plakur,
Në mes të turmës thërret : Poet !
Thërret e thotë : Ke puth në vargje,
Pogradecare jo e jo.
Ndaj sot miellin e ke në magje,
Dhe do të puth me domosdo.
Më zuri ngushtë,s' kisha nga veja
I thashë të puth në poezi.
Se aty më vjen shpesh mideja,
Se aty bëj unë badërdi.
Dakort më tha tërhiqem unë,
Nëse më puth në poezi.
I tëri djersë,çurkët si lumë,
Dhe thoshja : A ka Perëndi !
Një mjelmë liqeni,Pogradecare,
Më kërcënoi : Do Të të puth !
Po flas me vete :Në je beqare,
Puthëm ,moj puthëm se do të zbus.
M'u trëmb një mike
M'u trëmb një mike nga një puthje,
Një puthje rozë,pak përmbi buzë.
Më kërcënoi : Largohu tutje !,
Se jam e djegshme,kthehem shpuzë.
Unë puthë shumë embël,më besoni,
I kam dy buzkat si mëndafsh,
Nëse mendoni t'i provoni,
Kurrë mos e humbni këtë rast.
Se rastësitë vinë fare rrallë,
Të bëjnë mbret dhe perandor,
Kjo bukuroshe me sytë e bardhë,
S'di pse u trëmb nga një dashnor.
Dashnor i butë si vetë Përmeti,
Që aromon veç borzilok,
Avash moj zoçkë,s'u kiameti,
Të putha ëmbël si një shok.
M'u trëmb një mike nga një puthje,
Një puthje vargu poetik,
Unë shpirtin tim e ktheva lutje,
Buzët e tua në lirik.
Ilaçi i zemrës
Më shumë se të askënd nuk dua,
Jam i kënaqur pa kufi.
E dua unë dhe më do mua,
Ajo që quhet : Poezi !
Ilaçi i zemrës,mushti i saj,
E pi me fund dhe pa ndalesë,
Me të gëzohem dhe me të qaj,
Me të heshtë dhe bëj protestë.
Në poezi i bëj të gjitha,
Një botë të tërë e kthej përvete.
Në arë nuk lë të gjallojnë plisa,
Manushaqen mbjell në Mbrete.
Aty sikletet më largohen,
I tëri kthehem një fëmi.
Me mijra vajza dashurohem,
Vdes dhe ngjallem përsëri.
Aty bërtas e i zgjoj honet,
Natyrës trishtimin ja heq.
Aty bëj nderet dhe zakonet,
Aty gabimet zë i ndreq.
Aty më pret shpata dhe gurë,
Fjala rrufe dhe vetëtimë,
Mbi dete ngrej kala dhe urë,
Aty bëj shokë dhe Perëndinë.
Më shumë se të askënd nuk dua,
Hero të jem në poezi.
Me gërma nga koka në thua,
Të shkruhet emri im : NJERI !
Ja tek më ke
Ja tek më ke,pse s'më sheh fare,
I ke ngulë sytë fare gabim,
S'ke pse të bëhesh mëkatare,
As të më duash me çdo çmim.
Si një pikturë rri në dritare,
Dritaren time s'e shikon,
Sa naze paske moj beqare,
Po s'e kupton se sa gabon.
Do ti heq muret në pallat,
Ndoshta kështu shikon më mirë.
Me sytë e mi do të zë mat,
Që të më duash me dëshirë.
Nëse dhe kaq nuk të mjafton,
Ma thuaj ti çfar të bëj unë,
Për dashurinë të jap leksion
Edhe kur ti të jesh në gjumë.
Ja tek më ke,s'ke pse më humb,
Një ajër thithim që të dy,
E di këtë s'e quaj fund,
Por s'di se çfar e quan Ti ?!
shigjeta (22-09-2013)
Të ruaj si dy sytë e ballit
Të ruaj si një gjë e rrallë,
Sa ti as mundesh ta mendosh,
Sa të kem frymë,sa të jem gjallë,
Shpresoj tek mua të besosh.
Të ruaj si një xham kristali,
Se mos më biesh dhe thërmohesh.
Nëse ndjen gjë dhe të merr malli,
S'ke pse rri larg,mund të afrohesh.
Të ruaj si thesaret shteti,
Të gjitha shqisat në përgjim.
Aty memoria veten gjeti
Dhe për ty thotë ka bërë zbulim.
Të ruaj si dy sytë e ballit,
Më shumë se kaq s'di çfar të bëj.
Nëse vazhdon ti shmangesh mallit,
Ky malli im ku të të gjëj ?!
E dashura ime
E dashura ime zbukurohet çdo dit,
Në çdo stinë aromon si manushaqe.
Unë e puth 365 ditë në vit,
Në buzë,në gushë ,në faqe.
E dashura ime nuk do plaket kurrë,
Ajo do ngelet e re siç e njojta unë.
Ajo m'i ngren vlerat,ajo më quan burrë,
Aty dhe ndjenjat e kanë rrjedhën lumë.
E dashura ime ka shpirt perëndie,
Ajo dhuron veç mirësi.
Mbi zemrën time shëtit si një hije,
Si shpend fluturus të kërkon liri.
E dashura ime është gruaja ime,
Më shikon dhe e shikoj në dritë të syrit.
Pa e zmadhuar,rregullatore klime,
Ngrohtësia ime në mes të gjirit.
E dashura ime zbukurohet çdo dit,
I xhelozon mbrekullitë e botës.
E lindi njëra nga perënditë,
Dhuratë,për të mos i vënë rreth kokës.
Krijoni Kontakt