Mesia4ever... and ever and ever.
Luke 16:13
Asnjė shėrbėtor nuk mund t`u shėrbejė dy zotėrinjve; sepse ose do ta urrejė njerin e tjetrin do ta dojė, ose do tė lidhet me njerin dhe tjetrin do ta pėrbuzė; ju nuk mund t`i shėrbeni Perėndisė dhe mamonit``.
14
Dhe farisenjtė, tė cilėt ishin shumė tė dhėnė pas parasė, i dėgjonin tė gjitha kėto dhe e tallnin.
Cilin Krishterim po e sulmoni, ate te Jezusit apo te nje prijesi Luteran. Nese sulmoni krishterimin Biblik i coj duart nga ju, nese sulmoni krishterimin e disa 'krishtereve', lirisht mund t'u ju prij. Ju pershendes
Te gjitha qeniet lindin ateiste.
Ju nuk mund t'i sherbeni perendise dhe mamonit.
Zoti im eshte i vertete, i yti fallc. I imi keshtu, i yti ashtu....
Shume te bukura. Pjesen me te madhe te tyre e mesova permendesh. Faleminderit.
Kjo nuk eshte thenie e mencur, por nje veprim i tipit autogol.
Kur prof. Richard Dawkins aplikoi per te regjistruar fondacionin e tij, "Richard Dawkins Foundation for Reason and Science" komisioni i regjistrit te bamiresive ne Mbreterine e Bashkuar i kerkon sqarim te metejme.
Shprehimisht ata i kerkojne Dawkins te sqaroje:
"Ju lutemi, me miresi na sqaroni se si perfiton njerzimi nga Edukimi Shkencor?"
Ja dhe quota origjinale ne Anglisht.
Ne Angli e ke 100% te garantuar dhe pa problem regjistrimin e nje fondacioni religjioz sesa nje fondacioni jo-religjioz.“When we applied for non-profit status in the U.K., and faced delays greater than for a new religion, the charitable commission wrote back to us, and I quote: ‘Kindly explain how scientific education benefits humanity.’”![]()
What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence
Nuk kemi nevoje te zgjatemi me sofizma dhe definicione "keshtu ma do qejfi mua" prandaj ateistet ...
Ka nje teme tjeter ku mund te diskutosh se c'eshte ateizmi.
http://www.forumishqiptar.com/threads/46226-Ateizmi
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Scion : 05-09-2013 mė 03:51
What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence
Lasgush Poradeci
(Shkrimtar, poet, publicist)
Ekskursioni teologjik i Sokratit
Filozof Sokrati i vjetėr
kokė e vlershme e Greqisė,
e pa zbritur pėrmbi tokė
lėndėn e filozofisė.
Se filozofia ahere,
para kohėrash antike,
nuk qėndronte mbi binarė.
Ajo ishte metafizike.
Ajo endej nėpėr qiej,
nėpėr sferat rrotullore,
s’desh materie, s’ish fizike,
s’kish themele natyrore.
S’fliste pėr punėt e dheshme,
po pėr Frymėn, pėr Idenė,
nuk kish pėr studim njerinė,
po kish Zotėrit, kish fenė.
Ti, filozofinė antike,
o Sokrat me tru nė kokė,
qė prej qiellit e zbrite
krejt pėrposh kėtu nė tokė.
Poshtė krejt nė kėtė tokė
zbrite ti filozofinė,
qė ajo tė studiojė
tokėn, jetėn dhe njerinė.
Pėrcaktove dhe Moralin,
pėrcaktove Drejtėsinė
dhe u ngarkove pėr detyrė
veē njerinė! Veē njerinė!
Veē njerinė pėr Moral,
veē pėr tė dhe Drejtėsinė,
Dijen pėr Moralitetin
Dijen pėr Ligjshmėrinė.
Ē’ish ay Moralitet
q’e caktove kaq serbes?
Ish Moral i thjeshtė, i pastėr,
njė Moral pa interes.
Njė Moral i bukur shumė,
pėr dobi tė gjithėsisė,
qė i shėrbente drejtėsisht
njerėzisė e shoqėrisė.
S’i shėrbente vetvetes.
Po gjithė fisit njerėzor,
i shėrbente pa dallim
kolektivit shoqėror.
Jo Moral qė shfrytėzon,
as Moral qė rrjep e zhvat,
po qė i vlen vetėm njeriut.
Ah! Sa bukur, o Sokrat!
Si vendose paq Moralin
mbi themele tė patundur,
kape Zotėrit e Fenė
pėr t’i tundur, pėr t’i shkundur.
U the grekėrve tė menēur,
se, nga feja po gabonin:
me kaq zotėr, me kaq idhuj,
veten e komprometonin.
Ē’kanė aq idhuj tė mermertė?
Ē’kanė aq zotėr tė ngurosur?
Qė s’lėvizin, qė nuk kanė
mundėsi pėr t’u fjalosur?
Thoshje kanė trup e shtat,
kanė krahė, kanė duar,
kanė kokė – po nuk kanė,
tru e mend pėr tė menduar;
Kanė gojė e s’flasin dot,
kanė sy, po nuk shikojnė,
kanė kėmbė, po nuk ecin,
veē nė vend ata qėndrojnė;
Kanė bark, e s’hanė dot,
s’hanė aspak e s’pinė aspak,
ndonėse u therin, u kushtojnė
theror! Mbytur nė gjak.
Theroritė kush i ther?
Qengjat duke blegėritur?
Kush i mbush me gjak nė gojė
viēat duke muallitur?
Ah, o qengj i njomė,
ē’tė ha zoti dhe hyjnia!
Ah, o viē i majmė i shijshėm,
ē’tė ha kryepriftėria!
Porse zorrėt, rrotullimet
lyer me parfum, plot erė,
i shijon veē hundėrisht
hund’ e popullit tė mjerė.
O Sokrat, ti bėre provė,
qė vėrtet tė konstatosh
a i beson Greqi’ e Vjetėr
zotėrit me trurin bosh.
Papo vajte e vizitove
kryeshtetasin antik
dhe me tė ti bisedove
si njė mik filozofik.
"A i beson", - the, - "more burrė,
Kryeshtetas mendjendritur,
a i beson ti kėta Zotėr
posi populli i paditur?
Unė ty tė shoh nė Tempull,
o koleg, o miku im,
tek qėndron ti para Zotit
plot respekt, plot adhurim.
Kokėn tėnde mban pėrpjetė,
shtatin drejt posi njė lis,
populli lėviz rreth teje:
ti i patundur nuk lėviz!
Populli lėviz ndopak,
ndonėse Zotin ka pėrballė,
kurse ti s’lėviz e s’flet:
kaq beson mė Zot ti, vallė?
Thuajmė, dua ta di,
thuajma: nė zemėr ē’ke:
nė beson mė Perėndi,
nė beson mė Zot e fe!"
_______
"Unė, more miku im,
unė, o Sokrat i madh,
unė qė qėndroj nė Tempull
si njė dem mu nė luadh,
Unė nuk besoj aspak
as nė Tempull, as nė Zot,
po qėndroj pėr sy e faqe,
mėrzit veten kot mė kot.
E mėrzit, qė besimtarėt
tė besojnė se besoj –
kėshtu popullin e verbėr
unė e rrej, unė e mashtroj.
E mashtroj qė, kėsisoj,
populli tė mė besojė,
fronin tim si Kryeshtetas
verbėrisht tė ma forcojė.
Se pėr Zotėrit, nė djall,
qė tė gjithė a s’kanė vajtur?
Kėtė dredhėri bėj unė,
pėrmbi fron pėr tė mė mbajtur.
Kėshtu bėjnė perandorėt
kėshtu mbretėrit – lubi,
kryeshtetasit kėshtu ,
shtrydhin popullin e zi.
Unė e di, se, nė njė kohė,
populli ka pėr t’u ngritur,
perandorė e kryeshtetas
posi bar pėr t’i kositur.
Gjer ahere, ne qėndrojmė
pastaj – fundja le tė vijė!
Pastaj – populli i sqaruar
edhe ne tė na pėrpijė!
Popujt janė ende pa shkollė,
janė ashtu – po janė shumė;
Vjen pėr ne, Sokrat... Sokrat...
vjen edhe pėr ne ky lumė...
Gjer ahere... gjer ahere...
le tė bėhet vaj e kujė:
bėj, o Kryeshtetas, qejf
bėj me popullin rrėmujė!"
Nga kjo fjalė, kjo pėrgjigje
filozofi e mori vesh
qė dinaku kryeshtetas
shtetin, popullin qesh.
Shtet e filozof e popull
ata i rrejnė kurdoherė,
rrejnė t’urtėt filozofė,
zhveshin popullin e mjerė.
Doli nga pallati i madh –
pallat kryeshtetėsor –
dhe, si vuri ment, iu fal
Kryeshtetasit mizor.
Si iu fal, e pėrshėndeti
dhe u tėrhoq mėnjanė,
konstatoi si adhurohen
zotėrit ku janė e s’janė.
Por – nuk u kėnaq me kaq
edhe shkoi nė drejtim tjetėr:
tė provojė: sa i beson
zotėrit Greqi e Vjetėr.
... Dhe vazhdove, o Sokrat,
qė, mė tej, tė konstatosh:
kush e kush i lut n’Athinė
zotėrit me trurin bosh?
Vajte tek Kryegjyqtari,
kok’e Gjyqit Helenik:
bisedove e diskutove
si njė mik filozofik.
Vajte i the: "Kryegjyqtar,
burrė i drejtė e mendjelartė:
a i beson ti perėnditė,
posi populli i paqartė?
Ty mes Tempullit tė shoh
kryetar, o miku im,
sesi falesh para Zotit
plot pėrulje e plot besim;
Si mes Tempullit qėndron,
shtatin drejt, kokėn pėrpjet,
populli flet e lėviz,
ti aspak s’lėviz e s’flet!
Populli s’rri dot i qetė,
ndonse Zotin ka pėrballė,
ti rri drejt pėrpara Zotit:
kaq beson mė Zot ti, vallė?
Thuaj-mė, dua ta di:
n’atė zemrėn tėnde ē’ke?
a beson mė Perėndi?
a beson mė Zot e fe?"
_______
"Unė, o Sokrat i madh,
unė qė, o miku i em,
rri mes popullit nė Tempull
si mes berrave njė dem.
Unė nuk besoj qė ka
shumė zotėr a njė zot,
po pėr sy e faqe shtirem
qė lus Zeusin kot mė kot.
Shtirem kot, qė, besimtarėt,
tė besojnė se besoj:
kėshtu popullin besonjės
dredhėrisht un’ e mashtroj.
E mashtroj, qė, me mashtrim,
populli tė mė besojė:
fronin, si Kryegjyqtar,
besėrisht tė ma forcojė.
Sa pėr zot – nė dreq! Nė djall!
Zotėrit s’paskan mbaruar?
Kėshtu dhelpėrohem unė,
nė Fron tim pėr tė qėndruar.
Kėshtu bėn ēdo perandor,
kryeshtetasi symvrejtur,
mbretėrit dhe kryegjyqtarėt
qė u beson populli i rrejtur.
Ne e dijmė, se, njė ditė
popujt do tė na kuptojnė,
perandor, kryegjyqtar,
krejt do tė na gllabėrojnė.
Sot, pėr sot, gjejmė pa bėjmė,
gjersa tė na vijė fundi,
gjersa populli i sqaruar
tė na tundi e tė na shkundi.
Popujt janė endé pa shkollė,
janė endé – po janė shumė,
prandaj, dhe pėr ne, do vijė
ah, more Sokrat, ky lumė...
Gjer ahere... gjer ahere...
le tė bėhet baltė e shi:
bėj, Kryegjyqtar, rrėmujė!
Bėj rrėmujė e batėrdi!"
Fjalės sė Kryegjyqtarit
filozofi i vuri veshin,
i kuptoi kryegjyqtarėt
se me shtet e popull qeshin.
Me shtet e me Zot e popull
kryetari i Gjyqit qesh,
qesh me popullin e rrejtur,
quan popullin sylesh.
Doli shpejt Sokrati i madh,
prej Pallatit Gjyqėsor
dhe ironisht u pėrshėndet
me Gjyqtarin dhelpėror.
Iu pėrfal filozofisht
u tėrhoq pastaj mėnjanė
konstatoi si adhurohen
zotėrit ku janė e s’janė.
... Po s’e pati mjaft me kaq,
me kėto prova laike:
Desh tė bindet nė beson
kryepriftėria antike.
Pra, nė Tempull, o Sokrat,
pyete Kryepriftin vetė:
I the troē, a e beson
zotin me trup tė mermertė.
Mu nė Tempull vajte pyete
kryepriftin madhėshtor,
atė prift tė ditur shumė
q’ish i madh e shenjtėror.
"A i beson, o Kryeprift,
qė je kaq me dituri:
A i beson", - the, - "perėnditė
Posi populli axhami?
Ti nė Tempull je kushtuar,
ti mes Tempullit jeton,
ti rreth Zotit bėn shėrbim:
po – mė Zot ti a beson?
Kur qėndron ti para Zotit,
madhėshtor posi njė lis,
populli s'rri pa lėvizur
kurse ti aspak s’lėviz!
Kur ti falesh para Zotit
populli nga vendi s’lot,
se ti flet aq hijerėndė:
kaq beson ti pra mė Zot?
Fol me mua, fol me mua,
folmė sot ballė pėr ballė,
thuaj ē’ke nė zemėr tėnde:
a beson mė Zot ti vallė?"
Foli Kryeprifti i madh,
shumė i madh e shumė i ditur,
foli shumė i vetėdijshėm
me Sokratin mendjendritur:
Foli e tha: "Sokrat, Sokrat,
unė qė, o miku i em,
rri mes popullit nė Tempull,
si mes deleve njė dem.
Unė fare, nuk besoj
nė ka Zeus a tjetėr zot,
unė bėj, pėr sy e faqe,
sikur lus me shpirtin plot.
Papo shtirem qė, besnikėt,
mos zbulojnė shpirtin tim,
se kėshtu e do ky popull
qė s’di gjė nga ky mashtrim.
Kėshtu popullin e verbėr
unė e bind tė m’adhurojė,
fronin tim, si Kryeprift,
verbėrisht tė ma forcojė.
Sa pėr zotin, sa pėr Zeusin,
sa pėr zotrit – djalli i marrtė!
Kėshtu forcoj Fronin tim,
unė Kryeprifti i lartė.
Perandor, Kryegjyqtar,
Kryeprifti shumė i squar
kėshtu bėjmė ne tė gjithė
popullin duk’e mashtruar.
Ti je filozof, por ti
po mė bėn teologji;
Unė teolog, por unė
po bėj filozofi.
Po mė bėn e po mė pyet,
po tė bėj e po tė pyés:
Ti i ditur, unė i ditur
ē’kundėrshtim na ndan nė mes?
S’kemi fare kundėrshtim
as pėr Zeusin, as pėr Fenė,
ne tė dijshmit qė lexojmė
Iliadėn... Odisenė..
Feja jonė ėshtė trefish:
Shkencė e Art e Poezi;
Zoti ynė ėshtė njėfish,
ky quhet Dituri.
Ne qė jemi kaq tė ditur,
kaq me mend e kaq tė zgjuar
si besokemi nė Zeus,
nė njė Zeus t’imagjinuar?
Kur imagjinon ti Ferrin,
a ka Ferr pėr nėnė dhet?
Kur imagjinon Lugatin,
ka Lugat me tė vėrtetė?
Nuk ka Zeus, as nuk ka Zot,
Ferr, Lugat t’imagjinuar,
po ka popull tė paditur
popull q’ende s’ėshtė zgjuar.
Kush ka faj qė s’ėshtė zgjuar
populli nė botėn mbarė?
E ka fajin Kryeprifti
bashkė me Kryegjyqtarė!
Fajnė e kemi ne tė gjithė,
qė, mbi Fron duke sunduar,
nuk shpjegojmė as zot, as zotėr,
popullin pėr ta sqaruar.
Kam faj unė qė s’besoj,
por dhe Zeusit i shėrbej,
shtirem qė besoj mė Zot,
kėshtu popullin e rrej.
Sa pėr ty, Sokrat, qė shan
perėnditė shtetėrore,
dhe pėrhap ide tė reja
dhe zgjon masat popullore.
Thonė, do tė tė dėnojnė
rreptėsisht pėr kėtė faj,
meqė do Kryeparinė
ta rrėzosh nga Froni i saj.
Ti e di se, pėrnjėmend,
kryeprifti e gjyqtarėt,
janė ata Kryeparia,
pėrmbi Fron gjithnjė tė parėt.
E di se, Kryeparia ,
ne tė Parėt, s’kemi fe,
po kėshtu mbajmė frenat
dhe sundojmė pėrmbi dhe.
Ne e dimė, se, njėherė,
populli do ngrejė kokė,
Kryeprift, Kryegjyqtarė,
do na flakė keq pėrtokė.
Po tashti ne bėjmė ē’mundim.
gjersa tė na vijė ora,
gjersa populli tė zgjohet
dhe mbi ne t’ia bėjė fora.
Popujt ende s’janė zgjuar,
po n’u zgjofshin – janė shumė
dhe prandaj mbi ne do derdhen
me vėrshim tė madh si lumė.
Gjer ahere... gjer ahere...
le tė bėhet vaj e zi,
bėj, o Kryeprift rrėmujė!
Bėj, Kryegjyqtar, kėrdi!
Dhe pėr gjithė kėto mjerime
qė tė dy jemi fajtorė,
unė vonė do ta pėsoj,
ti do ta pėsosh mė parė.
Se ti, jo veē i mohon
perėnditė shtetėrore
po dhe me idetė e reja
ti zgjon masat popullore.
Ti m’i miri e i urti e i drejti,
Zotit po i largon rininė,
thonė krejt Kryeparia
qė ti prish ligjshmėrinė.
Thonė Gjyqi e tėrė Athina,
se ty do tė dėnojnė,
tė pish kupėn e zeherit
qė kėshtu tė t’asgjėsojnė.
Sa pėr mua, sa pėr mua,
sa pėr Kryepriftėrinė
neve, populli i sqaruar,
do na flakė nė greminė.
Po ty shpejt do tė tė flakin
t’ashpėrit kryegjyqtarė,
se, - siē thonė, - po i tėrbon
Antifeja jote e marrė.
Ububu, Sokrat, Sokrat,
filozof qė tunde dhenė!
Por, si ne, or antizot,
pse s’bėn kompromis me fenė?
S’do zot guri – zot guror,
pse, bre filozof mizor?
Pse ti na komprometon,
flet pėr zot si t’ishte horr?
Ē’vjell pareshtur helm fetar?
Prapseprapė komprometim?
Qė dhe ne, qė s’njohim zot,
tė na zhytish nė mjerim?
Mjer pėr ty, po edhe pėr mua
si nuk mė pėrpin ky dhe,
qė po demaskohem dh’unė
prift me fe... dhe prift pa fe...
Zeusin tonė rrenacak,
q’e besojmė e, s’e besojmė,
populli, duk’ e kuptuar
keq, or keq do ta pėsojmė.
Dhe kėshtu qė tė dy palėt
filozof e prift i shkret
ky komprometim i ashpėr,
do na bėjė pėr qamet."
Doli, pra, Sokrati i urtė
jashtė Tempullit hyjnor,
iu pėrfal me sy tė vrenjtur
Kryepriftit dhelpėror.
Iu pėrfal me pėrnderim
po nė gjoks i mbet peronė
se mėsoi si adhurohen
Zotėrit nė botėn tonė.
Shtet e Zot e Fe e Popull
Kryeprifti i rremė i qesh,
ėsht’i rremė e qesh me Shtetin,
popullin e shkretė e zhvesh.
S’pate mjaft nga ky mėsim,
nga kėto prova klerike,
deshe provėn: a beson
populli i Greqisė antike?
Papo vajte, o Sokrat,
nė Pazar tė konstatosh
a i beson populli i thjeshtė
Zotėrit me trurin bosh.
Pyete, pra, njė punėtor,
pyete bujkun e paditur:
"A i beson", - the, - "Perėnditė,
Posi prifti mendjendritur?"
Pyete e the: "Ti hyn nė Tempull,
Prift e Tempull respekton,
para Zotit bie nė gjunjė.
por, mė Zot, ti a beson?
Kur qėndron ti para Zotit,
plot pėrulje, plot kushtim,
as lėviz as nuku flet
po zė falesh me adhurim.
Kur falesh para Zotit
me shpirt e me zemėr plot.
Aq mė Zot ti je i kushtuar?
Aq beson ti, pra mė Zot?
Thuajmė, tregomė mua:
kur ti Zotin ke pėrballė,
thuaj-si e ke nė zemėr:
A beson mė zot ti, vallė?"
Foli punėtori i thjeshtė,
foli bujku i paditur,
foli siē flet njė fėmijė
me Sokratin mendjendritur,
Foli e tha: "O filozof,
filozof Sokrat me nam,
unė besoj me gjithė zemėr,
si i paditur qė jam.
Unė e populli i paditur –
punėtor e bujk si ne –
Dituri ne kemi Zotin,
kemi Zot e kemi Fe.
Ėsht’ i madh i plotfuqishmė,
Zoti jonė, Zeusi jonė,
prandaj therori ne i sjellim
sot e mot e pėrgjithmonė.
Se ai na fal ne jetėn
dhe me jetė ai na mban,
ėshtė’ i madh ėsht’ i vėrtetė,
Zot i fortė, Zot vigan.
Dhe prandaj e kanė bėrė
prej fildishi dhe floriri,
kur e sheh tė erren sytė,
kur e prek tė lot fiqiri.
Ky’ ėshtė Zeusi, Zeusi jonė,
Krye-Zeusi i gjithė Greqisė,
ai di ē’janė e nuk janė,
ėshtė kroi i diturisė.
Dhe prandaj e adhurojmė,
prandaj frikėn ne ia kemi
do t’i falemi e ta lusim
sa tė jemi e tė mos jemi.
Kur e lusin ditė e natė
Kryepriftrit aq tė ditur
si tė mos e lusim ne,
ne tė verbrit tė paditur?
Kur beson tėrė Greqia,
Kryepriftrit mendjemprehtė,
si tė mos besojmė ne
tė paditurit e shkretė?"
Kėshtu konstatoi Sokrati,
nė pazar, pėrfundimisht,
se gjith’ populli besonte,
por besonte verbėrisht.
Edhe tha: "Besimi i verbėr
s’ėshtė fe, s’ėshtė besim: -
Ay ėshtė mohim-feje,
Ay ėshtė Zot-mohim."
Krijoni Kontakt