Përshëndetje Pranvera,Kujtim.Agim.Ju faleminderit për pjesmarrjen dhe mendimet që jepni.Ju përshendes me poezinë e më poshtme:
Ma thuaj çfar ndjen...........
Të mori malli për mua -më shkruaj,
Ma thuaj çfar ndjen,çfar mendon?
Nëse ke ndrojtje,mos ndruaj,
Nëse ke ndjenjë-dashuron.
Të vjen ndërmënd qyteti me trëndafila?
Ajo lulishte buz' Lumit Vjosë!
Mbi një pemë këndonin kanarina
Dhe oshëtinin yjet mbi qiellin rozë.
Mbaj mënd nga ty ç'do gjë të bukur
Dhe mallin e ruaj në gji.
E mbaj mënd dhe një të puthur
Edi,që buzët e mia po e kërkojnë përsëri?!
E çfar s'mbaj mënd,as gjë s'kam harruar
Dhe pse vitet i dyfishuam të dy.
E ndjej tiktakun të zbehtë mbi duar
I shikoj trëndafilat sikur të kam Ty.
Të dy........
I lodhur mbi karrike dremit,
Hap e mbyll sytë më çfaqesh Ti.
Herë errësirë,herë hënë që ndrit
Herë vetëtimë me shi e stuhi.
Para teje ndal dëshira ime,
Ashtu e ëmbël,e thartë e me dallgë.
Kemi kaluar shtigje e minime
Jemi dashuruar,qeshur edhe qarë
Drejt njëri-tjetrit kemi zgjatur duart,
Të dy u lagëm,u dogjëm u thamë.
Aty flejtëm dhe aty u zgjuam,
Aty të bashkuar u ndamë.
Të kam pasur idhull çast e orë,
Busull në tokë,det e mal.
Po të ishja vërtet një meteor,
S'do dija ç'të ndriçoja nga hiret e saj.
Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 10-10-2009 më 09:51
As kush.........
As kush nuk e kuptonte shikimin tënd,
Të çiltër,shigjetë vetëtime.
As kush se kuptonte që zemra të dhëmb,
Ndaj një breng dashurie e përpive..
Njëmijë netë flejta me ëndrrën tënde,
Mbi sheshin e ballit ku hëna ndriçon.
Shikime,shikime ,me rreze më çmënde,
Një dallgë e hazdisur më djeg e më vlon.
Gjithmonë,gjithmonë ngele anonime,
Në ikje e përshkruaj kurmin tënd.
Gjaku i zemrës tënde, brënda zemrës time,
Ajo buzë e njomë që më vdes në vënd.
Shpirti s'vlen.......
Ajo është e mahnitshme sigurisht
Dhe rrugës kur kalon mahnitet turma.
Kjo turmë që e shikon e buzët prish,
Gëlltit limona,pjeshkë edhe hurma.
Makinë lluksoze,florinj në gushë e gishta,
Janë ëndrra që prej saj s'largohen kurrë.
Unë me gjith shpirt ja fala ç'pata,ç'kisha,
Por shpirti s'vlen e kurrë s'u quaka burrë.
I falem paqes edhe dashurisë,
Përto kam shkruar vargje me lavdira.
Ç'e do,s'ka vlerë kjo foshnjë e ironisë,
Kjo tradhëti s'jeton dot me zinzhira.
Ajo është e mahnitshme sigurisht,
Mahnia luftë me mullinjtë e erës.
Nga diga uji mullinjtë po i prish
Dhe si gardiane drynin ja vure derës.
Mesa pash kto poezi ishin te bukura .
Krijoni Kontakt