-
Për: "Të krihem në sytë e tu"
Më shumë dashuri
Më shumë buzëqeshje, sot do të dhuroj
Dhe tufën me lule, gati t'a kam bërë.
Si adoleshentë do të përqafoj
Le të hapet zemra, si një det i gjërë.
Më shumë dashuri kam për të të dhënë,
S'kam përse t'a mbaj,s'kam se kujt t'ja jap.
Dhe nëse më shpon si ndonjë gështënjë,
Nga gjëmbat e tua kurrë nuk më del gjak.
Unë kështu vendosa, s'kam çfar të pres më,
Qofshim të pushtuar vetëm nga kjo ndjenjë,
Edhe po të vdesim, themi s'ka ndodh' gjë,
Sepse dashurinë e mbollëm si një pemë.
-
-
Për: "Të krihem në sytë e tu"
Veç puthëm,puthëm, di të thuash
Veç puthëm,puthëm,di të thuash,
Sa herë takohemi të dy bashkë
Nuk ke arsye pse të druash,
Ne jemi miq me kohë të lasht.
Më puth në buzë, a ku të duash,
Nga puthjet jo nuk bie shi,
Me puthje bën mirë të më gjuash,
Me buzë puthëm dhe në gji.
Mendohem thellë pa pik arsye,
Sikur do nisem për në luftë.
Sikur një botë e mbaj mbi krye,
Sikur kam tjetër një të dytë.
Kjo ndrojtje më ka turpëruar,
Shumë herë më ka nxjerrë huq,
Po për ty them moj e uruar,
Do ti them vetes mos më skuq.
Një gjë ta them që pa filluar,
Unë vërtet shpejt nuk hyj në rol,
Po në se hyj, s’ka të pushuar
Dhe nuk ta pranoj fjalën boll.
Ndaj mendohu fare mirë,
Vetëm puthëm të del nga goja,
Po s’të shkriva si rrëshirë,
Po ta them të kam puth gjoja.
-
Anetarët më poshtë kanë falenderuar riza2008 për postimin:
-
Për: "Të krihem në sytë e tu"
Ky dimër
Ky dimër që sa po trokiti,
Me qetësinë e ti të fshehtë.
Mbi male borën shpejtë e rriti,
Si dallëndyshe krahëlehtë.
Si i pa fajshëm më vështron,
Nga cepi i xhamit në dritare
Dhe errësira që zezon,
E zbardhi bora për mbi male.
Por unë e ti zbardhojmë si bora,
Buzë më buzë,dimrin s’përfillim,
Aspak nuk na dridhet dora
Edhe pse, s’e gjejmë dot fillin.
Engjëll ti e engjëll unë,
Engjëll edhe dimri vet.
Jo ky dimër s’na prish punë,
Ngricën e shkrijmë lehtë e lehtë.
Ky dimër që pa takt trokiti,
Është stina e ti e ndjehet Zot,
Dëborë e parë me zë thërriti,
Puthe të dashurën sot e mot.
Puthe në buzë e shkrije borën,
Puthe në gushë e sill pranverë.
Puthe në faqe,o puthja dorën,
Puthe o puthe ,të quan vlerë.
Ky dimër që sa po trokiti,
Jo nuk e ndjej në gjoksin tënd
Dhe pse shumëfish nën zero zbriti,
Veç puthjen tënde mbaj ndërmend.
-
-
Për: "Të krihem në sytë e tu"
Dashuroj si atë herë
Dashuroj si atë herë,
Si ahere, bëj shëtitje.
Bashkë e hapim atë derë,
Njeri-tjetrin kemi pritje.
Buzë më buzë e puthim jetën,
E puth unë, më puth ajo.
Shokë e mik, veç të vërtetën,
Dashuri veç mbretëro.
Ëndërroj e ëndërron,
Shikoj parqe me luadhe,
Dashuroj,më dashuron,
Jo s’ka halle, bota e madhe.
Buzëqesh edhe pa shkak,
Prapë nuk më tall dashuria,
Dashurinë e kam ortak,
Siç ka Zotin ,Perëndia.
Dashuroj si atë herë,
Plot guxim e kurajoz.
Dashurinë e quaj vlerë,
Ndaj me ndjenjën time s’loz.
Kush më puth e puth pa ndrojtje,
Kush s’ më puth,ja e puth unë.
Zemrën time kam për mbrojtje,
Puthja ime nuk prish punë.
Dashuroj e dashuroj,
Vetëm thërras dashuri.
Kush dashuron s’e mallkoj,
Se për të do bëhem fli.
-
-
Për: "Të krihem në sytë e tu"
Sikur të kthehet koha e shkuar
Nuk më ke faj,mos rri menduar,
As ti,as unë s’bëmë mëkat.
Dikush më tha : Je dashuruar !
E unë i thash : Thuaje prapë !
Një miqësi pa prapaskena,
Brenda në shpirt,s’di ç’të të them.
E thosha : Ti je gjaku,vena
Dhe pak më afër të të kem.
Këto mendime kurrë s’u shfaqën,
Ngelën burgosur,pa gardian.
As ti,as unë më shumë s’u qasëm
Dhe prapë për ne qarkullon nam.
Të mbash mëri për llafe koti,
Këtu mes nesh lind një problem.
Të kërkoj ndjesë si i pa zoti,
Tani është vonë s’di ç’të të them.
Nuk më ke faj,mos rri menduar,
As ti, as unë s’bëmë mëkat,
Sikur të kthehet koha e shkuar,
Me një vështrim do të zë mat.
-
-
Për: "Të krihem në sytë e tu"
Sa keq !
Sa keq kjo jetë,sa keq pa Ty,
Kurrë s’e kisha menduar.
Ti ike dhe s’ më pe në sy,
Si hije e harruar.
Sa keq vërtetë,sa keq pa Ty,
Bota më duket djall,
Ne ishim mirë bashkë të dy,
Tani më vret ky mall.
Sa keq kjo jetë,s’di ta përshkruaj,
Ajri më është rralluar.
S’di sytë e tu kush do t’i ruaj,
Kush vallë është dashuruar.
Tani po rroj pa shpresë,pa gjë,
Si një flluskë sapuni.
Lutem çdo orë : Mos rrofsha më,
Kjo largësi më shkundi.
Sa keq kjo jetë,sa keq pa Ty,
E tëra shkretëtirë,
Në se s’ ti shoh prapë ata sy,
Gjithë jeta mjegullirë.
-
Anetarët më poshtë kanë falenderuar riza2008 për postimin:
-
Për: "Të krihem në sytë e tu"
Të luash me zjarrin
Bashkë kemi luajtur shpesh me zjarrin,
E kemi ndezur dhe shuar disa herë.
Të gjallë e kemi prekur varrin
Dhe jemi shtrirë mbi të gjatë e gjerë.
S'kemi vënë mend,prapë ndesim zjarre,
Po nuk e mendojmë kush do ti shuaj.
Pa dashje futemi në valle
Dhe themi : Zot na ruaj !
Kjo lojë s'besoj se mund të mbaroi,
Se askush nga ne s'e dëshiron.
Ti më thua : Nga e para të filloi,
Unë të them : Pse erdhe kaq von ?
Bashkë kemi luajtur shpesh me zjarrin,
Po çudi ky zjarr s'po na djeg.
E kemi sharë gjithmonë të marrin,
Po nga marrëzia po presim një shteg.
-
Anetarët më poshtë kanë falenderuar riza2008 për postimin:
-
Për: "Të krihem në sytë e tu"
Si ike kështu
Si ike kështu,sa hap e mbyll sytë,
Me shpejtësinë e dritës ike pa më thënë.
Si s’të erdhi keq,apo ke të dytë,
Brengën edhe dhimbjen,peshqesh ma ke lënë.
Asgjë nuk kuptoj,truri është bllokuar,
Dyert i ke kyçur si të ishte burg,
S’di a e kupton një të dashuruar,
Apo mos e di se ke pranë një murg.
Kjo heshtje prej varri,s’di pse jeton gjatë
Edhe më varrosi si gjë për së gjalli.
I tëri i kthyer si një trung i thatë,
Edhe lutem shpesh lumi të më marri.
Por më kot kërkoj ti je arratisur
Dhe as pak s’mendon ku jam e ku rroj,
Tani e kuptoj paska qenë e stisur,
E stisur dhe fjala : Ty të dashuroj !
Kaq mjafton të them : S’ke pse kthehesh prapë!
Se as unë nuk jam më ai i pari.
Po të pash me sy do kthehem shtrëngatë
Lëshoj vetëtima si shpirti një djalli.
-
-
Për: "Të krihem në sytë e tu"
S’ më duhet
S’ më duhet me kë fjete mbrëmë,
Por për çudi vet mu kujtua.
Ishte natë nuk kishte hënë,
Kishte veç të dashuruar.
Ashtu si ti,pranë një të dashur,
Si për inat të zemrës time.
Ty të kujtoja buzë plasur,
Në momentet më imtime.
Rri e them më ka kujtuar,
Siç e kujtova dhe unë.
Largësia e vonuar,
Dashurinë e vë në gjumë.
Unë s’e dija ,Ti s’e dije,
Largësia zëvendësohet.
As nuk prisja që të vije,
Se Ti s’di si dashurohet.
-
-
Për: "Të krihem në sytë e tu"
Kjo jetë nuk shtyhet pa dashuri
U putha sot me një lastonjë.
O Zot një bukuri e rrallë.
E brishtë,e ëmbël dhe e njomë,
E putha,por vetëm në ballë.
E humba mendjen, e humba fare,
Si namusqar u skuqa pak,
U zverdha si nje gjeth në qarre,
Rash si fletë në një park.
Ajo më pyeste ashiqare,
Unë ngela skllav në përqafim,
Më thoshte shpesh se jam beqare,
Po ku dëgjonte shpirti im.
Dreqi e marrtë këtë ndjenjë fisnike,
Fisnikëron dhe një rrebel,
Sa mirë që s'putha vajzë nevrike,
Se koka ikën si një gjel.
Ja kam guxim,po kush të pyet,
Ja s'flas me gojë,një neveri,
Kjo jetë pa puthje,jo nuk shtyhet,
Kjo jetë nuk shtyhet pa dashuri.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt