Politika e dhenies se ndihmave amerikane per vendet e tjera, ka ndryshuar drejtim me prirjen per te pasqyruar mbrojtjen e interesave kombetare amerikane. Nderkohe sipas administrates se Presidentit Bush, ndihma duhet te jepet jo ne baze te premtimeve, por arritjeve dhe perdorimit te mire te saj. Keto ndryshime dhe faktore te tjere mund te ndikojne ne sasine e ndihmes amerikane per Shqiperine. Ndihma per zhvillim eshte renditur per here te pare si shtylla e trete ne Strategjine per Sigurine Kombetare, perkrah diplomacise dhe mbrojtjes, duke marre nje rendesi qe nuk e ka patur kurre me pare. Megjithate krijimi i Fondit per Sfiden e Mijevjecarit dhe shtimi me 50 per qind i ndihmes per zhvillim nuk do te thote se vendet do te marrin automatikisht me shume para, por qe ato do te duhet te japin prova se do ta perdorin mire ndihmen. Ndihmes-administratori i agjencise amerikane per zhvillim nderkombetar USAID, pergjegjes per Evropen dhe Eurazine, Kent Hill thote per "Zerin e Amerikes", se nisma per krijimin e Fondit tregon bindjen e Presidentit se nese udheheqesit kane vullnetin te bejne reforma qe sjellim perparime, qeveria amerikane do te kete me shume vullnet qe t'u jape atyre me shume ndihme. Duke folur per Shqiperine, Hill thote se ashtu si vende te tjera te Evropes Lindore, Shqiperia ka probleme me korrupsionin, probleme te medha me trafiqet, ka veshtiresi te medha ekonomike etj. "Strategjia e Presidentit Bush e ben shume te qarte se nese nje vend si Shqiperia ka vullnetin te ece perpara, ka me shume shpresa qe ndihma te vazhdoje. Nese zyrtaret ne Shqiperi kane vullnetin te bashkepunojne me ne, kjo e lehteson argumentimin e kerkeses tone drejtuar Kongresit per vazhdimesine e ndihmes per kete vend", thote Hill. Ai thekson se Shqiperia eshte shume e rendesishme per Shtetet e Bashkuara, duke lene te kuptohet se ndihma per te nuk rrezikohet nga ideja e Shteteve te Bashkuara per te ndihmuar vende qe paraqesin me shume interes strategjik per to. "Mendoj se Shqiperia eshte shume e rendesishme per Shtetet e Bashkuara. Persa i takon Evropes Lindore dhe rajonit te Ballkanit, Shqiperia ndodhet ne nje pozicion shume te rendesishem. Ne jemi shume te interesuar qe Shqiperia te perparoje ekonomikisht dhe politikisht. Ka shume njerez ne Kongres dhe keu ne agjencine amerikane per zhvillim nderkombetar qe duan te nxisin vazhdimesine e ndihmes per Shqiperine", thote ndihmesadministratori i USAID-it.
Por pavaresisht nga ky pohim, ne fakt ndryshimi i perparesive ne politiken e jashtme amerikane ka sjelle pasojat e veta. "Fondet per vendet ish-komuniste ne Evropen Lindore, ne baze te programit SEAD te ndertuar per kete qellim, po pakesohen dhe Shqiperia eshte prekur nga nje pjese e kesaj renieje. Keshtuqe ndoshta kemi me pak fonde se para nje viti", thote Hill.
Shqiperia parashikohet te marre rreth 28 milione dollare ndihme amerikane kete vit, shifer qe do te vertetohet me miratimin e buxhetit ne Kongres, ne krahasim me 35 milione dollare qe ka marre vitin e kaluar. Hill thote se nje nga drejtimet ku jane perqendruar programet e Agjencise Amerikane per Zhvillim Nderkombetar, jane problemet e grave. Ai shton se Shtetet e Bashkuara jane shume te shqetesuara per gjendjen e grave ne Shqiperi dhe permiresimi i gjendjes se tyre eshte nje perparesi per qeverine e Shteteve te Bashkuara.
"Zeri i Amerikes"
Krijoni Kontakt