Kjo ikje......
Kaluan ditë që ti prej meje ke ikur
Ike gojëmbyllur si ushar spartan.
Ike si një hënë e ngrënë e venitur
Dhe kalove shtatë male matan.
Që prej ikjes tënde mëndia ka ngelur në atë orë,
Në atë vënd ku dielli s'quhet diell.
Lamtumira më përshëndet si një foshnjë me dorë
Dhe më degdis si një re në qiell.
Rrugët të errta nga mjegulla që s'ikën,
Ajri më vjen me aromën tënde.
Këto ditë si mjegullnajë u ulën dhe u ngjitën
Krijuan hone në shpirt dhe në mëndje.
Këtë ikje s'po e quaj përfundimtare,
As kthim të rastësishëm Jo!
Nëse ti kërkon të bëhesh mëkatare,
Ma thuaj dhe mos më torturo.......!
Krijoni Kontakt