Close
Faqja 21 prej 66 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 652
  1. #201
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Ç'qe ky rastë?!.......

    Sot gjithçka po më duket ndryshe,
    S'di se nga më vjen kjo ndjesi.
    Ndryshe ti m'u duke edhe kur më puthe.
    Ndryshe buzët dhe ata dy sy.

    Ndoshta kam ndryshuar edhe unë,
    Ti s'ma the si tu duka sotë.
    Se mos ky ndryshim sjell furtunë
    Dhe të humba fare sotë e motë.

    Do ndjehem i lumtur po s'më ke kuptuar
    Dhe në heshtje veten do ta vrasë.
    Ti që më ke dashur,më ke lumturuar,
    Sot m'u duke ndryshe......Ç'qe ky rastë?!.....

  2. #202
    i/e regjistruar Maska e Adem Berisha
    Anëtarësuar
    16-07-2008
    Vendndodhja
    Rahovec, Rep. e Kosovës
    Postime
    159
    Duke përgëzuar dhe falënderuar mikun e nderuar riza2008 për gjithë atë kënaqësi që na sjell në forum, bashkohem edhe me vlerësimet e të nderuarëve antina, Agim Metbala . . .
    "Lehtë bëhesh pasha në nahi
    por është vështirë të jesh njeri".

  3. #203
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Të lutem!


    Mos ma mbaj fustanin sipër gjurit
    Dhe shikimet mos mi kryqezo.
    Se pa dashje iku gjysma e trurit
    Dhe veshtrimi ngriu per mbi to.

    Une te lutem tyja se s'kam tjeter,
    Kam dhe frik' nga syri yt zeshkan.
    Ndoshta lind nje histori e vjeter
    Qe ke patur ti me gjith fustan.

    Dhe shejtani zgjohet nga zilia
    E rikthehet prape si me pare.
    Une i urti ,do vdes nga merzia
    Dhe s'kam njeri tjeter te me qaje.


    I nderuari A.Berisha ju falenderoj per pjesmarrjen ne temat e mija.Ngeleni nje mik i mire.Respekte

  4. #204
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    I përshtatem.......



    Ma do qejfi vi drejtë teje,
    Vi pa zhurmë e pa reklamë.
    Se ç'to ndodhi brënda meje,
    Një llambushkë ndriçon pa llambë.

    I përshtatem bindshëm fatit
    Dhe me fatin nuk vë bastë.
    I menduar s'e shaj rastin
    Dhe prej rastit pres ç'do çastë.

    Hesht në mbrëmje,rend ndër ëndrra,
    S'di kë prish e s'di kë ndreqë.
    Dal për lule e mbledh mendra
    Dhe s'mendoj se ç'far po heqë.

  5. #205
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Ku ta gjëj......


    Firosen shpresat brënda meje,
    Ndjej inflacion në dashuri.
    Mëngjesit puthje,mbrëmjes prehje,
    Mëngjes e darkë nëpër uri.

    Dal nëpër rrugë i pa menduar,
    Një përqafim më duket lojë.
    Ti zonjë e bukur dhe e zgjuar,
    Më psherëtin si penë mbi bojë.

    Po ku ta gjëj një shteg pa prita
    Dhe i pa ngopur të mos jem.
    Të puth ç'do gjë dhe pa merita
    Veç inflacion më mos të kem.
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 29-09-2009 më 16:08

  6. #206
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Pritje........


    Në pritje s'di se pse u lodha
    Dhe hëna sot s'po më ndihmon.
    Mes yjesh rritur dhe s'të fola
    Gërshet' e flokut më eklipson.


    Kandili shpirtit po më fiket
    Dhe ndjenja larg në harrati.
    Në pritje s'duken, gjë, as miket,
    Si plakë e lodhur nëpër shtëpi.


    Ta ndes cigaren si i përndjekur,
    Si i burgosur le ta thëthitë.
    Ah,ti moj pritje,më ke sfilitur
    Dhe si kongjill tani jap shpirtë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 29-09-2009 më 16:51

  7. #207
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2008
    Postime
    208
    Me perqafo

    Përtej të gabuarës,
    në një botë virtuale,
    holograme në ëndëra,
    e ndjeva se më ndjen
    Përtej të gabuarës,
    në një botë reale,
    me energji shpirtërore,
    e ndjej se më ndjen.
    Bukuria e të pamundurës
    MË PËRQAFO
    përtej të gabuarës...

  8. #208
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2008
    Postime
    208
    HIQMË QAFE


    Gjendje narkotike,
    delirium,
    hapësirë pa fund,
    univerz pa kufi,
    vraponte shpirti im në pafundësi.
    drejt një drite dielli,
    një mrekulli ndriçimi,
    drejt djegjes, shkrumimit...
    Të lutem hiqmë qafe......
    për të gjetë ngushëllimin.
    fuqia e dëbimit,
    ndalon çmendurinë
    alternativë......mbrenda ligjit,
    ankth në përjetësi.....

  9. #209
    i/e regjistruar Maska e pa-emer
    Anëtarësuar
    26-09-2009
    Vendndodhja
    ne parajse--aty ku sje Ti
    Postime
    257
    shum poezi te bukura ju lumt per punen qe beni....mbeta sonte duke lexuar tbukra shum
    fotografia-hobi im

  10. #210
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Përshëndetje antina dhe pa-emër! Ju vlerësoj për pjesmarrjen,mendimet dhe shkrimet e postuara.Respekte

Faqja 21 prej 66 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •