Close
Faqja 2 prej 18 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 176
  1. #11
    Ushtari i mire
    i/e ftuar
    E vertete Xhelil.
    Nuk e di ne se te kujtohet se si u zhgenjyen Shqiptaret se USA na dha vetem 20 milione dollare ndihme.
    A na e kishte per borxh USA neve? Ne na vinte inat pse vetem 20 milion?
    Apo ishim ne ata qe gerthisnim USA, USA?
    Erdhi 99.
    C'fare borxhi apo detyrimi te kishte USA ty per te te shpetuar koken, nga dalin kto pare, taksat e amerikaneve, prape nuk ta ka per borxh.

    Pse kaq mosmirenjohes?

    Shpresoj se di anglisht dhe lexoje kete qe do te postoj me poshte se eshte shume domethenese, per te gjithe ata qe shajne ameriken:

    Among the most admirable moves of President Lyndon Johnson came in the mid-1960s, following Charles de Gaulle’s announcement to withdraw France from NATO’s military alliance. As Secretary of State Dean Rusk finished briefing Johnson on the logistical details of his upcoming session with de Gaulle, the president calmly ordered something like, “Finally, Dean, ask de Gaulle if he also wants us to move the cemeteries of Americans buried there.” Rusk demurred, but Johnson made him ask. Should we also withdraw the graves of Americans who sacrificed their lives for France’s liberation from the Nazis?

  2. #12
    man of honor Maska e trinity
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    europa.eu
    Postime
    88
    Xhelil,ajo qe thua ti eshte e ditur por edhe kurioze.Modeli amerikan u tregua i sukseshem dhe te gjithe po e kopjojne ose zbatojne.

    Reflektim i USA eahte bashkimi europian.Shikoje vete se si po prostituohen vendet e ndryshme per t'u "pushtuar" nga brukseli.
    Sikoje vete se si po thyejne kryet per te kenaqur parametrat per t'u bere anetare te BE,Natos dhe me ne pergjithesi anetare te perendimit.

    Te gjithe duan te ikin ne USA apo Mbreteri te Bashkuar por duke mos pasur vend per te gjithe aty atehere keto te fundit detyrohen te perhapin modellin e tyre ne menyre qe e gjithe bota te behet si Amerika.


    Mos harro se kur tenton me ngulm te shkosh ne vendin e tjetrit njekohesisht ke pranuar pa kushte modellin e tij.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e xhelil
    Anëtarësuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    82

    Trinity

    Me behet qejfi qe po e perfaqeson shume mire dhe qarte psikollogjine e nje emigranti te mjeruar shqiptare qe eshte bere prostitute per te mbushur mendjen e vet dhe po munde dhe te atyre te huajve ku jeton se je i denje per ate vend ku jeton se nuk e di z.Trinity se ne c`shtete je .
    C`fare mundem une te te them vec se e meritoni denjesisht nickname qe keni dhe e gezofshi.
    Po mos harroni se tema eshte me e gjere dhe behet fjale per mijera viktima anekend botes te shkaktuara nga usa dhe vete populli amerikan per ket po demostron per dite.
    Ketu behet fjale persulmet amerikane qe mundohet te perligje veten si vend demokratik.
    Por ne fakte eshte nje vend kolianiliste qe e trashegon nga britania e madhe.
    Megjithate une te kuptoj shume mire dhe nuk dua qe te ndikoj aspak ne opinionin tend per amerikanet
    Vetem dua te te sqaroj nje gje se kurr nuk mundet dikush qe te me tregoje se ku mundem me shku ose ku kam te drejte me be aleanca se usa eshte shteti me i madh me emigrante qe jane irlandes,angles,francese ruse,italine afrikane ,kineze etj
    Keshtu qe ne se je tifoz me usa eshte e drejta jote por mos be propagande per te se nuk besoj se ka nevoje.
    Ne se deshiron te argometosh se usa nuk eshte shtet kolianiliste te mirepres ne debatin elektronik.
    Faleminderit.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e xhelil
    Anëtarësuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    82
    USHTARI
    Mos me keqkuptoni se ketu eshte fjala per nje teme qe mund te shprehesh lirisht ato qe mendon po kjo nuk do te thote se duhet ti jeme mirenjohes amerikes.
    Mirenjohes une i jam atij qe me ben nje te mire .
    GETE ka thene "Te miren qe i ben dikujte shkruaje ne rere,
    te miren qe te ben dikush ngrij nje labidar"

    Mos shikoni varrezat e amerikaneve ne france se ato nuk ishin per francen por per mbretin e anglise qe paguajti amerikanet me gjith floririn qe kishte mbledhur ne GANE,NIGERI,INDI,KILI,c`fare pati ia dha amerikaneve se hitleri do e bente boten te fliste gjermanisht eshte shume e komplikuar ajo cka doni me thene se anglia i leshoi kolonite tek amerikanet dhe u formua OKB etj ....prandaj ju ftoj dhe iquaj anglo-amerikane

  5. #15
    Ushtari i mire
    i/e ftuar
    O Xhelil, po Kosoven kush ta cliroi mor mik?
    Mos me thuaj te lutem e cliruam vete, se pastaj bie fare niveli i bisedes?
    A ta beri USA ate te mire?
    Ku e ke lapidarin?

  6. #16
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Po Xhelil mos thuaj qe ata te detyruane te shkojsh ne UK!
    Kush kenin po kolonizon?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e xhelil
    Anëtarësuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    82

    CLIFIMI I KOSOVES ESHTE MERIT E KUSOVAREVE DHE PERPJEKJEVE TE TYNE KRESHNIKE

    Nuk me vjen mire te pozicionoj veten si njeri qe urrej ameriken po vec dua te debatoj rreth ceshtjes qe kam shtruar me siper.
    Kjo i jep te drejten qe cdo kush te mbroje dhe te respektoje mendimet e veta mua me pelqen te respektoj edhe mendimet e shqiptareve te tjere se kjo eshte dhe arsya qe hyj ne komunikim elektronik dhe por do te me pelqente qe te me paraqisni fakte per ato qe thoni se biseda do te ishte me interesante.
    Ketu behet fjale per nje supershtet dhe kuptohet vetevetiu se cdo te thote supershtete ....
    Pra ku eshte amerika qe po perpiqet per demokraci dhe shkaterroje mijera njerez te pa fajshem ne Japan,Vietnam,Afganistan,Iraq etje,,,.
    Tani ne emer te democracise don te sulmoje perseri Irakun po bota nuk eshte me amerikanet se nuk behet fjale per problemin e popullit te Irakut por eshte nafta ,ne Londer eshte bere nje demostrate shume e madhe kundra Blair per kete ceshteje me parulla qe nuk duam te blejme nafte me gjakun e femijve te pa fajshem.
    Kur Palestina edhe sot e kesaj dite rron nen sundimin Izraelit dhe amerikane asnjehere nuk nderhyne per paqe e prospekte.
    Sa vende te dryshme dictatoriale perkrah amerika ne bote sidomos ne lindjen e mesme ????
    Ne se amerika e cliroi kosoven me behet shume qejfi se sipas nje llogarie te thjeshte shume shpejte amerika do cliroje edhe Shqipatret e maqedonise dhe te malit te zi dhe te Camerise .
    Po nuk mendoj se eshte keshtu se perpjekjet e Shqipatreve bene ate qe te kemi cka kemi fituar sot dhe perpjekjet e shqiptareve do te jene ato qe mund te bejne realitet enderren e shume shqiptareve te tjere.
    Ju respektoj por deshiroj qe te mos beheni amerikonofile ose any vendi+file pervece se SHQIPTARE.
    Faleminderit pres qe te degjoj dicka nga ju rreth temes me konkretishte.

  8. #18
    man of honor Maska e trinity
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    europa.eu
    Postime
    88
    Une e thashe qe ne fillim se jane njerezit vete ata qe e kerkojne ameriken dhe jo anasjelltas.
    Kjo eshte mjaft e thjeshte per t'u kuptuar. Sistemi perendimor qe aq shume eshte ndikuar nga ai anglo-amerikan eshte i vetmi deri tani qe prodhon.
    Do te thote more shoke qe nuk shet llafe por merret me krijimin e vleres se shtuar.Nuk ka ideologji por buke. Buke per te gjithe.Njerezit prej natyre shkojne atje ku gjinden ma mire dhe ku ka ma bollek.
    Ajo din se si me marr i cop mineral te piste e me e ba inox te paoxidueshem e me kete me ndertu Golden Bridge.Din me marre oil me e pastru mire e mire e pastaj hopla me cadillak ne highway.din me ndertua shutlle qe ka aq shume energy sa me u shkepute prej orbites e me e pa token prej hanet. din mor shoke me ndertu edhe ate qe sta pret mendja,desha me thene ate qe nuk shihet dmth virtualitetin,software,internet,

    Me nje fjale more shoke ajo prodhon drite. dhe njerezit shkojne aty ku ka drite,aty ku thithet ajer lirie,aty ku nuk ka llafe por bereqet.
    Te tjeret e kane zili.I verbon drita qe ajo leshon dhe spushojne duke vjedhur vrer kunder saj.
    Edhe CCCP e leshoi sputnikun ne orbite por me kete i thau arkat e shtetit,e nxorri popllin ne rruge te madhe kurse ja ku e ke Ameriken me 8.000.000.000.000.000 $ (8 mije miljard) prodhim vjetor.
    E more i dashtun,eshte 80 % e popullsise boterore qe e kerkon ameriken dhe jo anasjelltas.
    Ajo qe mund te duket si kolinizim jane nderhyrjet e amerikes kur keto shtete nuk mbajne rradhen per te hyre nje nga nje.

    That's America.

  9. #19
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Titulli i temes me rikujtoi kohet e shkuara te kolonianizimit dhe te fuqive kryesore koloniale ne Bote.

    Ne rradhe te pare ishte Britania e Madhe, me pas vinin Franca, Spanja, Hollanda, Gjermamia, Portugalia, Italia apo dhe Belgjika..... keto per shek e pare qe me zbulimin e "kontinentit te ri" e deri nga shek XIX. Nga fundi i ketij shekulli del SHBA si koloni dhe kryesisht ne Azi.
    Nga te gjitha kolonite, zhvillim me te mire vendet koloniale e kane pare nen anglezet, te cilet me dinakerine e tyre karakteristike, dhe ne politike, i lejuan kolonite e tyre te zbatonin zakonet e traditat vendase, por pershtatur me zhvillimin shteteror englez. Dhe rezultatet duken qarte, me ekzistencen akoma sot, te nje shteti qe zbaton demokracine sic eshte ish-kolonia engelze, India......

    Xhelil, ju thoni kolonializimi i ri anglo-amerikan.

    Une nuk do te flisja per kolonilanizim, sesa per zhvillim.

    Vlerat dhe arritjet qe percohen nga SHBA cdo vedn sot ne bote deshiron t'i thithe e zbatoje ne vendin e vet. SHBA= Demokraci, Zhvillim,Perparim!!!

    Pse SHBA nuk kane te drejte te nderhyjne ne Irak, nqs ky shtet nen thundren e Hyseinit shkel cdo norme te demokracise, duke vrare e prere nenshtetasit e vet (kurdet), duke posejduar arme te zhdukjes ne mase, duke bere nje popull te vuaje nen varferi, kur ne vend qe t'u jape ushqim, vete e urdheron ngritje te busteve e monumenteve te tjera te vetet - e kjo kur embargoja ka gjunjezuar Irakun? Udheheqes i denje ama duket!!!

    Kur ishim nen sundimin e Enverit, ne shqiptaret tundnim koken me deshperim qe Malta na la jashte Evropes Perendimore, dhe lutjet tona drejtoheshin per nje nderhyrje te amerikaneve kundra rregjimit te eger kuqo-komunist, per te na sjelle demokracine.

    atehere, pse kerkonim Ameriken atehere,kete "uzurpatore" te te drejtave te Hyseineve & co????

    Nqs Sadam Hysein eshte diktator perse te mos e largojne nga ai post?

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e xhelil
    Anëtarësuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    82

    Per ENIN

    Jam dakort se Sadami eshte diktator dhe neve nuk na mungon eksperienca per kete gje.
    Une dua te shtoj dicka per hire te temes qe kam hapur senuk jam kundra kultures dhe zhvillimit perendimore dhe amerikan po mos te isha ketu ku jam tani ndofta as qe do te bisedoja per kete teme.
    Vete ceshtja e irakut eshte nje fakte shume i thjeshte se ku con politika amerikane dhe angleze.
    Kur mendon se Sadami ka marre pushtetin me ndihmen angleze,se Iraku ka qene nen sundimin anglez pasi ua mori turqve.
    Kur Sadami ka perdorur armatimet teper vdekjeprurese qe i ka marre nga anglia dhe amerika dhe kur ai i perdori keto ne luften Irak-Iran dhe kundra Kurdeve politika angleze dhe amerikane nuk u ndje fare pervec se u be buje nga organizata jo qeveritare se si po perdhunoheshin te drejtat e njeriut ne kete vend.
    Po Pakistani dhe Aabia kan nje rrekord me te dobet se Iraku dhe nuk behet gje fare per kete ceshtje .
    Izraeli eshte shteti qe ka shkelur me shume rezoluta te kombeve te bashkuar dhe asnjehere nuk eshte ndeshkuar.
    Por ajo cka eshte me e rendesishmja per mendimin tim Amerika si shtet me demokraci nuk duhet te flase me gjuhen e forces po me ate te paqes gje qe nuk shihet tek klika amerikane .
    Kujto cfare ndodhi ne Suedi dhe Itali vjet kur Bushi ishte ne keto vende.
    Nuk asnje pike dyshimi se kush eshte amerika por per mua ceshtja eshte:
    1 Amerika eshte shteti i ri kolianilist?
    2 Amerika eshte shteti qe me politiken e saj po lufton per demokraci dhe prosperitetin e botes?
    Une per veten time mendoj se eshte e para.
    Faleminderit.

Faqja 2 prej 18 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Sa thelbësore është pamja e jashtme e zyrtarit?
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 06:32
  3. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  4. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07
  5. Projekti amerikan për Lindjen e Mesme të Madhe
    Nga ORIONI në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 26-01-2005, 11:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •