Close
Faqja 13 prej 66 FillimFillim ... 311121314152363 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 652
  1. #121
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    S'ti dua fjalët....


    Dashuria jonë, e turbullt,
    Herë e qeshur,herë me lot.
    Herë gumzhin si ndo një brumbull,
    Të pa thënat kot më kot.

    Nuk ti dua fjalët krua,
    Me lëvdata dhe gënjeshtra,
    Por më mirë pusho tek mua,
    Ngjitju trupi si gjineshtra.

    Të më ndizet gjaku flakë
    Dhe në shtrat të hyj i ndezur.
    Vdekja të vijë pak nga pakë,
    Përmbi shtratin tënd të dehur.

  2. #122
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Përherë e re...


    Ti përherë e re, përherë e freskët,
    Më ke kthyer mua nostalgjik.
    Hap dritaren sa po yjet feksën
    Dhe çpon shpirtin tim si thik.

    Syt mi ndal edhe buzëqeshjen,
    Mi ndalon dhe këngët ashiqare.
    Ti pranoj të gjitha edhe heshtjen
    Dhe ti fal mëkatet si beqare.

    S'e pranoj të ikësh ti pa mua,
    Xheloz bëhem,kot pa as një shkak.
    Në parajs a ferr nga ty do vuaj,
    Se ma dogje shpirtin pak nga pak.

  3. #123
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Pse më ecën rrugës si fajtore?!....


    Pse më ecën rrugës si fajtore
    Dhe vështrimin ngulur për mbi tok.
    Të flas me fort,të kap për dore,
    Përkëdhel baluket e i hedh mbi kokë.

    Sipër tortuarit ikën si e marrë,
    Un' të ndjek nga pas si njeri gjysmak,
    Ti s'e merr mundimin as për të më parë,
    Ndoshta ngatërrohesh me ndonjë kaçak.

    Të isha kaçak do bëja kurbane,
    Do të zija pritë rrugicë më rrugicë.
    Ndoshta do të thoshja që ti je shejtane
    Dhe rrëshqet në verë si kur të ket ngricë.

    Mua më vjen keq pse bëhesh e urtë
    Dhe më duket vetia si njeri pa mënd.
    Bëhu çamarroke dhe në tok të butë,
    I thuaj të marrit , s'jam në vëndin tënd.

  4. #124
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Sytë e tu....


    Ne të dy shikohemi çdo ditë,
    Takohemi vetëm një çast.
    Ti më ndjek me dy sytë e florinjtë.
    Unë tulatem tek ty në çdo rast.

    Në shigjetat e syve drejt meje,
    Tradhëtia këputet në mes.
    I përulur me leje pa leje,
    I bindur pas teje mund të vdes.

    Ndoshta ditët e zjarrta më flakin,
    Mes nje flladi pa fre e kuturu.
    Mbi dy syçkat e tua më përgjakin
    Si shushunjë më pickofshin në tru.

  5. #125
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Malli s'më ndes për njeri tjetër.........


    I kën vitet me vrap të harbuar,
    Ndër thinja më ha një merak.
    Ajo letër që ngeli pa lexuar,
    Mund të thoshte:S'të dua as pak.

    Dashnori i radhës paskam qënë,
    Dashnori i moshës së marruar.
    Po rinia të dyve na ka lënë
    Dhe të dy qëndrojmë si të fajtuar.

    Malli s'më ndes për njeri tjetër,
    Për këtë diçka më ngacmon.
    Ndaj e dashura e re,sot e vjetër,
    Në ëndërr më vjen e më zgjon.

  6. #126
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    ********************


    Dhe prap të putha pa më thënë.
    Erë jasemini vjen në buzë.
    E di e dashur, të kam si Hënë,
    E di o shpirt, që të kam muzë?!..


    E marr me mënd ç'far pret tani,
    E ç'mërmërit gjuha në gojë.
    Tek një shelgjishtë, si djal' i ri ,
    Të pëshpëris si zog në llohë.

  7. #127
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    I thuaj..........


    Të pyeti dikush për mua,
    Një brune e gjatë si selvi?!
    Tek rrapi,po tek ai krua,
    Nën hije qëndronim të dy.


    Të tha që e ka marrë malli
    Dhe sytë përherë i lotojnë?!..
    I thuaj,mbasdite të dali,
    Tek rrapi ku rrinim gjithmonë.


    Ja thuaj o rrap ndjenjën time,
    I thuaj, i burgosuri saj..
    Si një gur i bërë thërrime,
    U coptua zemra si xham.


    S'e di sa do të zgjasi kjo ndjenjë?
    E përhershme do të kisha dëshirë.
    Siç çukit me sqep një mëllenjë,
    Ashtu më çukitsh,moj e mirë.

  8. #128
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Nga më vjen ?!..........


    S'di nga më vjen,ky zë i bukur vajze?!
    Që pa pushim në mëndje më buçet.
    Më duket vetja brënda një parajse
    Dhe mbi një kullë ku komandoj si mbretë.


    Me robërinë e shpirtit të fandaksur,
    Stolitë e zërit më qëndrojnë mbi veshë.
    Më vjen në gjumë një ëndërr e tromaksur,
    Me zë kitare tingujt po mi ngjeshë.


    Po një mëngjes ky zë më zgjon nga gjumi,
    Përmbi ballkon këndon si kanarinë.
    Më vjen si dallgë,si rrjedhë e vrullshme lumi
    Dhe ma tregonëtu e kam shtëpinë.


    Me etje djali zërin e pushtova,
    Në gjoks e futa e mbaj në kafaz.
    Sa herë nga gjumi ëndrrat me ty zgjova,
    Në shpirt të mbaj e ti më ndjek nga pas.

  9. #129
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Ç'është ky mall ?!........


    Ç'është ky mall që treti dhenë
    Dhe më vuri në mendime?!
    S'të kam parë e s'më ke parë,
    Pse në shpirt ndjej drithërime?

    Më punon imagjinata....
    Dhe më thot:"Eshtë shumë e bukur"
    Un' çatoj e më zë data.
    Në fund ndjehem prap i lumtur.

    Po ti si më mendon mua,
    A mundesh që të ma thuash?!
    I martuar,kam një grua,
    Që s'pranon ti të më duash.

    Mor i lutem,sa s'mendohet
    Dhe i them s'është e vërtet.
    S'më ka parë e se kam parë,
    Që më do s'e mbaj sekret.
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 05-09-2009 më 15:18

  10. #130
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Pa e fshehur...


    Atë mbrëmje të nxehtë të majit,
    Në qetësi pëshpërite ngadalë:
    "Jam e jotja",për dy sytë e ballit
    Dhe në kodrat e gjoksit kam zjarr.


    Që atë çast nga vetja kam frikë,
    Kur nis nata e zbardhet agimi.
    Më mundon ç'do fjalë e pa thënë
    Dhe në buzë më ngjallet trishtimi.


    Një dëshirë ma çpon kraharorë,
    Pa e fshehur,larguar nga jeta.
    Ti e dashur mos më quaj të gjorë,
    Kur të ti puth dy buzët e zbehta.

Faqja 13 prej 66 FillimFillim ... 311121314152363 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •