SUNDIMI I VETVETES

Avni Tafili
Edicioni ZGJOHU, vėll. II

Tokė e robėruar, njerėz tė sunduar nga mbretėr sundues! Mbreti sundimtar, zemrat e vdekura, robėr tė pushtetit, materialistė, sot, nesėr i vdekur! Mbret i vdekshėm, robėr tė pajetė!

Brendi pa pushtet; luhatje, bindje e brishtė. Thirrje, ndėrgjegjėsohu!

Koha e ftohtė. Fryma e ngulfatur. Hukamė e penguar. Brenda mbretėrisė. Jashtė mbretėrisė. Tė gjithė dėgjojnė, asnjė s’dėgjon. Sundues qė urdhėron, njeri qė nėnshtrohet. Ti, kur zgjohesh, me errėsirėn e natės nuk je ngushėlluar, por je prehur. Shpinėn ia ke kthyer gjėsė qė ka bėrė tė vdesė fryti. Kundėr qetėsisė qė vret, e nuk inspiron, ngrihesh.

Po sundimi ėshtė suprem, kur urdhėron, e zbatohet. Brenda teje mund tė jesh sundues, jo ēka shohin sytė e njerėzve. Qėndrueshmėria. Kur njerėzit lėkunden. Ti mendon. Ti frymon. Ti zgjedh. Ti vendos! Kur gjėrat luhaten, ti nuk anon, por mban peshoren. Zemrat paqėsohen. Mendjet frymėzohen. Shpirtrat i bashkon. Njeri i nderuar! Kur nuk jetohet, rob i materies kundėrshton tė bėhet.

Pushteti. Fuqi qė s’ndryshon. Jo ēka njerėzit e luhatur mendojnė. Zemra ėshtė pushteti. Vullneti ėshtė vendimmarrėsi. Forca, nuk zgjidh, ngushton. Dashuria afron radhėt e njerėzve. Besimi, bindja. Afron e forcon, pėrkushtimi nė atė qė beson. Bindja, mbretėri. Sundues i epshit. Zotėrues i vetvetes sė lėkundur. Shpirti qortues, urdhėrues pėr tė mirėn, pengues nga e keqja.

Pėrjashtimi, injorimi. Dobėsi. Paragjykim. Mbretėri mbi barkė nė ujin plot dallgė. Drejtėsia, hyrje e njohje. Mėshira, lidhje. Lidhja e besės. Zgjimi! Radhė njerėzish tė lidhur mes vete. Kur kundėrshtohesh prej radhėve, nuk ėshtė armiku. Dėshpėrimi. Epshi. Armiqėsinė e shpėrndan, kush bie pre e injorancės. Falje, mėshirė, tolerancė; armiq tė urdhrit tė lartė tė diturisė.

Mėkati! Njeriu ndryshon. Pėrmirėsohet. Kush dorėzohet, pa pushtet. I pajetė. Kush fajėson, harrestar. Mohues i natyrshmėrisė. Pendimi! Qenia njerėzore. Dashuria dhe urrejtja. Mos i tejkalo kufijtė. Vullneti! Ēdo njeri autonom nė territorin e vet. Bindja nuk detyrohet. Kėshilla. Era e lehtė, bukuria e natyrės. Uji i qetė. Fjala e bukur, urtėsia, kėndell shpirtin e trazuar.

Bashkimi! Fuqi, joarmiqėsore. Boshti i shpresės, e mira e njerėzimit. Kur mendon, kur flet, ti ke jetė. Jo tė gjithė jetojnė. Nxitja e instinkteve njerėzore. Njeri kundėr dhunės; dashamirės i vetvetes. Paqe! Shpėrndarės i mirėkuptimit. Ura, qė afron objektivin. E ardhmja! Dje, sot argumenti. Sot, nesėr argumenti. Kur lexohet, mendohet. Largpamėsia! Durimi, strehė e tė mbushurve me shpresė.

Pėrtacia, nuk lexon, mendje e trazuar. Logjikė e mohuar. Refuzues i dritės, ndėshkues, qortues i pėrkohshėm. Siguria, bindje e plotėsuar. Pėrqendrimi, gjallėri e zemrave. Motivi! Ngadhėnjimi. E nesėrmja e premtuar. Fryti. Mundimi, ujitje. Durimi, kreu i urtėsisė. Durimtar, i mirėnjohur. Lodhja! Paralindja e diellit. Dita nis, i zgjuari lėviz. Zgjim! Meditimi, vetėdijesim.

Kodra, qielli. Uji e toka. Thirrje! Argument pėr atė qė sheh, zemra qė kupton. Prehje e ndėrgjegjes. Zgjim i arsyes. Krijesat, shėrbyes. E idhuj pėr robėrit e materies. I nėnshtruari ndaj tė dobėtit. Shpresues nė tė kotėn, sot i gjallė, nesėr i vdekur. Dobėsues i qenies njerėzore; rrėnues i prirjes sė natyrshme. Ndryshues i objektivit, devijues nga rruga e paqes, harmonisė; armik i vetvetes. I armiqėsuar ndaj vetvetes, shpėrndarės i zjarrit, hapės i tij.

Dėnimi! Njeri me zemėr tė vdekur. Kundėrshtar i argumentit. Rrėnues i arsyes sė shėndoshė. Luftues, kur tjetri ndėrgjegjėsohet. Pengues, kur tjetri udhėzohet. Armik, kur tė tjerėt miqėsohen pėr hir tė sė vėrtetės. Ndėshkimi prek, kur padrejtėsia kaplon. S’ka mėkat individual, kur njeriu mėkaton, tė mirėn kundėrshton, nė tė keqen zhytet; prek tėrė shoqėrinė. Njeri i papėrgjegjshėm; dhunues, i pandėrgjegjshėm; mohues.

Zgjim! Ndryshim. Pėrmirėsim! Thirrje pėr tė kuptuar; tė mos fajėsohesh e as tė mos fajėsosh, por brendinė ta zgjosh, tė menduarit ta ndryshosh; vetveten ta pėrmirėsosh. Shoqėria, paqe e mirėkuptim; e ardhme e ndritshme.