SINDROMI I MUNGESËS SË IMUNITETIT TË FITUAR (SIDA)
Virusi i sidës shkakton sëmundje fatale e cila e shkatërron imunitetin e trupit, aftësinë e tij që të luftojë kundër shumë sëmundjeve dhe infektimeve tjera dhe e dëmton trurin. Vetë virusi nuk merr jetë. Tash për tash ai është i shpërndarë në tërë botën. Ende ekzistojnë vetëm mjete paliative për shërim, por jo edhe vaksinë për t’u mbrojtur nga kjo sëmundje. Fundi i të sëmurëve tash për tash është njëqind përqind fatal. Sipas studiuesve të virusit, shkaktari e kësaj sëmundje vdekjeprurëse ekziston përafërsisht në njëqind forma të ndryshme, gjë që ua vështirëson shkencëtarëve të gjejnë vaksinë adekuate. Problem tjetër është periudha e gjatë e inkubacionit - më se dhjetë vjet para paraqitjes së simptomeve, kohë në të cilën i infektuari plotësisht i pavetëdijshëm mund të infektojë shumë të tjerë.
Sipas vlerësimit të Organizatës Botërore për Shëndetësi rreth 10 milionë njerëz tashmë janë infektuar nga ky virus. Vetëm format e përhapjes së virusit janë konstatuar në mënyrë të sigurtë, gjë që është bërë një hap përpara. Ato janë:
• Homoseksualizmi;
• Përdorimi i shiringave të pasterilizuar;
• Transfuzioni i gjakut të pakontrolluar;
• Foshnjet e sapolindura prej nënave të infektuara.
Vetë virusi shumë shpejt dezaktivizohet prej ajrit, me ujë të nxehtë, 10 përqind tretje prej bardhësisë dhe alkoolit.
Më së shumti kanë vuajtur të sëmurët prej hemofilisë të cilëve vazhdimisht u është dhënë gjak i pakontrolluar para zbulimit të sëmurjes.
Krejt ky përshkrim i sëmurjes deri këtu është nxjerrë nga deklaratat e Organizatës Botërore për Shëndetësi. Nga dëshira që të mos futin panik në mesin e njerëzve përfaqësuesit e organizatës si duket diç mbajnë të fshehur në lidhje me këtë sëmurje serioze, sëmurje më serioze pas epidemisë së gripit spanjol në vitin 1918-1919. Prej fëmijëve të sapolindur në Francë, për çdo ditë lind nga një foshnje me rezultat pozitiv të virusit dhe jo me më tepër shpresë se tre deri më pesë vjet jete.
Në gusht të vitit 1986 në gazetën zyrtare „Pravda” rusët për herë të parë lajmëruan se virusi i SIDA-s rrjedh prej një laboratoriumi ushtarak amerikan. Të njëjtën gjë e vërtetojnë edhe dy mjekë të Gjermanisë Lindore - Jakov Segali dhe Ronald Demlovi, të cilët pohojnë se paraqitja e virusit pajtohet saktësisht sipas kohës me hapjen e një laboratoriumi biologjik amerikan të quajtur „P-4”, i cili gjendet në Fort Ditrih.
Më 22 shtator të vitit 1986 Radio Moska në emisionin në gjuhën angleze sërish i sulmoi amerikanët: „Ministria amerikane e mbrojtjes bën eksperiment me njerëzit në zhvillimin e hulumtimeve të saj”. Komenti vazhdon: „Virusi i Sidës është fryt i ekspertëve amerikanë i fituar gjatë manipulimit me gjenet njerëzore”.
“Sandi Ekspresi” britanik shkruan: „Virusi-vrasës SIDA ndoshta ka qenë krjuar në mënyrë artificiale prej shkencëtarëve amerikanë në kohën e eksperimenteve laboratorike”.
Eksperti i njohur britanik në fushën e Sidës, prof. Piter Kernovi, po ashtu, e përmban teorinë për krijimin artficial të virusit.
Më 2 nëntor të vitit 1986 „Sandi Ekspres” sërish u ndal në çështjen për „kooperimin sovjetiko-amerikan në lidhje me Sidën”.
Dr. Xhon Sili, po ashtu, ekspert britanik në fushëm e Sidës botoi në „Medikal Xhornalin” anglez se faktori i Sidës rrjedh prej një kombinimi të virusit (de la Visna) - sëmurje delesh, me virusin (de la leucemie de bovins) - sëmurje lopësh.
Më pastaj CIA dhe Pentagoni ndërmorën kundërsulm: „Po qe se vërtet virusi i Sidës ka ikur prej ndonjë laboratoriumi, atëherë duhet dyshuar në rusët”.
E vërtetë është se shumë shtete e posaçërisht fuqitë e mëdha punojnë me gjithë zemër në një gjeneratë fare të re të armëve biologjike.
Sado që të akuzohen në mes vete amerikanët dhe rusët unë e pranoj se një gjë e tillë është vetëm për konsumim të masave. Në shumë institute shkencore amerikane ata punojnë së bashku ose në mënyrë reciproke i ndajnë të arriturat e tyre.
Do të ndalem që ta shqyrtoj më hollësisht një deklaratë të argumentuar shumë mirë të Dr. Vilhelm Kembel Daglasit me titull „Kush e vrau Afrikën?” Kush? Organizata Botërore për Shëndetësi e vrau Afrikën me virusin SIDA. Me të vërtetë, deklaratë shumë provokative dhe e guximshme, por kjo ishte ajo që në buletinin e vet pohon: „Duhet të bëhen eksperimente që të shihet se a thua, vallë, virusët mund të kenë efekt selektiv ndaj funksionit mbrojtës. Të shihet se a thua, vallë, vetë imuniteti në raport me virusin mund të dëmtohet po qe se virusi infektues e lëndon më shumë ose më pak në mënyrë selektive qelizën që i përgjigjet virusit”.
Kjo që u tha më lartë tregon se bëhen eksperimente mbi virusët të cilët do ta shkatërrojnë sistemin e T-qelizës së njeriut dhe me këtë do të shkaktohet mungesë e imunitetit. Kujt i duhet kjo? Po qe se vërtet gjendet nje zbulim i tillë virusi siç propozon Organizata Botërore për Shëndetësi dhe bëhen virusë infektues të tmerrshëm dhe fatalë me të cilët sistemi i imunitetit njerëzor nuk mund t’ia dalë në krye, çka ndodh? Një zbulim i tillë mund ta zhduk rasën njerëzore.
Më parë nuk besoja shumë në komplote ose më shpejt ata për mua ishin të kufizuar. Megjithatë, tash jam bindur se 90 përqind (të mos them e gjithë) në këtë botë është ndërtuar në bazë të parimeve konspirative, kurse vendin e parë e mbajnë ato ekonomike. Të gjitha konspiracionet tjera: ato politike, ushtarake, etnike, shkencore dhe të gjitha të tjerat janë në funksion të atyre ekonomike.
Për fat të keq shumë shkencëtarë të vetëdijshëm ose të pavetëdishëm me qëndrimin e tyre në disa çështje ndikojnë ndaj masave dhe ndaj të informuarve keq.
Kështu, për shembull, disa prej virusologëve më të mirë botëror pohojnë se virusi SIDA rrjedh prej majmunit të gjelbërt në Afrikën Qendrore i cili e ka kafshuar ndonjë vendas të atjeshëm. Një gabim i këtillë nuk iu falet shkencëtarëve të famshëm të cilët e dinë shumë mirë se virusi SIDA nuk haset te majmunët ose te ndonjë kafshë tjetër.
E para, kjo sëmurje është paraqitur në të njëjtën kohë në SHBA, Haiti, Brazil dhe në Afrikën Qendrore. Si erdhi deri te ajo që katër majmunë të gjelbërt në të njëjtën kohë të kafshojnë njerëz në ato katër vende të ndryshme? E dyta, argumentohet se është e pamundshme në mënyrë gjenetike të mbartet virusi SIDA prej majmunit te njeriu sipas rrugës natyrore. E treta, bile edhe sikur ta pranojmë se majmuni i gjelbërt e ka mbartë virusin te njeriu, kjo nuk është në pajtim me zhvillim e sëmurjes. Në çdo 14 muaj numri i njerëzve të infektuar dyfishohet. Kur të krahasojmë rastin e parë të sëmurëve me numrin e tashëm të sëmurëve, nuk ka dyshim se një numër i madh njerëzish kanë qenë të infektuar në të njëjtën kohë.
Po qe se rasti i parë në vitin 1972 rrjedh prej majmunit, duke i dyfishuar në çdo 14 muaj, deri në fund të vitit 1988 numri i të infektuarve do të arrinte rreth 14 mijë vetë në Afrikë, e jo në përmasa të miliona njerëzve siç po ndodh sot.
Dr. Teodor Strekeri e shqyrtoi rastin dhe konstatoi se Instituti Nacional i kancerit së bashku me Organizatën Botërore për Shëndetësi e zbuluan virusin SIDA në laboratoriumin e Ford Ditrihut. Ata i kombinojnë viruset: bovine leucemia virus co sheep visna virus dhe i injektojnë në muskulin njerëzor. Rezultat i kësaj është virusi i sidës, i parë i njohur për njerëzimin retrovirus me 100 përqind vdekshmëri të të infektuarve.
Fatkeqësia më e madhe është se virusi i sidës paraqitet në një mijë forma të ndryshme dhe veprimet i ka të ndryshme. Disa shkaktojnë leukeminë, sikur sëmurjet në rastin e virusit të lopës dhe edhe çka jo tjetër. Virusi vazhdimisht do të ndryshon dhe do të shfaqet në sëmurje të reja të cilët kurrë nuk do t’u lejojnë shkencëtarëve të gjejnë vaksinë.
Njëri prej udhëheqësve të laboratoriumit në Ford Ditrih, Karlton Gaxhduseku, deklaroi kështu: „Unë këtu kam një ndërtesë ku punojnë shumë bashkëpunëtorë shkencorë dhe shkencëtarë nga Bashkimi Sovjetik dhe Kina. Ata kanë të drejtë të hyjnë në të gjitha laboratoriumet në të cilat punojnë amerikanët. Bile edhe sekcionet ushtarake për sëmurje infektive janë përplotë me punëtorë të huaj por jo gjithmonë prej vendeve mike”.
Autori Daglas vazhdon dhe thotë: „Unë mund t’ju bindi se krijimi dhe lëshimi i virusit të Sidës nuk është aspak rastësi. Kjo ishte një provë gjakftohtë e sukseshme që të krijohet një virus-vrasës i cili pastaj u provua me sukses në Afrikë. Ishte aq i sukseshëm sa që një pjesë e madhe e popullatës së Afrikës Qendrore ndoshta u likuidua - miliona njerëz vdiqën në afat prej tre deri më pesë vjet. Kjo nuk ishte rastësi. Kjo ishte e menduar mirë”.
Ky virus vdekjeprurës si u mbartë në SHBA dhe si e zhduku thjesht popullatën homoseksuale? ثshtë e vërtetë se disa raste janë mbartë prej homoseksualëve nga Haiti, por kjo nuk është asgjë në krahasim me të sëmurët nga SIDA sot.
Ky virus deri në vitin 1978 nuk ka ekzistuar aspak në SHBA, deri në momentin kur u fut vaksina hepatitis-V, e cila e tregon saktësisht epidemologjinë e Sidës.
Qendra për kontrollimin e sëmurjeve lajmëron në vitin 1981 se katër përqind e atyre që kanë marrë vaksinë kundër hepatitisit janë infektuar nga SIDA. Në vitin 1984 ata pranojnë 60 përqind se janë sëmurë, kurse tash rrefuzojnë të japin të dhëna statistikore, sepse nuk dëshirojnë ta pranojnë se 100 përqind e të vaksinuarve me vaksinë kundër hepatitisit janë infektuar. Të dhënat e këtyre hulumtimeve ruhen në Ministrinë e Drejtësisë në SHBA dhe askush tashmë nuk mund t’i shohë.
Nga kjo që u tha më lartë bëhet e qartë se ky virus vdekjeprurës në SHBA nuk vjen nga Afrika, por shpërndahet në një formë tjetër, me anë të vaksinës kundër hepatitisit, ndërsa epidemia afrikane u shkaktua nga vaksina kundër lisë së madhe në të cilën patën fut virusin e Sidës.
Kjo sëmurje ndjellakeqe paraqet njërin ndër rreziqet më të mëdha për bankrotimin e shumë shteteve.
Në vitin 1985 SIDA vetëm SHBA-ve u ka kushtuar rreth pesë miliardë dollarë, në vitin 1987 - më se dhjetë miliardë dollarë, kurse kah fundi i vitit 1991 do të nevojiten rreth 65 miliardë dollarë.
Pamvarësisht nga ajo se çfarë masash ndërmerren dhe çfarë ilaçe e vaksina do të përkryhen gjatë viteve të ardhshme, kjo është një fatkeqësi e tmerrshme për njerëzit.
Shumë shtete afrikane ndodhen para katastrofës ekonomike për shkak të kësaj sëmurje. Homoseksualizmi, shiringat e infektuar mjekësor dhe transfuzionet e gjakut kanë infektuar prej 10 deri më 20 përqind të popullatës së disa shteteve.
Paramendohet se epidemia e cila shpejt rritet do t’i len të shkreta, pa njerëz, disa regjione. Me të njëjtën frikë jetojnë njerëzit në Amerikën Jugore dhe në shumë vende tjera.
Krijoni Kontakt