Close
Faqja 12 prej 18 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 176
  1. #111
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Ja dhe mediat e "pavarura" amerikane

    Miklimet e mediave te medha

    Ekonomisti Pol Krugmen shpjegon se perse kanalet e televizioneve amerikane gjenden nen urdherat e pushtetit.

    The New York Times

    Ndodhi nje dicka e cuditshme gjate luftes ne Irak: shume amerikane u kthyen nga BBC per te pare lajmet. Ata kerkonin nje pikepamje alternative  pikepamje kjo qe ata nuk kishin mundur ta gjenin ne kanalet televizive amerikane, te cilat, sipas fjaleve te Drejtorit te pergithshem te BBCse, "jane mbeshtjelle me flamurin me yje dhe e kane kembyer paanshmerine me patriotizmin'. Le t'i harrojme arsyet e mira dhe jo te mira te kesaj lufte dhe le te hidhemi tek paradoksi qe ajo nxori ne pah. Duke qene pronesi e qeverise britanike, pritej qe BBCja te mbeshteste politiken e kesaj qeverie. Por nderkohe, ajo u perpoq me te gjitha forcat me shume se c'duhet sipas disa kritikeve  qe te qendronte e paanshme. Ndersa kanalet televizive amerikane, te cilat jane ndermarrje private, u sollen si media qeveritare.

    Nje raport i koheve te fundit i Stefen Labaton i Times, e ilustron me se miri parapelqimin e qeverise amerikane per te shperblyer mediat qe i pergjigjen deshirave te saj. Behet fjale per nje propozim te Majkell Pauell, president i Federal Communications Commission, i paracaktuar per te zbutur rregulloren ne lidhje me pronesine e mediave. Propozimin e mesiperm, te shpallur zyrtarisht me 12 maj 2003, mund ta permbledhinm si nje projekt qe u lejon peshqve te medhenj qe te hane me me lezet te vegjelit. Kompanite e medha te mediave autorizohen te mbajne nje pjese me te madhe te tregut kombetar si dhe te zoterojne me shume kanale televizive ne tregun e brendshem, nderkohe qe vendosen kufizime te shumta ne lidhje me pronesine e kryqezuar  ose e thene ndryshe me pronesine e stacioneve te radiove, te kanaleve televizive dhe te gazetave ne te njejtin treg lokal.

    Pa folur per te metat e vete projektit, i cili do e pakesoje edhe me shume ndryshueshmerine e burimeve te informacionit qe jane ne dispozicion, mua me habiten pazarlleqet e xhambazeve qe linden per pasoje. Nje grup mediatik i shkrojti Majkell Pauellit duke i bere te ditur se mund te hiqnin dore nga kundershtimi i nje pjese te projektit te tij "ne kembim te nje inisiative te favorshme te Komisionit" ne nje tjeter pike. Kjo nuk eshte dicka e padegjuar ndonjehere, por duhet te jesh shume naiv per te mos e marre me mend qe keto negociata bejne qe te lindin marredhenie te shumta te ketij lloji.

    Dhe ka vend per te besuar qe ky shperblim shtrihet edhe ne brendine e informacioneve. Perfytyroni nje pergjegjes te nje kanali televiziv qe heziton mes transmetimit te nje reportazhi te rendesishem, por qe mund t'i shkaktoje deme qeverise Bush  le te themi per shembull te nje ritransmetimi te akuzes se senatorit Bob Graham, sipas te cilit nje raport i Kongresit ne lidhje me atentatet e 11 shtatorit 2001 ishte klasifikuar "top secret", sepse ai trajtonte ceshtje te sikletshme persa i perket mosfunksionimit te administrates. Ketij pergjegjesi me siguri qe do i vije menjehere nder mend se administrata mund ta penalizoje kanalin qe guxoi e shperndau kete informacion.

    Ne Shtetet e Bashkuara nuk ka censure. Por ne jetojme ne nje sistem ku grupet e medha te mediave kane arsye shume te qenesishme qe t'i paraqesin lajmet ne menyren qe i pelqen pushtetit, nderkohe qe nuk kane asnje arsye per te mos e bere nje gje te tille.
    Just God Can Judge Me

  2. #112
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22
    Vinny_T, asnje vend ne Europe nuk ka nje sistem te pastert demokratik pervec Britanise. Te gjitha sistemet europiane jane sisteme 'demokomuniste' sic me pelqen ti quaj une, pasi demokracia ne ato vende u imponua nga SHBA pas luftes se dyte boterore. Gjate viteve te luftes, fatkeqesisht Europa Perendimore u pushtua nga vala e ideologjise komuniste. Pasojat e kesaj ideologjie keto vende i vuajne dhe sot e kesaj dite. Destabiliteti karakteristik politik i tyre vjen pikerisht nga bashkejetesa e komunizmit dhe demokracise. Demokracia dhe komunizmi bashkejetojne aq mire sa bashkejeton edhe dita me naten; kur vjen njera, iken tjetera. Te pranosh bindjet komuniste te shprehen hapur do te thote te vesh ne rrezik te gjitha lirite dhe te drejtat e individit, te kercenosh interesat kombetare gjithashtu. Komunizmi nuk njeh as pluralizem, as opozite, njeh vetem dogmen dhe indoktrimin e paskrupullt per te krijuar "Njeriun e Ri" te Leninit. Shqiperia eshte shembulli me i mire i kesaj.

    Por le te hidhemi tek tema qe diskutohet....

    NYT eshte gazeta me liberale ne SHBA qe perfaqeson me se miri bindjet e majta. Per luften ne Irak, NYT ishte ne nje vije me Francen dhe Gjermanine, duke arritur deri atje sa te parashikonte "nje vietnam te dyte" ne Irak. Por kur lufta perfundoi per 3 jave me sukses, NYT si gjithe "pacifistet" e tjere te botes, iu kthye retorikave: "Ku jane armet e shfarrosjes ne mase?" Aq shume i meshojne kesaj pike, me shprese qe te krijojne tek publiku idene qe Iraku nuk ka patur fare arme te shfarrosjes ne mase.

    Por faktin qe Iraku ka patur arme te shfarrosjes ne mase asnje qeveri dhe asnje institucion ne bote nuk e ka hedhur poshte. Teksa NYT dhe kompani vene ne medyshje egzistencen e armeve dhe motivet e luftes, administrata amerikane dhe gjithe analistet bejne ate pyetjen tjeter llogjike: "Ku kane perfunduar armet qe Iraku dispononte?"

    E njejta turme qe sulmonte qendrimin amerikan para luftes, qe iu desh te shikonte se si vala e opinionit nderkombetar kaloi ne krahun e SHBA gjate luftes se suksesshme, tani nuk u ngelet gje tjeter qe te vazhdojne te njejten proteste te zhurmshme qe vetem ka per te diskretituar akoma me shume ata ne syte e opionit publik.

    Armet e shfarrosjes ne mase ne Irak od te gjenden, eshte vetem ceshtje kohe. Edhe nese ato nuk arrijne qe te gjenden fizikisht se ku jane fshehur, dokumentacioni sekret mbi keto programe dhe deshmite e shkencetareve do te ndertojne historikun e gjithe arsenalit te armeve te shfarrosjes ne mase qe Iraku dispononte. Ne kohen e duhur, administrata amerikane do ta ndaje kete historik per gjithe opinionin nderkombetar.

    Ndryshe nga pacifistet, prioriteti kryesor i SHBA tashme eshte rindertimi i Irakut.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #113
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    21-04-2003
    Postime
    62
    e ke taku naj her ramiz alin atje ku je mor amerikon i flakte
    edhe bufi e merr vesh se ca plehrash jan tregu amerikont
    para luftes nji propagande te ndyre e te genjeshtert se iraku ka arme te shfarosjes ne mase
    kurse mas luftes
    ne cliruam popullin e irakut dhe po e ndertojme me leket e taksapagusve amerikon(armet u harrun)
    thirri mor trunit

  4. #114
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Te ftoj te rilexosh ato qe shkruhen ne NYT dhe argumentat qe jepen aty pasi jane te qarta e evidente e jo te perdoresh argumenta qe NYT eshte e majte pasi me duket qesharake! Me sa di une nje media e majte nuk me duket me pak kredibel se sa nje e djathte dhe anasjelltas.
    Te shprehesh kundra mendimeve te presidentit ne te tilla raste ne Amerike quhet si antinacionalizem dhe konsiderohesh si armik i vendit e kjo eshte utopia e demokracise amerikane.
    Sa per demokracine e Anglise eshte hera e pare qe e degjoj dicka te tille qe u konsideroka si me e perparuara e Evropes dhe sigurisht kur vjen nga goja e nje proamerikani te flakte biles me te flakte se sa vet amerikanet .......
    Just God Can Judge Me

  5. #115
    Miss. Congeniality
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Where else babe?
    Postime
    180
    shume te dashur bashkeatdhetare!
    I PERGJIGJEM PYETJEVE te mesiperme
    Qe amerika e ka mbajtur legaciene e vend si fuqi kolonoale e ka mbajtur por e ka transformuar ne nje forme tjeter: i shfrytezon si parazit dhe i man thjest ato koloni per qellimiet e veta ekonomike qe ne shume i dime.
    nqs amerika do ishte aq e drejte dhe e mire nuk do kishte knflikte, nuk do kishte me mijera intelektuale ne bote qe do flisnin me nje gjuhe shume te ashper kunder ketij imperializimi ekonomic qe behet! Keq "trajtimi i amerikes" nga shume intelektuale eshte nje altruizm por ka baza dhe arsye.
    Ky lloj post-kolonializmi nuk ka shume ndryshime nga kolonializmi i mehershem qe ka pare bota.
    me ekonomine e forte qe ka pasur sepse cdo dite e me tepr rrenohet, ka mundur te mposhti cdo lloj konkurrence, dhe per te aritur kete qellim ka perdorur cdo forme Amerika fshihet mas shuem maskave qe tani kane dale ne diell por eshte prape ajo frika qe po te ngreje dikush koken ja fut amerika nga mbrapa. Kjo lloj hegjemonia do mbaroje shume shpejti, sepse po behen gjithmone e me te forte zerat kunder imperializimit ekonomik amerikan, sepse amerika tani nuk ehstye i vetmi vend qe ka arme berthamore!
    Me respekt Laerta
    prane detit i pa lare
    prane drites i pa pare
    prane sofres i pa ngrene
    prane dijes i pa nxene

  6. #116
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Me duket se prape po marrim kot si ciftja e Dules.

    Le ti flasim per "mjerimin" e kolonializmit amerkian, Japonise, Taiwanit, Korese se Jugut, e bile edhe Kines qe rritmes e rritjes ekonomike ia detyron investimeve amerikane. Sigurisht qe amerika do shfrytezoje sa te jete e mundur lenden e pare kudo ne bote, ndryshe amerika, nuk do kishte miliarda te shpenzonte per te luftuar Nazizmin, Komunizmin, Terrorizmin, as per te investuar miliarda ne Plane Marshalle, apo per te luftuar epidemi semundjesh, e as per te prishur miliarda per luften ne Kosove.

    Sigurisht qe amerika duhet te mendoje per veten e vet ne rradhe te pare, ashtu si cdo sistem jete ne kete rruzull. Kjo nuk eshte parim por eshte detyre per te. Dhe bota eshte gjithmone me mire kur amerika eshte me e fuqishme dhe me e begate. Paqja e mbajtur nga amerika, rendi amerikan i botes, triumfi i vullnetit amerikan deri tashme eshte vertetuar te formoje nivelin me te larte dhe me ekselent te qenies humane. Askush tjeter nuk mund te ruaje drejtesine dhe funksionimin global me mire se amerika. Ja pse bota perjetoi edhe dy luftra boterore.

    Ky rend i larte i vullnetit dhe i normave amerikane eshte mbi te gjitha teper i leverdisshem ede per ne si shqiptare qe kemi perfituar disa here prej tij. Por ne fakt eshte i leverdisshem per te gjithe boten.
    Bota kerkon paqe dhe ajo nuk mund te gjeje nje aleat me te besueshem dhe me perfekt per kete se amerika. Sepse ku ka paqe dhe stabilitet ka investim dhe zhvillim ekonomik, e ketu amerika eshte mjaft e suksesshme. Pra me i interesuari se kushdo ne mirembajtjen e paqes dhe stabilitetit ne bote eshte amerika. Nga konfliktet dhe luftrat amerika nuk fiton asgje, pasi fuqia dhe lulezimi i saj primar eshte ai ekonomik.

    Pra kolonializimi i botes prej amerikes eshte vetem nje hap i paster drejt progresit, rendit dhe civilizimit me te larte, ashtu sic po ndodh sot ne Afganistan dhe Irak. Do jete gomarllek nqs dikush pretendon se keto kombe e gezonin kete privilegj. Edhe pse amerika tenton te shfrytezoje burimet e vendeve te para ne keto vende te botes kjo eshte vetem normale. Amerika nuk vjedh askend, dhe eshte vetem normale qe ajo te kerkoje te bej tregeti ne interes te saj. Sigurisht qe kombet nen influencen amerikane nuk mund te behen si amerika, por sido qe te jete kjo influence i ben ata "the best they can be".

    Nuk ka asnje influence tjeter ne kete bote me te begate se ajo amerikane, dhe asnje komb ne kete bote nuk e krijon dot nje zhvillim me te larte per vete se cdo krijonte nen influencen amerikane. Cdo progres ne kete bote qe eshte pare jashte amerikes, ka qene ose impulsiv ose totalisht i paqendrueshem, bile mjaft here me funde tragjike sic ishte ai i Gjermanise Naziste, apo i Japonise.

  7. #117
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Pyetja eshte nese rruga qe kerkon ti imponoje amerika botes a quhet zhvillim? Nese po atehere le te ndiqet rruga e Amerikes por per kete duhen bindur dhe demokracite e tjera neper bote e jo tu imponohet nje rruge e cila vendoset nga Amerika.
    Kur amerika e pranon boterisht qe Cia ka fallcifikuar dokumenta mbi bazen e te cilave u hartua nje lufte dhe kjo solli nje kontradikte te papare me aleatet e saj evropian mua sme duket rruga me e drejte.
    Zhvillimi nuk duhet te bazohet mbi manipulimin e pupujve por mbi transparencen dhe ne dobine e njerezimit e jo vetem te interesave klanore.
    Te dergosh bijte e amerikes te luftojne dhe te japin jeten dhe pas luftes te marrin vesh se ata qe i derguan i manipuluan sme duket zhvillim!
    Just God Can Judge Me

  8. #118
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-02-2003
    Vendndodhja
    mes konfuzitetit
    Postime
    7
    e vertete eshte qe amerika i dha borxhe shqiperise ashtu sic i ka dhene edhe shume shteteve te tjera dhe normalisht qe nuk eshte e detyruar ta beje. dmth qe ka nje arsye qe e ben apo jo? dhe kjo arsye nuk eshte patjeter bujaria qe nuk kerkon asgje kembim e amerikes( te gjithe e dime sa materialiste eshte amerika).
    cdo gje qe ben duke filluar qe nga borxhet me simbolike e qesharake sic eshte 20 milion $(gjithmone per ameriken) e deri tek pretendimet absurde qe do ta beje irakun nje vend te lire ku cdo qytetar do te kete mundesi te jeteoje nje jete normale,nuk ka asnje arsye tjeter vecse perfitimit. dhe "ndihmat" qe jep jane therrime ne krahasim me qellimet e saja.
    nqs e donte te miren e kosoves dhe e paska cliruar per te miren e kosoves pse nuk e cliroi me pare( dhe e kishte ne dore ta bente kur te donte) e njejta gje edhe me bosnjen te cilen e ndihmoi pas vitesh lufte te pergjakshme.
    ndersa tani cfare po ben? po shfrytezon nje tjeter vend te pazhvilluar(irakun) per interesat e veta.
    pershendetje te gjtheve
    Me arrestuan se po endesha ne endrren e nje tjetri...

  9. #119
    blero
    Anëtarësuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    61
    LESHATOR
    Do te te pyes qfar kombi na qenka Amerika? Apo si ajo e Titos "YOGOSLAV" dhe ne fund.....
    Dhe kur kolonializimi na u ka shendrua ne PROGRES!!!
    hendrix

  10. #120
    kill your idol Maska e Pedro
    Anëtarësuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Meqe ketu po flitet mbi politiken e jashtme te USA, mua mu duk shume interesante konstatimi i James Rubin dje ne interviste me Tim Sebastian ne emisionin "Hardtalk" ne BBC dhe po e sjell nje pjese te vogel ketu. Per ata qe s´e dine, James Rubin ka qene Assistant Secretary of State for Public Affairs nga 1997 deri maj 2000, gjithashtu edhe Department´s Chief Spokesman of Secretary of State.

    Tim Sebastian: "Jim a eshte demtuar reputacioni i administrates Bush ne planin vendor dhe ate interacional dhe nqs po, si?

    James Rubin: " Tim.........., kurse ne planin e politikes se jashtme USA kane marre nje goditje akoma me te rende.
    Per te krijuar nje ide mbi demtimin e marredhenieve te USA me Komunitetin Nderkombetar mund te them rastin kur Presidenti John F. Kennedy, ne vitin 1962 gjate krizes kubane, dergoi keshilltarin e tij Dean G. Acheson tek De Gaul per ti kerkuar ketij te fundit mbeshtjetjen politike dhe ushtarake te Frances. Ne takimin me De Gaul, Dean Acheson kishte marre me vete nje qerre me prova dhe me njerez dhe tek po perpiqej i perqendruar t´i provonte te dhenat e sherbimeve sekrete me foto satelitore etj mbi aktivitetet ruso-kubane, papritmas De Gaul e nderpret dhe i thote:
    "Dean, une nuk kam nevoje per prova per te aprovuar qendrimin e Presidentit. Presidenti i USA kurre nuk do te niste nje lufte boterore atomike, pa qene i sigurte ne ate qe ben."
    Sot, ne, kete privilegj e kemi humbur; asnje qeveri aleate nuk mund t´i besoje verberisht gjykimit te Presidentit te USA. Ky eshte nje dem i pariparueshem ne politiken e jashtme te USA dhe do te duhet shume kohe qe marredheniet tona me aleatet te arrijne perseri ne ato nivele ku kane qene".
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Pedro : 19-07-2003 më 08:47
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

Faqja 12 prej 18 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Sa thelbësore është pamja e jashtme e zyrtarit?
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 06:32
  3. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  4. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07
  5. Projekti amerikan për Lindjen e Mesme të Madhe
    Nga ORIONI në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 26-01-2005, 11:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •