George Fred Williams











SH Q I P T A R E T



Perkthyer nga anglishtja prej Shaban Balles





















Drejtesia dhe e verteta nuk jane mbrojtje ose
aresye ne sallat e diplomacise

Djali jem, ti nuk e di se me sa pak meshire
qeveriset bota















Tirane - Shtypshkronja “Dielli” - 1934








Parathenie e botimit te pare



E gjeta te vlefshme perkthimin e ketyre rreshtave
mbasi keto permbajne gjykimin e nje te huaji mbi
Shqiperine, i cili e formoi kete vetgjykim duke qene
vete ne kontakt me Shqiptaret e duke shikuar me
syte e vet cdo gje qe ka shkruar. Pervec kesaj, ky
shkrimtar eshte i nje shteti te cilit nuk i intersonte
ose i interesonte shume pak gjendja politike e
Shqiperise e per kete cdo fjale qe shkruan ky njeri
eshte e sigurte se e shkruan sic ia ndien
ndergjegjeja e vet e jo pse ashtu ia lyp pozita
diplomatike. Per shembull, ne Kreun IV tek
nenartikulli “Europa perkrah sundimin turk” do te
shikoni se San Xhuljano, Minister i Jashtem i
Italise, nga pozita e tij diplomatike shkruan te
kunderten e asaj qe ndjen ne shpirtin e tij. Por qe
shkrimtari i jone shkruan ashtu si e ndien, do ta
vini re po te kendoni me kujdes Kreun III “Renia e
Qeverise se Vidit”. Aty do te formoni nje vetgjykim
se sjelljet e tij ne kete menyre proshqiptare ndoshta
u bene shkak qe ai te shtrengohesh me dhene
doreheqjen nga pozita e tij ne Europe.



Xhorxh Fred Uilliams me 1914 ishte Ministri i
Amerikes ne Greqi dhe ne Mal te Zi dhe vezhgues i
Komisionit Nderkombetar ne Durres, komision i cili
do te udhehiqte dhe do te bashkepunonte me
qeverine e Vidit. Por zoti Uilliams duke e pa te
pamundur bashkepunimin ne mes tyre dhe duke e


pa se punet po shkonin mbrapsht pse marreveshja
e Londres e kishte mbjelle shume ters faren, e ma
teper pse marreveshja e Londres caktonte nje princ
kurse Vidi erdhi me titullin mbret, mbas shume
mundimesh per marreveshje sa me kryengritesit e
Shqiperise se mesme, sa me ata te Jugut, u bind
se keto pune ishin te kota dhe vendosi te marre nje
mase te fundit. Shkoi ne Shqiperine e Jugut ku
pruri ne marreveshje “epirotet” kryengrites me
vlonjatet qe te bashkoheshin e te shpallnin
pavaresine e tyre, gjithmone me qellim qe sapo te
zhdukej qeveria e Vidit e cila doemos nuk kishte
jete te gjate, t’i bashkonte kesaj pavaresie edhe
pjesen e siperme te Shqiperise. Mirepo, posa
muaren vesh kete gje diplomatet e Europes me te
shpejte derguan ne Vlore dy luftanije qe permbanin
anetare te komisionit te Durresit, te cilet nen hijen
e topave te fuqive te medha te Europes e ndaluan
kete bashkim qe ky zotni me shume mund e beri.



Atehere zoti Uillliams u bind krejtesisht qe veprat e
fuqive te medha me marreveshjen e Londres nuk
paten per qellim ta bejne kete shtet te lire, por te
gjejne shkaqe se si me e shtypur ma teper, e duke
patur ne dore kete dhe tjera fakte ky vendosi me e
lene kete skene mekatesh, por njeherit me ngritur
perden e me paraqitur komedine tragjike dhe
shpirtin e zi te diplomacise Europiane. I dhane
rastin Shqiperise ne Mbledhjen e Londres per ta
provuar nese Shqiptaret jane te zotet apo jo persa
paradeshirojne. Por me menyren qe ata i kishin
hartuar planet e tyre mund t’i hidhnin hi syve te


gjithe botes duke e bere me e quajtur te zezen te
bardhe, e prandaj Shqiperia lekundej ate kohe ne
djepin e fatit here mbi dhe, here jasht gropes se
zeze te tmerrshme e te helmatisur. Gjindej ky djep
pikersisht mbi gropen e pafund, kur perfaqesuesit
kryesore te diplomacise Europiane, te mbuluar me
maska fytyre-njeriu, kishin vu tehet e bajonetave te
tyre mbi litaret qe varesh ky djep per t’i pre e per ta
leshuar fatin e Shqiperise ne kete grope vdekjeje qe
te mos mund te ngrihesh kurre.



Per te qene korrekt ndaj pikpamjes njerezore, keta
zoterinj kishin filluar me perhape fjalen se ua
dhame proven e lirise Shqiptareve por nuk po jane
te zotet me e mbajtur dhe per fakt tregonin me
gisht kryengritjet e brendshme, shkaktaret e te
cilave ishin ata vete. Pikerisht ne kete kohe te
duhur e te rrezikshme per Shqiperine, zoti Uilliams
heq maskat qe iu japin pamje njerezore ketyre
diplomateve dhe nxjerr ne shesh fytyrat e tyre te
lyera me gjak te pafajshem e ia tregon me gisht
botes duke deklaruar se te fshehtat e kesaj
diplomacie jane shkaku i kaq gjakderdhjeve dhe
deklaron pafajsine dhe vujtjet e Shqiptareve e
mundimet e tyre per liri. Ai shpreh hapur se
Shqiptaret nuk jane te eger e te rrezikshem, sic e
thone diplomatet Europes, porse Shqiptaret jane
fisnike, jane trima, jane te ndershem, jane
liridashes dhe kane mikpritjen me te madhe ne
bote. Keto deklarata zoti Uilliams ia beri me teper
popullit te vet Amerikan duke iu lutur qe te
nderhyje sa me pare per t’i ndihmuar ketij populli
ne te drejtat trashegimore qe kerkon dhe ne
varferine e tij, shkakun e se ciles ia ngarkon fuqive
te medha te Europes.

Perkthyesi Shaban Balla

Tirane, 20 Mars 1934



Parathenie e botimit te dyte



Kur m’u tregua ky liber i vockel e lexova menjehere
dhe pa vonese, e rishtypa dhe e redaktova duke
ruajtur perkthimin origjinal. Libri eshte shkruar
para 90 vjetesh, perkthyer e botuar ne Shqip para
70 vjetesh dhe ribotohet per here te dyte tani.
Falenderoj me kete rast perkthyesin Shaban Balla
qe e kaloi ne Shqip vepren e respektuar te Xhorxh
Fred Uilliamsit dhe dajen tim Qazim Kuqashin qe
kishte ruajtur nje botim te tille 70 vjecar.



Se pari botimi apo ribotimi i nje libri te tille eshte
nje gje shume e mire, sepse shpreh respektin per
nje njeri shpirtmadh e shpirtdrejte si Xhorxh Fred
Uilliamsi, per edukimin e shkollimin e tij dhe
respektin per vlerat qe percjell pena e tij. Nga ana
tjeter, eshte per te ardhur keq qe ajo histori e
dhimshme e Shqiperise e fillimit te Shekullit XX, ne
vend qe te ishte per arshive, vazhdon poshtersisht
te neperkembet edhe ne kohen e tanishme. Libri
pohon thenien popullore se te huajt, akoma me
shume armiqte, kur gjejne shesh bejne pershesh.
Libri tregon sa tragjike kane qene (dhemsurisht
edhe jane) ndaj shqiptareve percarjet e shkaktuara
nga armiqte. I vetquajturi mbret Princ Vidi qendroi


ne Shqiperi ne periudhen 7 Mars – 3 Shtator 1914.
Sic edhe shkruan Xhorxh Fred Uilliamsi, nga ajo
rremuje mizore e Luftes I Boterore shqiptaret vetem
e pesonin. Pena e Xhorxh Fred Uilliamsit percjell
rendesine e vlerave njerzore qe duhet te kene
udheheqesit qe organizojne, drejtojne apo
udheheqin shtetet. Vetem njerezit me miresjellje,
me shpirtmadhesi, fisnikerisht te respektuar, te
palodhur ne pune, me vullnet dhe trimeri jane ato
qe kane shkaktuar dhe udhehequr perparimin e
popujve.



Xhorxh Fred Uilliams (1852-1932) lindi ne Dedham
te Masacusetsit. U arsimua ne degen e ligjeve ne
Masacusets me 1872 dhe pas studimeve te tjera u
be avokat. Gjate viteve 1880-1887 kreu redaktime
te botimeve te rendesishme ligjore ne vitet. Me
1889, ishte anetar i legjislatures se Masacusetsit
dhe gjate viteve 1891-1993 ishte anetar demokrat i
Kongresit Amerikan. Gjate viteve 1913-1914 ishte
Ambasador i SHBA ne Greqi dhe Mal te Zi.

Saimir Lolja Tirane, 19 Tetor 2004



SH Q I P T A R E T - T O K A DH E B A N
O R E T



Toke e Shiqiperise leme te hedh syte e mij,

Mbi ty, O nane e mjere e njerezve primitive.

- Bajroni tek “Udhetimi i Cajlld Heroldit”



“Bah! Shikoni keto barbare!" ka thirrur cdo tiran qe
ka shtyre ne fatkeqesi viktimen e vet, kur me ne


fund e ka pa te pamundshme me e bere skllav.
Ngjarja e dhimshme e Shqiperise nuk i eshte
treguar popullit te Shteteve te Bashkuara te
Amerikes. Ajo ka qene zhdukur ne vendin e vet te
Bajronit dhe te shteteve te medha, te cilet kane
vendosur te zhdukin nga faqja e dheut kete popull
heroik. Ne sallat e errta te diplomacise Europiane
per shekuj me radhe ka qene mbyllur e munduar
fati i Shqiperise. Edhe tani, me lot nder sy dhe krejt
e dobesuar nga roberija dhe padrejtesia e shekujve,
ajo po nxjerr perpara duart thatanike per te
kerkuar drejtesi dhe liri; por akoma me kot. Po,
shperblimi i mekateve eshte vdekja dhe kujdesi i
drejte i Perendise nxjerr perpara faktin se gjendja e
keqe e sotme e Europes rrjedh drejtpersedrejti po
nga ajo politike qe e perdori per Shqiperine.
Megjithese ka shume per te thene, dal perpara ta
them une kete ndodhi, te pershkruaj token,
origjinen, gjuhen, zakonet dhe historine e ketij
populli, intrigat e Europes per ta mbajte kete popull
skllav te Turqise, mundimet dhe kerkesat e drejta
te tij per liri dhe pavaresi, dhe me ne fund se si
Amerika mund ta ndihmoje duke i prire ketij
populli ne te drejtat e veta.



Toka e Shqiptareve



Valona ishte nje pjese e vogel e kesaj toke prej se
ciles ata qe shkelen Shqiperine krijuan emrin
Albania ne shekullin XI. Emri i vertete i kesaj toke
eshte Shqiperi dhe i popullit Shqiptar qe domethene
toka dhe bijt e Shqipes. Shqiperia, ne mes te Malit


te Zi dhe te Austrise kah Veriu, le Serbine kah
Lindja dhe Greqine kah Jugu, dhe shtrihet 390km
pergjate bregut Lindor te Adriatikut. Ajo eshte
shume afer bregut Italian ku qytetet dhe portet prej
Brindisi deri ne Venedik duket sikur duan me
thene se jane kryenalte me perparimin dhe
lumturine e tyre perpara anes tjeter te shkrete te
detit te fqinjes se vet. Si ne Jug ashtu edhe ne Veri
te Shqiperise ka porte te bukur dhe liqenj te
medhenj e te mrekullueshem. Buza e Drinit dhe
liqeni i Shkodres, te cilet jane tani pothuaj te
pavozitshem, duhet qe nepermjet tyre t’u zhvillonte
nje tregti e madhe e pergjithme. Kater porte te tjere
pergjate bregut Shqiptar jane pa mole dhe pa fare
permiresimi. Lumenjt jane te mbushur e te
pavozitshem, ndersa pyje te medhenj po kalben ne
balta e mocale. Fusha te medha e pjellore sherbejne
vetem si nje kullote e dobet per tufat e dhenve te
nje race shume te dobet; i vetmi plug eshte
parmenda e drunjte e Romes se lashte. Minierat e
punuara prej Romakeve dhe Venecianeve jane
zhdukur nga pamja dhe s’dihet fare ku jane. Pervec
rruges Egnatia, nje tregues i pushtimit Romak, s’ka
rruge dhe fuqi te medha ujrash shkojne kot, sepse
s’ka asnje central elektrik. Nuk ka banke dhe ka
shume pak te holla; nuk ka nje zyre postare te
vendit vec atyre te te huajve. Ka shume pak gazeta
dhe libra; shume rralle leviz ndonje lloj maqine dhe
madje s’ka as qeveri te vendit.



Ministri i Puneve te Jashtme te Italise, i shquari
San Xhuljano, beri nje pershkrim se si mberriti nga


bregu i detit deri ne Shkoder, qyteti kryesor, hypur
mbi kale, neper fusha, mocale, ferrishte e baltra,
mbi nje rruge te verbet, ndersa gjate rruges se tij ne
njerin krah kalonte i bukuri lume pengues dhe i
pavozitshem, i cili me pak shpenzime mund te
behet qe te kalojne neper te prej qytetit deri ne det
vapore prej me se tre mije tonelatash. E pamundur!
Ne zemer te Europes te ndodhet nje shkretire kesi
soji, por qe nje fakt. Ne te vertete kjo rrjedh nga se
ky vend ka mundesira perparimi me te medha se
cdo shtet tjeter i Ballkanit por qe Europa e ka pa te
aresyeshme me e bere kete vend te mjere e te
shkrete. Ky vend ze poziten gjeografike me te mire
ne Europe; ai eshte celsi i tregtise se Ballkanit dhe
porta e kalimit per ne Lindje. Me gjithe kete, sot
nuk ka asnje udhe hekuri qe t’i pershkoje Ballkanet
prej Adriatiku ne ate menyre qe kjo te jete nje vijim
i linjes Austriake.



Faksimili i origjinalit te librit“Shqiptaret“



Kur Princ Vidi dhe perfaqesuesit e gjashte fuqive te
medha e bene Durresin kryeqytet te Mbreterise, ata
sot zune nje vend te keq, nje katund te qelbet,
porse Durresin nen emrin Epidamus sic quhej ne
kohet e vjetra Ciceroni dy mije vjet perpara e
pershkroi si nje vend te bukur, te madh e te
lulezuar. Ne ate kohe ishte nje qender e madhe
tregtie, por sot sikurse edhe fqinji i tij Tivari ne
Veri, qendrojne si njemendore e mekatit te
shkaterrimit turk. Ne token e Epirit ku sot 600’000
fryme rrojne mjerisht, nen Pax Romana rronin


4’000’000 ne lumturi. Do te shohim me vone se jo
natyra por arti i zi e zbriti kete vend nga lumturia e
hershme ne gjendjen e dhimshme e te mjeruar te
sotme. Kjo u qeth e u shkurtua ne traktatin e
Berlinit, ne ndarjen e Ballkanit dhe ne
marreveshjen e Londres, saqe askush s’mund te
dije sot siperfaqen dhe popullsine e saj. Mund te
jete e madhe sa shtetet Konektikat dhe Masacuset
bashke dhe popullata mund te cmohet nga 500’000
ne 1’500’000, por mesatarisht mund te jete 750’000
shpirt. Shkodra ka 40’000 banore dhe me pak
perjashtime ky vend perbehet prej katundesh.



Origjina e Shqiptareve



Mbrapa ne kohet parahistorike, para se poetet e
Homerit te kendonin per perendite e tyre dhe
heronjte e perrallave, perpara se te shkruhej gjuha
greke, rronte nje popull i qujtur Pellazg. Herodoti
(484-425 p.e.s.) iu vesh Pellazgeve historine e cila
keto i permend shume me pare se sa qyteterimin e
grekerve; punimi i ashper qe mbulon anet e
Panteonit ne Athine akoma quhet Pellazgjik. Keta
ndertuan mure te medhenj qe quhen ciklopike dhe
per te cilet Prof. Pokok thote qe qene ndertuar
shume me perpara se te egzistonin grekerit e
Homerit. Prej kesaj race te forte parahistorike
mbeten vetem Shqiptaret. Vetem ne kohe te vona u
shkoqit se Pellazget qene Ilirianet e vjeter, e para
dege Indo-Europiane, perandoria e te cileve
shtrihesh qe nga Azia e Vogel deri ne Adriatik dhe
nga Veriu deri ne Danub. Nga studimet e


shkrimtareve te rinj, si Prof. Maks Myller dhe Prof.
Pot, ne gjuhen Shqipe u be e qendrueshme kjo
origjine. Keto Iliriane, qe rrojne akoma ne Shqiperi
si Toske, u shperndane edhe ne Itali dhe njihen si
Toske, Toskane, Etruske.



Eshte e kote te kerkohet per perendite e Greqise ne
etimologjine e gjuhes se saj. Ne gjuhen Shqipe keto
jane shume te qarta dhe dometheniet e tyre shume
te drejta. Per shembull, Kaos eshte hapsi, hapesira;
Erebus, biri i Kaosit, eshte er-het-os, me e bere te
erret; Uranos eshte I-Vran-os, domethene zana e
reve, vranet; Zeus, Zaa, Zee, Zoot-Zot, ze rrufe;
Athena eshte E thena, me thene fjalen; Nemesis,
nemes, domethene nam, thirrje e djallit; Muse,
Mosois, eshte mesuesi; Aferdita domethene afer
dites, agimi. Kur do te jete studiuar mire gjuha
Shqipe dhe kur do te jene zhvarrosur gojedhanat e
saj, atehere shume nga veprat e Homerit do te
rishkohen dhe ca nga ato do te jete nevoja edhe te
korigjohen. Herodoti nuk e pati dite qe emrat e
heronjve te vepres se Homerit ishin fare qarte ne
gjuhen Pellazgjike. E deri edhe emri i vet i Homerit
mund te gjurmohet ne gjuhen Shqipe: I mire, dhe
ne formen Imiros do te thote poezia e mire.



Flamuri kombetar



Ne gjuhen Shqipe eshte Agamemnon, Ai-ge-
mendon, ai qe mendon; Ajaks, ai gjaksi,
gjakderdhes; Priamos, Bir-i-ames, biri i ames e me
kuptim ironik Biri i tokes, i vendit; Akili, i qiellit,


nje i zbritur nga qielli; Odiseu, i udhes, udhetari, aji
qe shetit; Ithaka, i thak, idhnak; Droilos, Droili(os),
ai qe druhet, frigac. Shume te tjera mund t’i
shtohen kesaj liste. Nuk eshte cudi ne se njerezit qe
kane studiuar gjuhen Shqipe te thone se kjo eshte
gjuha origjnale e Homerit dhe qe grekerit e moren
nga poetet Pellazgjike te shumten e kengeve te
trimerive dhe ato heroike. Sa dituri e madhe e pret
arkeologun kur toka Shqiptare do te hapi thesarin e
historise Pellzagjike! Keta dhe shume rrjedhime te
tjera provojne qe Shqiptaret sot jane mbi token e te
pareve dhe flasin gjuhen e stergjysheve te tyre.
Edhe perpara se dega helene te njifej ne malet e
Thesalise, Shkodra, qyteti kryesor i Shqiperise, qe
pa dyshim kryeqyteti i mbreterise madheshtore te
Ilirise. Shqipja qe gjuha amtare e Aleksandrit te
Madh qe pushtoi boten dhe e Pirros se Epirit, nje
nga gjeneralet me te medhenj qe permend historia
dhe perballues i fundit i ushtrive pushtuese
Romake. Nje tragjedi, pertej perfytyrimit te
tragjedistit, eshte kjo qe nje race e vjeter dhe e forte
erdhi ne nje gjendje kaq te keqe dhe mizore, gje e
cila shikohet si skandal i qyteterimit Europian. Nuk
eshte per cudi qe otomanet nuk lejuan ndonje
germim ne token Shqiptare, sepse ajo mund t’i sillte
ndermend ketij populli lulezimin e pare.



Vendasit e Shqiperise



Nuk jane turq sikurse shume e mendojne; perpara
kane qene te gjithe te krishtere, por gjate shekujsh
pjesa me e madhe eshte kthyer ne besimin


mohamedan. Shume prej malsoreve jane katolike,
ndersa ne Shqiperine e Jugut pothuajse kisha
greke eshte krejtesisht e pranueshme pervec
mohamedaneve. Gjuha shqipe eshte aq e
dallueshme nga gjuhet tjera te Europes sikurse
eshte gjuha Kelte dhe Baske. Ata s’kane literature
vecse pak libra te prifterinjve katolike; as alfabet te
qendrueshem nuk kane akoma. Ne shkollat e pakta
turqit nuk kane lejuar qe te mesohet gjuha e tyre
dhe nuk jane shume ata qe dijne me shkruajtur e
me lexuar. Historia e Shqiperise eshte nje shenim i
gjate shkeljesh, plackitjesh dhe gjakderdhjesh.
Kenget e tyre tregojne, theksojne, vetem lufta e
trimerira. Te gjitha shkeljet e Europes mizore e
kane pershire kete vend me zjarrm e shpate.



Mbasi vdiq heroi Gjergj Kastrioti qe mbajti larg nga
Shqiperia per 24 vjet ushtrite e sulltanit duke i
zhdukur nga faqja e dheut njeren mbas tjetres,
otomanet munden ta pushtojne Shqiperine dhe e
mbajten nen zgjedhe per me se 450 vjet. Pervec
popullit te fushave, te cilet i ka vrare me shume
zgjedha e roberise, pergjithesisht Shqiptaret jane
trima e luftetare te forte. Malesori nuk del kurre
prej shtepise se tij i pa armatosur, e deri bariu
mban tufen e vet i armatosur deri ne dhembe. Lufta
ka qene i vetmi besim i tyre; biles ata thone: aty ku
eshte shpata aty eshte besimi. Djali rritet pa fare
edukate ose disipline pervec se perdorimit te
armeve. Ne ushtrine turke ai mesoi se si me vjedhe
e me grabite; ne shtepine dhe vendin e vet zyrtaret
dhe tagrambledhesit e pengonin ne kursimet,


punimet dhe industrite. I rritur ne nje atmosfere
dhune dhe vjedhje, edhe urija shpesh here e ka
shternguar te fitoje rrojtjen e tij si te mundet, qofte
edhe prej armikut qe i ka shkele ne voter. Nuk
duhet shikuar per cudi pse vjedhja qe i benin
turqve quhesh patriotizem i larte. Pa dyshim keta
malesore jane te eger dhe te pameshirshem ne
mesymje ose ne mbrojtje. Qe keta kane edhe
zakone te keqija s’ka nevoje per vertetim, porse jane
rritur ne nje atmosfere pesimiste.



Nje popull fisnik



Ky popull eshte shembulli me i madh i te mbajturit
te moralit dhe meritave te trasheguara, per
fisnikerine dhe per kapacitetin e tij qe, megjithese
per shekuj me rradhe ka qene nen ndikimin tiranik
dhe zhvleftesues, e mban prap kryet lart, nuk i ka
humbur shpresat e veta dhe gjithnje thote se jam
Shqiptar, qofte edhe ne mes te zjarrmit. Dhe per
kete ky meriton te gradohet me nje liste te gjate
virtytesh te pasterta e shembullore. San Xhiljano
thote se Shqiptaret jane egoista te radhes se pare.
Sigurisht ata nuk jane nje race qe shtrohen dhe
kerrusen nga frika. Trimerija e tyre s’ka kufi; ata e
perballojne vdekjen dhe fatkeqsine e tyre pa u
trembur. Fjala e beses per ta eshte shume me e
shenjte se sa bemat e medha te popujve te
qyteteruar dhe mikpritja e tyre vijon deri sa mos t’u
mbetet me kurrgje. Virtytet e grave te tyre jane te
trasheguara dhe vdekja eshte denimi i zakonshem
dhe i shpejte ne rast tradhetie ose imoraliteti.


Ndjeshmeria e tyre ne cnderime dhe femije eshte
shume me i madh se sa ne rrena e shpifje dhe keto
raste mbarojne gjithmone ne gjakmarrje. Ne asnje
vend tjeter te botes nuk eshte ma e sigurte gruaja
nga fyerjet se sa ne Shqiperi; ai qe vret nje grua bie
nga vlefta dhe e humb emrin e famen. Bajroni e
nderon ne kete menyre besnikerine e Shqiptareve
nga pervoja vetjake qe pati prane tyre:



T’ashper jane djemte e Shqiperise,

e me gjithe kete nuk u mungojne virtytet,

te ishin ato virtyte me te pjekur;

Ku eshte armiku qe ua ka pa shpinen e shtegun ta
lirojne?

Fortesat e shtepite e tyre nuk jane me te sigurta
kurre,

sa ata vete ne kohera turbullimi e ne rast nevoje;

Sa e rende eshte merija e tyre,

por kur ta falin, miqesia eshte fare e sigurte;

Kur mirenjohja ose fisnikeria me derdh gjakun i
therret,

te patrembur shkojne perpara kudo qe t’i coje
udheheqesi i vet.



Kaq teper e admironte Bajroni kete popull saqe
Shelli e therriste ate me emrin perkedheles ALBI.
Malesori dallohet nga qytetari. Veshja pergjithesisht
eshte si veshja kombetare e Greqise. Fustanella, nje
fustan i bardhe qe mberrin deri ke gjuri, corape te
bardha mbulojne puplat e kembeve, kepuce me
maja te kthyeme e me tufa mbi ta, rrypi i mesit i
mbushur me arme, xhamadani me menge te


leshuara mbrapa dhe qeleshe. (Xhorxh Fred
Uilliams ka vizituar vetem bregun e jugor te
Shqiperise, prandaj pershkruan kostumin popullor
jugor Shqiptar – shen. perkth.). Ky popull rron ne
formen prinderore, domethene plaku i shtepise
nderohet dhe shquhet permbi te tjeret dhe te gjithe
e degjojne. Vajzat nderojne dhe ndigjojne nanen. Iu
mbarohet me pare cdo deshire prindeve e pastaj te
tjereve. Tek ky popull nderimi per moshen eshte nje
tipar i vecante. Jane shume zemer mire per njeri
tjetrin, ndihmojne shoqi shoqin ne rast rreziku apo
nevoje, kane respekt per eproret e tyre dhe e
mbajne besen me drejtesi e me ndergjegje te paster.
Ne mes te tyre flasin nje gjuhe te zbukuruar,
perdorin shprehje te pastra dhe te prishurit e gojes
shpaguhet pa vonese e ngadonjehere shume rende.
As me qeshje nuk perdoret gjuhe perdhosese.



Mikpritja eshte ne kulmin e saj ne Shqiperi. Nje
sulm po t’i behet mikut ne cdo menyre qofte, eshte
nje cnderim i madh per te zotin e shtepise e per
gjithe fisin e tij. Ai qe grabit ose vjedh mikun, sipas
zakonit te vendit denohet shume rende, ose me
vdekje ose nxirret jashte fisit. Burrat jane te gjate,
Geget ne Veri jane me te gjate se Tosket ne Juge;
gjithashtu me te forte dhe me te rrepte. Nje
shkrimtar e pershkruan levizjen e malesoreve te
Veriut si te dhive te egra qe i ngjiten majave e
shkembinjeve me te mprehte dhe zbresin pa pike
frike nga keto vende, qe kur i sheh thua se asgje e
gjalle s’mund te shpetoje nga ato. Besa eshte
tradita me e shenjte; kur njeri ka besen e nje


personi te mire te njerit fis, cnderimi me i madh e
pret thyesin e saj prej personit te atij fisi. Besa e
Shqiptarit jo vetem qe mbahet dhe mbrohet me
vullnetin me te mire, por Shqiptari po te jete nevoja
jep edhe jeten per te mbajtur besen e dhene. Nje
udhetar nen fjalen e beses eshte nen mbrojtje te
shenjte.



Zakone gjakmarrje



Gjakmarrja eshte nje tradite e Shqiptareve, por e
rregulluar mbas ca ligjeve dhe zakoneve te vendit qe
caktojne kur, kush dhe si eshte e drejte nje
gjakmarrje. Ne keto raste qeveria nuk perzihet,
edhe ne qofte se nderhyn do te ndjeke zakonin e
vendit me teper se ligjin. Ky “lex talionis”, rregull
qe jep te drejte qe te shpaguhet nje dem i
ndersjellte ose si i thone, nje sy per nje sy e koke
per koke, jo vetem qe hyri neper ligje gjate
shekujve, por edhe neper besime. Gjykohej se
shpirti i te vrarit nuk ka qetesi deri sa te vritet
gjaksori. Ne Shqiperi familjes ose trashegimtarve
nuk u mbetet gjakmarrja vetem per vrasje, por edhe
per ceshtje nderi grash. Gjaqet shpesh here
shtrihen deri ne bajraqe, fise, dhe shpagime
gjaqesh shume here kane kapercyer katunde e
krahina. Ligjet turke ne kete vend nuk jepnin
ndonje fare drejtesie; madje i nxitnin keto zakone
pasi ato shkaktonin percarje, grindje dhe armiqsira
te mbrendshme ndermejt Shqiptareve, gjera qe i
lehtesojnin barren Turqise per te zbatuar me teper
tiranine dhe roberine. Me ardhjen ne fuqi te ligjit te


krimeve, ky zakon ndoshta do to zhduket me kohe
sikurse ne rastin e Malit te Zi.



Grate Shqiptare



Ndersa, si dhe ne shtetet tjera te Ballkanit, gruaja
ben te gjitha punet, si ne fushe ashtu edhe ne
shtepi, ajo shikohet me me respekt dhe ze nje
pozite me te larte se gruaja e Lindjes. Nje grua
mund te shetisi prej nje ane te Shqiperise ne tjetren
pa fare dyshimi, bile edhe nje burre qe mund te
ndodhet me te, nga shkaku i gruas eshte i sigurte.
Ne qofte se nje vajze e fejuar le te fejuarin e vet, ajo
e ngarkon familjen e saj me nje gjak te cilin e ka te
drejte i fejuari i saj. Pervec atyre te qytetit, nusja
nuk merr paje nga ati i saj, perkundrazi dhendri i
paguan nje shume te hollash te atit te vajzes; per
grate e veja paguhet gjysma. Nder grate Shqiptare
dashuria dhe bukuria nuk luajne nje rol me
rendesi. C’ka ia shton rendesine gruas prane burrit
eshte te pjellurit; duke shtuar femijet, shtohet edhe
pozita. Nuk egzistojne gjekundi gra me te
virtytshme se ne Shqiperi.



Brez i fuqishem



Gjaku i Shqiptareve eshte gjak burrerie. Shqiptari i
ka dhene Turqise gjeneralet dhe ministrat me te
mire. Vellezerit e tyre ne Itali, Toskanet, vune
themelet e vertete te madheshtise se Romes. Pese
perandore te Romes qene bij malesoresh Iliriane;
ata e forcuan racen Italiane. Ne grykat dhe ne malet


e Atikes gjuha Shqipe eshte ne perdorim edhe sot.
Ne perpjekjet e Greqise per liri, Shqiptaret lane
emra fame. Ata trazohen me te tjeret, por ne trazim
nuk bashkohen, domethene nuk i perziejne gjakun
dhe zakonet e tyre. Te ruajturit e gjuhes dhe te
zakoneve te veta nen thembren dhe tiranine e
shekujve tregon mundesite e nje race te forte e te
pamundeshme. Do te shohim se si Europa e
perdori kete celes te Ballkaneve per te mbajtur
mbyllur dyert e meshires e te drites mbi nje popull,
i cili tani po lutet per pavaresi e liri.



Ngaterresat e fuqive te medha



Djali im, ti nuk e di se me sa pak meshire qeveriset
bota.

Uksensherna, kryeminister i Suedise, 1612



Shqiperia, nje vend kaq i vogel e i prapambetur, pa
kurrfare qyteterimi, pse luan nje rol kaq te madh ne
politiken e Europes? Eshte e nevojshme qe t’i
pergjigjem ketu kesaj pyetje, pergjigjia e se ciles
trajton permbajtjen e nderlikuar te diplomacise
Europiane. Pergjigjia e shkurter eshte se situata
gjeografike e Shqiperise paraqet probleme politike
edhe me te gjera se ato te parashtruara prej
shteteve te tjere te Ballkanit. Gjendja e Shqiperise
eshte nje faktor kryesor i problemit te Lindjes,
mbasi kjo eshte udha natyrale e kalimit prej
Adriatikut ne Lindje. Pervec kesaj eshte edhe
pikerisht vendi per daljen e tregtise se Ballkanit
dhe se fundi ajo ka ne dore komanden e hyrjes ne


Aariatik ne ngushticen e Otrantos. Portet e saja, me
portin ne detin Egje te Selanikut dhe te Bosforit,
jane celsat e dyerve te Europes Lindore per ne detin
Mesdhe. Per te marre ne dore keta celsa diplomacia
e Europes ka punuar per dy shekuj rresht.



Perjashtimi i Rusise nga deti Mesdhe



Permbi te gjitha del e dukshme figura e Rusise,
qellimi kryesoer politik i se ciles ka qene me patur
kalim te lire ne detin Mesdhe. Per kete qellim ajo e
pa te arsyeshme shkaterrimin e Turqise. Ne vitin
1711, Pjetri i Madh thirri ne ndihme shtetet sllave
te Serbise, Sllovenise, Maqedonise, Bosnjes,
Hercegovines, Kroacise dhe Malit te Zi per t’u
bashkuar me te ne nje lufte fetare e racore per te
liruar te krishteret ortodokse dhe gjithe popujt qe
flasin gjuhen sllave nga zgjedha otomane. Qe prej
asaj kohe, Rusia dhe Turqia kane qene ne nje
ndeshje te perhershme dhe Rusia eshte bere
mbrojtesja dhe ndihmesja e shteteve sllave. Keto
kondita iu paraqiten parlamentit prej Sir Eduard
Greit (Minister i Jashtem i Britanise), parlament i
cili ishte vendi i zakonoshem i diplomacise
Europiane ne te kaluaren. Eshte per t’u shenuar se
shtetet qe emeroi Cari i Madh, bashke me
Hungarine dhe Polonine, formonin nje rreth te forte
popujsh sllave kundrejt Austrise Gjermane. Endrra
per t’i bashkuar keta popuj ne nje perandori sllave
qe nje lumturi per Rusine dhe Serbine, por nje
tmerr per popujt Gjermane dhe per te gjithe
Europen Perendimore. Nga frika e kesaj fantazme te


nje perandorie sllave, fuqite e Europes kane
ndenjur te bashkuara per te mos e lene Rusine e as
aleatet e saj sllave me zene vend ose me krijuar
ndonje kalim per ne detin Mesdhe.



Por fakti kryesor qe i takon Shqiperise eshte se
fuqite Enropiane e perkrahen sundimin turk ne
Europe dhe e mbrojten ate kundra Rusise per te
vetmen arsye se zhdukja e Turqise nga Adriatiku
deri ne Stamboll do te shkaktonte ndarjen e ketyre
vendeve fqinjeve te tjere, dhe ne kete menyre do te
hapej ceshtja e madhe e sllaveve per te dale ne
detin Mesdhe. Lufta Krimese u be prej Anglise dhe
Frances per te mbrojtur Turqine kundra Rusise dhe
perfundoi me traktatin e Parisit ne te cilin
pavaresia e Turqise u garantua dhe u sigurua. Ajo
u pranua qe te marre pjese ne marreveshjet e fuqive
Europiane, kurse popujt e krishtere te Lindjes u
lane nen meshiren e dobet te Sulltanit. Ishte
perpara kesaj lufte kur Car Nikolla parashtroi qe
perandoria turke te mos njihej nga ana e Rusise
dhe Anglise, por kjo e fundit nuk e pranoi kete
kerkese.



Traktati i Berlinit



Ne vitin 1878, Rusia pushtoi Turqine dhe ndaloi ne
dyert e Stambollit. Traktati i Shen Stefanit u be ne
mes te dy nderluftuesve dhe me te cilin
mjeshterisht Rusia per te miren dhe perdorimin e
vet krijoi nje shtet te madh Bullgar, qe nga ana
Jugore do te shtrihej deri ne detin Egje duke


perfshire edhe portin e Selanikut. Kjo shkaktoi
mbledhjen e shpejte te fuqive Europiane te cilat
bene traktatin e Berlinit. Ky traktat ndaloi formimin
e shtetit Bullgar te projektuar dhe vuri ne heshtje
kerkesat e Rusise per te pase nje port ne detin
Mesdhe. Serbia, Rumania dhe Mali i Zi u shpallen
shtete te pavarura. Nje harte e kohes se fundit do te
tregoje se traktati e la nje cope te Ballkanit akoma
nen sundimin turk, e cila shtrihej prej Adriatikut
deri ne Stamboll dhe permblidhte Bosforin,
Selanikun, Maqedonine dhe Shqiperine. Shtetet
sllave te Bosnjes dhe Hercegovines ne Adriatik iu
dhane Austrise. Qe nje kembengulje e vendosur per
Europen qe te mos lejonte shtet sllav te kishte nje
dalje ne detin Mesdhe. Skllaveria dhe roberia e te
shkretes Shqiperi nuk u bisedua; kjo ishte viktima
e parimit te kesaj diplomacie te Europes.



Kongresi i Berlinit - Qershor 1878



Kerkesat e Serbise ne Adriatik



Lufta Ballkanike me 1912 nuk u prit me sy te mire
nga fuqite Europiane. Historia e saj eshte e njohur
por nuk eshte kuptuar krejtesisht ne Shtetet e
Bashkuara te Amerikes se dy gjerat me me rendesi
te kesaj lufte ishin marrja e portit te Selanikut dhe
te porteve te Shqiperise. Keta ishin vend-daljet
natyrale te tregtise se Ballkanit dhe vend-
shkarkimet e hekuradhave te ardhshme. Edhe
Austria priste me padurim ndonje rast per te shtire
ne dore portin e Selanikut, por shteti serb kerkonte


mbi gjithe te tjerat nje port per levizjen tregtare te
tij. Ajo ishte e mbyllur dhe e izoluar larg detit dhe
ne qofte se shkeljes se tokave te huaja i jepte te
drejte, Serbia pa turp mund te kerkoje nje vend-
dalje ne det. Grindja e shteteve te Ballkanit ne mes
tyre u be shkak qe gjashte fuqite e medha te
Europes te marrin ne dore frenat duke nderhyre qe
t’i pushonin keto grindje.



Austria dhe Italia rivale



Ne kete kohe duhet permendur edhe nje faze tjeter
trazimesh ne Shqiperi. Austria dhe Italia
urdherojne ose komandojne detin Adriatik pervec
ballit te Shqiperise. Keta dy shtete kane pritur me
padurim vite me rradhe rastet per te shtire ne dore
portet e ketij vendi. Ata kane shpenzuar te holla
duke mbajtur ne Shqiperi agjente dhe shkolla per
te shtuar ndikimin e tyre mbi kete popull. Te dy
keto kane pritur diten kur “i semuri i Lindjes” do
t’u varrosej ne anen tjeter te detit Egje. Mbi dy pika
Austria dhe Italia qene posacersisht ne
marreveshje: e para, qe asnjera prej tyre te mos
sundonte Shqiperine dhe e dyta qe asnje fuqi tjeter
te mos vendosej ne Adriatik. Nga pikpamja
diplomatike e pergjithshme, kjo nuk qe nje gje
shume e pa arsyeshme. Pse, po te kish nen
sundimin e vet Austria Shqiperine, ajo do te gjendej
vetem 74 km larg bregut Italian ne mes te Vlores
dhe Otrantos. Dhe, po te behej Italia sunduese e
Shqiperise, do ta kthente Adriatikun ne nje gji te
Italise duke e bere “il mare nostra”, sikurse


italianeve u pelqen ta thone. Ne anen tjeter, cdo
fuqi detare me zoterimin e Shqiperise do te ishte nje
kercenim e kanosje per te dyja, Austrine dhe
Italine.



Perandoria sllave



Plani per nje perandori sllave ushqehesh me teper
prej Serbise nen emrin e krijuar “Serbia e Madhe”.
Edhe Mali i Zi eshte bashkuar me kete plan; qe te
dy duke qene nen kujdesin e Rusise, mbrojteses se
tyre te betuar. Me nje perandori te tille, provincat
sllave, Bosnja, Hercegovina dhe Dalmacia, me lejen
ose hapjen e Austrise, do te benin te mundur daljen
e Malit te Zi dhe te Serbise ne Adriatik. Shume u
zemeruan keto shtete kur me 1908 Austro-
Hungaria zgjeroi sundimin e vet mbi Bosnjen dhe
Hercegovinen dhe i beri kryekeput te vetat. Kur te
gjashte fuqite e medha e paten mbaruar
Konferencen e Londres mbi ndarjen Ballkanike, ato
ndoqen po ata parimet e vjetra per te mos lejuar
shtetet sllave me takuar detin Mesdhe. Turqia
pothuaj se qe terhequr nga Ballkani dhe nje
problem i madh gjendej mbi tryezen e fuqive
Europiane. Keto e zhvilluan kete duke i dhene
portin e Selanikut Greqise dhe duke krijuar shtetin
e pavarur te Shqipqrise. Ne kete menyre
varroseshin shpresat e Serbise, e cila ne kete kohe
eshte cuar ne kembe dhe ka shkelur Shqiperine
ndersa Mali i Zi ka pushtuar Shkodren.



Shqiperia dhe lufta boterore




Ne kete plan veprimesh Austria dhe Italia ishin pa
kundershtim fuqite levizese dhe princi trashegimtar
Franz Ferdinandi i Austro-Hungarise shikohej si
kujdestar i parimit te tyre. Serbia mjaft e zemeruar
qe prej vitit 1908, tani u terbua dhe pa dyshim
demonstratat e saja kunder Austro-Hungarise qene
te rrepta dhe kerceuese per hakmarrje. Qellimi i
gjalle i Europes per te perjashtuar Rusine dhe
aleatet e saj nga deti Mesdhe shihet edhe nga fakti
se kur Austro-Hungaria mori Bosnjen dhe
Hercegovinen per pak qe duke u shkaktuar nje lufte
Europiane dhe vepra e krijimit te shtetit te pavarur
Shqiptar sigurisht qe duke ndezur nje ndeshje te
pergjithshme. Meria e madhe kundra Austro-
Hungarise natyrisht iu drejtua princit trashegimtar
dhe vrasja e tij ne Sarajeve keqesoi pa mase
marredheniet midis Austro-Hungarise dhe Serbise.
Mbas kesaj, ngjarjet rrodhen shume shpejt. Austro-
Hungaria i diktoi ultimatum Serbise dhe me
kundershtimin e tij i shpalli lufte. Rusia qiti zerin
se kjo ishte puna e saj dhe brenda pak diteve pese
prej fuqive te medha u gjenden ne ndeshje te
vazhdueshme. Po te kish permbushur Europa
deshirat e Serbise per nje skele ne Shqiperi, kjo
klime e tmerrshme nuk do te vinte. Zoterimi ose
sundimi mbi Shqiperi qe pa dyshim shkaku qe u
shkaktua kjo lufte qe po perfshin kontinentin e
Europes. Kjo eshte historia e diplomacise
Europiane ne Ballkan, me gjithe se shume shkurt
eshte pershkruar. Prandaj pershtatet posacerisht
titulli "Ngaterresat e Fuqive te Medha".




Shqiperia etnike



Faji i diplomacise Europiane



Ne qofte se me te vertete bashkimi sllav eshte nje
kanosje per qyteterimin Perendimor, sigurisht
historia e diplomacise perkundrazi ndryshon kur
Rusia te kete siguruar aleate te fuqishem ne
Perendim per shkaterrimin e Gjermanise, pengesen
me te madhe te triumfit te saj. Por ne qofte se ky
bashkim eshte vetem nje perralle e shpikur ose nje
arsyetim jo i vertete, atehere diplomacia Europiane
duhet te quhet fajtore ndaj krimit qe ben duke
mbajtur Ballkanet nen zgjedhen e dobet te Turqise.
Ne njeren ane prej ketyre dy cengelave, qe jane
pergjigjia e ketij problemi, duhet te varet kjo lloj
diplomacie. Edhe ne qofte e vertete se kanosja
sllave qe nje pretendim dhe qe shtetet e medha
deshen vetem me gjetur shkak per te mbajtur
Rusine larg nga deti Mesdhe, vuajtjet dhe
fatkeqesirat e Shqiperise varen mbi dyart e tyre
sepse Shqiperia vuajti vetem prej fajit te tyre. Me te
vertete me sa pak meshire qeveriset bota! Po to kish
prishur Europa nje shekull me pare sundimin
otoman ne Europe, patjeter faqja e qyteterimit tone
do te ishte ndryshe. Shtetet e Ballkanit do te kishin
tashme nje shekull vjetersi ne lirine e tyre dhe
mundet qe ne rrugen e paqes do te ishin me te
perparuar ne pasuri, ne edukate, ne tregti dhe
industri. Perkundrejt te sotmes qe jane te varfer e
te shkaterruar prej luftash te vijueshme, te cilat


jane shkaktuar vetem e vetem pse kerkonin te
liroheshin nga zgjedha. Shqiperia tani do te mund
te ishte nje shtet i lulezuar e i perparuar. Ndoshta
kur diplomacia e zeze, qe ka rrenjet ne shekujt e
erret e qe ben cdo shtet te shihet me tjetrin me nje
armiqesi te madhe, te jete zhdukur dhe ndonje
menyre simpatie njerzore dhe vllazerore te perdoret,
atehere do te kujtojme faktin qe suksesi i nje
populli nuk eshte nevoja te behet me humbjen e nje
tjetri. Atehere sllavet, gjermanet, anglezet, turqit
dhe Shqiptaret mund te perfitojne shume me mire
nga perparimi, lulezimi dhe lumturia e njeri-tjetrit.



Diplomacia e shastisur e Europes



Nderkaq Shqiperia, viktima kryesore e kesaj
diplomacie, mbetet e lodhur, e kerrusur dhe e
zhytur ne gjak sepse, edhe mbas lirimit te shteteve
tjera te Ballkanit nga zgjedha, kjo u la akoma nen
Turqi. Bashke me Shqiperine mbeti nen zgjedhe
edhe Maqedonia. Po te kishte mbetur ndopak
simpati njerezore ne politiken e Europes dhe ndonje
ndjenje per te shpaguar mekatet qe ka bere gjate
shekujve, keto fuqi do t’u kishin dhene rastin
Shqiptareve per te formuar nje qeveri dhe per te
zbatuar nje statut te vetin. Edhe nje dhenze e truve
te kalit do te kishte menduar qe nje popull trim dhe
luftetar si ky nuk do te pranonte nje zgjedhe tiranie
te re ne vendin e se pares. Por diplomacia e
shastisur vendosi te zbatoje forcen dhe tiranine per
te sunduar kete popull; por ky vendim doemos do
te binte poshte sikurse u pa. Shtetet e Europes


kane bertitur dhe kane shpallur se Shqiptaret jane
popull i pabindur, i eger e barbar. Por ne anen
tjeter deshen te krijojne mbi ta nje qeveri pa pyetur
deshirat e tyre, pa iu siguruar ndonje fare lirie ose
te drejta trashegimore dhe biles pa asnje kembe
ushtari per te vene ne zbatim programin e tyre:
sollen vetem disa oficere, kurse ushtare jo. Por, po
te ishin te verteta deklaratat e tyre, ata do te kishin
sjellur fuqi te madhe te armatosur per te perkulur
Shqiptaret; por keto te bertitura ishin vetem per te
justifikuar sjelljet e tyre. Ata prene copa me rendesi
nga toka Shqiptare dhe ia dhane fqinjeve ne Veri,
ne Juge dhe ne Lindje, duke shkaktuar keshtu
ngaterresa dhe luftera te perditshme ne mes te
ketyre shteteve. Copen qe mbeti nga gershera e tyre
e quajten shteti i pavarur i Shqiperise. Gabimin me
te madh te planeve te tyre do ta pershkruaj ne
kreun qe vijon.

Shqiperia eshte bere lemi i ndikimeve te
shumellojshme qe e terheqin ne drejtime te
ndryshme. S’ka vullnet, s’ka program e as autoritet
te njohur ne kete toke. Propaganda, intriga dhe
shpifjet e fshehin te verteten.

Kete e raporton Dr. Dillone nga Durresi.



Kur gjashte fuqite e medha hartuan nje plan
qeverimi per Shqiperine, vepra e tyre tregoi nje
pazotesi te cuditshme, sepse ai qe nje plan qe i nuk
pershtatesh nje shteti si ky. Marreveshja e Londres
permbante nenet:




(1) Nje principate autonome, sovrane, me te drejte
trashegimi te fronit nga te paslindurit dhe nen
sigurimin e gjashte fuqive te medha.

(4) Kontrollimi i administratave qytetare dhe i
financave i jepet nje komisioni nderkombetar te
perbere prej delegatesh te gjashte fuqive te medha
dhe nje delegati te Shqiperise.

(7) Emerimi i princit, formimi i nje qeverie
kombetare perfundimtare, funksionet e autoriteve
te vendit qe ndodhen si dhe qetesija e popullit i
lihen ne dore komisionit ne fjale.

(8) Sigurimi i popullit dhe rregulli do te behet prej
nje organizate xhandarmerie e policie
nderkombetare, qe do te jete ne dore te oficereve te
huaj te cilet do te kene ne dore komanden vepruese
dhe eprore te policise e te xhandarmerise, dhe te
gjithe elementeve te nevojshem per te siguruar
qetesine e popullit.



I lutem lexuesit me i studiuar keto pika qe te
formoje nje vetgjykim se si mund te formohet nje
shtet mbi nje plan si ky? Tre funksionet e nje shteti
jane: egzekutimi, legjislatura dhe administrimi i
gjyqit. Shihet se dy te fundit nuk jane permendur
vecse si nje lloj autoriteti i lene komisionit
nderkombetar per te formuar nje qeveri kombetare
me autoritet. Funksioni egzekutiv natyrisht
perfshin nje kryetar egzekutues qe do te kete
kontrollimin e administratave qytetare dhe te
sigurimit te popullit. Marreveshja (e Londres)
permban nje princ, por ia dha komisionit
nderkombetar kontrollimin e administratave


qytetare dhe te financave. Dhe ne njeren ane e
vendos sigurimin e popullit nen komisionin
nderkombetar, kurse ne anen tjeter thote:
“komanda vepruese dhe eprore per te mbajtur
qetesine e popullit i jepet nje organizate
nderkombtare te kryesuar prej oficeresh te huaj”.
Se cfar fuqirash i mbeten princit nuk kuptohet,
kurse administratat, financat dhe sigurimi i
popullit iu dhane duarve te tjera. Sipas vendimit te
marreveshjes (se Londres), princi do te zgjidhesh pa
pyetur deshirat e popullit dhe funksionet e
autoriteteve te vendit e sigurimi i popullit u hoqen
nga duart e popullit. Nuk qe vene perpara ndonje
statut ne baze te cilit te qeverisej ky popull dhe
asnje premtim nuk i qe bere per nje liri te plote ose
per te ushtruar te drejtat tradicionale. Ketu qe
vetem nje sundim tiranik dhe nje despotizem te
deklaruar me urgjence. Me sa gjykohet, kjo qe nje
anarki per te shkaktuar kryengritje. Po te mos
ngrihesh populli Shqiptar ne formen e quajtur
rebelizem, per Shqiptaret nuk do te besohej mjaft
dhe do te thuhej se keta nuk kane ide mbi lirine qe
kerkojne. Nga kjo marreveshje e Londres doli nje
ngatarrese sa nuk behesh me e madhe dhe me e
keqe. Fuqite e medha pastaj vijuan programin e
tyre duke zgjedhur per antare te komisionit gjashte
persona me pozita konsujsh. Pa e fyer kete pozite
diplomatike, kjo veper qe nje pune e keqe sepse
leshimi i nje shteti ne duar te tilla nuk qe ne duar
te njerezve me pervoje diplomatike. Sigurisht, qe
formimi i nje shteti nuk u vendos ne duar te
pershtatshme tregohet nga fruti i vepres se tyre.




Qeveria e Vidit



Si princ i kesaj principate u zgjodh Uilliami i Vidit,
major i gardes Potsdam Lancers, nje zoteri pa fare
pervoje ne qeverisje dhe pa vetite e duhura per nje
kryetar shteti. Ai qe nip i Mbretereshes se
Rumanise, e quajtur Karmen Silvia, dhe duhet
shenuar se perkrahja financiare dhe shtyrja e saj si
dhe detyrimi i gruas se tij ambicioze u bene shkak
qe ky te pranoje kete detyre. Tragjedia e gabimeve
filloi para se te vinte Princi ne Durres. Esad Pasha,
kryetar i ca fiseve te Shqiperise se Mesme, pa pasur
autorizim prej popullit, shkoi ne menyre solemne
dhe i dhuroi kuroren Princit Vid ne emer te
Shqiperise. Qe ne ditet e para terhoqi verejtjen nje
zenie midis nepunesit te pallatit me mjekun e
oborrit, e cila perfundoi me ikjen e shpejte e shume
zemerueshem te mjekut nga Shqiperia. Komisioni
Nderkombetar ne baze te marreveshjes se Londres
priste qe princi te vinte me bashkepunuar me te per
te zgjidhur problemet e ndryshme te shtetit. Por
shpejt e mesua se Vidi po vinte si mbret dhe kishte
kerkuar qe te pritet me gjithe madheshtite qe i kane
hije nje pritjeje mbreterore. Kur ata deshen te bejne
ca paragatitje dhe per kete deshen te
bashkepunojne me nepunesin e pallatit, ai u
pergjegj se nuk kishte kohe me humbe me ta. Se
me c’te drejte Princ Vidi e mori titullin mbret
askush s’ka qene i zoti ta shpjegoje. Ai ne
marreveshjen e Londres figuron si Princ.




Princ Widi me qeverine e tij ne Durres 1914



Ne fjalimin e tij mbreteror (!?) princi theksoi se do te
mund te kishte rast me bashkpunuar me
komisionin nderkombetar, kurse marreveshja (e
Londres) e thote qe ai duhet te bashkepunoje.
Qeverimi ose mbreterimi filloi duke i ofenduar
haptazi perfaqesuesit e fuqive te medha, te cilet
kishin ne dore portofolin dhe pothuaj gjithe
autoritetin, (sepse ata kishin kontrollin e financave
dhe te administratave - shen. perkth.). Princi
emeroi nje kabinet, por ministrat e tij nuk kishin
autoritet te caktuar ose te dalluar dhe ne kete
menyre cdo gje qe moren persiper komisioni e
kundershtoi. Nderkaq epirotet, qe zene Shqiperine e
Jugut, deklaruan pavaresine e tyre. Esad Pasha
kerkoi 25000 vete te armatosur per t’i shtruar keta,
por ushtare nuk kish. Koloneli hollandez Tompson
qe kishte komanden e xhandamerise u ngarkua me
mision prej princit per te bere marreveshje me
“epirotet”. Ai fitoi besimin e tyre dhe erdhi ne nje
marreveshtje shume te mire, por Esadi siguroi
mohimin e misionit te kolonelit nga ana e kabinetit
dhe ky mision u flak edhe prej princit. Me vone kur
komisioni nderkombetar beri marreveshje ne Korfuz
me kryengritesit e Jugut, antaret protestuan se ky
komision nuk dinte kurrgje mbi marreveshtjen e
kolonelit Tomson e as mbi misionin e tij.



Kur une erdha ne Durres, njeri prej antareve te
komisionit me mohoi pikat me kryesore te
marreveshtjes se Korfuzit, nje kopje te se ciles ia


paraqita te vertetuar prej sekretarit te komisionit.
Ne kete menyre vijonin punet ne krijimin e nje
shteti. Mbledhjet e komisionit beheshin edhe me te
veshtira nga mosmarreveshjet dhe ngaterresat ne
mes te perfaqsuesve te Austrise dhe Italise, te cilet
mundoheshin me ia hedh fajin njeri-tjetrit. Kabineti
edhe ky u nda dhe ne Maj te vitit 1914 Esad Pasha,
minister i luftes, u arrestua si komplotist kunder
qeverise, u vu ne nje luftanije te Austrise dhe u
dergua ne Itali. Ne anen tjeter, Shqiptare
kryengrites, rebelet, me arme ne dore u duken para
dyerve te Durresit. E vetmja kerkese e tyre ishte qe
princi te leje Shqiperine dhe prej asaj kohe e deri ne
fund ajo ka qene britma e tyre per cdo marreveshtje
qe thirreshin me bere.



Duke vene fene si shkak per levizje luftarake



Nje njeri me mend nuk do te kishte pranuar
detyren me ushtruar tiranine mbi nje popull
luftetar si ky pa qene i siguruar nga fuqite e medha
se do t’i japin forca ushtarake, sepse gjithe themeli i
kesaj pune ishte forca. Biles, edhe kur vendasit u
ngriten me arme ne dore kunder tij, e para gje qe
duhej te bente qe qe te kerkonte fuqi te armatosur
ose te linte Shqiperine duke u kthyer ne vendin e
tij. Por kur vendasit mohamedane e kundershtuan
ate me arme, ai mori me pagese malsore katolike te
Veriut per te mbrojtur Durresin. Edhe
mohamedanet e Vlorees u vune ne ndihmen e
princit, ca nga te cilet u lane per te kundershtuar
kryengritesit e Jugut dhe te tjeret u prune ne


ndihme te Durresit, kunder kryengritesve te
Shqiperise se Mesme. Problemi me i madh i nje
qeverie ne kete vend eshte per te prure ne
marreveshje ose per te bashkuar elementet e
besimeve te ndryshme me qellim qe te zhduket sa
me pare kundershtia ne mes tyre e cila ka qene
futur prej sundimtarve turq. Brenda pak javesh
sundimi te Princ Vidit, gjendja u be shume e keqe.
Ne Shqiperine e Jugut mohamedanet vritnin
ortodokset e ne Durres malesoret katolike thernin
mohamedanet brenda pamjes se pallatit te princit, i
cili ishte i sigurte vetem nen grykat e zjarrit te
topave te luftanijeve te fuqive te medha qe ishin ne
molin e Durresit vetem per te mbrojtur princin dhe
familjen e tij. Dukej haptazi se pa u bashkuar per
bashkepunim elementet e besimeve te ndryshme,
qeveria e tij ishte me kot.



Vidi u ngul ne Durres me 21 Shkurt 1914 dhe me
24 Maj te ketij viti, mbas nje mesymje nga
kryengritesit, ai me familjen e tij fluturoi ne
kryqzorin italian Misurata. Megjithate te nesermen
u kthye prape ne pallatin e vet, por ikja qe kish
bere nje dite me pare prej qyteti ne luftanie ia
humbi rendesine dhe e beri te pamundur qe ai te
kishte pamjen si sundimtar i nje populli ndaj te cilit
burreria, zemra dhe trimeria jane gjera fare te
zakonshme. Nje veprim i vogel i komedise u luajt
me 5 Qershor kur ne dreken e kesaj dite luftania
Tegelhoff duhej te defrente princin. Nje ceremoni
mbreterore qe paramenduar dhe ministrat e
pranuan, por ate dite komisioni nderkombetar po


mundohej per te ardhur ne marreveshje me
kryengritesit e per kete kishin frike se mos
alarmoheshin dhe deshperoheshin keta nga
krismat e topave. Komisioni doli fitues ne ndalimin
e ceremonise, por jo me kryengritesit te cilet nxirnin
te vetmen fjale: “princi lipset te shkoje nga toka e
jone”. Ne anen tjeter te gjithe deget e fuqive
sunduese cdo minute vinin ne mosmarreveshje me
te medha dhe ngaterroheshin me keq ne mes tyre.
Disa ia ngarkonin gjithe shkakun e ngatarresave
oficereve hollandeze, te cilet kerkonin me patur
fuqine eprore dhe jepnin urdhera mbi ata te
qeverise se rregullt. Prandaj me 22 Maj, anetaret e
kabinetit shkuan si nje grup dhe i dhane
doreheqjen mbretit duke thene haptazi se nuk
durojne te perdoren me si kukulla ne duat e
oficereve hollandeze dhe te marrin persiper gabimet
trashanike dhe keqberese te tyre. Por ne anen tjeter
ne kete kohe oficeret hollandeze ishin te vetmit
mbrojtesit e Durresit duke komanduar malesoret
shqiptare, gjuhen e te cileve as qe e kuptonin. Diten
e 15 Qershorit komandant kolonel Tompson u vra
dhe me qinda njerez u vrane ne kenete.



Ngaterresa ne Durres



Mberrita ne Durres me daten 18 Qershor. Gjate nje
jave qe kalova ne Gjirokaster me kryetaret e
kryengritesve une pata mesuar per vrasjen e 70
mohamedaneve te pa armatosur, te cilen komisioni
e kishte vertetuar por kryengritesit e mohuan dhe e
pata vure vehten ne dijeni me gjithe


mosmarreveshtjet qe qendronin ne mes te
“epirotasve” dhe komisionit nderkombetar per te
bere paqe. Une jo vetem qe u habita, por edhe u
tmerrova per ngaterresat qe gjeta ne Durres. Secili
anetar i komisionit ishte me arme ne dore kundra
tjetrit dhe ne vend qe te ndegjonin lajmet e
dobishme qe solla une, secili e shkonte kohen duke
me pershperitur ne vesh gjerat pa mend dhe
keqberjet e tjetrit. Asnjeri nuk kishte as me te
voglen ide se kush e kishte sundimin ose
komanden me te larte, e cila kerkohej me nje fare
autoriteti nga princi, nga komisioni, nga oficeret
hollandeze dhe nga kabineti. (Sepse marreveshja e
Londres e kishte zhytur kete pune duke ia dhene
ne njeren ane komanden njerit e ne nje tjeter tjetrit,
here komisionit e here Princit e here oficereve
hollandeze – shen. perkth.).



Me i pershkruar hollesirat e ngatarresave qe cdo
dite u bene edhe me te keqija ne Durres, nuk do te
ishte edhe aq e dobishme. Qeveria shkoi nje here ne
Vlore dhe iu desh me u kthyer prape ne Durres per
arsye kompllotesh dhe aty gjeti kryengritjen e Esad
Pashes. Nje oficer italian u zu naten ne Durres
duke i bere shenje kryengritesve e ne kete menyre
duke iua drejtuar udhet e operacionit. Kur e
arestuan u gjet se ai qe duke bashkepunuar me
oficerin qe kish pas qene ngarkuar me mision nga
Princi per te mbrojtur Durresin nga kryengritesit;
atehere misioni u pezullua. Nje oficer hollandez me
tha se Princit nuk mund t’i mbushej mendja
kurresesi per t’i prire ushtrise e as me u dukur me


para luftes. Luftaniet e gjashte fuqive rrinin ne nje
qetesi te vdekur ne port. Kur qyteti u mesye,
komandantet e tyre u thirren per te shtire ca topa
sa me trembur kryengritesit, por ato kundershtuan
duke thene se kane urdhera te rrepta me vepruar
vetem per mbrojtjen e personit te princit e te
familjes se tij. Kjo tregoi qartazi se fuqite e medha
kishin vendosur mos me shtire asnje top per
mbrojtjen e qeverise qe kishin marre persiper me
themeluar. Pervoja ime e fundit ne Durres qe nje
nate para se te largohesha, kur qeshe zgjuar prej
nje krisme te tmerrshme pushkesh ne kenete
pothuaj nen dritaret e mia. Oficeret me lajmeruan
ne mengjes se kishin derguar nja 15 vete neper
kenete per te kerkuar te vrare e te plagosur, por
njerezit e tyre duke i kujtuar keta se ishin armiku
qe po iu afrohet, shtine mbi ta dhe i vrane te gjithe.



E lashe kete skene mekatesh, ngaterresash te
ndyra dhe gjakderdhjesh me nje zemer plot meri
kunder krimit te madh te Europes dhe plot simpati
per popullin qe iu desh me derdhur gjak per te
mbajtur larg zgjedhen dhe nje nga gabimet me
skandaloze ne historine e Europes. Tre muaj pas
kesaj, princi, familja e tij, oborri e kabineti i tij,
komisioni nderkombetar, ministrat e huaj,
xhandarmeria dhe luftanijet iken nga Durresi dhe
Shqiperia u la sikurse eshte sot, pa qeveri.
(Domethene ne kohen e Luftes I Boterore – shen.
perkth.).



Masa per shpetim




Te nesermen, pasi pata lene Durresin mberrita ne
Vlore. Kryetaret e Vlores ishin besnike te princit Vid
dhe i paten dhene ushtare per te luftuar
kyengritesit e Shqiperise se mesme dhe “epirotet”
ne Jug te Vlores. Prandaj keta gjindeshin ne nje
frike te perditshme prej ndonje mesymjeje nga
vellezerit e vet. Qe mos te vazhdohej me rrenimi ne
mes tyre, i keshillova qe te shpallin pavaresine dhe
te bejne paqe me vellezerit e vet. Ne emer te tyre
shkova ne Delvine dhe takova kryetarin e qeverise
se perkohshme te Epirit, Zografo, i cili ishte i
semure ne zemer pasi po kthehesh nga varrimi i 14
djelmoshave Delvinnjote qe sapo ishin vrare ne
shpat te malit, ndersa 40 burra shtriheshin te
plagosur. Ai qe gati me bere paqe me vlonjatet dhe
kur ky lajm mberriti Vloren u prit me shume
kenaqesi dhe duartrokitje. Ate mbasdreke dy
luftanije te fuqive te medha qe benin pjese ne
komisionin nderkombetar, u ngulen ne port dhe
nen hijen e topave te Europes nuk lejuan
bashkimin qe une kisha parashtruar. Ata e dinin
mire qe qeveria e tyre po kotesh mbi fronin e saj
dhe se do te binte. Po ashtu e dinin qe permbajtja e
veprave te tyre do te shkaktonte edhe me shume
gjakderdhje vllazerore. Prej asaj kohe e mbrapa
fuqite “epirote” dhe kryengritsit e Shqiperise se
mesme perparuan. Me teper se 100’000 barinj dhe
bujq, gra, burra, femije dhe foshnje lane shtepijat e
tyre, te cilat ua dogjen e ua shkaterruan dhe keta
vete emigruan ne Vlore. Kur une u largova nga
Greqia, semundja e lise po perhapej neper keta


emigrante qe pa ndihma dhe pa shprese vdisnin ne
qarkun e Vlores. Pak mbas largimit tim, u raportua
se nga keta 100’000 emigrante 30’000 kishin
vdekur urie dhe s’kishin as mbulese e as kasolle ku
me shtire kryet. Jam informuar qe neper gjithe
Shqiperine ka zi. Ne pranvere nuk ka me patur
miser per fare per ata qe do te shpetojne.



Zbulimi i padrejtesise



Mire do ishte po ta kishte pershkruar gazeta Times
e Londres skenen e Durresit si nje komedi tragjike,
qe brenda pallatit mbreteror luheshin shakate
cinike me te medha, qe mbrapa maskave
buzeqeshese te diplomateve te Europes fshiheshin
fytyrat e errta e kriminele, shkaktare te vdekjes se
ketyre njerezve, se jashte ne kenete shtriheshin
qindra Shqiptare mbrojtes te vatrave te veta, te
forte e te ngrire, me syte e tyre dhimbisurisht te
drejtuar kah qielli i cili dukej e pameshirshem per
ta. Dukesh nje detyre njerezore, haptazi, me shqyer
masken qe mbulonte diplomacine Europiane e me
nxjerr fytyren e saj te lyer me gjak atdhetaresh dhe
shikimin e dobet te saj mbi deshirat e zjarrta per
liri te nje race te forte. U ktheva ne Athine dhe pasi
qeshe i shtrenguar e tregova kete panjerzi dhe kete
padrejtesi te fuqive Europiane dhe dhashe
doreheqjen si minister i Amerikes ne Greqi e ne Mal
te Zi, sikurse patjeter qeshe i shtrenguar me bere.
Drejtesia dhe e verteta nuk jane mbrojtje ne sallat e
dipllomacise!




Qe shorti im me ngritur perden qe t’i jepja drite
kesaj komedie, e cila qe loja me tragjike qe eshte vu
ne skene prej duarve te njerezve. Ky veprim qe ai qe
me ka hapur rrugen me iu lutur popullit te lire te
Amerikes te ndihmoje Shqiptaret qe po mundohen
me lufte e me vdekje per lirine dhe pavaresine e
tyre. Kur Europa, e pergjakosur, e mjeruar, e
shfarosur, e falimentuar dhe e keputur do te hyje
duke caluar ne nje periudhe te re qyteterimi,
atehere le te mesoje prej vuajtjeve te veta meshiren
qe duhet te kete per kombin e vogel malesor; e cila
defrehesh me shterngimet e shpirtit e me britmat e
vdekjes se tij dhe vepronte paturpesisht duke i
quajtur asgje tmerret dhe vuajtjet e ketij populli per
liri dhe humbjen e lirise te nje populli e quante nje
sakrifice te zakonshme per qejfin e tyre.



Perpjekjet per liri



Cdo popull i shtypur ka te drejte te shkunde
zgjedhen e tij dhe ne qofte se Shqiptaret jane
merzitur e lodhur nga zgjedha turke dhe qeverimi i
keq i saj dhe deshirojne me qene te pavarur, kane
urimet e mia me te perzemerta per ta. Eshte e
vertete qe drejtpersedrejti nuk mund te bej kurrgje
per ta, por kur plani i juaj ka dale me te vertete
fitues, flamuri turk te jete zhdukur dhe pavaresia
Shqiptare te jete shpallur, le te deklarohet qeveria
juaj zyrtarisht dhe Anglia do te jete e para fuqi qe
do njohe pavaresine Shqiptare. Une do te
mundohem me gjithe shpirt me ndikuar edhe mbi
te tjeret qe te ndjekin kete shembull.


Gladstone, Kryeminister i Britanise, 1880



Per sa permban historia e re, kjo eshte fjala me e
mire per Shqiperine e dalur nga nje burim zyrtar.
Kjo kishte te pakten shpirtin e simpatise dhe ne
qofte se Kryeministri i tanishem i Anglise thote kaq
e jo me teper per formimin e nje qeverie te
perkohshme ne Shqiperi do te jete nje pune e lehte
per ta bere Shqiperine te lire dhe te pavarur. Kur
kam folur per roberine e Shqiptareve nen Turqi,
nuk kam patur ne mendje mizori, tortura, vrasje
dhe therje. Keto veprime bien mbi persona te
vecuar te cilet vuajne, vdesin dhe harrohen.
Shkenca e tortures, thelbi i tiranise dhe djallezia e
vrasjes jane ne kulmin e tyre kur i drejtohen nje
grupi dhe shpirtit e jetes se nje shteti. Duket si e
pamundur qe nje qeveri te tregoje haptazi vendimin
e vet per te shkaterruar lumterine e per te mohuar
shpresat dhe deshirat e nje populli nen sundim. Por
kjo eshte historia e tmerrshme e Turqise ne
Shqiperi. Malesoret trima nuk u shtruan kurre dhe
shumica e tyre kundershtuan edhe pagesen e
taksave. Ata vdisnin ne grupe pse rrinin se bashku
per t’u mbrojtur nga mesymjet e here pas hereshme
te ushtrive turke, te cilave kurre s’ia leshuan
shtepite e tyre. Por ata nuk mund te rnbronin edhe
fushat ku ishte mundesia me e madhe e perparimit
dhe qyteterimit. Per Turqine, fushat kishin dy vlera:
e para si burim te ardhurash dhe e dyta per te
mbledhur ushtare. Popullit i vinin taksa te medha
qe i mblidhnin pa meshire. Taksat dergoheshin ne
Turqi dhe shume pak shpenzoheshin ne vend. Ne


kete menyre e ropi Turqia pasurine e vendit. San
Xhuliano, tani vone minister i jashtem i Italise,
thote se qyteti i Vlores paguante 1’000’000 franga
ne vit dhe vetem 20’000 shpenzoheshin aty.
Gjithashtu edhe ne Vilajetin e Janines mblidheshin
9’000’000 franga, prej tq cilave vetqm 2’000’000
shpenzoheshin per ate vilajet.



Mbledhja e ushtareve



Por e ardhura tjeter ishte edhe me e vlefshme.
Shqiperia nxirrte pothuaj ushtaret me trima ne
Europe. Malesoret Shqiptare te larte, te forte e te
pafrikshem, perbenin garden e Sulltanit. Mirditasit
dhe malesoret pergjithsisht viheshin ne pjeset me
me rendesi te ushtrive turke. Shume prej tyre
moren lavderime dhe pozita te larta si ne ushtri
ashtu edhe ne administrate. Edhe ne ditet e Romes
pat qene ideja per ta bere Shqiperine nje fole per
rritje dhe nxjerrje luftetaresh, por Turqit e
permbushen kete ide. Duhet shenuar se po te ishte
Shqiperia e perparuar, e edukuar dhe e lumtur,
nuk do t’i jepte ushtare Turqise. Per kete arsye
padituria, vecimi i saj nga bota e perparuar dhe
varferia u zgjodhen prej turqeve si vegla per te
mbajtur nen thember kete popull trim.



Coptimi i vendit



Sic duket, ishte vendosur ne cdo fuqi mendore
zhvleftesimi moral, intelektual, shpirteror,
ekonomik dhe politik i ketij populli. Zyrtaret qe te


gjithe ishin te pasjellshem; te ashtequjturat salla te
drejtesise, gjyqet, nuk mbronin as persona as
pasuri. Njerezit viheshin ne burg me deshmira te
fshehta. Gjithe levizjet per bashkim prisheshin nga
nepunesit e pashpirt dhe gjithe masat per pune e
industri pengoheshin nga tagrambledhesit. Mund te
thuhet se keto jane kondita edhe ne vende te tjera
te nenurdheruara, por jo kaq sistematikisht.
Miniera ari paten qene punuar prej Romakeve e
argjendi prej venedikasve. Keto paten qene mbyllur
shume kohe perpara me urdher qeveritar dhe tani
as vendi nuk u dihet. Pyje te medha shkonin me
kot dhe kalbeshin per arsyera ligjore dhe
transportimi. Ndersa ne shtetet e tjera te Europes
ka nje endje te madhe hekurudhash, ky vend nuk
ka asnje rruge hekuri prej Veriu ne Jug. Fuqira te
medha ujrash nuk perdoren; porte shume te mire
jane pa mbrojtje dhe pa ndertesa doganore.
Lumenj, neer te cilet duhej te lundronin avullore
me transportuar lendet e pyjeve ne tregjet boteore,
jane te vdekur e te padobishem. Pervec c’ka lane
Romaket, rruge te tjera nuk ka; nje njeri per te
shetitur prej bregut ne brendine e vendit ose prej
nje qyteti ne tjetrin, duhet te shkoje mbas gjurmave
ose neper ndonje rruge qorre. Portet e sigurte dhe
hekurudhat do te ishin mjete per te bashkuar
Shqiperine me boten e jashtme dhe rruget e gjera
do ta benin te lehte kalimin prej nje qyteti ne
tjetrin. Por nderlidhje te tilla do t’i kujtonin popullit
dobine e qyteterimit dhe do te beheshin shkak
kundershtimesh dhe kryengritjesh. Parimi i
mallkuar per te mbajtur kete vend te vecuar, si


brenda me njeri-tjetrin ashtu dhe me boten e
jashtme, ishte shkak qe e la kete vend te verbet e te
erret, ndersa nepunesit e Turqise mbushen boten e
jashtme me propaganda mbi egersine e ketij populli
dhe rreziqet e udhetimit ne kete vend. Por historite
dhe shenimet nuk tregojne per ndonje te huaj qe u
gjend ndonje here ne rrezik ne token Shqiptare;
doemos ata qe nuk prune me vehte ndonje komplot
ose tjeter qellim te keq per popullin. Pergjithesisht
cmohet mikpritja e Shqiptareve prej atyre te huajve
sa me teper qe ata e vizituan kete vend me qellim
miqsor. Ne kete toke me fjalen qytet quajme nje
vend qe nuk ka me shume se 40’000 banore.



Nje toke e begate



Ne Shqiperi ka fusha te medha dhe pjellore te cilat
mund te ushqenin miliona, por tani ato vetem
gerricen me nje parmende druri e nuk punohen.
Shumica e tyre jane te mbuluara me barishte te
padobishme ku kullos bagetia e dobet e vendit.
Minierat jane te pagermuara e te paditura. Ata me
me dituri ne mineralogji thone se toka Shqiptare ka
qymyr guri, vajguri, hekur, asfalt e baker, por
zbulimi dhe shfrytezimi i tyre nuk eshte lejuar
kurre. Prodhimi i te lashtave, misrit, ullijve, pemeve
e vreshtave, po te perpunoheshin do te ishte shume
i madh, ndersa peshku nuk ka te sosur. I shkreti
bujk, me qe te shumten e veglave si dhe kaun me
nga token shpesh here i merrte me qera nga se do
te paguante medoemos e me cdo sakrifice taksat e
renda, edhe pse vetvetiu i varfer nga rrjedhat e


koheve, ndalengadale la punimin e tokes qe nen nje
punim te mire mund te nxirrte miliona e u vu te
ruaje ato pak bageti qe pati dhe toka pjellore u la
pothuaj krejtesisht si vend kullote. Por edhe bagetia
e tij eshte ne nje gjendje shume te keqe; leshi nga
ashpersia e tij ka nje vlere shume te paket dhe raca
e bagetise se tij nuk eshte perterire kurre. Sasia e
madhe e lekureve shkon me kot per pamundesine e
transportit dhe per padijen e pergatitjes se tyre. Pa
shikoni! Sa keq! Ne mes te Europes nje toke e
pasur, nje toke pjellore te ndodhet ne kete gjendje
si me qene ne mes te nje shkretetire!



Parimi i zhvleftesimit



Shqiperia ka plot gojedhana te se kaluares por
turqit nuk lejonin germime, gje qe mund t’i sillte
ndermend ketij populli lulezimin e pare. Mesimi i
gjuhes Shqipe ishte krejt i ndaluar ne cfardo
shkolle. Sot nuk ka ndonje alfabet te caktuar, s’ka
shtypshkronja qe te shtypin gazeta dhe libra per
kete popull. Rregullat turke arrestonin dhe
internonin ata te cileve u gjenin qofte edhe ne poste
libra te cdo lloji ne gjuhen Shqipe. Gjuha e
Shqiptarve duhej te heshte per hir te sunduesit. Qe
mos me u dhene raste per bashkim per te kerkuar
lirine dhe te drejtat e tyre, turqit ndiznin dhe
shtonin cdo dite e me teper armiqesine ne mes
familjeve, lagjeve, katundeve dhe besimeve te
ndryshme. Fanatizma dhe shperblimet qe merrnin
kryetaret e vendit kane qene helmi me i forte per te
mekembe cdo te keqe dhe kane renduar zgjedhen e


kane penguar perparimin. Djali katundar i lindur
ne Shqiperi u rrit krejt i paditur per arsye se Turqia
lejoi te hapen shume pak shkolla ne gjuhen e saj,
pervec atyre te huaja; keshtu qe mos te zgjohej
mendja, shpresa dhe ambicja e te riut Shqiptar.
Babai i shkrete, i mbytur ne varferine e tij, mund t’i
jepte djalit te vet vetem nje rruge jashte shtetit
duke e derguar ne Stamboll ku medoemos do t’i
pershtatej jetes ushtarake, do te gufosesh nen nje
uniforme me xhufka dhe do te ushqehesh nga
kazani i mbretit. Megjithate kurre nuk e pa te
arsyeshme sundimtari turk zgjimin e djalit
Shqiptar.



Europa perkrah sundimin turk



Diplomacia e Europes e ka njohur gjithmone
karakterin e keq te sundimit turk. Per turp te kesaj
diplomacie i eshte thene kjo e vertete ne shesh, por
gjithe ketyre protestave fuqite e medha i jane
pergjegjur: “Shqiptaret jane nje race e eger”. Asnje
njeri ne Europe nuk e njohu me mire popullin dhe
token Shqiptare sesa italiani i famshem, Markezi
San Xhuliano. Me nje pene te forte ky zotni e ka
hartuar kulmin e mizorise me te cilen sundimi turk
poshteroi dhe shkretoi nje popull, per trimerine dhe
kapacitetin e te cilit ky shkrimtar ka nje respekt.
Por, sikurse e thote edhe vete, nga pozita
diplomatike qe kish iu desh me i mohuar te drejtat
e Shqiptareve me keto fjale: “Prandaj Italia
interesohet me e lene te paprekur nderin e Sulltanit
ne Shqiperi nga cdo pikpamje; perkundrazi, me sa


te jete e mundur do ta mekembe edhe me dhe do te
ndaloje cdo gje qe mund te shkaktoje zhdukjen e
sundimit te tij ose qe mund te shkaktoje kondita te
cilat, heret a vone, mund te behen shkak per
nderhyrje te huaj ose per shqetesim te
pergjithshem”. Me kete shpirt i denoi Europa
shqiptaret me roberine e ndyre dhe vecimin e tyre
nga bota e jashtme, me shtypjen e pasurise dhe te
industrise se tyre, me paditurine qe e mekembi cdo
dite, me fanatizmin qe futi ne mes tyre, me
varferine dhe me shtypjen e ndjenjave te tyre.



Mundime per liri



Nuk do ta pershkruaj historine e gjate se si
Shqiptaret me lidhjet, kongreset dhe kryengritjet ne
cdo forme jane munduar me zhdukur roberine e
tyre. Mjafton qe Turqia gjate shekujve e njohu
pazotesine e saj dhe pamundesine per te shkelur
Malesoret. Asnje kembe ushtari turk nuk guxoi te
hyje ne brendine e maleve. Biles, nje here kur
Sulltani desh te mesynte Malin e Zi, me pare mori
leje nga malesoret e pastaj mundi te kaloje ushtria
e tij. Asnje here nuk doli fituese Europa ne planet e
saja qe me ane traktatesh e lidhjesh eshte
munduar ta fshije emrin e ketij populli nga radha e
popujve. Shqiperia nuk e njohu traktatin e Berlinit
dhe tani po kundershton edhe marreveshjen e
Londres. Pikerisht ne kete kohe qe po e shkruaj
kete liber, Italia ka zene qytetet e bregut Durresin e
Vloren, per te vetmen arsye qe te gjeje popullin me
arme ne dore dhe i cili patjeter do ta kundershtoje


shkeljen e tyre. Mbetet per te pare ne qofte se
imperializmi, militarizmi dhe detaria, gjera qe e
kane prure Europen ne dhembin e vdekjes, do ta
ruajne kete apo jo nga denimi per mekatet qe ka
bere. Ne qofte se gjykimi i drejte i njerezise do te
sjelli nje jete te re te pergjithshme, paqe e
vllazerime, duhet te hedhe poshte e te zhduke edhe
diplomacine e fshehte qe ka qene dhuna dhe
urrejtja e pergjithshme qe ka sjelle gjithe mizorite e
sotme. Eshte kjo lloj diplomacie qe e mbajti
Shqiperine me shekuj nen sundimin e ndyre te
Turqise, e mbyti ne varferi, i mbylli driten e
qyteterimit dhe ne gjithe rruget qe te conin per ne
kete vend vune shenjen: “Eshte e rrezikshme - rrini
larg”. Me ne fund, kur qe thyer zgjedha turke vete
Europa iu vu punes ne kete vend duke qethur nga
kjo toke pjeset gati me me rendesi dhe mbi copen
qe mbeti mori persiper me krijuar nje qeveri aq
despotike ne karakterin e saj saqe as qeveria e
Stambollit nuk e kish parapare kurre. Ne vend qe
me iu dhane ndonje fare sigurimi per liri e nje
statut Shqiptareve, Europa pruri nje princ, nje
komision nderkombetar dhe nje organizate te huaj
xhandarmerie per te sunduar Shqiperine, si duket
pa e menduar aspak qe edhe ky popull duhet te
kete nje ze ne qeverine e tij. Kjo qe haptazi nje
tirani absolute.



Nje komb atdhetdashes



Malsoret trima u pergjigjen menjehere. Pikerisht si
zeri qe ushtoi neper shpatet e maleve te Zvicres ne


veshet e Hapsburgeve, edhe zhurma e burise se tyre
mberriti deri ne muret e sallave te Uestminsterit te
Londres. Populli trim i Shqiperise nuk u tmerrua
nga fuqia Europiane. Ata qe kishin luftuar nje
tirani do te luftonin edhe nje tjeter. Ata kishin vene
para fjalen DREJTESI dhe per cdo marreveshtje qe
thirreshin me bere, pergjigjeshin: “Deboni nje here
princin tuaj”. Prej Epiri e deri ne thellesine e maleve
te Veriut u zgjua nje kundershtim ndaj princit. Nga
kjo gje agjentet e Europes dridheshin ne portin e
Durresit dhe me ne fund e lane token Shqiptare.
Keto atdhetare nuk priheshin nga diplomate dinake
ose te terhiqeshin nga hunda prej ministrash a
parlamentaresh. Ata ishin vetem njerez te lire qe
luftonin per lirine e tyre dhe te cilet duhet te priten
nga Amerikanet ne tempullin e patrioteve.



Amerika nuk e din



Por Amerika rri ne heshtje. A nuk ka vapore me
kryqzuar deterat per te shpetuar barinjte,
emigrantet e Vlores? Asnje shtet nuk u mundua me
iu ardhur ne ndihme ne vuajtjet e renda ketyre
viktimave te diplomacise se padrejte te Europes.
Populli i Shteteve te Bashkuara nuk e di faktin qe
une po i shkruaj keto flete vetem per t’i parashtruar
ketyre ndodhine e dhimshme te Shqiptareve trima,
te cilet lypin lirine e tyre, te femijve dhe te niperve
te tyre. Mundet qe une jam gabim duke vene
meshiren dhe bamiresine me ne fund, mirepo
tirania ka luajtur nje rol te tmerrshem mbi kete
popull, edhe pse pak mijra njerez duke lutur


hyjnite neper shpatet e maleve te tyre nuk
numerojne mjaft. Ajo qe numeron me teper eshte
nese duhet te kete apo jo ky popull lirine dhe
shpetimin e vet te brezave te ardhshem.



Cfar mund te bejne Shtetet e Bashkuara te
Amerikes



Anton Arnu, nje gazetar i shquar freng, me 19
Dhjetor te vitit te kaluar tha per Shqiperine: “Me
nje popullsi me pak se nje milion dhe me nje
siperfaqe afro 34299 km katror, Shqiqeria eshte nje
vend i pazhvilluar dhe populli i pafat i saj eshte
duke vdekur. Kjo rrjedh drejtpersedrejti nga
sundimi i keq dhe i padrejte gjate shekujve.
Praktikisht s’ka rruge e ura e asnje udhe hekuri,
s’ka te holla ose kredit dhe eshte e rrethuar nga te
gjitha anet prej luftash pervec ballit te Greqise, por
edhe kendej eshte viktime e intrigave. Perseri ata
meritojne te jene me mire. Ata nuk vodhen Pjetrin
per te paguar Palin; ata nuk kane qene fallco ne
punen e tyre. Shqiptaret jane nje popull i mire por
mjerisht pa agjente shtypi”. “Pa agjenta shtypi!” E
vertete! Si popull i panjohur ka nevoje per agjente
shtypi qe historia e Shqiptareve t’i behet e ditur
popullit Amerikan, t’i behet e ditur edhe se
Shqiptaret jane burra dhe gra simpatike,
meshironjes e liridashes, ne menyre qe Amerika t’i
japi doren ketij populli per ta ngritur nga mjerimi
ne nje jete te re e te lire. Bajroni e vizitoi kete toke
por kaloi per te ndihmuar lirine greke, ndersa
Gladstone qe mbrojtes i Malit Zi. Emrat e tyre jane


te cmuar ne jeteshkrimin e shteteve qe ata
perkrahen. Gjithashtu edhe disa njerez besnike
Amerikane mund te punojne per lirine e Shqiperise.



Bamiresi apo drejtesi



E kuptoj se mendimi me i pare dhe e para gje qe
populli i jone do te thote eshte se “Amerika nuk
duhet te zhysi duart ne punet e pergjakshme te
Europes”. Por ne anen tjeter, cdo rast per bamiresi
prej nesh eshte i mirepritur. Miliona dollare po
kalojne oqeanin per t’u ardhe ne ndihme viktimave
te luftes qe vuajne ne Belgjike, ne Rusi, ne Serbi
dhe ne France. Sigurisht, meshira per te shpetuar
edhe popullin e pervujtur Shqiptar do te terheqi
patjeter zemren e popullit Amerikan. Por nuk eshte
pune e mire me mekembur kete popull vetem per te
ngjalle viktima te reja per ne frontin e tiranise,
padrejtesise dhe te varferise. Mbi kete popull
ndihma per ta nxjerre nga varferia dhe ndihma per
t’i siguruar lirine duhet te shkojne doradores. Qe
Shqiperia eshte perdorur shume keq prej Europes
s’ka dyshim. Per t’u dhene fund gjithe padrejtesive
mund te perdoret vetem e drejta. Edhe tani
Shqiptaret jane me arme ne dore kunder Italise e
Greqise qe ua kane pushtuar token; dhenia fund e
kesaj do te sjelle paqen. Lufta Europiane e ka lene
Shqiperine pa qeveri e te humbur ne mes te
shteteve te tjere. Te formuarit e nje vetqeverimi
eshte nje premtim per pavaresi te plote.



Shqiperia e pavarur




Ne qofte se Shtetet e Bashkuara te Amerikes i japin
doren parise Shqiptare duke i mbledhur se bashku
per te zgjedhur nepunsat e vendit dhe per te vene
perpara nje statut, ata do te bejne ate qe Europa
nuk mundi ta beje, gje te cilen medoemos do ta
shohe te aresyeshme. Europa nuk duhet te tregohet
e pakenaqur per nje qeveri qe i pelqen popullit vete.
Gjashte fuqite Europiane krijuan shtetin e lire te
Shqiperise, por duke mos qene te zotet me
themeluar nje qeveri e lane kete vend ne dore te
fatit. Megjithese marreveshja e Londres u prish nga
lufta, pavaresia Shqiptare nuk mbeti e pa bere. Nuk
ka fuqi tjeter ne faqen e tokes qe te kerkoje te drejte
mbi kete vend tani vec popullit Shqiptar. Italia dhe
Greqia qe kane shtyre ushtrite e veta ne Shqiperi
thone se e bene kete vetem per te mbrojtur
pasurine dhe jeten e vendasve. Populli i Shteteve te
Bashkuara mundet ta ndihmoje kete popull duke iu
siguruar paqen dhe duke larguar anarkine. Mundet
qe t’i udheheqi Shqiptaret me formuar nje qeveri te
perkohshme edhe deri sa keta te vihen ne udhen e
drejte te punes e te perparojne ne vetqeverimin e
tyre. Nuk e mohoj faktin se gjithe keto qe thashe
mund te mos realizohen plotesisht, por cdo hap ne
nxjerrjen e lirise se tyre, e sa do i vogel qofte, nuk
eshte kurre i kote. Mundime te tilla doemos do te
shoqerohen me perfundime te zyrtarve te larte te
qeverive Europiane. Ser Eduard Grei mund t’i
perserisi fjalet e bukura te Gladstonit dhe te gjithe
njerzit nen arme duhet te presin me gezim nje
qeveri te rregullt. Ne qofte se me gjithe ndihmat e


dhena bashkimi Shqiptar nuk behet, atehere faji
bie mbi Shqiptaret vete. Ata nuk mund te
shpresojne kurre me per kushte me te favorshme se
keto te sotmet per te fituar lirine dhe vetqeverimin e
tyre.



Fati i Shqiperise



Asnjeri nuk mundet te thote se Shqiptaret nuk jane
te zotet per vetqeverim, sepse asnje rast prove nuk
u qe dhene per te formuar nje qeveri te veten.
Markezi San Xhuliano ka patur te drejte qe ka
thane: “Shqiptaret jane nje fuqi e paprovuar per sa
i perket vetqeverimit, as prej vehtes e as prej te
tjereve”. Ne zakone, ne udheheqje, ne karakter ose
ne mundesi u ngjajne shume Skocezeve te
hershem; jane pikerisht si ata te paperkulur dhe
liridashes, gjera qe karakterizojne edhe malesoret e
Svicres. Koha me e volitshme qe pritet per vendimin
e fatit te Shqiperise do te vije kur te behen traktatet
e paqes Europiane. Kur te vije kjo dite, pa lejuar
nderhyrje intrigash e shpirtkeqsije, Shtetet e
Bashkuara do te qendrojne si avokate te nje populli
te vogel e pa fuqi qe me plot te drejte e aresye
kerkon lirine e vet. Duhet shenuar se Austria,
Italia, Mali i Zi, Serbia dhe Greqia, qe te gjitha
deshirojne me e patur Sliqiperine; eshte edhe aq e
drejte se asnjeri prej tyre nuk deshiron qe tjetri te
dali fitues. Ne kete gjendje te puneve eshte shpresa
me e madhe e Shqiptarve. Ata jane nje popull i
vecante, flasin gjuhen e tyre dhe kane kufi krejt te
shquar nga tjeret si ne zakone ashtu edhe nga


natyra e tokes. Eshte larg mendjes qe Europa te
mundi te ushtroje paqen duke humbur te drejtat e
ketij kombi ose duke e ndare token e tyre. Ngjarjet
e kohes se Vidit e pasqyrojne faktin qe pa u
siguruar liria e plote e Shqiptareve eshte i
pamundur ndalimi i luftes dhe parimi per te ndare
token Shqiptare do te hapi nje plage te re e te
helmatisur ne politiken e Ballkanit. Dardanelet do
te hapin nje problem mjaft te rende, zhvillimi i te
cilit eshte i tepert per fuqite e medha, e per kete
nuk eshte nevoja ta ngarkojne vehten edhe me nje
problem tjeter si ky i Shqiptareve.



Te drejtat e nje kombi



Me sa duket, Gjermania dhe Austria nuk e
mendojne me zgjerimin e fuqive te tyre ne Shqiperi.
Dhe as nuk besohet te kene ndonje kundershtim
mbi deklaratat e Ser Eduard Greit qe thote: “Gjithe
kombet e Europes te jene te lire te formojne sipas
deshires vetqeverimin e tyre e t’i prine vete
perparimit te vet ne liri te plote; ky ideal i jone
perfshin pa perjashtim gjithe kombet e Europes, te
vegjel e te medhenj”. Kjo deklarate meshiron te
verteten dhe te vetmin parim mbi te cilin mund te
bazohet nje paqe pak a shume e gjate. Kjo
perjashton cdo marreveshje e cdo mendim per te
hequr Shqiperine nga radha e shteteve. Meqenese
fuqite e medha jane detyruar me dhene pavaresine
Shqiptare si shtet, deklaratat e Ser Eduard Greit
jane nje garanci per vetqeverimin e tyre. Pra, vetem
nje kondite mbetet per t’u mbushur nga Shqiptaret


vete, dhe kjo kondite eshte nenshkrimi ne mes tyre
dhe organizimi kombetar. Ne qofte se Shqiperia
eshte e zonja me dale para Konferences se Paqes
me prova te sakta se ka zotesi te vetqeveriset, lutjet
e saja per liri dhe per te mbledhur gjithe tokat qe i
perkasin ne baze te se drejtes do te jene te
pranueshme dhe pa vonese.



Opinioni popullor i Shteteve te Bashkuara mund t’i
kujtoje mundimet e veta per liri dhe mund te
bashkohet me ta. Prandaj dera e lirise eshte e
hapur per Shqiptaret. Une kisha me thene se ata e
kuptojne rastin, por meqenese jane te keputur e te
varfer kane nevoje per ndihme qe ta realizojne
krejtesisht faktin. Sigurisht Amerika nuk mund te
gjeje rast me te nderuar bamiresie se sa me
ndihmuar dhe me udhehequr Shqiptaret per te
siguruar nje paqe kombetare dhe nje rregull te
mbrendshem. Nje rast i tille nuk ka shembull ne
historine moderne. Organizatat e paqes mund te
shpenzojne miliona ne bamirsira, por kurre nuk
kishin me bere punen qe bejne pak mijra duke i
perdorur per te ndihmuar kete popull te varfer, te
munduar, te vuajtur e te shperdoruar, per te
formuar nje qeveri dhe si komb i organizuar te dali
para Konferences se Paqes e te kerkoje autonomine
e vet dhe “vendin e vogel nen rrezet e Diellit”. Eshte
shprese e madhe se prej ketij konflikti kontinental
do te lindi nje vllazeri e re ne mes te kombeve dhe
meqenese Shqiperia nuk ka autoritet te brendshem
per shkak te atyre qe ndezin cmira apo zemerime
ne konflikte, ajo do te jete i vetmi shtet qe do te


kerkoje me teper vetmine dhe qetesine pa u perzjere
ne ngaterresat e te tjereve.



Paqja e Europes



Simbas opinionit tone, paqa e Europes do te jete nje
zbutje e pergjithshme. Ne te tilla raste paraqitja e
Shqiperise si komb i vetqeverisur patjeter do te
siguroje lirine e saj. Sikurse cdo shtet tjeter i
Ballkanit, as Shiperia nuk mund te coptohet e t’u
ndahet shteteve fqinje. Europa qe do te beje paqen
dhe ka krijuar shtetin e pavarur te Shqiperise nuk
mund ta mohoje dhenien e lirise se plote ne qofte se
Shqiperia e organizuar u del perpara dhe ngul
kembe ne te drejtat e veta. Nje shtet i formuar ne
kete menyre nuk do te ishte nje kanosje per paqen
e Ballkanit; nuk do te mund te kishte flote qe te
alarmoje Italine ose Austrine ne Adriatik. Ngritja e
hekurudhave dhe permiresimi i porteve te saj do te
lejonin miqesisht dhe me ane traktatesh tregtare
edhe daljen e Serbise ne Mesdhe se sa me shkelje e
barbarizma. Shqiperia e pavarur nen zhvillimin e
saj ekonomik do te niste nje jete te re duke kthyer
shpatat ne plugje, rruget e verbeta ne rruge te
gjera, katundet ne qytete te vegjel dhe qytetet e
vegjel ne qytete me rendesi. Shqiptaret, pervec te
drejtes, mund te kerkojne edhe ndihme nga
Europa, sepse mbi Europen e krishtere bie
pergjegjesia dhe shkaku qe ky popull qe bere skllav
e qe varferuar. E kam thene qe Europa e krishtere
ne kundershtim me protesten time shkaktoi qe te
emigrojne ne qarkun e Vlores 100’000 katundare,


te cilet tani po zhduken nga uria dhe as vend ku
me shtire kryet nuk kane; e vetmja cati e tyre eshte
qielli.



Detyra e krishtere



Ndaj Shqiptareve, krishterizmi Europian dhe
mohamedanizmi shkaktojne si njeri ashtu dhe tjetri
varferine dhe roberine. Krishterimi qe ne Shtetet e
Bashkuara jep liri te plote, vetqeverim, lumturi e
mbi te gjitha dashurine, do te japi nje shembull
vllazerimi dhe bashkimi ne mes te Shqiptareve.
Kunder gjithe shpifjeve qe i jane ngarkuar ketij
populli me fjalen e ngurte “barbar”, une vej keto
fjale te zotit Erikson, i misionit Amerikan, i cili
eshte dhene mbas Shqiptareve, ka punuar dhe ka
vuajtur me ta: “Nuk ka popull me shpirtmire e me
te sjellshem ne Europe sesa Shqiptaret. Ata si
elemente fuqie, burrnie dhe kuraje mblidhen me me
te madhen besnikeri dhe japin jeten per fjalen e
dhene”. Shqiptaret njohin Mohamedin dhe Krishtin
si profete, por me kot u luten si per njerin ashtu
edhe per tjetrin. Ne emer te kujt t’i bejne tanime
lutjet per lirine e tyre? Une kam nje besim te
qendrueshem se kur shtetet kundershtonjes te
lirise Shqiptare do te jene duke heqe frymen e
fundit, te pergjakur e te shkateruar dhe grindjet e
konfliktet te kene marre fund, vetem atehere do te
arrijne ne veshet e tyre thirrjet dhe lutjet e
Shqiptareve per lirine e vet. Shpresat Europiane
tani perqendrohen per nje paqe duke u bazuar me
shume mbi drejtesi se mbi force ne nje vllazerim


dhe bashkepunim te pergjithshem. Nje paqe e tille
do te dije dhe do te pranoje se cdo race e cdo besim
ka te drejte me ekzistuar dhe se kufijte e kombeve
do te vendosen si eshte e drejta dhe ku gjejne me
pak kundershtime.



Detyra e Amerikes



Une kam ne ndergjegjen time te drejtat dhe lutjet e
ketij populli sepse me ra mua shorti te flas e te
them per ta te vetmen fjale shprese, prej nje burimi
politik, e cila duhet te ishte thene shekuj me pare.
Per kete arsye dhe me teper pse une jam Amerikan,
shumica e kryesise Shqiptare me shikojne me nje
fare mirebesimi. Edhe tani e ushqejne shpresen se
une do t’u jap zemer dhe bashkepunim ne
mundimet e tyre per liri. Une vetem mund te bej
shume pak per ta, por kam besim te plote se shtypi
Amerikan do te veje gjithe fuqine e tij per te
ndihmuar formimin e vetqeverimit Shqiptar. Eshte
nje qellim i shenjte ky, e prandaj Amerika do ta beje
medoemos.



Rasti i Amerikes



Pres keshilla dhe ndihma prej te gjithe miqve
liridashes. Sigurimi i pavaresise Shqiptare mund te
jete edhe nje sherbim i madh per bashkimin
Ballkanik dhe per paqen Europiane. Ndihma e
Shteteve te Bashkuara mundet, ose patjeter qe
shkakton lulezimin e kesaj shkretie te bere nga
duar njerezish, edhe te japi fruta shume te mira.


Kur parmenda e drujte te zhduket dhe vendin e saj
ta zeje plugu i celikte, atehere toka pjellore e
Shqiperise mund te kthehet nga kullote e
padobishme ne ara gruri e drithi, pyjet do te
nxjerrin miliona nen nje perdorim te mire, fuqite e
ujrave mund te shfrytezohen, shtreterit e miniereve
mund te hapen, kenetat te thahen e te mbillen,
pemishte te medha te krijohen, fara te permiresohet
dhe e gjithe bujqesia dhe industria e vendit me
metoda shume te lehta mund te shtohet. Princi
Odeskalki i Austrise thote se delet e Astrakanit
mund te zevendesojne racen e mjeruar te deleve
Shqiptare dhe t’i sigurojne katundarit nje te ardhur
te mire. Me nje qeveri te mire, portet dhe lumenjt do
te thellohen e do te permiresohen, do te behen
rruge dhe hekurudha, do te behen te holla te vendit
e do te krijohet kredidhenia dhe sherbimet e
postave do te behen te qendrueshme. Pjeset e
medha te tokave qeveritare do t’u ndahen me
vemendje bujqeve, te cilat nen nje administrim te
mire do t’i sigurojne qeverise nje te ardhur te
madhe. Do te ngrihen edhe shkolla dhe do te
pergatiten mesues qe te zhvillojne mendjen e te
rinjve. Kam folur me mesues ne Vlore te cilet ma
kane treguar shume te madhe zgjuarsine e djalit
Shqiptar. Ne pak vjet kjo lloj pune do t’i nderroje
kushtet e keqia te sotme. Arkeologetet e rinj do ta
lartesojne mburrjen e Shqiptareve per heroizmin e
te pareve te tyre dhe do t’i japin shkences jo me pak
se ata te Shlimanit (1822-1890); biles kjo pasuri e
pafund ne lashtesi eshte akoma e virgjer.




Shpetimi i nje kombi



Shume Shqiptare te Amerikes me premtojne se jane
gati me u kthyer ne Atdheun e tyre posa te jepet nje
fare lirie ne Shqiperi. Keta, te bashkuar me disa
Amerikane te vertete, do te rikrijonin nje toke te
begate dhe ne vendin e tiranise e te mizorise se
ndryshkur prej shekujsh do te mbillnin faren e
lirise. Doja te thoja se nuk ka rast me te mire me
bere miresi ne asnje vend te botes se sa ne
Shqiperi. Jo, nuk ka rast ma te mire bamiresie se
me vu ne vije vetqeverimin Shqiptar dhe me hap
dyert e qyteterimit mbi ta, tecilat magjia e politike
Europiane i ka mbajtur mbyllur. “Jo bamiresi, por
drejtesi” eshte thirrja e Shqiptareve. Po si? Keto
thirrje te bien ne vesh te shurdhet?



Shpirterimet per liri



E dij se ka burra e gra qe do te ndjenin nje
kenaqesi te madhe duke shikuar kete popull te
mjeruar te kthehet ne lirine e bekuar te te pareve te
vet, te cilen natyra e ka pergatitur per ta por njerez
shpirtligj e kane penguar. Ka burra ne Shtetet e
Bashkuara qe jane gati me i pre rrenjet e tiranise
kudo qe te duken; ne Shqiperi, a nuk jane keto fare
ne shesh? Ka shume gra qe me pasurite e tyre te
medha kerkojne te bejne bamiresira per shpirtin e
tyre. Sa gezim te madh do te ndjenin keto duke
pare nje popull qe do ngrihej nga fundi i tiranise
drejt lirise se tij! Ato pastaj do ta kuptojne vete
bamirsine e tyre ne jeten e re te nje populli te


pervujtur dhe sigurisht do te radhiten ne fletet e
lirise se ketij kombi. Permbi rete e zeza te
imperializmit dhe te militarizmit Europian, rrezet e
shkelqyera te demokracise Amerikane duhet t’i
ndricojne rrugen njerezve per nje jete me te mire
dhe per idealin pa fund: “Paqe mbi toke, vullnet te
mire njerezve”. Keto mund te shkelqejne tani mbi
Shqiperine e pervujtur qe po kerkon lumturine e saj
me anen e lirise, se nuk eshte fajtore per ndonje
ofendim vecse per mbrojtjen e saj. Nuk ka mundim
me te mire se mundimi per te nxjerre lirine e nje
kombi. Me ndihmuar nje njeri eshte nje bamiresi;
me liruar nje popull nga zgjedha eshte nje bamiresi
e pavdekshme.



FUND



Marr nga www.pashtriku.org