
Postuar më parë nga
riza2008
Mbulohu me dashurinë time.....
Mbulohu me hijen e Hënës kësaj nate.
Me hijen e Hënës të larë në yje.
Dhe ndonjë dëshirë të zjarrtë po pate,
Dërgoje më cicërimat e zogjve në pyje.
Atje tek pylli me lisa flë gjumë.
Mbuluar me gjethet e vjeshtës.
Në se të duhem,apo të prish punë,
Njoftomë, me degzat e mështeknës.
Mbulohu me qerpikun e syrit sonte,
Me qerpikun e zi, tek livadhi artë.
Atë që zemra ty do të të donte,
Ftoje tek kroi,tek kroi i thatë.
Mbulohu me dashurinë e zemrës sime,
S'do kesh nevojë aspak për çarçafë.
Këto dy zemra që sot janë jetime,
Nesër gdhihen si prushi në oxhakë.
Krijoni Kontakt