Close
Faqja 6 prej 18 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 176
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Toronto
    Anëtarësuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Toronto-Canada
    Postime
    12
    Iraku nen Veshtrimin e Djallit USA....

    Kjo do ishte me mir tema per nisjen e ketij diskutimi,qe te diskutohet me tej rreth nen temes...."BLOOD for OIL" apo sic e kuptojne me mir ne shqip fare kete parrulle,"Gjakun ne vend te Naftes", dhe nen tema tjeter....po ne kontest te kesaj,meqe shqiptaret jan politikanet me te medhenje e me te zgjuarit ne boten e Djallit dhe temat e nentemat i kuptojne me shum e me shpejt se edhe vete Djalli-USA..pra edhe nje nenteme tjeter ne kete kuader..."Shqiperia...Prostituta e USA's apo e Europes,pastaj te shkoje te gjykoje apo te behet pjese e haremit te Irakut te :Sadamit "

    Presim pergjigjet hyjnore nga Mencuria e Shqiptarise.
    Toronto-CANADA

  2. #52
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    Mes SHBA- se dhe Europes

    Nga Franko Egro

    Kur e vetmja superfuqi e botës të shikon plot dashamirësi, dhe të thotë se ti do të jesh partneri i saj në të ardhmen, është e pamundur të mos të të bëhet qejfi. Kënaqësia shoqërohet madje edhe me një skuqje të lehtë në fytyrë. Por, pasi ajo davaritet, atëherë rikthehet edhe logjika e mprehtë. Truri fillon të punojë dhe rreket të kërkojë përgjigje për shumë pyetje, që nuk u gjendet lehtë përgjigjja. Emisarë të shtetit më të fuqishëm e kaluan jo vetëm ditën, por edhe javën, e muajin e Shën Valentinit duke luajtur serenata nën dritaret e liderve të Europës Qendrore dhe Lindore. Nuk ka dyshim se një dashuri e re po lind dhe shenjat e saj janë të qarta. Por, megjithatë nëse dikush do të kishte ndonjë iluzion, atë e largoi përfundimisht njeri prej protagonistëve të kësaj afere të re. Ministri amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld ishte tejet i drejtpërdrejtë tek tha: “ Kur flitet për Europën njerëzit i referohen Gjermanisë dhe Francës, por kjo është Europa e vjetër. Nëse i hedh një sy kontinentit e shikon menjëherë se qendra e rëndesës po transferohet, drejt Lindjes “. Ishte kjo një deklaratë dy dimensionale: dashurie dhe frustrimi, e cila konfirmon se raportet e forcave në kontinentin e vjetër “deri tani të gozhduara” si rezultat i luftës së ftohtë po ndryshojnë. Amerikanët janë tejet të befasuar dhe të zhgënjyer; si asnjëherë më parë prej aleatëve të tyre tradicionalë: Gjermanisë dhe Francës. Uashingtoni po i kujton Berlinit atë që ndodhi para 60 vjetësh, kur falë ndërhyrjes së tyre u shkatërrua nazizmi dhe më tej më paratë amerikane filloi rindërtimi i tij ekonomik dhe demokratik. Ndërsa për Parisin, mesazhi është jo pak cinik: pa zbarkimin amerikan në Normandi, frëngjishtja do të ishte zhdukur nga lista e gjuhëve të kontinentit. Në këtë klimë të re SHBA deklarojnë se nuk ka më rëndësi se çfarë mendon “Europa e Vjetër”. Dinamizmi, sipas saj, tani gjendet në ish -bllokun komunist, ku jetojnë njerëz që “ ia dinë kimetin lirisë “. Dhe ajo po i inkurajon më shumë se kurrë këto shtete që kaluan dekada të tëra si nocione gjeografike, vende pa personalitet, të nëpërkëmbura, të varura dhe krejtësisht të dominuara nga Bashkimi i fuqishëm Sovjetik. Në këtë kuadër, lindorët ndiejnë edhe një lidhje të posaçme shpirtërore me SHBA. Ata nuk mund ta harrojmë se ishte presidenti Ronald Regan dhe fuqia ekonomiko – ushtarake amerikane, shkaktarët kryesorë të rënies së komunizmit. Por, jo vetëm kaq. Prania amerikane në Europë dhe politika e saj e guximshme pro zgjerimit të NATO -s edhe në zonat që dikur ishin “domene të paprekshme strategjike” sovjetike edhe atëherë kur “ariu rus turfullonte nga zemërimi” garantoi pavarësinë dhe sigurinë e tyre politike. Një shprehje latine thotë se gabimi i parë është njerëzor, por nëse ai përsëritet atëherë....... Fyerja dhe poshtërimi 60 -vjeçar ishte mëse i mjaftueshëm, ndaj liderët e Europës Qendrore dhe Lindore reaguan me indinjatë ndaj “urdhrave” të Francës për ta fshehur gjuhën diku mes dhëmbëve dhe për të pranuar linjën franko – gjermane ndaj Irakut. Mbi gjithçka ata i revoltoi deklarata e presidentit Zhak Shirak, i cili e cilësoi politikën e tyre si "fëminore" dhe të "papërgjegjshme". Kundërpërgjigja ishte në të njejtat linja. Presidentët e Rumanisë, Bullgarisë dhe Polonisë i cilësuan ato si “antidemokratike dhe aspak konstruktive “ dhe shtuan se si shtete të pavarura e kanë të drejtën si politike, ashtu edhe morale për të shprehur opinionin e tyre. Këto vende asnjëherë nuk kanë patur një politikë të tyren të jashtme. Kjo sepse ajo që duhet të mendonin “gatuhej dhe piqej” në Moskë. Më pas bindja ndaj BS u zëvendësua me “një tjetër kompleks”, atë për t’ju bashkuar BE-së. Pra, sërish europianët e rinj “nuk dinin gjë” ndaj duhej të ndiqnin shembullin e të vjetërve që dinin gjithçka, që duheshin kopjuar dhe imituar. Por deri kur ? Ndaj si të rinj të fuqishëm dhe energjik, por ende të pasigurtë, vendet e rajonit tashmë ndihen të përkëdhelur në seder nga vlerësimi amerikan dhe të acaruar nga vëllezërit kontinentale. Djali i rritur, po ashtu, nuk mund të harrojë se kush u soll mirë dhe kush e refuzoi në vitet e rritjes. E ndërsa Lindja përpiqej në fillimet e dekadës së kaluar të lëvizte drejt Perëndimit, këto të fundit u zvarritën. Më konkretisht, Franca në fillim e refuzoi konceptin e zgjerimit të BE-së, ndërsa Gjermania krijoi pengesa ndaj hyrjes së Lindjes në tregun e lirë. Polakët, çekët dhe hungarezët e bënë zgjidhjen e tyre politike. Ata iu bashkuan Toni Blerit dhe katër shteteve të tjera perëndimore në përkrahje të politikës së presidentit Bush. Këtë e bënë edhe 10 vendet e tjera të Europës Lindore përfshirë edhe Ballkanin. Lufta e mundshme kundër Irakut tregoi se sa e paqëndrueshme, konfuze dhe komplekse është politika e kontinentit të vjetër në vigjilje të zgjerimit të vet më të madh. Zakonisht prania e një armiku të përbashkët i bashkon shtetet rreth njeri -tjetrit, por duket se këtë radhë po harrohet se armiku më i madh është Sadam Huseini dhe jo presidenti dhe superfuqia e botës, vlerat demokratike dhe liberale të së cilës asnjëherë nuk do të jenë frenuese dhe pengesë për njerëzimin.


    *Autori është gazetar i Radios “Deutsche Welle”
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e Astriti
    Anëtarësuar
    14-06-2002
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    67

    Amerika Flamurëtarja e Paqes

    Amerika Flamurëtarja e Paqes
    Kam lexuar në një gazetë një shkrim i cili mundohej të jipte përgjigjie se :Përse urrehet politika e Amerikës nga shumë vënde? Në përgjigjie të këtij shkrimi u shkrua një tjetër shkrim ,me të vërteta të trishtueshme dhe të dhimbëshme në të njëjtën kohë ,si psh:
    1- Ka përfituar Izraeli 1/3 e programit të ndihmës së jashtëme Amerikane .
    2- Shifrat e shpallura të ndihmave janë të manipuluara në mos qofshin gënjeshtra .
    3- Shtimi marramendës i këtyre ndihmave ,vazhdoi pas luftës së Qershorit të 1067 kur u pa se Izraeli ish më i fuqishëm ushtarakisht se të gjithë vëndet arabe të marra së bashku.
    4- Mes viteve 1974- 1998 ka përfituar Izraeli 16 miliard e 455milion $ kredi ushtarake ,të cilat më vonë u kthyen në dhuratë .E në të vërtetë të gjitha kreditë që kish marë Izraeli nga Amerika iu falën nga Kongresi .Ndonëse Amerika proklamon se nuk bën lëshim në afatet e kthimit të kredive !?.
    5- 1.5 miliard $ veçohen nga taksat vjetore Amerikane me pikësynim Izraelin .Taksa këto të mbledhura nga sektorë të veçantë dhe nga shoqëri çifute.
    6- Ka përfituar Izraeli që prej krijimit të tij më shumë se 133 miliard $ nga SHBA.
    7- Në sajë të ndihmave Amerikane të ardhurat vjetore për një përson në Izrael arrijnë 14 000 $ .Gjë që e radhit Izraelin të Gjashtëmbëdhjetin në listën e vëndeve më të pasura.
    8- Ndihmat ushtarake që Amerika i jep Izraelit bëjnë që vëndet Arabe të robëtohen për blerjen e armëve Amerikane .
    Pas fakteve të tilla a mund të quhet Amerika " Flamurëtare e Paqes "!?.
    ( Shpresoj që vërtet të jipni mendimin tuaj pa paragjykime )

  4. #54
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    Astriti

    Pa dashur tju paragjykoj, por kjo eshte teme per te cilen duhet te kishit shkruar ne forumin e problemeve nderkombetare, pasi ky forum eshte i problematikes shqiptare, sic mund ta keni vene re dhe ju vete.
    I lutem moderatorit ta kaloje kete teme ne forumin e Problematikes Nderkombetare.
    Pershendetje
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    17

    Pse Amerika kolonialiste?!! (ose doni te thoni imperialiste)?

    Pse Amerika imperialiste?(Pasi termi kolonialist eshte krejt dicka tjeter!!!)
    Nje shtet si Amerika sipas "enrit" perdor realpolitiken ose parimet e Realizmit ne politiken nderkombetare...Por cili shtet nuk e perdor kete parim qe eshte ne funksion qe nga mbarimi i WW2?
    E Chomski (ai marksist i keq qe e kritikoj luften ne Kosove)paska thene se 10% e buxhetit do te mjaftonte te zbuste telashet e botes!!!!Ciles bote?Cilit shtet? Shqiperise?!!Qe shqiptaret te qojne kohen e tyre ne kafene tere diten!!Kosoves? Lexo : i njejti stil! Apo Afrikes? Qe te luftojne ndermjet vete, me korrupcion e me te gjitha te zezat tjera.. Amerika eshte kontribuesi me i madh i ndihmave humanitare ne bote. Vizitoni website- in e UN, per me teper informacione. E tek e fundit ku jane viktimat e Gjermanise, Japonise, Belgjikes(Ruanda), BRSS-se e tash Rusise, Serbise, Greqise, Turqise, eshume shteteve tjera qe ushtrojne lufte ndaj qytetareve te vet!!!
    Vlerat anglo-saksone jane vlerat me te larta njerezore, e per kete shembull merreni SHBA, UK, Canada, Australia, New Zealand. Te gjitha keto jane anglosaksone, ku liria e individit eshte mbi gjithqka e nuk eshte e rastit qe pikerisht ne keto vende njerezimi ndihet me mire se kudo tjeter. Demokraci eshte edhe Franca, ose Gjermania ose Greqia po ec e thuaji nje gjermani, francezi ose greku se je nje shqiptar p.sh. ose arab ose cfaredo tjeter pa do at shohish si do te i nderroj fytyra. E pse SHBA nuk i paska dhene ndihme Shiperise ne dollare qenka idiotozem!!!Po pse more burre nuk behemi te zot ne si ne Kosove ashtu edhe ne Shqiperi te qohemi e te punojme por presim....nuk e di se qka presim te them te drejten. Filoxofia e anglo-saksoneve ka themelet ne parimin e veteflijimit qe asnje race tjeter nuk e ka. Me fjale tjera punojne per neser kurse shihi racat tjera qe vetem ankohen e qajne "fatin" e zi se jane te kolonizuara prej anglo-saksoneve.....
    nak

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e juniku
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    ATHINE GREQI
    Postime
    96
    Do me pelqente te ishte e vertete ajo qe shkruan ne fund te Enri qe :ne fund jane popujt ata qe vendosin dhe jo qeverite !
    Mund te me thoni se kush popull e ka dashur te zhduke nje popull tjeter zoti Enri sepse une nuk di ndonje rast .
    Mendimi im per politiken amerikane eshte se atje ku Ajo ka interesa nderhyn me cdo lloj mjeti,kjo politike behet nga qeveria
    dhe jo nga populli qe del neper rruge dhe manifeston per Paqen.
    Duhet te kuptojme qarte edhe rrjedhojat e cdo lloj lufte qe eshte bere edhe viktimat qe ngelen pas {asnjehere nuk pame qeveritaret te vene te luftojne, por neve vemi dhe vritemi ,dhe Ata perseri qeverisin pa asnje lloj problemi ,se u vrane apo jo, se sa u vrane as qe pyesin }
    Ne qse do te vije dita qe do te qeverisin dhe do te vendosin popujt athere nuk do te kete me luftra ne mbare boten!

  7. #57
    Ne nje shtet Demokratik, qeveria eshte e zgjedhur prej Popullit dhe shpreh deshiren dhe vullnetin e shumices.

    Ata qe dalin ne sheshe padyshim qe jane nje pjese e popullit, por nuk eshte shumica.

    Ne cdo vendim qe merret eshte e pamundur qe te jene dakort 100% e popullit.

    Te veprosh kundra vullnetit te shumices, pra ne kete rast kundra qeverive te vendeve Demokratike, dmth te jesh Anakist ose Totalitalist dhe ne te dyja keto raste, nuk je Demokrat apo zbatues i Vullnetit te Popullit dhe nuk mund te kontribuosh kurrsesi per Paqe.

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Astriti
    Anëtarësuar
    14-06-2002
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    67
    Shpresoj qe ta beje Moderatori kete levizje se mua nuk me hapej faqja e problemeve nderkombetare ne momentin e shkrimit te ketij shkrimi .

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Der Albaner
    Anëtarësuar
    06-08-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    71

    Perendimi I Perandorise Amerikane

    Me shume dhimbje me duhet te them se jemi deshmitare te nje perendimi te nje perandorie Amerikane.
    Ne kohen e Klintonit kjo perandori kishte filluar te lekundej gje qe Bush Junior i vuri shkelmin.
    Fakt eshte qe Perandorite shkojne e vijne , duke filluar nga Romaket, Osmanet , dhe deri tek Amerikanet sot .
    Pyetja kush eshte Perandoria e Ardhshme? Europa e bashkuar apo Kina apo !!!!!!!
    It is better to understand a little
    than to misunderstand a lot

  10. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIçigan, SH.B.A.
    Postime
    226
    Pse, kush foli rusisht në kampin komunist përveç atyre që e kishin gjuhë kombtare?
    A po flet Kuba rusisht, apo Kina, Koreja e Veriut, Vietnami, Rumania, Hungaria apo Shqipëria. As Franca nuk do fliste Gjermanisht. Qëllimi i Hitlerit nuk qe që të shkombtarizojë Europianët. Ai është qëllimi i Amerikës, Australisë dhe Kanadasë, pasi nocioni etni i tërbon se nuk kanë. Ndaj, u pëlqen që fjalës kombësi t' japë kuptimin e "një grup njerëzish që jetojnë në një teritor administrativ në formë shteti a federate (si vehtja).
    Në fund të fundit, Hitleri synonte bashkimin e Europës, pikërisht ajo që po ndodh sot, pa luftë.
    Eisenhower ka thënë një gjë të madhe që pupujt të kenë kujdes nga forcimi i tepërt ushtarak i shtetit, sepse atëherë lind pikërisht fashizmi.
    Pak kush merret me përkufizimin e fashizmit sot. Kjo, sepse ne jetojmë në kohë të turbullta kur pothuaj çdo shtet ka një sistem që vjen gjithnjë e më tepër pa emër. Thanx to America!
    Për të gjitha trojet Shqiptare nën një tërësi Shtetërore Shqiptare, t'i shkrijmë çdo energji!

Faqja 6 prej 18 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Sa thelbësore është pamja e jashtme e zyrtarit?
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 06:32
  3. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  4. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07
  5. Projekti amerikan për Lindjen e Mesme të Madhe
    Nga ORIONI në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 26-01-2005, 11:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •