Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 90
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2003
    Postime
    569

    Dasëm për tu bërë synet

    Desha te flas ketu per nje fenomen qe ne fakt nuk ka lidhje me fene dhe ndoshta munde ta kishte vendin si teme tek problematika shqiptare por nese e shohin te nevojshme moderatoret munde te ja nderrojne vendin.

    Cfare desha te them? Ne fakt une mbeshtes synetine si obligim fetare islam dhe nuk kam asgje kunder. Edhe mjeket specialiste shprehen se (circum cisio) - synetia eshte ne dobi te shendetit dhe bile aplikohet ne disa raste ne mjekesi.

    Por cfare jane keto ahengjet apo dasmat apo cfare ti quaj??? Dikush e ka shpikur kete tradite dhe tani gati te gjithe e aplikojne sepse nuk deshirojne te ndahen nga turma. Cfare kuptimi ka te behet dasme per syneti???

    Njoh shume pothuajse te gjithe te njohurit qe kam jo vetem bejne ahengje, por taman dasma ne restoran, me muzike me nga 200 te ftuar e me te gjitha zakonet e nje dasme. Por ne vend qe te hyje nusja ne dere hyn nje djalosh i vogel 5 deri 10 vjet i veshur ne menyre orientale duke mbajtur doren tek vendi i prere.

    Per hargjimet te mos flasim se te gjithe e kuptojne ekonomine dhe 3000 euro per keso zakoni pa kuptim hargjohen nga shumica e familjeve qe njoh une.

    Cfare mendoni??? Ju lutem mos e perzini me fene por me logjiken e shendoshe tregoni si duhet ti thuhet stop ketij fenomeni te dasmave. Apo e perkrahni dhe ju???

  2. #2
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    O Mendim nuk martohet birbilushi ,por prehet.sa per korigjim

  3. #3
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Cfare mendoni??? Ju lutem mos e perzini me fene por me logjiken e shendoshe tregoni si duhet ti thuhet stop ketij fenomeni te dasmave. Apo e perkrahni dhe ju???
    Me logjikë të shëndoshë??

    Me logjikë të shëndoshë, nuk ma merr mendja që ka dikush të drejtë të përbuz me fjalë, ata njerëz që bëjnë këso dasma. Sepse është rrënjosur goxha fort si zakon.

    Fenomeni mund të kritikohet.

    Synetia shihet si një lloj burrnimi. "Djali asht ba burrë". Prandaj mbahet festa. Në zanafillë festa ka qenë obligim nga Kanuni, një kohë kur nuk kishte fare synet. Festa mbahej pse djali bante 16 vjet, merrte pushkën, dhe i gjenin çupën.

    Pas islamizimit, festa ka filluar të mbahet për syneti.

    Mendoj që është e pakuptueshme të mblidhen dhjetëra burra e gra pse ai djali e preu i copë lëkurë.

    P.S. Ajo veshja nuk është orientale. Është fustan, se nuk guxon ai të veshë pantollone, me "bilbilushin" e përgjakun.

  4. #4
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    ndoshta bejne dasem se per nje fije lekure qe mund ta heqin pak fare shtrember ose keq... perfundon djali me fustan per gjithe jetes. Nuk eshte gje e vogel ajo, oh hej sot ka dasem dhe aheng .. se filan fisteku shpetoi .

    po zakone injorantesh dhe ti , c'a pret ? mire qe hane e pine te pakten . lol

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2003
    Postime
    569
    Drague - Pasi qe prehet bilbilushi dhe nuk martohet prandaj edhe une pyes pse duhet bere dasme?
    Alibaba - Me zakonin e burrnimit kjo ska te beje fare sepse 90 % e djemeve qe behen synet jane 5 deri 10 vjeq. Veshja (ajo qe kam pare une) eshte total orientale e kalter me kapuq tamam sikur te ishin dervish.

    Dhe se fundi nuk e permenda se jam kunder "festes" por kunder dasmes qe behet me 200 veta ne restoran me muzike dhe pa nuse.

    Tash pikerisht pse eshte rrenjosur ky zakon edhe une pyes a eshte i mire a jo?

  6. #6
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    I kane senet o vëlla, ata qe s'po kane ku mi qu parat, ni pulë me pre, 200 veta pi thirrin e jo mja pre femijes
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-11-2008
    Vendndodhja
    Postime
    597
    Mëkat, dhe injorancë te festohët për syneti ..... ! Un jam kundër,'

    Nëse dëshirojn te tregojn qe djemt e tyre jan ber burra, le tua japin ka 50€, dhe te shkojn e tua japin nevojlive ! Te fillojn burrnin si burra, e jo si llaskuca ¨!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Eshte nje tradit e keqe kjo. Qato pare qe i harxhon per restorant ma mir me ja dhon deni fukarajes, e nxerr pi krizes.
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcën e një populli

  9. #9
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    E si i uroni ne raste te tilla? Hahahahaha
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  10. #10
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Tu rrit'të tu beftë i madhe ...... djali, i themi te Zotit te synetis.
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •