-
"Të krihem në sytë e tu"
Të flas,të flas........
Ky pikëllim i pa zakontë,
Në heshtjen tënde,stuhinë ngre.
Ky lot i bukur i rëndomtë,
Nga syri yt rrëshqet rrëke.
Unë e shikoj e dot s'përgjigjem,
Bëhem nevrik e i vëmëndshëm.
Mbi trupin tënd,gërras e ngjirrem,
Nga pikëllimi yt i këndshëm.
Të flas,të flas e s'ngopem dotë,
Pika e lotit feks e ndritë.
Nga cepi syrit sot dhe motë,
Të pres,të pres të vish përditë.
-
-
"Të krihem në sytë e tu"
Sa qënka zbutur "Mëria e vjetër"!?
Malli i parë s'paska ikur pa lënë gjurmë......
Sot s'më hyn në sy as gjë tjetër,
sa ti që qënke penduar aq shumë....
-
-
"Të krihem në sytë e tu"
Ç'më mundon....?!
Ç'më mundon me pyetje të shumta?
Lëmë të të shoh.....,Më ka marrë malli.
Të ha meraku,ku kaq vjet humba?!
Të desha,s'u ktheva nga halli.
Qesh një çikë,të shlodh kujtesën!
Loto një pikë,të harroj vesën!
Shkrepi sytë,të shuaj yjet!
Përqafomë,të zhurit pyjet!
Paske mbetur ashtu siç të kam lënë,
Më kot vetveten me dyshim e kam ngrënë.....
-
-
"Të krihem në sytë e tu"
Nga ikët ju............?!
Nga ikët ju,o ditë magjiplote
Dhe zemrën time e latë të coptuar.
Me mallin e kujtimit ti zotrote,
Njëherë e mirë më paske harruar.
Ju ndjek nga pas, dëshirë e pa plotsuar
Dhe i trishtuar lotët më rrëshqasin.
Kujtimi është dhimbje e arnuar,
Mehlem për plagën që jetën ta zgjasin.
Trishtimi, shpresën e ka poshtëruar
Dhe vetëm ahjet sjellin sot gëzim.
Nga malli yt, tokë e qiell zgjuar,
Kujtimi yt mbi shpirt, si lule mbin.
-
-
"Të krihem në sytë e tu"
Ndarje.......
Ajo më la përngaherë atë ditë
Dhe unë kokëulur kthehesha nga mërzia.
Shikim të turbullt nga të dy sytë,
Më dukesh,sikur nga vëndi kishte lëvizur shtëpia.
Oborri plakur,bari i tharë,
Muret rrethues,çarë e plasaritur.
Qëni kauiste me lotët ujvarë
Dhe macia tek pragu e habitur.
Dritat të zbehta,zjarri nuk më ngrohte,
Shtrati i lagësht dhe nata pus.
Hëna e dhimshur sytë e mi përgjonte
Mbi çarçafin qefinë, më puthi në buzë...........
-
-
"Të krihem në sytë e tu"
Ç'far më sjell...........?!
Nga qerpikët e mërzitur,
Fluturoi dëshirë e ëmbël.
Mbeti hiri i zhuritur,
Mu mbi gjoks si dru i shtrëmbër.
Ç'far më sjell ti ditë e ardhshme?
Endrrat time janë zhuritur;
Zëri i tyre i tejskajshmë,
Si në hon më vjen i mbytur.
Por veç ti je më e shtrënjtë,
Je dëshira më besnike.
Endërr e artë,ëndërr e shënjtë,
Je vërtet figurë biblike.
Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 22-10-2009 më 17:41
-
-
"Të krihem në sytë e tu"
Ti vodha tiparet pak nga pak,
Si astronomi kupës qiellore yjet..
Gatuaj me to çdo këngë e çdo varg,
Të bukura si ti,
Zë ëmbël si fyejt!
Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 23-10-2009 më 09:45
-
-
"Të krihem në sytë e tu"
Të shqetësoi ferra që të zuri për floku....
Kur kaluam shtegun si tunel.
Me zërin e ëmbël si këngë zogu,
Më the:
-Për të peshkuar..përherë këtej del?...
-
-
"Të krihem në sytë e tu"
Sa keq më vjen,
Kur të shoh si vuan...
E lodhur çan rrugën për mes resh,
Nga dobësia jote të vish tek unë druan...
Eja unë të pres...
Si do që te jesh!
-
-
"Të krihem në sytë e tu"
Lëndinë tinzare.......
Endërrova në ëndërr,livadhin tek ara,
Një këngë gjinkalle gjymonte në veshë.
Nga do që shëtisja më dilte përpara,
Një zanë e bukur,e qetë buzëqesh.
Aromën e luleve thëthiva me dëshirë,
Sytë i përkula mbi barin me vesë.
Dy lule këputa ditës ndaj të gdhirë,
Për buzët e tua që kam debulesë.
Lëndinë me lule,lëndinë tinzare,
Një fjalë s'ma the ashtu buzëtharë.
Ti vija vërdall vajzës si manare,
Në shpirt të më çponte ashtu si më parë.
Lulet po lundrojnë mbi faqet e çara,
Gishtat ledhatojnë petalet me shkumë.
Vetëm sytë e tu janë vërtet të rralla,
Gliko me sheqer për ty qofsha unë.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt