-
Policia gjen një bombë në komunën e Prishtinës

Nga Express më 22.07.2009 në ora 17:23
Në objektin e Komunës së Prishtinës rreth orës 14:00, Policia e Kosovës ka gjetur dy mjete shpërthyese. Menjëherë kanë dalë njësitet dominuese të policisë së Kosovës edhe njësinë për dominim të KFOR-it të cilët kanë filluar kontrollimin zonës së rrezikut, duke lokalizuar dy mjete të dyshuara, që dyshohet të jenë granata të dorës të tipit F1.
“Policia ka filluara me një intensitet të shtuar një kërkim të gjerë dhe më këtë rast ka arrestuar një të dyshuar 43 vjeçar M.Blakçori, për të cilin dyshon në bazë të jetë personi implikuar në këtë ngjarje”, thuhet në një komunikatë të policisë.
Policia dyshon se këto mjete shpërthyese janë futur në komunë para dy ditësh dhe janë vendosur në një nga saksitë e luleve që gjendet në atë objekt.
“Aktualisht i dyshuari është dërguar në Qëndron rajonale të paraburgimit dhe policia po punon me intensitet për të sqaruar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarje”, thuhet në komunikatë.
Burime të PK-së thonë se motivi i kësaj ngjarjeje është për shkak të një problemi kontestues që ka pasur ky person. “Komuna për momentin nuk ka dyshime, e dënon ashpër këtë akt. Kërkojmë nga organet policore që të zbardhin këtë rast”, tha zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Muhamet Gashi.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt