Nuk pajtojem me ty Albo kur thua qe : Ndertimi i nje shteti demokratik kerkon tre hapa a) njohjen e sistemit demokratik b) infrastruktura ligjore e nje shteti demokratik c) emancipimi i shoqerise me principet dhe vlerat e shoqerive demokratike. SHBA eshte ne Irak per ti ofruar Irakut eksperiencen e saj jo vetem si shteti me demokratik ne bote, edhe si superfuqia e vetme qe ka ndertuar me sukses te padiskutueshem partneret me te medhenj te saj sot ne bote. Kjo e lehteson dhe pershpejton procesin e shtet-formimit demokratik ne Irak.
Pike se pari demokraci dmth deshira dhe vullneti i shumices. Behet fjale per shumicen brenda kufijve territorial te nje vendi. Demokraci nuk do te thote imponim i vlerave dhe qellimeve te jashtme qofshin keto te mira apo te keqija. Kjo bjen fatalisht ne kundershtim me Karten e OKB dhe nocionin sovranitet.
E dyta kur flasim per infrastrukture ligjore te nje shteti demokratik nuk ka arsye pse te referohemi tek infrastruktura amerikane aq me pak kur behet fjale per nje shtet dhe nje popull si ai Iraken. Kjo per disa arsye.
a- Irakenet ashtu sikur eshte shprehur edhe ASD kane krijuar vlera origjinale te panumerta.
b- Kane kulture shume te lashte politike - sidomos ne fushen e jurisprudences- dhe kane sherbyer si modele te shume kushtetutave bashkohore.
Kur flitet per emancipim te nje shoqerie nuk duhet te nenkuptohet "globalizmi" dhe mohimi i tradites dhe vlerave origjinale te nje kombi. Emancipimi i shoqerise Irakene asesi nuk mund te unifikohet me te ashtuquajturin emancipim perendimor.
E ke shume gabim kur thua se : politika ne boten islamike eshte feja dhe politikanet jane kleriket. Fjale 'politike' ne boten islame nuk merr ate perkufizim qe ne i japim ne perendim, pasi ndryshe nga ne ne perendim qe e ndajme shtetin nga feja, ne boten arabe herezia me e madhe eshte pikerisht ndarja e shtetit nga feja. Bombat hidhen pikerisht per te mos lejuar kete ndarje qe eshte parakusht per hedhjen e themeleve te demokracise ne Irak.
Pike se pari fjala politike ne boten arabe fatkeqesisht nuk ka tjeter kuptim pervec se 'kukull'. Asnje vend arab nuk drejtohet ne baza te mirefillta Islame. Islami dhe politika ne vendet arabe jane ndare prej me teper se nje shekulli.
Se dyti, kleriket jane banoret me te zakonshem te burgjeve arabe dhe askush prej tyre nuk e ka pasur shansin te vije ne pushtet , edhe kur dikush ka tentuar eshte rrezuar me dhune si rasti i Algjerise.
Se fundmi bota arabe i dha Evropes shembullin me brilant te kultures, civilizimit dhe vlerave njerezore per aq kohe sa feja dhe shteti ishin nje. Muslimanet kur feja dhe shteti ishin nje ishin superfuqia me e madhe boterore ne cdo drejtim. Pikerisht degradimi ndodhi atehere kur feja u nda nga shteti. E kunderta ndodhi me perendimin i cili filloi te ece perpara vetem pasi ja mori kishes freret e drejtimit te shtetit.
Sa i perket bombave eshte heret akoma te themi se pse hidhen. E ardhmja ne Irak nuk eshte definuar akoma. Amerikanet kesaj rradhe me te vertete i kane bere hesapet pa hanxhine.
Gjithe te mirat
Krijoni Kontakt