Close
Faqja 11 prej 18 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 176
  1. #101
    Miss. Congeniality
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Where else babe?
    Postime
    180
    o re alvi po ti qenke re vlla zero ne histori do te rrefej une i cik me sensin politik dhe ekopnim rolin e shba smor vlla
    Ca dre q roli pati tjeter ameriaka ne lufte kur kishte kanadane qe e mbiushte me ushtare anije e aroplane e cfare te duash ti, nejse
    Alvi trimi amerika e beri luften per ti maare pushtetin britanise se madhe, arriti te formuloje infraksturkturen dhe te arrij rendiment te madh ne manifacturing secto, dhe kete e arriti nga pagesa e lire e imigrnteve europian dhe se dyti nga shpikjete reja qe ja sollen kokat europiane me ne krye bomben atomike qe besoj se i njef shume mire kush e shpiku.
    nejse amerika mori ne dore rikonstrukturimin e evropes plake duke illuar nga gjernamina qe ta bente te miundshme per prodhim dhe ti shiste to prodhime ne rusi qe nuk ndoshi asnjehre,
    heqjen e komuniamit francez duke zhdukur kokat kryesore qe ndodheshin ne azil ne france
    se treti beri thirjen e nje Intrenational trade organization qe e drejtonte vte, e beri dllarin shume te forte
    nuk mori pjse ne GATT qe eshte general agreement in tariffs and trade sepse eshte mbajtur ne nga shtetet qe ka mbajtur tarifat me te larta qe te mroje ekonomine e vte,
    dhe cfare te tjerash te them une qe me duhen dy ore te mia ketu por tan nuk mundem
    nejse e ke gabim dhe shikoje me nje kend tjeter nje cike politiken amerikan me sensin real dhe historik dhe jo te atij te gojedhenave
    prane detit i pa lare
    prane drites i pa pare
    prane sofres i pa ngrene
    prane dijes i pa nxene

  2. #102
    Miss. Congeniality
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Where else babe?
    Postime
    180
    Qe thua ti Albo dhe kam rerspect
    colin powel bashke me donald rumsfeld e shume te tjere me bushin ne krye,is a son of a bitch qe ka therur e ka vrare me shume
    se hitleri, dhe mos na trego shume to American Icon sepse na rengjeth, merri statiskatat me qarte heren tjeter se gabon!
    prane detit i pa lare
    prane drites i pa pare
    prane sofres i pa ngrene
    prane dijes i pa nxene

  3. #103
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Amerika e ka mbeshtetur gjithmone politiken e saj te jashteme ne nderhyrjen e saj dhe pse kjo ka qene kundra vullnetit te popullit. Qe pas luftes boterore qeveria amerikane ne bashkepunim me CIA-n kane kompllotuar qe te rrezonin sistemin e Enver Hoxhes (dhe pse te gjithe e dime se çfare solli ky sistem me pas ) duke nderhyre ne punet e brendeshme direkte te nje shteti te pavarur, sovran qe nuk rrezikonte fare sigurine e amerikes se atehereshme. Me nje fjale sistemi i Enver Hoxhes ishte lufte ideollogjike ( kjo eshte nje nga pikat qe denohet me me force nga te gjitha sistemet demokratike per komunizmin)!!

    Fiasko e CIA-s kunder Enverit
    Operacioni per rrezimin e regjimit komunist, si u organizua ajka e emigracionit shqiptar ne perendim me mbeshtetjen e Uashingtonit dhe Londres dhe pse Zogu, ishte kunder komplotit. Ngritja e qeverise ne mergim, udhetimi i kryeagjentit Kim Filbi dhe vdekja e dyshimte e njeriut qe do zevendesonte diktatorin. Ish shefi i CIA, Uilliam Kolbi: Ja pse deshtuam

    - vijon nga dje -

    Qeveria e Tiranes dhe Sigurimi i Shtetit, pas sinjaleve te Filbit, kishin filluar te merrnin masat. Njera prej tyre, ishte ajo e 6 shtatorit te vitit 1949. Ndoshta pakkush e mban mend ne Shqiperi, ate pasdite, kur dritat u fiken njeheresh ne te gjithe vendin. Ky "black out" total zgjati vetem 30. Po ckishte ndodhur valle ne Shqiperi. Ndonje defekt njeheresh ne centralet e pakta elektrike te asaj kohe? Nje manover e ndermarrjes qendrore elektrike ne Tirane? Apo...?

    Jo. Asnjera nga keto nuk kishte ndodhur jo vetem ne Tirane. Madje as ne Shqiperi. Ajo po ndodhte mijera kilometra larg. Ne Londer. Ishin 30 minutat e kohes se edicionit te lajmeve te BBC ne gjuhen shqipe. Nje edicion i zakonshem, por qe pritej te shenonte nje zhvillim kulmor dhe te ndikonte ne rrjedhat e ardhshme te politikes dhe regjimit ne Shqiperi. Ne ato minuta Mid'hat Frasheri lexoi ne radion e njohur britanike, mesazhin per krijimin e Komitetit "Shqiperia e Lire".

    Dhjete dite me pare, me 26 gusht 1949 ne France, ai ia kishte dale te bashkonte nen cadren e tij, pjesen derrmuese te partive dhe fraksioneve te emigracionit shqiptar ne perendim. Vec programit dhe qellimeve te Komitetit, Frasheri prezantoi ne Paris, edhe emrat e njerezve kryesore qe do te punonin me te: Abaz Kupi, Abaz Ermenji, Muharrem Bajraktari, Sahit Kryeziu, Nuci Kota, etj.

    Regjimi i Enver Hoxhes, megjithese i ri dhe pa pervoje, kishte nisur te funksiononte. Madje jo keq. Pasi kishte mesuar dhe mori masat qe asnje qytetar i Shqiperise, te mos degjonte mesazhin per ngritjen e nje komiteti qe synonte rrezimin e qeverise komuniste. Ambasadat funksiononin normalisht. Ndaj, nga selia diplomatike shqiptare ne France, Behar Shtylla njoftonte Ministrine e Jashtme se "AFP dha lajmin e shkurter dhe te zbutur per krijimin e Komitetit "Shqiperia e Lire". Gazeta "Le Monde", i dha publicitetin me te madh dhe shkruan se Fuqite Perendimore e priten me simpati kete komitet". Kryeministri i Greqise, Diomedes u shpreh se "po te kete Shqiperia nje regjim te tille perfaqesues, atehere jemi gati te bashkepunojme ashtu sic duhet dhe me qellime shume miqesore".

    Komuniteti shqiptar i emigracionit te para dhe pas Luftes se II Boterore, qe ndodhej ne kete kohe jashte Shqiperise, u nda ne dy kampe per keto zhvillime te fundit. Ndaj Agjensia Franceze e Lajmeve (AFP), pas 4 ditesh, botoi nje deklarate te Zogut, i cili u shpreh se "nuk e njohim Komitetin Shqiperia e Lire. Pas 7 Prillit 1939, une jam i vetmi autoritet legjitim i shqiptareve".

    Pas Frances, Mid'hat Frasheri shkoi ne Angli. Zv/ Ministri i luftes i qeverise angleze, Xhuliano Emeri, njeriu i caktuar per zbatimin konkret te operacionit kunder Shqiperise,- i keshilloi anetaret e Komitetit: "Ju, ndofta, pritni cdo gje nga te huajt. Duhet t'i merrni vete inisiativat. Duhet te tregoni nje vullnet ne rrugen tuaj, t'i terhiqni miqte e medhenj atje ku e lypin interesat e vendit tuaj fisnik".

    E pasi perfundoi dhe turin britanik, Mid'hat Frasheri u nis drejt SHBA, per te vendosur ne Nee York, e per te qendruar ne seline e perhershme te Komitetit "Shqiperia e Lire". Takimin e pare ne SHBA, kreret e tij, e zhvilluan me Kryetarin e Komitetit "Evropa e Lire", Xhosef Gree. Ky organizem i financuar nga CIA, ishte autorizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, te mbante lidhjet e rregullta me Komitetin e shqiptareve, i konsideruar si "i pari forum ne rolin e nje qeverie demokratike ne mergim".

    "Amerikanet i kane njohur Komitetit "Shqiperia e Lire", edhe te drejten e ngritjes se flamurit kombetar ne zyre"- ishte permbajtja e nje raporti te nisur ato dite nga Nee York, drejt Ministrise se Jashtme Shqiptare.

    Pergatitjet e fundit

    Levizjet e perendimit per te organizuar emigracionin antikomunist shqiptar, nuk kaluan pa u vene re nga emisaret e Tiranes. Ambasadori Behar Shtylla, nga Parisi njoftoi qeverine se "Xhuliano Emeri, anglezi qe ka qene gjate luftes me Bazin e Canes (Abaz Kupin), ka vajtur ne Rome per te organizuar kriminelet rreth Zogut dhe mundesisht t'i inflitroje ata ne Shqiperi".

    Prej ketu mesohet se Tirana nuk ishte ne dijeni te prishjes se Kupit me Zogun ne ate kohe, dhe afrimit te tij me Mid'Hat Frasherin. Kjo inkoherence vihet re edhe ne faktin se Zogu ne kete kohe, mbahej larg planit qe synonte shkeputjen e Shqiperise nga kampi socialist.

    Po te vazhdojme t'i referohemi Nikolas Beathel, "ana ushtarake e operacioneve te ketij plani filloi te zbatohet ne tetor 1949 kur grupet e para te agjenteve britanike te armatosur, zbarkuan ne territorin shqiptar". Ndersa Sigurimi i Shtetit, u vu ne dijeni per kete fakt, nepermjet "nje prej burimeve te rrjetit sekret shqiptar jashte vendit, ne fundin e vitit 1949 dhe fillim te '50. Informacionet per grupet e rendesishme, arriten ne mars-prill te vitit 1950".

    Intensiteti i bandave diversante qe hynin ne territorin shqiptar gjate kesaj kohe, sa vinte dhe po shtohej. Sipas ish shefit te SHIK Irakli Kocollari, "nga fillimi i vitit 1951 deri ne fund te '52, ne Shqiperi u derguan ilegalisht permes, kufirit tokesor, zbarkimit nga deti dhe desantimit nga ajri, 233 grupe te armatosura spiunazhi, ne te cilat u aktivizuan 892 vete".

    Me 23 Mars 1952, Sigurimi i Shtetit u njoftua se kanalet e tij te zbulimit ne Nee York, Kajro dhe Rome se "... pergatitet nje bande me mision teper te rendesishem dhe sekret, qe do te perdoret ne drejtim te Shqiperise me njerez te perzgjedhur dhe nder me te besuarit e anglezeve dhe amerikaneve".

    Operacioni

    Dhe nuk do te kalonte nje muaj kur ne 30 prill 1952, Ministria e Brendshme u njoftua per kalimin e kufirit nga nje grup diversantesh ne zonen e Korces. Ndersa me 5 Maj, nje aeroplan jo larg prej andej, kishte kryer fluturime te ulta. Pas disa ditesh, me 18 maj, ishte njoftuar per levizje ilegale te nje grupi, ne rrethin e Matit. Ndersa te nesermen Ministria e Mbrojtjes kishte njoftuar se "... ishin kapur sinjale te koduara te nje transmetimi me radio, gati ne verilindje te Shqiperise". Ne kete menyre ata kishin rene ne gjurmet e bandes se Zenel Shehut. Pas arrestimit te te cilit, Sigurimi nisi nje operacion, qe me pas mori permasat e nje loje spiunazhi nen emrin e koduar "Liqeni i Vajkalit".

    Ne kete kohe, agjensia e lajmeve Rojter njoftonte me 12 maj 1952 se "ekzistenca e regjimit shqiptar tanime eshte ceshtje javesh". Ndersa me 30 maj AFP lajmeronte se "guerilet po luftojne me vendosmeri".

    Radio "Greqia e Lire" kishte emetuar me 20 prill lajmin se "ne Shqiperi jane formuar njesi te posacme ushtarake te perbera nga parashutiste greke dhe emigrante".

    Por operacioni "Liqeni i Vajkalit", ne qender te te cilit ishte nje radioloje e Sigurimit te Shtetit, vazhdonte te terhiqte nje e nga nje sebashku, thuajse te gjitha fijet e padukshme te operacioneve ushtarake qe pergatiteshin ne Malte, ishullin tjeter Plagia ne detin Egje, apo ne afersi te tre qyteteve te Gjermanise Perendimore: Munchen, Heidelberg dhe Frankfurt. I arrestuari Zenel Shehu, njeri prej kapove te bandave shqiptare, i komunikonte qendres me radio, te gjitha mesazhet e skenarit te Sigurimit te Shtetit.

    Sipas statistikave, rreth 300 prej atyre qe desantuan gjate kesaj kohe, u vrane ne perpjekje me forcat shqiptare te ndjekjes, apo u pushkatuan pas gjygjeve. Grupi i fundit zbarkoi ne Shqiperi ne 1 majin e 1953. Ne krye te tij ishte Hamit Matjani, padyshim me i famshmi nder desantet. Arrestimi i tij, shenoi dhe fundin e operacioneve ushtarake te drejtuara nga CIA dhe MI-6 kunder qeverise komuniste te Hoxhes. Edhe Matjani ra ne gracken e radiolojes se Sigurimit, e realizuar nepermjet ish desanteve te kapur me pare Zenel Shehu e Xhaferr Mema.

    Ne fundin e vitit 1953, Radio Tirana filloi transmetimin e drejtperdrejte te nje procesi gjygjesor publik, kunder grupit te agjenteve te stervitur nga anglo-amerikanet. Pra gjithcka ishte bere e njohur, duke shkaktuar buje te madhe dhe duke u botuar cdo dite ne te gjitha gazetat shqiptare.

    Deshtimi i paralajmeruar

    Sipas ish Drejtorit te CIA-s Uilliam Kolbi, "operacioni deshtoi, sepse autoritetet shqiptare, kishin infiltruar ne organizatat e emigranteve dhe lokalizonin vendodhjen e shumices se grupeve pothuajse qe ne kohen kur ata zbarkonin nga deti ose hidheshin me parashute".

    Tradhetia e Filbit nuk ishte e vetmja shenje e rrjedhjes se sekretit rreth operacioneve ne Shqiperi. Sipas Sherbimeve Sekrete Perendimore, kishte rrjedhje informacioni edhe nga ambjentet e Komiteteve te emigracionit shqiptar ne Rome, ku personeli i Ambasades Shqiptare atje ishte shume aktiv. Po ashtu edhe ne Athine.

    Deshtimin ndoshta e ka pershpejtuar edhe vdekja e papritur ne 3 tetorin e 1949, e kreut te "qeverise shqiptare ne mergim", Mid'hat Frasheri. Sipas Beathelit, rreth kesa vdekje ende te mistershme "ekziston edhe nje variant i vrasjes (shkaktimit te infarktit nepermjet ilaceve apo nepermjet gazit nga agjentet e KGB-se). Kim Filbi, agjent i dyfishte, i cili kishte qene ne Londer ne shtator te vitit 1949, kur Mid'hat Frasheri e koleget e tjere te Komitetit ishin atje, mendohet se kishte njoftuar agjentet e KGB-se ne Nee York qe te vepronin mbi Mid'hat Frasherin, ashtu sic kishin vepruar edhe mbi disa personalitete te tjera antikomuniste te Lindjes, si Stephan Bandera, Lev Rebet, Georgi Markov, etj. Mid'hat Frasheri u gjend i vdekur sic presupozohet nga nje atak zemre, atehere kur Kim Filbi udhetonte per ne Nee York me anijen "Coronia". Sipas Gabriel Partosh "nje nga mesimet e nxjerra nga fiaskoja shqiptare e CIA-s, ishte konkluzioni i vyer se te kaloje thjesht nga frenimi- nga ndihma qe u jepej regjimeve perendimore per te mbijetuar- te zbrapsja e komunizmit, njera nga slloganet amerikane te viteve '50, ishte dicka tejet e veshtire".

    Por ekziston edhe nje teze e fundit per shkaqet e "fiaskos se CIA dhe MI- 6". Per Reginald Hibbert,- ish oficer i misoneve angleze ne Shqiperi gjate luftes,- "ishte nje shprese e humbur te mendoje se pasuesit e merguar te nacionalisteve, te cilet kishin deshtuar me 1944, do te mundnin, pasi te sterviteshin nga Smajli dhe te depertonin ne Shqiperi, te ishin ne gjendje te ngrinin njerez kunder sundimit te hekurt te Partise Komuniste Shqiptare, pas 6 vjetesh dhune sociale drakoniane".
    Just God Can Judge Me

  4. #104
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22
    Amerika e ka mbeshtetur gjithmone politiken e saj te jashteme ne nderhyrjen e saj dhe pse kjo ka qene kundra vullnetit te popullit. Qe pas luftes boterore qeveria amerikane ne bashkepunim me CIA-n kane kompllotuar qe te rrezonin sistemin e Enver Hoxhes (dhe pse te gjithe e dime se çfare solli ky sistem me pas ) duke nderhyre ne punet e brendeshme direkte te nje shteti te pavarur, sovran qe nuk rrezikonte fare sigurine e amerikes se atehereshme. Me nje fjale sistemi i Enver Hoxhes ishte lufte ideollogjike ( kjo eshte nje nga pikat qe denohet me me force nga te gjitha sistemet demokratike per komunizmin)!!
    Vinny_T, e kish emrin "Lufte e Ftohte" dhe ishte nje lufte ideologjike. Cfare ka ketu qe ti nuk arrin ta kuptosh? Apo te erdhi keq qe vune ne shenjester rregjimin e Enver Hoxhes?
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #105
    Miss. Congeniality
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Where else babe?
    Postime
    180
    Well ideologjia ne nje sitstem politik eshte nje nga gjerat me te rensesishme, dhe ti albo besoj se e kupton apo jo.
    Atehere me thuaj a ishte i mundur Hoxha te mbante ate pushtet pa ideologjine maxiste leniniste me nje perdhredhje hoxhane( te vete enverit)?
    Pra shenjestra per te hedhur poshte nje sistem politik eshte pra mutalizimi shperberja apo ndryshimi i ideologjise se atij sistemi politik; dhe po te jap nje shembull klasik glasnot dhe perestroika, qe shkaterroi komplet soviet block, apo jo
    prane detit i pa lare
    prane drites i pa pare
    prane sofres i pa ngrene
    prane dijes i pa nxene

  6. #106
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Amerikes Albo nuk i kerkon njeri te nderroje sistemet neper bote ashtu si do ajo pasi nuk ka demokraci e sistem demokratik model.
    Kapitalizmi eshte nje sitem i nderuar nga njeriu dhe si çdo gje e ndertuar prej ti ka nje fillim nje zhvillim dhe nje fund e keto jane ligjet e natyres e deri tani si ka rrezistuar njeri.
    Ne demokraci me sa di une te mbrosh nje ideollogji neuk eshte e ndaluar me ligj e çdo njeri ka idete e veta e duhet ti mbroj ato. Ne amerike sistemi komunist eshte i ndaluar me ligj e me duket pak çudi qe per nje vend qe pretendon te jete demokratik te ndaloje diçka te tille !!!! Dhe pse komunizmi eshte ekstrem i majte le te lihet populli te vendose per kete e jo te vihen barriera, jo te denohen njerez me karrige elektrike si Rozenberget (sot e kesaj dite thuhet qe nje pjese e provave kane qene te rreme dhe te pakten nje demshimtar po ashtu!!).
    Problemi nuk eshte tek komunizmi por tek politika e jashtema amerikane e cila ne emer te ideollogjise se kapitalizmit vrau me mijera vietnameze ne token e tyre!!!! Me sa di une Vietnami nuk kercenoi gje teritorin e SHBA-se! Dhe pse nje pjese e madhe e opinionit amerikan kane qene kundra kesaj bij te amerikes jane derguar me force per te bere lufte ideollogjike e pa asnje lloj senci.
    Kjo eshte faqja e zeze e politikes amerikane per te cilen nuk para flet njeri ne amerike dhe pastaj u duket çudi amerikaneve perse bota si ka shume qejf per te mos thene inat.
    Just God Can Judge Me

  7. #107
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22
    Komunizmi nuk eshte "ekstrem i majte", ekstremi i majte eshte socializmi. Komunizmi eshte ideologjia qe e kerkon pushtetin me dhune, ngreh nje sistem monist duke perjashtuar dhe ekzekutuar te gjithe kundershtaret politike, dhe mban popullin e vet nen terror e dhune pasi vetem keshtu mund te mbahet "pushteti popullore". Edhe pse gjithe njerezit e kesaj bote i jetuan dhe vazhdojne ti jetojne pasojat e komunizmit, ka ende njerez si ju Vinny_T qe ne emer te "lirise" mbron shprehjen e bindjeve komuniste. Bindjet komuniste jane te palejuara te shprehen jo vetem ne SHBA por edhe ne kete forum.

    Vietnami nuk ishte "lufte e kote", ajo ishte nje lufte qe kish per qellim frenimin e perhapjes se komunizmit ne ate rajon te botes. Behej ne kuadrin e luftes se ftohte dhe eshte e ngjashme me luften e Korese ku popujt u ndane ne grupe sipas ideologjise qe perqafuan.

    Vinny_T, SHBA e fitoi luften e ftohte dhe eshte sot superfuqia e vetme e botes. Asnje prej jeteve te ushtareve te saj nuk ka shkuar kot. Sic ta kam thene disa here ne kete teme, mesoni nga SHBA dhe suksesi i saj, perpara se ta gjykoni ate.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  8. #108
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    21-04-2003
    Postime
    62
    hajde ti bim greqise se eshte nje vend kercenon sigurine e SHQIPNIS
    eshte nej ide e nxjerre nga keshilla qe na dha administratori per te mesu nga amerika

  9. #109
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Komunizmi me sa di une eshte i lejuar me ligj ne shume shtete demokratike te Evropes si Spanje, Itali, France....dhe ne Shqiperi keshtu qe me duket pak qesharake kur degjoj nga nje administrator i forumit qe eshte i ndaluar ne forum! Nqs nje forum shaiptar eshte i ngritur ne baze te ligjeve dhe parimeve amerikane e jo ne baze te atyre te tolerances dhe shprehjes se lire atehere mund te terhiqem nga ky forum Albo pasi te tille ka me dhjetra e me qindra, megjithate inponimi i mendimit dhe moslejimi i shprehjes se lire me duken te njeta me difektet e sistemit komunist dhe nuk me duket i tille ky forum!
    dhe pse ka nganjehere mungese edukate mendoj qe njerezit ketu shprehen brenda normave duke dhene mendimin e tyre.
    Per informacionin tend socializmi eshte krahu i majte i politikes ne Evrope dhe nuk ka de beje me ekstremin e djathte por me qendren e krahut te majte ndaj dhe te ftoj te verifikosh per kulturen tende personale informacionin se nga e mer.
    Para disa kohesh kam folur ne forum dhe per propaganden amerikane qe behet nga media te caktuara si Fox end co po kjo eshte kundershtuar me force dhe naivitet.
    Ja cfare shkruan Washington Post per administraten e Bush-it dhe kete kanal televiziv.Nje mashtrim i denje per skandale te tipit Enron

    Shkaqet per te sulmuar Irakun ishin te shumta, te sakta, por te genjeshterta, kjo sepse administrata Bush e shtremberoi realitetin per t'ia bashkangjitur me mire bindjeve te saj.

    The Washington Post

    Atehere, cila eshte receta me e mire per te bere llogari? Ajo e firmes gjigande amerikane Enron, qe fshehu shperdorimet financiare apo ajo e qeverise se ketij vendi ne raportet e saj te paraluftes ne lidhje me armet irakene te shkaterrimit ne mase? Llogarite e Enronit megjithese ishin shume te hollesishme, ishin cmendurisht te rreme. Ato tregonin operacione shitjeje dhe kembimi qe s'kishin ndodhur asnjehere, por qe gjithesesi kishin sherbyer per te shpjeguar bilancet aktive dhe fitimet ne dukje marramendese te shoqerise.

    Llogarite e administrates Bush ne lidhje me arsenalin iraken ishin gjithashtu te hollesishme. Pershkrimi i vendfshehjeve te armeve te Sadam Hyseinit perbente thelbin e fjalimit te Kolin Pauellit para Keshillit te sigurimit te Kombeve te Bashkuara. Sipas sekretarit te Shtetit, provat treguese deshmonin se Iraku zoteronte qindra tonlata me agjente kimike dhe biologjike si dhe kishte fshehur uranium ne Niger per te pershpejtuar programin e tij berthamor.

    Por ja qe sigurite e djeshme behen shkak per rremujen e sotme. Task Force 75  njesi e ushtrise e ngarkuar me gjetjen e armeve te shkaterrimit ne mase ne Irak po largohet nga vendi, e zhgenjyer se nuk mundi te gjeje gjurmet e realitetit te programeve te armatimit te Sadam Hyseinit. Eshte fakt gjithashtu se, perllogaritja e stoqeve te armeve irakene para luftes ngjan po aq e dyshimte sa edhe transaksionet e Enronit. Megjitheate, kjo nuk do te thote qe clirimi i Irakut nga nje tirani staliniste nuk perben nje bekim per kete popull. Por ne te njejten kohe ky fakt nuk qe asnjehere nje arsye e mjaftueshme qe Shtetet e Bashkuara te hynin ne lufte, ashtu sic e kishin menduar Zoti Bush dhe keshilltaret e tij. Dhe duke patur parasysh teorine e tyre te luftes parandaluese, shenjestra nuk mund te jete thjesht nje horr totalitar, por duhet qe kjo shenjester te perbeje nje rrezik per vendin tone. Atehere, ky rrezik u gjet edhe pse u desh te krijohej nje sherbim te ri sekret vetem ne funksion te kesaj detyre. Sic shprehet Robert Drejfus ne The American Prospect dhe Sejmur Hersh ne The New Yorker, nensekretari i mbrojtjes Pol Vorfovic ngriti vitin e shkuar nje berthame, ne gjirin e Zyres se projekteve speciale te Pentagonit, e cila kishte per detyre qe te ofronte "fakte" qe justifikonin luften. Shkaku i krijimit te kesaj njesie ishte nervozizmi i neokonservatoreve perkunder paaftesise se Cias dhe Defence Intelligence Agency (DIA) per te gjetur prova ne lidhje me pranine e armeve te paligjshme ne Irak si dhe lidhjet e ketij vendi me Al Kaeden.

    Neokonservatoret ishin mese te bindur per qenesine e ketij arsenali. "A zoteron Sadami arme te shkaterrimit ne mase?" pyeti Ricard Perl gjate deshmise se tij ne Kongres ne mars te vitit 2001. "Pa dyshim qe ka! Deri ku ka arritur ai ne fushen berthamore? Nuk dime asgje te sakte. Per mendimin tim, me larg nga sa mendojme ne. Kjo sepse, ne kufizohemi ne ate qe jemi ne gjendje te vertetojme dhe te gjejme". Dhe problemi me CIAn dhe DEAn qendron pikerisht ne kete pike: ata nuk ishin vecse nje bande empiristesh te rendomte, nderkohe qe administrata Bush donte te dhena te mbeshtetura ne bindje.

    Keshtu lindi njesia e Zyres se projekteve speciale, e drejtuar nga neokoneservatori Abram Shulski. Kjo njesi nuk dergonte agjente ne terren dhe ne te benin pjese vetem nje grusht analistesh. Por ajo qe i dallonte nga sherbimi sekret ishte fakti se ata mbeshteteshin jashtezakonisht ne informacionet e ofruara nga Kongresi Kombetar Iraken (CNI), nje organizate emigrantesh irakene kjo, arsyeja e qenesise se se ciles ishte rrezimi i Sadam Hyseinit. Sic shprehen Sejmur Hersh dhe Robert Drejfys, nje pjese e madhe e te dhenave te CNIse ne lidhje me programet e armatimit si dhe ne lidhje me ceshtje te tjera, ishin cilesuar si teresisht absurde nga specialistet me pervoje te sherbimit sekret. Por ishin pikerisht keto te dhena qe sherbyen si baze qe qeveria te shkonte drejt luftes.

    Ne dukje, sherbimi sekret eshte per administraten Bush si informacioni per kanalin televiziv Fox News. Faktet jane te mira persa kohe behen mbeshtetje per presidentin, ne te kundert, ato lihen menjane, ose harrohen, nderkohe qe gjurmohen te tjera qe na vijne pas qejfit. Ashtu si ne ceshtjen Enron, ne kete qeveri ka pergjegjes per te cilet eshte teresisht normale qe te zevendesojne faktet reale qe nuk u vijne per shtat me te tjera me te besueshme per ta. Por ndryshe nga banda e Enronit, ata nuk i paraqiten keto llogari te hollesishme te shkeputura nga realiteti me qellim qe te mbulonin shperndorimet ne emer te pasurimit: ata donin thjesht te shperthenin nje lufte. Dhe ne fund te fundit nuk eshte se bene ndonje mekat te madh.
    Just God Can Judge Me

  10. #110
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Pentagoni dhe armet kimike

    Qe nga viti 1998, nje raport bente te ditur se municionet irakene kishin jetegjatesi shume te shkurter.

    Alternet

    Askush nuk ka dyshuar ndonjehere qe Iraku nuk zoteronte arme te shkaterrimit ne mase. Por edhe bota nuk ishte kaq naive sa te besonte qe Sadam Hyseini nuk u mundua t'ia fshihte ato inspektoreve te OKBse. Nderkohe Shtetet e Bashkuara e pushtuan vendin duke perseritur pas dhjete vjet sanksionesh, bombardimesh ajrore dhe inspektimesh, se Iraku zoteronte ende nje arsenal armesh berthamore, kimike dhe biologjike, te cilat mund t'i perdorte jashte kufijve te tij per furnizimin e grupeve terroriste.

    Per fat te keq, asgje nuk i erdhi ne ndihme ketij argumenti, i cili u mbrojt me zjarr nga sekretari i Shtetit Kolin Pauell ne Kombet e Bashkuara ( me 5 shkurt te ketij viti), ku ai u shpreh se zoteronte prova te pakundershtueshme se stoqe te stermedhenj armesh te shkaterrimit ne mase  qe nga gazi sarin e deri tek semundja e qymyrit , duke kaluar neper raketat e ndaluara  gjendeshin ne Irak gati per tu perdorur. Pak rendesi ka nese dezertori iraken, i cili i foli Pauellit per stoqet e armeve kimike dhe biologjike i tha gjithashtu se ato ishin shkaterruar tashme plotesisht  fakt ky qe u anashkalua nga Pauell ne Kombet e Bashkuara. Gjithesesi, edhe aktualisht keto stoqe do te kishin dale pa dyshim jashte perdorimit dhe qeveria amerikane eshte plotesisht e ndergjegjshme per kete.

    Military Critical Technologies List (MCTL, lista e teknologjive ushtarake kritike) eshte nje inventar i hollesishem i teknologjive qe Pentagoni i konsideron si kyce per te ruajtur supremacine ushtarake amerikane. Ajo zbatohet ne te gjitha fushat, ne vecanti ne luften kunder gares se armatimit. E botuar ne vitin 1998, lista u ribe dhe u rishpall ne vitin 2002.

    Cili eshte qendrimi i MCTL persa i perket stoqeve irakene te armeve kimike? "(Ne lidhje me agjentet kimike me veprim ne sistemin nervor, irakenet (...) prodhojne (...) nje perzjerje te paqendrueshme, thuhet ne dokument. Per te prodhuar municionet e tyre kimike, irakenet bazoheshin me sa duket ne parimin e perdorimit te menjehershem. Nese do te nisemi nga te dhenat e transmetuara ne OKB nga ana e Irakut dhe te vertetuara nga kontrollet, agjentet e tyre me veprim ne sistemin nervor ishin te nje cilesie te dobet dhe te pastruar ne menyre te pamjaftueshme. Qe te mos degradonin ne municion, ata duheshin transportuar menjehere ne front".

    "Armet kimike te zbuluara ne Irak pas luftes (se pare) te Gjirit, vazhdon raporti, permbanin agjente te cilet kishin pesuar nje shnderrim te rendesishem". Kohezgjatja e ruajtjes se ketyre agjenteve te nje cilesie te ulet ishte, ne rastin me te mire, disa jave, gje qe nuk flet aspak ne favor te krijimit te stoqeve te rendesishme te armeve kimike. Perpara luftes se pare te Gjirit, pati zera se irakenet ia kishin dale mbane qe te prodhonin arme kimike me dy elemente, perberesit e te cilave, te ndare dhe te pademshem, perziheshin vetem disa caste para perdorimit te armes, gje kjo qe u jepte fund problemeve te ruajtjes dhe te ndotjes. Por sipas MCTLse, "irakenet zoterojne nje sasi te vogel municionesh dyelementeshe stramatike, te cilat per t'i shnderruar ne funksionale duhet qe nje dikush fatkeq te derdhe perberesin e dyte me ndihmen e nje bidoni pikerisht ne castin para perdorimit", nje detyre kjo shume e papelqyer per ushtararet.

    Gazi iraken paraqet pa dyshim nje qendrueshmeri me te madhe se agjentet veprues ne sistemin nervor. Meqenese ai gezon nje kohezgjatje me te madhe ne sistemin ruajtes, ka mundesi qe te zbulohen stoqe ende aktive. Por a duhet te shqetesohemi vertet per ekzistencen e ketyre agjenteve me cilesi te dobet te prodhuar para shume vitesh?
    Just God Can Judge Me

Faqja 11 prej 18 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Sa thelbësore është pamja e jashtme e zyrtarit?
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 06:32
  3. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  4. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07
  5. Projekti amerikan për Lindjen e Mesme të Madhe
    Nga ORIONI në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 26-01-2005, 11:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •