jam plotesisht dakort me enrin.
Ushtari i mire ka pa teper filma te walt disney!!
jam plotesisht dakort me enrin.
Ushtari i mire ka pa teper filma te walt disney!!
Ndoc Rroku, ti ke te drejten e mendimit tend, jo te gjesh shkaqet pse e kam une mendimin tim.
Megjithate, kur te mbarojne te gjithe se llapuri, ne Bagdad nuk do kete me Sadam, IRakianet do hedhin valle neper rruget e Bagdadit, do i presin ushtaret amerikane me lule, Amerika do jete dhe me fuqishme sec eshte, dhe Evropa do vije te lepihet mas Amerikes prap.
Mbajeni mend, dhe do thoni e kemi lexuar ne FOrum kete profeci nga Nostradamusi qe paraqitej me emrin Shvejk.
Madje ata patriotat e terbum mund dhe te thon Nostradamusi eshte shqiptar se kishte shkrujt ke Albasouli.
Nuk eshte fare tema pro apo kundra Evropes.
Eshte Realpolitik kundra Utopise se vllazerimit komunist.
Since,Postuar më parë nga Di68
Shko nga shko muhabeti, po me i brime i bihet fyllit: pro apo kundra Europes...
A po flitet per politiken e jashtme te Amerikes ketu?
Bota - Amerike = Europe?
Since when?
qe kur SHBA do mbeshtetjen e OK-n e Evropes & NATO-s per te goditur Irakun.
e di si osht puna cuna amerikoni rusi anglezi kina sluftoj asnjerar me njoni tjetrin por kan gjetur irakun e shkret shtet i varfer dhe i vogel dhe futju ti biem me bo ndo1 pare prej karburantit qe ka !!
cdo gjo esht mirmengjes o interes ne ket bote
Ke kap ndo1 gje sot?-2 iken 3 shpetuan!
O Eni, sot po e shef USA se ke ka miq e kush ja ka me te futme.
Ironia me e madhe eshte se kundeshtaret kryesore jane Franca dhe Gjermania, vendet per te cilat USA ka sakrifikuar me shume se kurre, te paret i shpetoi nga pushtimi GJerman, dhe Ameriaknet dhane jeten neper brigjet e Normandise, te dytet i shpetoi nga komunizmi se sot do ishin duke fol rusisht.
Po c'ti bosh, prap se prap dihet kush ja ka nevojen kujt. Do paguhen dhe keto llogari do paguhen nje dite.
Teme shume interesante. Ajo qe e ben me teper interesante eshte fakti se shumica e e mendimeve te shprehura jane prej anetareve qe nuk jetojne ne US, por e shohin me kendveshtrimin e te huajit. Do te shkruaj gjere ne kete teme mbi politiken e jashtme amerikane dhe qellimet e saj. Per arsye kohe, po ju jap vetem disa pershtypje te amerikaneve te thjeshte per disa vende Europiane, qe i kane transmetuar neper televizionet amerikane:
"Heren tjeter qe nje shtet zgjedh te pushtoje Francen, ne amerikanet bejme mire qe ta leme qe ta mbaje per fare se nuk kemi cfare e duam.""Qe kur gjermanet fituan te drejten e fjales ne problemet nderkombetare?!""Kur ishte hera e fundit qe europianet na erdhen ne ndihme ne amerikaneve?! Atehere perse flitet kaq shume ne shtyp per ndihmen europiane ne Irak."
"Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"
Albo po kete shprehje amerikane e ke degjuar:
"we have no eternal allies and we have no perpetual enemies. Our interests are eternal and perpetual, and these interests it is our duty to follow"
p.s.
Une vete jam per nderhyrjen e SHBA ne Irak!
Pastaj marredheniet SHBA-Evrope jane dicka tjeter, te cilat vazhdojne nen moton "terhiq por mos e keput".
Interesi KOmbetar eshte ai qe i ben shtetet te veprojne ne politiken e tyre te jashtme. Kjo s'eshte nje Aksiome e thjeshte...Eshte nje Ligj.
Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |
Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu... |
__________________
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
__________________
Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
Kush t'ka qit me krye ne hi?
Ti ke pas ken nje zonj e rand...
Burrat e dheut te thirrshin NANE...
(Pashko Vasa)
Ajo qe e vecon politiken e jashtme amerikane, nga politika e jashtme e cdo shteti tjeter ne bote jane: prestligji i superfuqise se vetme ne bote dhe dinamizmi i interesave te saj kombetare. Asnje popull tjeter ne bote nuk gezon pushtetin ideologjik, politik, ushtarak, monetar qe gezon SHBA. Nese shtetet e tjera politiken e tyre te jashtme e ngrehin mbi interesat e momentit, SHBA ndermerr politika te jashtme afatgjate qe shtrihen ne vite e dekada dhe mbulojne te gjitha zonat e rruzullit tokesor. Nuk mund te gjykosh sic duhet politikat e jashtme amerikane, per aq kohe sa nuk njeh ne detaj dhe imtesi principet mbi te cilat ngrihet politika e jashtme amerikane: Pushtet - Paqe - Prosperitet - Princip.
1. Pushteti
Cdo shtet, cdo parti e cdo individ e kerkon pushtetin por te paket jane ata qe kane fatin te jene te pushtetshem. Jane shume faktore qe ndikojne ne pushtetin e nje shteti ne rang nderkombetar por ata me kryesoret jane: a) Ideologjia b) Forca ushtarake b) Sistemi financiar. SHBA eshte lider ne bote si nga ideologjia: "eksporti me i madh i SHBA jane parimet dhe vlerat e saj demokratike"; "Te gjitha shtetet europiane te marra se bashku, shpenzojne gati 1/5 e asaj qe US shpenzon ne vit per ushtrine e saj"; "Dollari amerikan eshte celesi i vetem qe hap cdo porte kudo ne bote."
2. Paqja
Edhe atehere kur SHBA nuk ishte superfuqi, amerikanet nuk e kane fshehur asnjehere deshiren per te vendosur hegjemonine e tyre si ne kontinentin amerikan, edhe me gjere. Kete amerikanet nuk e shikojne si "hegjemoni" por si shtrirje te sigurise nderkombetare ne cdo cep te botes. Te gjithe trupat amerikane te dislokuara ne te gjitha pikat me strategjike ne bote, kane per qellim pikerisht vendosjen e sigurise/rregullit boteror. Kjo siguri sjell paqen me kalimin e kohes, pavaresisht se paqja asnjehere nuk eshte e qendrueshme. Kjo eshte edhe arsyeja perse amerikanet kane luftuar te gjitha luftrat qe kane sfiduar njerezimin ne 100 vjetet e fundit, pavaresisht se asnjera prej tyre nuk eshte bere ne truallin amerikan. Jane te paket ato shtete qe jane te gatshme te luftojne luftra qe nuk u perkasin, por qe nga ana tjeter kane nje rendesi historike per fatin e mbare njerezimit. Shembulli me i mire eshte lufta e I-II boterore, ku pjesmarrja e forcave amerikane ishte decizive per perfundimin e luftes ne favor te forcave aleate. Mendoni per nje cast sikur amerikanet te kishin zgjedhur neutralitetin cfare drejtimi do te kish marre bota?! Asnjehere amerikanet nuk u tremben pergjegjesive te tyre historike karshi mbare njerezimit. Kjo eshte karakteristike e ketij kombi te madh ku forca e tij buron pikerisht nga uniteti i nje populli divers.
3. Prosperiteti
Filozofia e jetes amerikane eshte me pak fjale: "Te gjithe amerikanet duhet te kene shansin te jetojne te lire, te punojne dhe ndertojne jeten e tyre ashtu sic u pelqen ne paqe dhe prosperitet." Sistemi financiar amerikan eshte sistemi me i pastert kapitalist ne bote qe ka zene rrenje jo vetem ne shoqerine amerikane, por edhe ne shtetet aleate sic jane vendet e Europes Perendimore. Perfitimi ekonomik dhe avancimi i interesave ekonomike te nje shteti, jane produkti final i te gjitha perpjekjeve ne arenen nderkombetare. Amerikanet investojne miliona $ per te ruajtur sigurine nderkombetare pasi pa siguri nuk behet biznes. Perpara se te shohesh prosperitetin, duhet te njohesh sigurine, stabilitetin, paqen. Kapitali financiar amerikan mbisundon sot tregjet monetare dhe eshte forca shtytese e mbare ekonomise boterore. Krahas institucioneve te sigurise sic jane OKB dhe NATO, amerikanet kane ndertuar paralelisht dhe institucionet financiare sic jane bursat, Grupi i tete vendeve me te industrializuara ne bote (G8 = G7 + Rusia), Fondi Monetar Nderkombetar(FMN), Organizata e Tregtise Boterore (OTB), dhe organizata ne rangje rajonale. Eshte nje infrastrukture e tere qe i ka shtrire kembet ne cdo cep te botes.
Historia gjithashtu na meson se amerikanet asnjehere nuk i jane trembur investimeve afat-gjate sic ishte rasti i planit Marshall pas L II Boterore, ku kredia dhe ndihma e gjithanshme amerikane rindertoi mbare vendet aleate europiano-perendimore te shkaterruara nga lufta. Por amerikanet nuk u ndalen vetem tek ndihma per aleatet, ata ndihmuan edhe vendet agresore si Gjermani, Itali dhe Japoni, qe sot jane partneret kryesore ekonomike te SHBA dhe lider per 7 vendet me te industrializuara ne bote. Pak a shume, amerikanet kane krijuar nje trend ne politikat e tyre: Ata rindertojne ate qe vete e sulmojne! Shembujt per kete i gjeni edhe ne politikat e dites se sotme te ndjekura nga SHBA. Interesat ekonomike amerikane jane ne krye te listes se interesave te tyre kombetare.
4. Principet
Ideologjia amerikane eshte ndertuar mbi themelet e forta te nje demokracie te perfaqesuar. Ne fakt, SHBA eshte shembulli me i mire ne bote i nje shoqerie te lire ku vete shteti garanton lirite dhe te drejtat e shtetasve te vet. Ndryshe nga sistemet e tjera qe ka pare njerezimi, amerikanet nuk e propogandojne ideologjine e tyre demokratike ne menyre te verber, perkundrazi, e reflektojne suksesin dhe madheshtine e sistemit te tyre, duke i treguar botes arritjet e saj ne te gjitha fushat; suksesi ne unitetin e nje federate 50 shtetesh fale nje kushtetute universale, suksesi ne ngritjen e nje kombi fale nje populli divers emigrantesh, te mbledhur nga cdo cep i botes, qe i bashkojne vetem besimi tek liria e individit; suksesin ne ngritjen e ushtrise me profesionale dhe me te fuqishme ne bote qe bazat i ka tek nje ndjenje e fuqishme patriotizmi; etj.
Ne kuadrin e principeve demokratike, ku hyjne te gjitha lirite dhe vlerat ne te cilat Amerika eshte ngritur si komb, amerikanet si vizion te tyre kane krijimin e nje bote demokratike ku vlerat dhe lirite e amerikaneve i ndan cdo popull e cdo individ ne kete bote. Kjo eshte arsyeja qe ne politiken e jashtme amerikanet u ofrojne asistence te gjithe atyre vendeve qe zgjedhin te ndermarin reforma per demokratizimin e shoqerive te tyre. Ne doktrinen amerikane, kur vjen fjala tek demokracia, egziston konsensusi se: "Avancimi i lirive dhe vlerave tona demokratike, garanton paqen ne bote. Demokracite nuk shkojne ne lufte kunder njera-tjetres per te zgjidhur mosmareveshjet e tyre."
Prestligji i Superfuqise se vetme boterore
Nje nga monopolet e politikes se jashtme amerikane eshte prestligji i superfuqise se vetme boterore. Me renien e murit te Berlinit ra i gjithe krahu lindor komunist dhe balancat ne maredheniet nderkombetare anuan plotesisht ne anen e amerikaneve. Tashme amerikanet arriten te fitojne sfiden e tyre 50 vjecare, dhe pyetja qe i lodhte analistet dhe mendimtaret ishte: Po tani cfare qendrimi duhet te mbajme? Cili eshte roli i superfuqise se vetme te botes? Shume prej analisteve, ate moment ne histori ne fillimin e viteve 90 e quajti "fundin e historise" pasi tashme US nuk kish me rivale. Per 50 vjet politika e jashtme amerikane ishte ndertuar mbi doktrinat radikale dhe ideologjike te luftes se ftohte.
Xhorxh Bush i vjeter, qe ishte presidenti amerikan ne ato vite, shpalli si vizion te tij, "Nje Rend te Ri Boteror" ku US do te vendoste veten ne qender, si fuqia supreme e botes qe gezon te gjitha privilegjet, dhe te gjitha pergjegjesite. Pergjegjesite perfshinin garantimin e sigurise boterore, c'militarizimin e rivaleve dhe sateliteve te tyre, avancimin e ideologjise demokratike ne vendet ish-komuniste. Era e ndryshimeve ne Europen Lindore erdhi pikerisht fale nje asistence teper te ngushte te administrates te Bushit me qeverite e reja tranzitore. Roli i Europianeve ishte dytesor, pasi vendet lindore shihnin tek US "shpetimtarin" dhe simbolin e lirise dhe demokracise se vertete. Pavaresisht se ne fillimet e tij, Bush arriti qe te pakten te ofroje asistence morale, politike dhe ligjore per qeverite e reja ish-komuniste. Kjo kish nje domethenie te madhe per keto vende te shkateruara moralisht dhe fizikisht.
Me largimin e administrates se Bush ne 1992 dhe ardhjen e presidentit Klinton, politika e jashtme Amerikane pesoi nje kthese 180 grade. Klinton ishte nje president i dale nga shkolla e liberatinizmit, ndryshe nga parardhesi i vete qe ishte produkt i shkolles realiste. Klinton besonte se paqja ne bote mbillet dhe kultivohet me fjale dhe dialog, dhe jo me force dhe diktat. Administrata e Klinton ishte shume pak e interesuar per nje politike te jashtme agresive, platforma e "rendit i ri boteror" te paraardhesit te tij u hodh menjehere poshte. Sekretari i shtetit Kristofer, e tha fare hapur qe prioriteti i tij eshte EKONOMIA BOTERORE. Fokusi kryesor i administrates se Klinton ishte totalisht mbi properitetin.
Klinton braktisi te gjitha deshirat dhe enderrat e Europes Lindore, duke bere nje gabim te pafalshem, mbeshtetjen e atyreve qe ne Shtepine e Bardhe quheshin "Te majte" packa se prejardhja e tyre ishte komuniste. Jo vetem Europa Lindore, por mbare Europa u pushtua nga vala e ndryshimeve ku ndikimi amerikan beri te mundur pushtimin e Europes nga qeverite e majta. Ideja e Klinton ishte qe nese politikat e tij globale do te shihnin sukses, duhet qe gjithe aleatet te kishin qeveri te majta. Njerezit qe i perkasin te njejtes ideologji, punojne me mire me njeri-tjetrin. Kjo ne fakt, ka qene praktike e cdo presidenti amerikan, jo vetem Klintonit.
Klintoni, sukses te vetem ne politiken e tij te jashtme, pati ne venien ne jete te "Globalizimit". Ideja ishte qe bota te shihej si nje treg i madh boteror, ne menyre qe ekonomite e vendeve me te industrializuara ne bote te zgjeronin mushkerite e ekonomive te tyre. Me shume krahe pune te specializuara, me shume tregje, me shume mallra te prodhuara, me shume fitime per vendet qe i prodhojne. Kjo politike, e shoqeruar me nje taksim te larte brenda Amerikes, coi ne rekorde historike per ekonomine amerikane, qe nga deficit arriti te krijoje nje suficit stratosferik qe arrinte triliona dollare. Por prosperiteti amerikan solli varferim te metejshem te "vendeve ne zhvillim" sic i quajne me plot delikatese te medhenjte, vendet e varfera. Argumenti i mbrojtesve te politikes globale ishte se nese te ekonomia globale do te perfytyrohej si nje pize e rumbullaket, rritja e diametrit te pizes do te sillte rritje te theles qe u takon edhe vendeve te vogla. Ky lloj argumenti nuk qendronte, pasi rritja ekonomike ne bote ishte ne proporcion te drejte, dhe kjo u duk me rrenimin e tregjeve te rendesishme si ai i Tokios, Brazilit e vendeve te tjera te vogla gjendja e te cilave ose ngeli ne vend numero, ose u perkeqesua. Klinton prestligjin amerikan ne bote e barazoi me prestligjin e vendit me lakmiqar ne bote, qe ishte gati te shkelte cdo te drejte dhe cdo parim, per te siguruar nje perfitim ekonomik per ekonomine dhe shtetin amerikan.
Si arritem tek 11 shtatori 2001?
Shume pak eshte shkruajtur mbi kete pyetje ne mediat amerikane, por shume vendime jane marre nga ata qe shkruajne politikat amerikane ne lidhje me adresimin e problemeve qe cuan ne ate katastrofe. Qendrimi i administrates se Bush, u be teper i qarte direkt pas incidentit, ku politika e jashtme amerikane ndryshoi plotesisht dhe perjetesisht.
Terrorizmi ne SHBA
Terrorizmi per amerikanet ishte dicka qe ata e shikonin ne ekranet e tyre televizive ne Palestine e Izrael dhe ne mbare vendet me probleme sigurie ne bote. Askujt nuk i shkonte nder mend se terrorizmi do te godiste aq hapur dhe aq fort institucionet financiare amerikane. Ne 11 shtator, amerikanet e provuan ne kurrizin e tyre shkaterrimin dhe dhimbjen qe shkaktojne aktet terroristi. Te gjithe aktet terroriste te se shkuares, e kishin burimin brenda US nga invide apo organizata te vogla. Por goditja e 11 shtatorit ishte vdekjeprurese, dhe mbi te gjitha ish e paramenduar nga nje rrjet islamik qe kish shtrire kembet ne shume vende te botes, edhe ne Amerike, nen hunden e autoritete vendase. Kjo ishte nje goditje e madhe per reputacionin dhe prestigjin e superfuqise amerikane ne bote.
Administrata e Klinton mbi terrorizmin
Shenjat e zgjerimit te aktivitetit te Al Kajdes ishin shume te hapura gjate kohes se administrates se Klinton. Kjo organizate hodhi ne ere ambasadat ne Afrike, sulmoi 2 here rradhazi nendeteset amerikane ne Jemen, dhe nuk e fsheu luften e hapur jo thjeshte ndaj shtetit amerikan, por ndaj interesave amerikane ne Lindjen e Mesme dhe kudo ne bote.
Pergjigjia qe administrata amerikane e Klinton i dha ketyre problemeve, ishte bombardimi i Sudanit dhe Afganistanit, ku mendohej te kishin baza Al Kajda. Ne kete kohe, u be identifikimi i pare i kesaj organizate qe kish celulat e saj ne shume vende te botes. Ne kete kohe, administrata amerikane futi edhe Osama Bin Laden ne listen e njerezve me te kerkuar. Klinton firmosi disa dekrete qe i jepnin te drejten agjensive te kunder-zbulimit dhe spiunazhit amerikan qe te ndiqnin dhe egzekutonin anetaret e Al-Kajda. Por ajo qe Klinton nuk beri, ishte futja e luftes ndaj terrorizmit ne listen e prioriteteve amerikane. Ai u mjaftua vetem me dy bomba te hedhura ne Sudan dhe Afganistan dhe me punen e sherbimeve sekrete. Terrorizmi ne ate kohe, ishte vetem nje "shqetesim i autoriteteve amerikane, dhe jo i publikut".
Sherbimi sekret amerikan beri nje pune te mire per te siguruar mbeshetjen e Pakistanit ne kapjen ose eleminimin e Osama Bin Laden. Me shume se 2 here, sherbimi sekret pakistanez i ka ofruar administrates se Klinton informacion mbi vendodhjen e Bin Laden ne Afganistan, por Klinton nguroi qe te jepte vendimin perfundimtar te eleminimit te tij, duke e justifikuar me fjalet: "... Ai (Bin Laden) mbante rreth vetes nje familje shume te madh ku shumica ishin gra dhe femije. Ne rast te nje nderhyrje ushtarake, keta do te ishin viktima te pafajshme." Ngurimi i Klinton ishte i pafalshem, vecanerisht pas 11 shtatorit kur keto te dhena dolen ne publik dhe incidenti kishte ndodhur tashme.
Administrata e Bush dhe terrorizmi
Deri ne 11 shtator 2001, presidenti Bush kish pak interes ne politiken e jashtme, dhe ishte teper i fokusuar ne problemet e brendshme si arsimi, takstat e me rradhe. Bile, gjate fushates se tij elektorale, ai u shpreh i rezervuar mbi dislokimin e trupave amerikane ne bote, dhe premtoi qe me zgjedhjen e tij president ai do te "ri-vleresonte misionet e trupave amerikane ne bote". Aq pak interes shfaqi Bush ne politiken e jashtme, aqsa shume analiste u shqetesuan mbi indiferencen e Bush ne kete pike.
11 shtatori ishte nje shok dhe nje shans per Bush te tregonte lidershipin e tij si president jo vetem i Amerikes por i mbare Botes se Lire. Edhe kundershtaret e tij me te zellshem, nuk ia mohojne Bush lidershipin qe ai tregoi duke mbajtur popullin amerikan te bashkuar ne momentin me tragjik qe Amerika kish perjetuar ne token e saj. Tragjedia e vetme e krahasueshme me 11 shtatorin per Amerikanet ishte Perl Harbor. Bush dhe administrata e tij pasi moren masat e duhura per ruajtjen e unitetit kombetar u perballen me pyetjen se:
Si duhet ti kunderpergjigjen terrorizmit?
Ne 11 shtator 2001, jeta e popullit amerikan ndryshoi perjetesisht. Shteti me i fuqishem ne bote qe garanton sigurine e mbarre rruzullit tokesor, nuk eshte ne gjendje te mbroje sigurine e popullit amerikan?! Kjo pyetje retorike, vuri ne medyshje te madhe rolin e superfuqise se vetme ne bote, prestigji i se ciles ne syte e njerezve te mbare botes u renua se bashku me 2 kullat qe rrane ne NY. Administrata amerikane, si prioritet te saj nxorri sigurine kombetare, dhe paralelisht u formulua edhe kunderpergjigjia amerikane ndaj ketij akti famekeq terrorist.
Menjehere presidenti Bush, doli per perpara popullit amerikan, dhe deklaroi se akti terrorist ishte nje akt lufte qe nje rrjet islamik terrorist i shpall jo vetem Amerikes, por mbare qyteterimit perendimor qe ndan te njejtat vlera me amerikanet. Sipas vete Bush, "Lufta ndaj terrorizmit, eshte lufta e mijevjecarit te ri", ku ai u zotua te investoje ne kete lufte gjithe kohen dhe resurset qe duhen. Presidenti Bush, i beri thirrje edhe forca ushtarake amerikane, "te beheni gati per lufte." Kjo ishte fytyra publike e administrates amerikane, e cila beri kujdes te vecante te ndante terrorizmin islamik, nga feja islame, duke shmangur keshtu ate qe ne ato dite u propogandua si "perplasje qyteterimesh".
Teksa njerezit e botes u shokuan me pamjet filmike te shkaterrimit te kullave binjake ne NY, ne mendjet e tyre lindte pyetja: si do te reagoje Amerika tani? Reagimi amerikan, erdhi ne formen e nje doktrines se "Tolerances zero" ndaj terrorizmit. Vete presidenti Bush, beri thirrje gjithe popujve dhe qeverive te tyre te luftojne terrorizmin pasi lufta ndaj terrorizmit nuk ishte nje lufte qe shqeteson vetem amerikanet, por gjithe Boten e Lire. Bush e theksoi fort se Amerika do tu shpalli lufte jo vetem terroristeve si individe, por edhe vendeve dhe shteteve qe e mbeshtesin terrorizmin direkt, apo indirekt. Lufta ne Afganistan, ishte vetem nje prove me shume qe Bush ishte i vendosur per ti shkuar deri ne fund rruges se nisur.
Cili eshte shkaku i lindjes se terrorizmit?
Pas kalimit te shokut te 11 shtatorit, amerikanet filluan te ngrejne pyetje se perse nje akt i tille terrorist ndodhi? Perse ka njerez ne bote qe urrejne Ameriken dhe Amerikanet? Eshte nje urrejtje ndaj popullit apo administrates amerikane? Valle cfare kemi bere ne amerikanet per te irrituar popuj deri ne kete pike qe te bejne vetevrasje?
Shume pergjigje u serviren nga ata qe asnjehere nuk e kane fshehur urrejtjen dhe xhelozine ndaj suksesit dhe reputacionit te superfuqise amerikane. Arsyeja e pare qe u servir nga bota arabe ishte "prezenca ushtarake dhe ekonomike e USA ne Lindjen e Mesme", ku keto grupe i shohin amerikanet si okupatore dhe shfrytezues te resurseve natyrore te botes arabe. Argumenti i dyte ishte "imperializmi amerikan", qe njerezit e shohin tek fakti qe asnje shtet tjeter ne bote nuk eshte me ne gjendje te mbroje sigurine e botes, pervec USA. Ne 12 vjetet e fundit, US ka qene nismetarja e te gjitha nderhyrjeve ushtarake ne bote. Argumenti i trete, ishte "efektet negative te globalizimit" per vendet ne zhvillim. Teksa USA dhe vendet e zhvilluara shohin nje progres te vazhdueshem ekonomik fale zgjerimit te tregjeve te tyre boterore, vendet ne zhvillim kane pare nje degradim dhe stanacion ekonomik qe ka cuar ne destabilitet politik dhe konflikte civile. Argumenti i katert ishte se "Humanizmi amerikan mungon ne bote", duke e justifikuar kete me faktin se shteti amerikan harxhon vetem 0.1-0.5% te buxhetit vjetor, per te dhene ndihma ekonomike vendeve qe kane nevoje. Thjeshte, amerikanet i permbushnin me se miri priviligjet qe vine me te qenit superfuqia e vetme ne bote, por nuk i permbushin sic duhet pergjegjesite e superfuqise ndaj vendeve me probleme kudo ne bote.
Te gjitha argumentat e mesiperme, mbartnin nje pjese te se vertetes, dhe bara kryesore e fajit binte mbi "epoken e Klinton", qe qendroi 8 vjet ne Shtepin e Bardhe dhe i kushtoi prioritet prosperitetit amerikan, pa u shqetesuar gati fare per imazhin e Amerikes ne bote. Megjithate, administrata e Bush asnjehere nuk ka bere me faj paraardhesin, pasi nuk ishte koha e ndarjes se fajit, por ishte koha e vendimeve te medha qe do te reformonin gjithe sistemin boteror te maredhenieve nderkombetare.
Politika e jashtme Amerikane per mijevjecarin e ri
1. Lufte te hapur terrorizmit dhe te gjitha vendeve/grupimeve/individeve qe e mbeshtesnin terrorizmin ne bote.
-- Shpallja e "akseve te djallit", si shtete qe cenojne sigurine boterore.
-- Kercenim i hapur ushtarak amerikan ndaj gjithe vendeve qe cenojne sigurine boterore, ose interesat amerikane, kudo ne bote.
2. Demokratizimi i Lindjes se Mesme, duke rrezuar diktatoret dhe tiranet qe kercenojne interesat amerikane, dhe pengojne procesin e paqes midis Izraelit dhe Palestines.
-- Rritja e prezences ushtarake afatgjate amerikane ne Lindjen e Mesme
-- Gadishmeria amerikane per te perballuar koston e "procesit kombformues" ne Afganistan, Irak, e gjetke.
3. Rivendosja ne vend e autoritet te demtuar te superfuqise amerikane, me ngjarjet e 11 shtatorit.
4. Ri-vleresimi i misionit te OKB-se dhe NATO.
-- Ri-vleresimi i maredhenieve me aleatet e vjeter europiane
-- Investime gjeostrategjike ne Europen Lindore, per te krijuar aleanca te reja europiane.
5. Exportimi i demokracise amerikane ne bote
-- Investime te medha humanitare ne Afrike
-- Stimulimi i demokracise ne Kine, dhe vendet e tjera ish-komuniste duke ofruar asistencen amerikane ne formen e granteve ose investimeve direkte.
"Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"
Ne fillim dua te them se respektoj mendimet e cdo njeriu se eshte e drejta e tij,por kjo nuk do te thote qe te mendosh dhe te diskutosh si gjithe te tjeret se diversiteti i mendiumeve dhe ideve eshte ai qe do ta coje perpara shoqerine.
Shoh disa diskututues qe jan shpallur amerikanofile te flakte por sinqerishte qe po ju them se nuk ka asnje gje te keqe ne kete raste. E keqjq eshte se tema eshte per revanshin dhe luften e eger qe ben amerika per te sunduar boten.
Ne kete pike ju pa dashje komentoni se peshku i madh e ha te voglin(eshte fjala per ate person qe e ka thene) dhe pastaj filloni e komentoni si kur jeni nje historian amerikan.
Demokracia nuk e permban kete teori qe ju pohoni ajo eshte teori e kolianializmit.
Keshtu qe juve pa dashur me dhate pergjigje se kush eshte demokracia amerikane,faleminderit.
Krijoni Kontakt