Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    SHQIPËRIA është GJAKU im Maska e fano
    Anëtarësuar
    11-05-2009
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    193

    Post Çetnikët edhe në Maqedoni

    Autoritetet qeveritare në Shkup nuk kanë komentuar praninë e “Lëvizjes çetnike” në Maqedoni, e cila sipas programit të veprimit është një organizatë terroriste dhe ekspansioniste

    Në Maqedoni kanë nisur fushata për themelimin e Lëvizjes së çetnikëve, ndërsa në këtë nismë janë përfshirë edhe figura të njohura të komunitetit serb që janë pjesë e institucioneve të Maqedonisë. Në këtë projekt janë të kyçur edhe intelektualë serb dhe maqedonas. Gjithë këto lëvizje janë pjesë e projektit për formimin dhe shtrirjen e “Lëvizjes së çetnikëve” në territoret e ish-Jugosllavisë. Në Trebinje të Republika Srpska dy ditë më parë u themelua këshilli nismëtar për këtë lëvizje, ku ishin të përfshirë emra dhe personalitete intelektuale radikaliste nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Republika Srpska,etj. Në krye të këshillit nismëtar u emërua Sinisha Vuçiniç, një kriminel serb që ka qenë aktiv gjatë luftës së Kosovës, i pranishëm edhe në Maqedoni, para ndërhyrjes së NATO-s si bartës i protestave kundër pranisë ndërkombëtare në Maqedoni, por ai konsiderohet edhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të ish-diktatorit serb Sllobodan Millosheviç.

    Autoritetet qeveritare në Shkup nuk kanë komentuar praninë e kësaj lëvizje edhe në Maqedoni, e cila sipas programit të veprimit është një organizatë terroriste dhe ekspansioniste. Të involvuar në këtë nismë nga Maqedonia konsiderohen të jenë Vane Veliçkoviç nga Partia Radikale Serbe në Maqedoni dhe Dragisa Miletiç, kryetar i Partisë Demokratike të Serbëve, por nuk përjashtohet edhe partia aktuale serbe që është pjesë e koalicionit qeveritar.

    Projekti i “Lëvizjes çetnike” parashikon edukimin e të rinjëve nga mosha 16 deri në 22 vjet me ideologjitë e çetnikëve, ndërsa për çdo vit numri i personave të stërvitur të arrijë në 10 mijë veta. Projekti i tyre parasheh që brenda 10 viteve të bëhen 100 mijë anëtarë. Në kuadër të projektit të trajnimit thuhet se do të përfshihen intelektualë dhe personalitete nga Srbija, Mali i Zi, Maqedonia dhe Republika Srpska. (INA)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Nje shkak me shum pse shqiptaret duhet te armatosen deri ne dhemb dhe te modernizojne ushtrine e tyre!!!

    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga Gostivari_usa Lexo Postimin
    Nje shkak me shum pse shqiptaret duhet te armatosen deri ne dhemb dhe te modernizojne ushtrine e tyre!!!

    GV_USA

    Shko thuaja Anestit te tema:
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=112664

    lol

  4. #4
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    Le ti bejn qejf vetes kta se do ju vi koha (nese jane te pranishem) .
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  5. #5
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    A nuk e shihni foton, ato terrorist? I kan nxjer aty disa fëmijë që ishin në ekskurzion me shkollën dhe i quajnë terrorist.
    Sui generis

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •