Close
Faqja 33 prej 33 FillimFillim ... 23313233
Duke shfaqur rezultatin 641 deri 652 prej 652
  1. #641
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: "Të krihem në sytë e tu"

    Më shumë dashuri

    Më shumë buzëqeshje, sot do të dhuroj
    Dhe tufën me lule, gati t'a kam bërë.
    Si adoleshentë do të përqafoj
    Le të hapet zemra, si një det i gjërë.

    Më shumë dashuri kam për të të dhënë,
    S'kam përse t'a mbaj,s'kam se kujt t'ja jap.
    Dhe nëse më shpon si ndonjë gështënjë,
    Nga gjëmbat e tua kurrë nuk më del gjak.

    Unë kështu vendosa, s'kam çfar të pres më,
    Qofshim të pushtuar vetëm nga kjo ndjenjë,
    Edhe po të vdesim, themi s'ka ndodh' gjë,
    Sepse dashurinë e mbollëm si një pemë.

  2. #642
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: "Të krihem në sytë e tu"

    Veç puthëm,puthëm, di të thuash

    Veç puthëm,puthëm,di të thuash,
    Sa herë takohemi të dy bashkë
    Nuk ke arsye pse të druash,
    Ne jemi miq me kohë të lasht.

    Më puth në buzë, a ku të duash,
    Nga puthjet jo nuk bie shi,
    Me puthje bën mirë të më gjuash,
    Me buzë puthëm dhe në gji.

    Mendohem thellë pa pik arsye,
    Sikur do nisem për në luftë.
    Sikur një botë e mbaj mbi krye,
    Sikur kam tjetër një të dytë.

    Kjo ndrojtje më ka turpëruar,
    Shumë herë më ka nxjerrë huq,
    Po për ty them moj e uruar,
    Do ti them vetes mos më skuq.

    Një gjë ta them që pa filluar,
    Unë vërtet shpejt nuk hyj në rol,
    Po në se hyj, s’ka të pushuar
    Dhe nuk ta pranoj fjalën boll.

    Ndaj mendohu fare mirë,
    Vetëm puthëm të del nga goja,
    Po s’të shkriva si rrëshirë,
    Po ta them të kam puth gjoja.

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar riza2008 për postimin:

    e panjohura (11-01-2014)

  4. #643
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: "Të krihem në sytë e tu"

    Ky dimër

    Ky dimër që sa po trokiti,
    Me qetësinë e ti të fshehtë.
    Mbi male borën shpejtë e rriti,
    Si dallëndyshe krahëlehtë.

    Si i pa fajshëm më vështron,
    Nga cepi i xhamit në dritare
    Dhe errësira që zezon,
    E zbardhi bora për mbi male.

    Por unë e ti zbardhojmë si bora,
    Buzë më buzë,dimrin s’përfillim,
    Aspak nuk na dridhet dora
    Edhe pse, s’e gjejmë dot fillin.

    Engjëll ti e engjëll unë,
    Engjëll edhe dimri vet.
    Jo ky dimër s’na prish punë,
    Ngricën e shkrijmë lehtë e lehtë.

    Ky dimër që pa takt trokiti,
    Është stina e ti e ndjehet Zot,
    Dëborë e parë me zë thërriti,
    Puthe të dashurën sot e mot.

    Puthe në buzë e shkrije borën,
    Puthe në gushë e sill pranverë.
    Puthe në faqe,o puthja dorën,
    Puthe o puthe ,të quan vlerë.

    Ky dimër që sa po trokiti,
    Jo nuk e ndjej në gjoksin tënd
    Dhe pse shumëfish nën zero zbriti,
    Veç puthjen tënde mbaj ndërmend.

  5. #644
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: "Të krihem në sytë e tu"


    Dashuroj si atë herë


    Dashuroj si atë herë,
    Si ahere, bëj shëtitje.
    Bashkë e hapim atë derë,
    Njeri-tjetrin kemi pritje.

    Buzë më buzë e puthim jetën,
    E puth unë, më puth ajo.
    Shokë e mik, veç të vërtetën,
    Dashuri veç mbretëro.

    Ëndërroj e ëndërron,
    Shikoj parqe me luadhe,
    Dashuroj,më dashuron,
    Jo s’ka halle, bota e madhe.

    Buzëqesh edhe pa shkak,
    Prapë nuk më tall dashuria,
    Dashurinë e kam ortak,
    Siç ka Zotin ,Perëndia.

    Dashuroj si atë herë,
    Plot guxim e kurajoz.
    Dashurinë e quaj vlerë,
    Ndaj me ndjenjën time s’loz.

    Kush më puth e puth pa ndrojtje,
    Kush s’ më puth,ja e puth unë.
    Zemrën time kam për mbrojtje,
    Puthja ime nuk prish punë.

    Dashuroj e dashuroj,
    Vetëm thërras dashuri.
    Kush dashuron s’e mallkoj,
    Se për të do bëhem fli.

  6. #645
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: "Të krihem në sytë e tu"

    Sikur të kthehet koha e shkuar


    Nuk më ke faj,mos rri menduar,
    As ti,as unë s’bëmë mëkat.
    Dikush më tha : Je dashuruar !
    E unë i thash : Thuaje prapë !

    Një miqësi pa prapaskena,
    Brenda në shpirt,s’di ç’të të them.
    E thosha : Ti je gjaku,vena
    Dhe pak më afër të të kem.

    Këto mendime kurrë s’u shfaqën,
    Ngelën burgosur,pa gardian.
    As ti,as unë më shumë s’u qasëm
    Dhe prapë për ne qarkullon nam.

    Të mbash mëri për llafe koti,
    Këtu mes nesh lind një problem.
    Të kërkoj ndjesë si i pa zoti,
    Tani është vonë s’di ç’të të them.

    Nuk më ke faj,mos rri menduar,
    As ti, as unë s’bëmë mëkat,
    Sikur të kthehet koha e shkuar,
    Me një vështrim do të zë mat.

  7. #646
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: "Të krihem në sytë e tu"

    Sa keq !


    Sa keq kjo jetë,sa keq pa Ty,
    Kurrë s’e kisha menduar.
    Ti ike dhe s’ më pe në sy,
    Si hije e harruar.

    Sa keq vërtetë,sa keq pa Ty,
    Bota më duket djall,
    Ne ishim mirë bashkë të dy,
    Tani më vret ky mall.

    Sa keq kjo jetë,s’di ta përshkruaj,
    Ajri më është rralluar.
    S’di sytë e tu kush do t’i ruaj,
    Kush vallë është dashuruar.

    Tani po rroj pa shpresë,pa gjë,
    Si një flluskë sapuni.
    Lutem çdo orë : Mos rrofsha më,
    Kjo largësi më shkundi.

    Sa keq kjo jetë,sa keq pa Ty,
    E tëra shkretëtirë,
    Në se s’ ti shoh prapë ata sy,
    Gjithë jeta mjegullirë.

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar riza2008 për postimin:

    Enkeleu (03-04-2014)

  9. #647
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: "Të krihem në sytë e tu"

    Të luash me zjarrin


    Bashkë kemi luajtur shpesh me zjarrin,
    E kemi ndezur dhe shuar disa herë.
    Të gjallë e kemi prekur varrin
    Dhe jemi shtrirë mbi të gjatë e gjerë.

    S'kemi vënë mend,prapë ndesim zjarre,
    Po nuk e mendojmë kush do ti shuaj.
    Pa dashje futemi në valle
    Dhe themi : Zot na ruaj !

    Kjo lojë s'besoj se mund të mbaroi,
    Se askush nga ne s'e dëshiron.
    Ti më thua : Nga e para të filloi,
    Unë të them : Pse erdhe kaq von ?

    Bashkë kemi luajtur shpesh me zjarrin,
    Po çudi ky zjarr s'po na djeg.
    E kemi sharë gjithmonë të marrin,
    Po nga marrëzia po presim një shteg.

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar riza2008 për postimin:

    Enkeleu (03-04-2014)

  11. #648
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: "Të krihem në sytë e tu"

    Si ike kështu

    Si ike kështu,sa hap e mbyll sytë,
    Me shpejtësinë e dritës ike pa më thënë.
    Si s’të erdhi keq,apo ke të dytë,
    Brengën edhe dhimbjen,peshqesh ma ke lënë.

    Asgjë nuk kuptoj,truri është bllokuar,
    Dyert i ke kyçur si të ishte burg,
    S’di a e kupton një të dashuruar,
    Apo mos e di se ke pranë një murg.

    Kjo heshtje prej varri,s’di pse jeton gjatë
    Edhe më varrosi si gjë për së gjalli.
    I tëri i kthyer si një trung i thatë,
    Edhe lutem shpesh lumi të më marri.

    Por më kot kërkoj ti je arratisur
    Dhe as pak s’mendon ku jam e ku rroj,
    Tani e kuptoj paska qenë e stisur,
    E stisur dhe fjala : Ty të dashuroj !

    Kaq mjafton të them : S’ke pse kthehesh prapë!
    Se as unë nuk jam më ai i pari.
    Po të pash me sy do kthehem shtrëngatë
    Lëshoj vetëtima si shpirti një djalli.

  12. #649
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: "Të krihem në sytë e tu"

    S’ më duhet

    S’ më duhet me kë fjete mbrëmë,
    Por për çudi vet mu kujtua.
    Ishte natë nuk kishte hënë,
    Kishte veç të dashuruar.

    Ashtu si ti,pranë një të dashur,
    Si për inat të zemrës time.
    Ty të kujtoja buzë plasur,
    Në momentet më imtime.

    Rri e them më ka kujtuar,
    Siç e kujtova dhe unë.
    Largësia e vonuar,
    Dashurinë e vë në gjumë.

    Unë s’e dija ,Ti s’e dije,
    Largësia zëvendësohet.
    As nuk prisja që të vije,
    Se Ti s’di si dashurohet.

  13. #650
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: "Të krihem në sytë e tu"

    Kjo jetë nuk shtyhet pa dashuri

    U putha sot me një lastonjë.
    O Zot një bukuri e rrallë.
    E brishtë,e ëmbël dhe e njomë,
    E putha,por vetëm në ballë.

    E humba mendjen, e humba fare,
    Si namusqar u skuqa pak,
    U zverdha si nje gjeth në qarre,
    Rash si fletë në një park.

    Ajo më pyeste ashiqare,
    Unë ngela skllav në përqafim,
    Më thoshte shpesh se jam beqare,
    Po ku dëgjonte shpirti im.

    Dreqi e marrtë këtë ndjenjë fisnike,
    Fisnikëron dhe një rrebel,
    Sa mirë që s'putha vajzë nevrike,
    Se koka ikën si një gjel.

    Ja kam guxim,po kush të pyet,
    Ja s'flas me gojë,një neveri,
    Kjo jetë pa puthje,jo nuk shtyhet,
    Kjo jetë nuk shtyhet pa dashuri.

  14. #651
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: "Të krihem në sytë e tu"

    Më ke mërzitur

    Më ke mërzitur me pyetje koti,
    Sillesh me mua si të jem një bebe.
    Si një njeri i mohuar nga Zoti,
    Sikur të jem i teri vemje.

    Më ke mërzitur,më ke lodhur,
    Nga pritjet e gjata pa asnjë vlerë,
    Jam tek ty i kudo ndodhur,
    Ti më do si manekinë në derë.

    Akoma s'i ke prekur bukuritë e thella,
    S'ke mundur dot të depërtosh,
    Atje gjen gjera të rralla,perla,
    Përpiqu, sa nuk është von t'i shijosh.

    Nuk e kupton figurën e një mali,
    I lartësuar është në çdo stinë.
    Me ju marrveshje paska lidhur djalli,
    Ndaj dhe më do si një vitrinë.

    Më ke mërzitur,gati sa s'më hap luftë,
    U ktheva një dimër i egër.
    Mos harro se s'ka më të urtë,
    Harroje të më përdorësh si vegël.

    Kjo hije po kthehet në vdekje,
    Largoje para perëndimit.
    Mos u frikso nga një prekje,
    Preke madhëshitnë e një trimi.

  15. #652
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: "Të krihem në sytë e tu"

    Flladi i Natës

    Flladi i natës sa ka nisur,
    Në ballkon rri të pres ty.
    Çdo gjë tjetër e kam stisur,
    Pres të puth pak dashuri.

    Nuk më tremb aspak qetësia,
    As dhe terri këtë natë.
    Frikë kam mos lëvizi shtëpia
    Dhe s'më gjen në këtë prag.

    Frikë kam shumë nga rruga e gjatë,
    Se të lodh e të zë gjumi.
    Më lë mua në mëkat,
    Si një zall përbri një lumi.

    Jo s'e di ç'ndjell kjo qetësi,
    Prapësi apo ndjell fat.
    Helmin tënd si verë e pi
    Dhe më duket lugë me mjaltë.

    Hëna lindi mbi korie,
    Unë si qyq pres në ballkon,
    Trupin hëna zgjat për hije,
    Buza ime nusëron.

    Shikoj hënën mendoj ty,
    Drita jote zemra ime.
    Ti ke dhe një veçanti,
    Ma mbush shpirtin me zhgënjime.

    Me zhgënjime jemi rritur,
    Ti e ke në profesion.
    Boll në ballkon të kam pritur,
    Sa më nxore në pension.

    Iku hëna mbrapa malit,
    Po ndriçon në një shtet tjetër.
    Ti je një risi e djallit,
    Dashurinë e djeg si letër.

Faqja 33 prej 33 FillimFillim ... 23313233

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •