Elbasan,vritet nė atentat ish- agjenti i antidrogės
(Dėrguar mė: 22/07/09) Policia e Qarkut te Elbasanit thote se, autorėt ishin tė maskuar e tė hipur nė njė motor. Ish-agjenti i antidroges gjeti vdekjen nė spital, ndėrsa policia po punon pėr identifikimin e kapjen e autorėve. Rexhepi ishte njė nga figurat kryesore mes agjetėve qė kishin goditur njė sėrė trafiqesh droge, dhe priste tė rikthehej nė radhėt e policisė.
ELBASAN- Njė ish-agjent i antidrogės nė Drejtorinė e Policisė sė Qarkut tė Elbasanit ėshtė qėlluar me armė zjarri nga persona tė maskuar vetėm pak metra larg banesės nė lagjen Vullnetari, afėr Universitetit.
Policia konfirmon se rreth orės 08.30 minuta viktima Roland Rexhepi, 42 vjec kishte dalė nga banesa me makinėn kur, pak metra mė tutje, autorėt, 2 persona tė maskuar tė hipur nė njė motor kanė qėlluar nė drejtim tė 42 vjecarit me armė automatik. Nė momentin e vrasjes rruga ka qenė me kalimtarė tė shumtė. Autorėt janė larguar menjėherė me motor, ndėrsa 42 vjecari ėshtė transportuar nė spitalin e qytetit.
Policia thotė se viktima, ish- agjent i antidrogės nuk ka mundur ti mbijetojė plagėve dhe ka vdekur pak minuta pasi kishte mbėrritur nė spital.
Njė grup hetimor ka rrethuar vendin e krimit pėr tė mbledhur provat dhe dėgjuar dėshmitė e kalimatėrve tė rastit, ( tė cilėt skanė qenė tė paktė pėr vetė orėn kur ka ndodhur krimi) pėr tė hedhur dritė mbi autorėt e vrasjes sė ish- agjentit tė antidrogės. Policia ka ndėrmarrė njė aksion pėr arrestimin e tyre si dhe ka ngritur postblloqe nė tė gjithė qytetin.
Mėsohet Roland Rexhepi kishte 3 vjet qė ishte larguar nga radhėt e policisė pėr shkak tė reformės. Mes kolegėve tė tij ai njihej si njė ndėr figurat kryesore nė radhėt e agjentėve tė antidrogės tė cilėt kishin marrė pjesė nė njė sėrė operacionesh pėr goditjen e trafikut tė drogės.
Pista e hetimit nė tė cilėn ėshtė pėrqėndruar policia e qarkut tė Elbasanit ėshtė ajo e njė hakmarrjeje pėr shkak tė detyrės qė ai kishte kryer, ndėrsa mėsohet se 42 vjecari pritej tė rikthehej sėrish nė radhėt e policisė.
Nė tre vitet e fundit, pasi ishte larguar nga policia Roland Rexhepi ishte marrė me punė private, tė cilat sipas policisė, nuk mund tė kenė lidhje me atentatin e sotėm ndaj tij.
(s.g/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt