Close
Faqja 10 prej 18 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 176
  1. #91
    Larguar Maska e cunimartum
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    me lodhe papapa cpaske qene
    e vazhdojme neser punen e hitlerit
    di gje ti sa gjermane u vrane nga USA meqe e paska shembur amerikani hitlerin???
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e Mila
    Anëtarësuar
    16-02-2003
    Vendndodhja
    OZ
    Postime
    92
    S'ka problem, po te duash e gjej.
    Kane thene se njeri i ditur nuk eshte ai qe di gjithecka, por ai i cili kur i duhet dicka di ku ta kerkoje.
    Mirupafshim
    Don't let anyone take away your voice.

  3. #93
    Larguar Maska e cunimartum
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    kete e the mire
    shnet
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286
    ia japim te gjitha meritat amerikes per luften e dyte boterore dhe harrojne njerzit Stalingradin dhe 20 million ruse qe vdiqen ne luften e 2 boterore (dhe dihet qe betejat e stalingradit ia ndryshuan rrjedhen asaj lufte) te gjithe e pelqejme jeten amerikane stilin amerikan, hollivudin amerikan apo apo gjthcka qe ka te beje me kete shtet, dhe eshte e vertete eshte njeshi ne bote ekonomikisht , ushtarakisht dhe padyshhim politikisht, po pse keshtu shikohen gjerat, ose me thjeshte politikanet e europes keshtu i shikojne gjerat iku koha e cadres nukleare, cfare rrjedhe do te kene ngjarjen ne rast se republikat ruse futen ne EU,dhe mos harroni se(ne rast se us ka arme te shkaterroje boten "10 here" rusia ka sa per 2) kjo te con te mendosh se amerika sdo ta deshironte kurre nje Europe te bashkuar kunder ketij shteti pasi dihen konsekuencat , prandaj edhe pse 1 ne bote nuk mund te besh cfare te duash jo ne ditet e sotme. " mos krijo shume armiq se nje dite do te te kthen te gjithe.
    mateo

  5. #95
    Anetar i respektuar
    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Vendndodhja
    UK BIRMINGHAM
    Postime
    29
    ore nak ore ti qenke poc, ty te paska marre koka ere bashke me te gjithe keta te tjeret ketu qe sja kane idene se per cfare po flasin, po kaq budallenj ju njerezit e mije vjecarit te ri Amerika eshte shtet qe mbron interesat e veta dhe te askujt tjeter lere propoganden qe ajo ushtron, armikja me e madhe e perandorive ( nese mund te shprehemi keshtu) eshte historia,dhe te gjitha perandorite ne histori kane patur lindje , lulezim dhe renie, le ti japim dhe nja 50 vjet perandorise amerikane po me vone cfare do te ndodhi, per ate ceshtjen e Izraelit te gjitha faktet qe ai astriti ne mos gabohem solli,eksistojne pavaresisht se shifrat nuk mund te jene te sakta dhe po ta analizosh konflikti lindje e mesme - US lind me konfliktin Palestine-Israel pasi dihet qe pas Israelit qendron Amerika. Po fajin e kane ata cifutet qe e komandojme ameriken me lobin e tyre, pasi dihet qe kongresmenet jane te gjithe amerikano- cifute, se nuk ka asnje shpjegim se si nje kongresmen amerikan shprehet perpara luftes irakut, qe tha qe mr schreder nuk do te marre asnje pike nafte nga iraku.
    BESA E SHQIPTARIT SI PURTEKA E ARIT

  6. #96
    Anetar i respektuar
    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Vendndodhja
    UK BIRMINGHAM
    Postime
    29
    ore alvi edhe ti qenke tyc posi mor nuk merke vesh fare, te paska ikur bleta, deri perpara se perl harbour te sulmohej nga japonezet, amerika nuk beri asgje, ose nuk kishte ndermend te futej ne lufte, kur amerika vendosi te ndihmoje europen kur ruset e ndane berlinin ne dy kampe, po matu i cike para se shprehesh. I can go on all day telling you how many things are rong within the American foreign policy, in the last fifty years.
    BESA E SHQIPTARIT SI PURTEKA E ARIT

  7. #97
    Anetar i respektuar
    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Vendndodhja
    UK BIRMINGHAM
    Postime
    29
    o xhelil nuk mund te kete nje kolonizim te ri anglo-amerikan pasi do te kishte nje aks kundershtimi shume te forte, ate franko-gjerman te mbeshtetur nga rusia dhe ku i dihet ndoshta edhe nga kina. Amerika i zhvillon ca luftra qe jane jashte NY dhe Washingtonit pse nuk nuk futet ne lufte me Kuben ose Meksiken, ta them une sepse ata ia zhvendosin luften ne manhatan dhe afer shpise bardhe nese munden.
    BESA E SHQIPTARIT SI PURTEKA E ARIT

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Ngrihet niveli i kërcënimit prej rrezikut terrorist nga i verdhë në portokalli



    Qeveria amerikane e ngriti sot nivelin kombëtar të gatishmërisë ndaj rrezikut terrorist në ”të lartë”, ndërsa ekziston frika se vala e fundit e sulmeve terroriste në Arabinë Saudite dhe Marok mund të përhapet në Shtetet e Bashkuara.

    Niveli i kërcënimit nga rreziku terrorist u rrit nga i verdhë në portokalli. Ky është një shkallë më poshtë nivelit më të lartë të gatishmërisë.

    Vendimi për të ngritur nivelin e gatishmërisë u mor pasi zyrtarë të lartë të administratës së Presidentit Bush rishikuan të dhënat e zbulimit të bazuara në përgjimin e komunikimeve që tregojnë për një rritje të mundësisë për sulme terroriste në Shtetet e Bashkura.

    Asa Hutchinton është Nënsekretar i Dapartamentit për Sigurimin e Atdheut:

    “Ka patur një rritje të informacioneve specifike lidhur me kërcënimet për të cilat mësojmë, por që nuk janë me domosdo të përcaktuara përsa i përket objektivave që mund të vihen në shenjestër. Kjo është arësyeja për rritjen e nivelit të gatishmërisë në shkallë kombëtare”, thotë Nënsekretari.

    Zoti Hutchinton thotë se al-Qaida vazhdon të jetë kërcënimi kryesor terrorist, por shton se organizata të tjera anti-amerikane përbëjnë gjithashtu shqetësim.

    Ai vuri në dukje sulmet e fundit në Arabinë Saudite dhe Marok dhe tha se ekziston shqetësimi që terroristët mund të provojnë taktika të ngjashme në Shtetet e Bashkuara.

    “Terroristët mund të përdorin skuadra të vogla të armatosura sulmuese, kamionë me lëndë shpërthyese dhe persona që hedhin veten në erë. Kjo nuk do të thotë se do të ndodhë në Shtetet e Bashkuara, por duke parë një model veprimtarie jashtë Amerikës, që drejtohet kundër objektivave amerikane, sigurisht që duhet të jemi të vetëdijshëm se ekziston mundësia e përdorimit të taktikave të tilla këtu në Shtetet e Bashkuara”, tha Nënsekretari Hutchinson.

    Zyrtarë të Departamentit për Sigurimin e Atdheut thonë se po inkurajojnë guvernatorët e shteteve në mbarë vendin të ndërmarrin masa për forcimin e sigurisë, posaçërisht në zona ku planifikohen grumbullime të mëdha publike.

    Hera e fundit, kur u gatishmëria u ngrit në nivel ”të lartë”, ose në ngjyrë portokalli ishte gjatë luftës në Irak, dhe më pas ra në gatishmërinë e nivelit një shkallë më poshtë ose e verdhë me përfundimin e luftimeve kryesore.

    //ze//
    Jam martuar002

  9. #99
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    Shansi i fundit i Kolin Pauellit

    I izoluar ne ceshtjen irakene, ai aktualisht po merret me Lindjen e Mesme. Ne gjirin e nje ekipi, i cili ngjan se respekton vetem luften, sekretari amerikan i Shtetit po synon te rehabilitoje diplomacine.
    Portreti i nje njeriu te forte sipas gazetes franceze Le Monde

    Nga Patrick Jarreau

    Disa njerezve te afert, Kolin Pauelli u eshte shprehur se i ka ardhur ne maje te hundes dhe nese Xhorxh Bushi do te fitonte nje mandat te dyte, ka shume mundesi qe ai te mos bente me pjese ne grupin e tij. Ishte gushti i vitit 2002, pas pranveres se tmerrshme te luftimeve mes izraeliteve dhe palestinezeve dhe pas veres se zene me debatin mbi ceshtjen irakene. Zevendespresidenti Dik Cenej, u shpreh se ceshtja Sadam duhet te mbyllej pa kaluar nepermjet OKBse. Mos valle gabohej sekretari i Shtetit ne lidhje me synimet e verteta te Shtepise se Bardhe? Ketu duhet te kihet parasysh edhe fakti se me 12 shtator 2002, presidenti amerikan e paraqiti dosjen e ceshtjes irakene perpara Asamblese se pergjithshme te Kombeve te Bashkuara duke bere te ditur se Shtetet e Bashkuara do te kerkonin nga Keshilli i Sigurimit miratimin e "rezolutave te nevojshme" per zgjidhjen e ketij problemi.

    Ushtarak karriere i ardhur ne krye te diplomacise amerikane, Pauell misheron virtytet dhe te metat e ketyre dy institucioneve. Megjithese i disiplinuar dhe kembengules, ai eshte akuzuar nga kundershtaret e tij se i mungon shpirti i perfytyrimit dhe se eshte i prirur ndaj kompromisit. Por me ane te tij, "revolucionaret" e se djathtes denoncojne ata qe u kundervihen pikepamjeve te tyre. Nje shembull qe mund ta ilustroje kete fakt eshte ai i fillimit te muajit prill, kur ish kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve, republikani Njut Xhingrih, i konsideruar si i afert me sekretarin e Mbrojtjes Donald Ramsfeld, nisi ne American Enterprise Institute, nje ekip studimesh neokonservatore ky, nje sulm kunder departamentit te Shtetit. Xhingrih trajtoi ceshtjen irakene ku "gjashte muajve te deshtimeve diplomatike" ai u kundervuri "tre javet e suksesit ushtarak".

    Por zv/sekretari i Shtetit, Ricard Ermitazh, ish ushtarak edhe ai si Pauell, me te cilin eshte mik i vjeter, i mori me te qeshur fjalet e tij: ish kryetari, u shpreh ai, me siguri qe kishte harruar te "pinte ilacet". Duke paraqitur buxhetin perpara anetareve te Kongresit, Kolin Pauell perfitoi nga rasti per te shpjeguar, me nje lloj humori burokratik, se ai, qe prej dy vjetesh, kishte zbatuar raportet e komisioneve te ndryshme ne lidhje me modernizimin e Departamentit te Shtetit, perfshire ketu edhe raportin e nje komisioni, te cilin ai e kishte drejtuar vete ne vitin 1996.

    Realisht, ceshtja nuk ka te beje, ose me mire nuk ka te beje vetem me reformen e nje ministrie te vjeter dhe me cpluhrosjen e diplomacise amerikane per t'ia pershtatur eres se globalizmit dhe teknologjive te reja te komunikimit. Sepse per te arritur keto synime, ata qe ne projektet e tyre kane skicuar nje Amerike te gjithepushtetshme, duke garantuar sigurine e saj nepermjet sundimit te botes dhe, ne rast nevoje, rimodelimit te saj, e kane mese te nevojshme qe t'i braktisin bastionet e rezistences se ushtrise dhe te diplomacise. Luftrat e Afganistanit dhe Irakut erdhen ne kohen e duhur per t'i bere te mundur Donald Ramsfeldit qe te impononte "shnderrimin" e mjetit ushtarak amerikan, i cili e mundoi aq shume ne vitin 2001, kur gjendej perballe rezistences se shtabeve te pergjithshme dhe te aleateve te tyre parlamentare.

    Ecuria e kerkuar eshte sa teknike aq edhe strategjike. Mos valle lufta ne Irak ishte kembana e vdekjes per doktrinen Pauell, e pyeten tani se fundmi sekretarin amerikan te Mbrojtjes. Ky i fundit e nisi fjalimin me nje zemerngushtesi hetuese, duke pohuar se parimet e kesaj "doktrine" nje objektiv i sakte, nje superioritet sundues dhe nje strategji perfundimtare nuk ishin percaktuar nga Pauell, "por nga Kaspar Ueinberger, sekretari i Mbrojtjes, me te cilin ka punuar nen presidencen e Reganit". Me pas, ministri i Mbrojtjes u shpreh se ne fakt, gershetimi i nje fushate ajrore te sakte me nje veprim tokesor te shpejte, te kryera te dyja ne te njejten kohe, i dhane fund eres se periudhave te gjata te bombardimeve, duke shenuar fillimin e nje sulmi tokesor masiv dhe te kujdesshem.

    Por nje sulm po aq "shnderrues" u drejtua edhe kunder Departamentit te Shtetit. Qe nga lufta ne Afganistan, u be e qarte se Pentagoni e konsideronte veten pergjegjes si per politiken ashtu edhe per anen ushtarake ne Azine qendrore. Eshte akoma me e qarte ne rastin e Irakut, i cili njohu ne menyre te drejtperdrejte autoritetin e ministrise se Mbrojtjes. Por edhe perpara ketij fakti, gjate negociatave ne OKB, nderhyrjet e civileve te ministrise se Mbrojtjes ne fushen diplomatike kane qene mese te vazhdueshme. Por megjithate, Kolin Pauell dhe diplomatet e tij, megjithese te perfolur nga shtypi bushist si te mpire, te dale mode, te bute dhe cinike, u kane rezistuar disi me sukses ketyre lloj sulmeve.

    Ne rastin e Irakut, sekretari i Shtetit nuk u ndje deri ne castin kur u braktis nga Franca, ministri i Jashtem i se ciles, Dominik de Vilpe, deklaroi me 20 janar ne OKB se asgje nuk e justifikonte nje lufte te mundshme kunder Sadam Hyseinit.

    Pasi i dhuroi Pentagonit kontrollin e Irakut ne fazen e pare te pasluftes, Kolin Pauell u kthye nga konflikti izraelito palestinez. Por megjithe presionet pro izraelite, nga te cilat e merr fillesen pjeserisht edhe sulmi i Xhingrih, sekretari i Shtetit ne fakt duhet te kete me shume liri per te vepruar ne kete terren, per me teper qe gezon edhe perkrahjen e Bushit.

    Para nje viti, ne kulmin e perplasjeve, presidenti amerikan i kerkoi Ariel Sharonit qe te terhiqte trupat izraelite nga Cisjordania dhe, megjithese nuk e fsheh aspak mungesen e vleresimit per Jaser Arafatin, ai nuk pranoi gjate gjithe kohes qe ta nxirrte "jashte loje", sic e perfliste kryeministri izraelit. Zedhenesi i Shtepise se Bardhe deklaroi ne te njejten kohe se "udha e paqes kalon nga presidenti Arafat". Pamundesia per te perparuar u perforcua kur Pauell u gjend prane Bush ndersa ky i fundit, me 24 qershor, e cilesoi "reformen e Autoritetit palestinez", ose e thene ndryshe terheqjen e Arafatit, si kusht per rifillimin e procesit te paqes.

    Kolin Pauell ka tashme nje bashkebisedues palestinez, Abu Mazenin, per te cilin nuk i kursen levdatat dhe ka prirjen te besoje se Sharon eshte i vendosur per "te shkuar perpara". Kjo eshte mundesia e tij e fundit per te rehabilituar diplomacine ne nje vend ku, qe prej nje viti e gjysme, po respektohet vetem lufta.

    Per here te pare qe nga krijimi i administrates se dyte Bush, Kolin Pauell ka dale ne plan te dyte. Ai shfaqet si dorezania kryesore me ngjyre dhe ne nje fare mase, "liberale", ne ekipin konservator amerikan. Berthama e forte e zgjedhesve te Xhorxh Bushit eshte armiqesore, per shembull, ndaj affirmative action, politike kjo e ndjekur nga nje numer i madh universitetesh dhe ndermarrjesh, e cila e konsideron perkatesine ne pakicat etnike me ngjyre, amerikanoindiane, hispanike si nje kriter pranimi ose promovimi specifik, i cili i bashkangjitet aftesive vetjake. Nderkohe, Pauell nga ana e tij e ka mbrojtur gjithnje kete lloj diskriminimi pozitiv.

    Ai e shprehu nje gje te tille ne gusht te vitit 2000 perpara konventes republikane te Filadelfias. Ai e ripohoi po ne kete vit duke dale ne pakice me Shtepine e Bardhe, ku u be shkak nje mosmarreveshje e derguar per zgjidhje ne Gjykaten e Larte ne lidhje me Universitetin e shtetit te Miciganit. Qeveria dorezoi prane Gjykates nje kujtese, ne te cilen denohej diskriminimi pozitiv i bazuar ne kriteret etnike dhe qe rekomandonte metoda "racialisht neutrale" per te kompensuar te "metat shoqerore". Sekretari i Shtetit, nga ana e tij deklaroi me 19 janar ne CNN: "Une do te deshiroja qe gjithcka te ishte racialisht neutrale ne kete vend, por kam frike se nuk do ia arrijme dot nje gjeje te tille". Sipas tij, "raca duhet te perbeje nje faktor, mes shume te tjereve, per te seleksionuar studentet e nje universiteti".

    Nderkohe, afro amerikania Kondoleca Rajs, keshilltarja e presidentit per sigurine kombetare, mbeshteti ne kah te kundert, pozicionin e zgjedhur nga Bush, pozicion i cili ka qene gjithnje i parapelqyeri i saj. Kjo zgjedhje ka te beje me faktin se "mjetet racialisht neutrale se pari duhen provuar" shpjegoi ajo ne NBC. Ne rast se ato nuk e prodhojne dallueshmerine e deshiruar, atehere "raca" mund te merret parasysh, por kjo ne menyre individuale dhe jo si nje kriter i pergjithshem.

    I lindur ne Nju Jork me 5 prill 1937 nga prinder emigrante nga Xhamajka, sekretari amerikan i Shtetit, ka dale nga nje histori e ndryshme nga ajo e njerezve me ngjyre ne Shtetet e Bashkuara, ku skllaveria u hoq me vone se ne Karaibe, per t'ia lene vendin nje dallimi racial, i cili mori fund vetem ne vitet '60. Si ushtarak, Kolin Pauell perfitoi kushte relativisht me te lehta ne nje mjedis ku pakicat ishin te mbiperfaqesuara, megjithese ai ia detyron graden e tij te gjeneralit diskriminimit pozitiv, i futur ne forcat e armatosura gjate presidences demokrate te Xhimi Karterit. Sic u shpreh nje dite Henri Luis Gajtsi, pergjegjes i studimeve afro amerikane ne Universitetin e Harvardit, sekretari i Shtetit, me cehren e tij te cele dhe me zerin e tij radiofonik, nuk "eshte dhe aq me ngjyre". Por kjo nuk e pengon te ndihet solidar me ata qe ne syte e te bardheve, jane me me "ngjyre" se ai dhe qe e paguajne shtrenjte kete cmim ne nje shoqeri thellesisht te shenjuar nga diskriminimi.

    Dhe kur, ne muajin dhjetor, Trent Lot, ne ate kohe kryetar i radhes i republikaneve te Senatit, shprehu simpatine e tij per fushaten zgjedhore te zhvilluar ne vitin 1948 nga nje mbrojtes i dallimeve raciale, Pauell komentoi thate: "Nuk kishte asgje te pranueshme, ne asnje menyre, per asnje amerikan, ne programin sudist te vitit 1948. Dhe une ua le senatoreve qe te merren me kete problem". Per pasoje, nen presionin e Shtepise se Bardhe dhe te nje pjese te kolegeve te tij, Trent Lot u detyrua te braktise postet zyrtare.

    Perballe konservatoreve fetare qe mburrin perkoresine per te luftuar memesine e parakohshme dhe siden, Kolin Pauell mbron perdorimin e prezervativit. Atij i pelqen gjithashtu t'u pergjigjet pyetjeve te te rinjve ne kanalin muzikor MTV ose BET, kanali "me ngjyre". Cfare ben ai ne te njejten qeveri me Xhon Eshkroftin, ministrin shume puritan te Drejtesise dhe nen urdherat e Xhorxh Bushit, nje djale shtepie i "rilindur" ne saje te fondamentalizmit te krishtere te Jugut?

    Djali i tij, Majkell Pauell, pasi i mbijetoi nje aksidenti te tmerrshem makine, aktualisht drejton komisionin federal te telekomunikacioneve. Bashkeshortja, Alma, merret me fondacionin e krijuar prej tij. Dhe vajzat kane bere martesa te mira. Si cdo amerikan i mire i lidhur me traditen, edhe ai ka nje pasion te vjeter: eshte pikerisht mekanika e Volvove te koleksionuara ne garazhin e tij, ajo se ciles i kushton kohen e lire. Megjithese eshte nje republikan i pazakonte ne ekipin e Xhorxh W. Bushit, ai gjithesesi u perket atyre. Por ka edhe lidhje te forta me brezin paraardhes, ate te Xhorxh H.W. Bushit, atit si dhe me ish ministrin e Mbrojtjes, aktualisht zevendespresidentin Ricard Cenej.

    Si shef i shtabit te pergjithshem gjate vitit te pare te presidences Klinton, ne vitin 1993, ai u shpreh ne menyre konfidenciale se nuk ndjente asnje afersi me demokratet. Nga ana e tij, Bill Klinton i terhoqi verejtjen per nje kohe te gjate per shmangien nga pergjegjesia ne lidhje me disfaten e pesuar nga ushtaraket amerikane ne Mogadisho ne tetor 1993.

    Kolin Pauelli, keshilltari i Ronald Reganit per sigurimin kombetar dhe shefi i shtabit te pergjithshem nen presidencen e Xhorxh Bushit, atit, botoi ne vitin 1995, me ndihmen e shkrimtarit Xhozef Persiko, "Udhetimi im amerikan", nje autobiografi qe nga femijeria ne Bronks e deri ne luften e Gjirit, duke kaluar neper dy komandat e tij ne Vietnam. Ai ia kushtoi nje pjese te te ardhurave nga ky liber, fondacionit Premtim nga Amerika, i cili u vjen ne ndihme femijeve nga familje me probleme. Ai eshte burri i shtetit afro amerikan me popullor ne Shtetet e Bashkuara.

    Ne vitin 1996, Kolin Pauell parashikoi te paraqitej ne perzgjedhjen republikane per fushaten presidenciale, por me pas hoqi dore, duke nxjerre si aresye mungesen e temperamentit te duhur per te zhvilluar dhe gelltitur ne te njejten kohe nje fushate zgjedhore. Bashkeshortja e tij, Alma, pati shume peshe ne kete vendim. "Une nuk dua te jem e veja e tij", u shpreh ajo. Alma Pauell nuk ka dyshim: ne Ameriken e sotme, ashtu si ne ate te djeshmen, nje kandidat me ngjyre, pretendent per president, do e takoje patjeter vrasesin e tij.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Enri : 23-05-2003 më 15:04
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  10. #100
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    Colin Powell eshte "american national icon" qe do te thote ikone kombetare amerikane dhe reputacioni i tij i ngritur vecanerisht mbi luften e Gjirit te 91 dhe doktrines se tij ushtarake me 9 pika qe shpalosi ne ate kohe.

    Askush, qofshin presidente, senatore, kongresmene apo njerez te shtypit, as u shkon nder mend qe te thone qofte edhe nje gjysem fjale per keq ne adres te sekretarit Powell.

    Ai eshte kandidat i mundshem per president ne 2008 per republikanet. Zgjedhja e tij president eshte dicka e padiskutueshme ne votime, por ajo qe e ka penguar dhe pengon ate qe te marri nje vendim te tille eshte pikerisht thyerrja e tradites se zgjedhjes se presidenteve anglo-saksone amerikane. Minoritetet ne SHBA ende nuk kan arritur majen e ekzekutivit, ashtu sic nuk e kane arritur as femrat.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Faqja 10 prej 18 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Sa thelbësore është pamja e jashtme e zyrtarit?
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 06:32
  3. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  4. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07
  5. Projekti amerikan për Lindjen e Mesme të Madhe
    Nga ORIONI në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 26-01-2005, 11:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •