eselamu alejkum meqe edhe pak fillon muaji i ramazanit mendova qe te postoj nje teme ne lidhje me agjerimin.


Agjerimi i muajit te begate te Ramazanit
Falenderimi i takon vetem Allahut. Vetem Ate falenderojme, Atij i kerkojme ndihme dhe falje te gjynaheve tona. I kerkojme mbrojtje Allahut prej te keqes se veteve (shpirtrave) dhe puneve tona. Ate te cilin e udhezon Allahu, nuk ka kush e humb dhe ate te cilin humb Allahu, nuk ka kush e udhezon. Deshmoj se nuk ka te adhuruar tjeter me te drejte pervec Allahut, Nje e i Pashoq dhe se Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) eshte rob dhe i Derguari i Tij.
O ju besimtare! Ju ka ardhur juve nje muaj madheshtor, nje muaj i bereqetshem, muaji i Kuranit, muaji i namazit te nates (salatu et terauih), muaji ne te cilen veprat e mira shumefishohen dhe fshihen veprat e keqija, muaji i sadakase, muaji ne te cilin hapen dyert e meshires, dyert e xhenetit dhe mbyllen dyert e xhehenemit dhe shejtanet lidhen ne zinxhire. Ne kete muaj ndodhet nje nate e cila eshte me e mire se nje mije muaj. Muajin te cilin Allahu i Madheruar e ka bere agjerimin e tij njeren prej shtyllave te fese islame. Dhe ky eshte muaji i begate i Ramazanit.
Agjerimi eshte obligim per besimtaret me tekst nga Kurani dhe nga suneti i paster profetik
- Argumenti nga Kurani:
Fjalet e Allahut te Lartesuar:
“O ju qe keni besuar! Ju eshte bere obligim juve Es Seum (agjerimi) sic u qe bere obligim edhe atyre perpara jush me qellim qe te mund te beheni El Muttekune (te perkushtuar). (Per t’u agjeruar jane) nje numer i percaktuar ditesh, por nese ndonjeri prej jush eshte i semure ose ne udhetim, atehere (po aq dite) duhet te plotesohen nga ditet e mevonshme...” {Suretu El Bekare, 183-184}.
Gjithashtu Fjalet e Allahut:
“...Keshtu pra, kushdo prej jush qe dallon (henen e re te nates se pare) te muajit (te Ramazanit), ai duhet ta agjeroje kete muaj...” {Suretu El Bekare, 185}.
- Argumenti nga suneti i paster profetik:
1. Transmetohet nga Abdullah bin Umer (Allahu qofte i kenaqur prej tij!) se i Derguari te Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) ka thene: “Feja islame eshte ndertuar mbi pese (shtylla): Deshmia se nuk ka te adhruar tjeter me te drejte pervec Allahut dhe se

Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) eshte i derguari i Allahut, falja e namazit, dhenia e zekatit, berja e haxhit si dhe agjerimi i Ramazanit.” {Transmeton Buhariu me nr. 8 dhe Muslimi ne “El Iman” kapitulli “Erkanul Islam” me nr. 16}.
2. Hadithi i njohur i Xhibrilit i transmetuar nga Umeri (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) i cili ka thene: Nje dite ishim duke qendruar me te Derguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!), kur na u shfaq nje burre me rroba shume te bardha dhe me floke shume te zinj, nuk dukeshin tek ai gjurmet e udhetimit dhe askush nga ne nuk e njihte ate. U ul prane te Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) dhe mbeshteti gjunjet e tij tek gjunjet e te Derguarit te Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) dhe vendosi duart te kofshet e tij dhe tha: "O Muhamed, me trego per Islamin." I Derguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) tha: "Islami eshte te deshmuarit se nuk ka te adhuruar tjeter me te drejte pervec Allahut dhe se Muhamedi eshte i Derguari i Allahut, te falesh namazin, te japesh zekatin, te agjerosh muajin e Ramazanit dhe te kryhesh haxhin nese ke mundesi..." {Muslimi}.
Miresia e agjerimit1
1. Transmetohet nga Ebi Hurejra (Allahu qofte i kenaqur prej tij!) se ka thene: Kam degjuar te Derguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) te thote: Allahu i Madheruar thote: "Cdo pune e birit te Ademit eshte per te pervec agjerimit, ai eshte per Mua dhe Une shperblej per te. Pasha Ate ne Doren e te Cilit eshte shpirti i Muhamedit, era e gojes se agjeruesit eshte me e dashur tek Allahu sesa era e miskut." {E ka nxjerre Muslimi me nr. 1151}.
2. Ne nje transmetim tjeter thuhet: "…Me te vertete per agjeruesin jane dy gezime: gezimi kur te cele iftarin dhe gezimi kur te takohet me Allahun." {E ka nxjerre Muslimi me nr. 1151}.
3. Transmetohet nga Hudhejfe (Allahu qofte i kenaqur prej tij!) se ka thene: Kam degjuar te Derguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) te thote: "Sproven e burrit ne familjen, pasurine, veten e tij, femijet dhe ne komshiun e tij e fshin agjerimi, namazi dhe urdherimi per te mire e ndalimi nga e keqja." {E ka nxjere Buhariu me nr. 1895 dhe Muslimi me nr. 144 ne "Librin e fitneve dhe shenjave te Kiametit"}.
4. Transmetohet nga Sehl bin Sad; nga i Derguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) ka thene: "Me te vertete ne xhenet eshte nje dere qe quhet Er Rajjan, do te futen ne te agjeruesit ne diten e Kiametit dhe nuk do te hyje askush tjeter pervec tyre. Do te thuhet: Ku jane agjeruesit? Ata do te ngrihen e drejtohen drejt saj. Nuk do te futet nga ajo dere askush tjeter pervec tyre. Kur ata (agjeruesit ) te futen, ajo do te mbyllet dhe nuk do te futet me asnje." {E ka nxjerre Buhariu me nr. 1896 dhe Muslimi me nr 1152}.

5. Transmetohet nga Ebi Seid el Hudri (Allahu qofte i kenaqur prej tij!) se ka thene: Kam degjuar te Derguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) te thote: "Kush agjeron nje dite ne rruge te Allahut ia largon Allahu atij fytyren nga zjarri sa 70 vjeshta." {E ka nxjerre Buhariu me nr. 2840 dhe Muslimi me nr. 1153}. 1. Kjo teme dhe ato pas saj “Shtyllat e agjerimit” dhe “Per cilin eshte detyre agjerimi?” jane shkeputur nga libri: “Enciklopedia e thjesht e fikhut sipas Kuranit dhe Sunetit te paster” e shejh Husejn el Auajshe.
6. Transmetohet nga Ebi Umameh (Allahu qofte i kenaqur prej tij!); nga i Derguari i Allahu (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) se ka thene: "Kush agjeron nje dite ne rruge te Allahut, ben Allahu ndermjet tij dhe zjarrit nje hendek, sa largesia ndermjet qiellit dhe tokes." {E ka nxjerre Tirmidhiu "Sahih Sunenu et Tirmidhi" me nr. 1320 dhe te tjere, dhe e ka nxjerre shejhu yne (eshte fjala per imam Albanin, sepse autori eshte prej nxenesve te imam Albanit) ne "Sahihah' me nr. 563}
7. Transmetohet nga Abdullah bin Amer (Allahu qofte i kenaqur prej tij!) se i Derguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) ka thene: "Agjerimi dhe Kurani te dy do te ndermjetesojne per robin ne diten e Kiametit. Do te thote agjerimi:" O Zot, ai u ndalua prej ushqimit dhe deshirat, ndaj me lejo qe une te ndermjetesoj per te!" Dhe do te thote Kurani:" Ai u ndalua prej gjumit te nates me lejo qe te ndermjetesoj per te!" Allahu u thote:"Ndermjetesoni!" { Shejh Albani (Allahu e meshirofte!) thote: "Qe do te thote: Do te ndermjetesojne te dy (si agjerimi dhe Kurani) tek Allahu dhe ai futet ne xhenet." E ka nxjerre Ahmedi dhe Tabarani ne "El Kebir" dhe e ka saktesuar shejh Albani (Allahu e meshirofte!) ne "Sahih et tergib ue et terhib"}.
Shtyllat e agjerimit
1. Nijeti/Qellimi
Allahu i Madheruar thote:
"E duke qene se ata nuk ishin te urdheruar me tjeter, pos qe ta adhuronin All-llahun me nje adhurim te sinqerte ndaj Tij." [El Bejjine, 5]
Transmetohet nga Umeri (Allahu qofte i kenaqur prej tij!) se ka thene: Kam degjuar te Derguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) te thote: "Me te vertete punet

jane sipas nijetit (qellimit), dhe secili person shperblehet per ate qe ka patur per qellim." {E ka nxjerre Buhariu me nr. 1 dhe Muslimi me nr. 1907}.
2. Heqja dore nga ngrenia prej lindjes se diellit deri ne perendim te tij.
Allahu i Madheruar thote:
"Tash e tutje bashkohuni me to dhe kerkoni ate qe ua ka caktuar Allahu dhe hani e pini derisa qarte te dallohet peri i bardhe nga peri i zi ne agim, e pastaj agjerimin plotesojeni deri ne mbremje." [El Bekare, 187]
Per cilin eshte detyre agjerimi
Agjerimi eshte detyre mbi muslimanin me mendje te shendoshe, qe ka arritur moshen dhe te jete vendas. Ndersa per gruan, duhet qe ajo te jete e paster prej menstruacioneve dhe lehonise. {"Fikhu es sunneh" vell. I, f. 438}.
Argumenti i cili tregon se agjerimi nuk eshte detyre per te cmendurin dhe ate te cilin nuk e ka arritur moshen eshte fjala e te Derguarit te Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!): "Eshte ngritur lapsi prej tri personave: nga ai qe fle derisa te zgjohet, nga femija derisa te arrije pjekurine dhe nga i cmenduri derisa t'i kthehet mendja." {E ka nxjere Ebu Daud "Sahih Sunenu Ebi Daud" me nr. 3703 dhe te tjeret}.
Ndersa argumenti qe tregon se agjerimi nuk eshte detyre mbi te semurin dhe udhetarin eshte Fjala e Allahut:
"E kush eshte i semure prej jush ose eshte ne udhetim (e nuk agjeroi), atehere ai (le te agjeroje) me vone aq dite." [El Bekare, 184]
Agjeroni me shikimin e henes
Transmetohet nga Abdullah bin Umer (Allahu qofte i kenaqur me te dy ata!) se ka thene: I Derguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) permendi Ramazanin dhe tha: “Mos agjeroni derisa te shikoni henen dhe mos hani derisa ta shihni ate ....” {Buhariu}.
Me ardhjen e Ramazanin hapen dyert e xhenetit dhe mbyllen ato te xhehenemit

(Hadith Sahih) "Kur vjen Ramazani dyert e meshires hapen dhe dyert e xhehenemit mbyllen, ndersa shejtanet prangosen." {Silsiletu el ehadithi es Sahihah 1507}.
Agjerimi i muajit te Ramazanit eshte shlyerje mekatesh
Transmetohet nga Ebi Hurejra (Allahu qofte i kenaqur prej tij!), se i Derguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) ishte qe thoshte: "Pese namazet, xhumaja deri ne xhuma dhe Ramazani deri ne Ramazan jane shlyerje e gjynaheve ndermjet tyre, nese shmangen gjynahet e medha." {Silsiletu el ehadithi es Sahihah 3322}.
Ne xhenet eshte nje dere me emrin Er Rejan ne te cilin do te hyjne vetem agjeruesit
Transmetohet nga Sehl bin Sad (Allahu qofte i kenaqur prej tij!), nga Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) se ka thene: “Ne xhenet eshte nje dere emri i te ciles eshte Er Rejan. Hyjne prej saj agjeruesit diten e Kiametit dhe askush nuk hyn ne te pervec atyre. Kur te hyjne (agjeruesit ajo) mbyllet dhe nuk hyn me askush prej saj.” {Buhariu, Muslimi En Nesaiu dhe Et Tirmidhiu}.
Muaji i Ramazanit eshte muaji ne te cilin eshte zbritur Kurani
Allahu i Madheruar thote:
“Muaji i Ramazanit ne te cilin u zbrit Kurani: udhezim per njerezimin, prove e qarte per udheheqje dhe kriter (dallues i qarte per te drejten dhe te gabuaren).” {Suretu El Bekare, 185}.
Fjalet e Allahut:
“Vertet qe Ne e kemi zbritur ate (Kuranin) naten e Kadrit. Dhe cfare do te te beje ty te mesosh se c’eshte nata e Kadrit? Nata e Kadrit eshte me e vlefshme se sa njemije muaj!Gjate saj zbresin meleket dhe Er Ruh (Xhibrili) me Lejen e Allahut me te gjitha Vendimet. Paqe! (Gjithe ate nate) eshte paqe (dhe Miresi nga Allahu per robet adhurues te Tij) deri me shfaqjen e agimit.” {Suretu El Kader, 1-5}.
1. Kurani eshte Fjala e Allahut i cili u Shpall ne muajin e begate te Ramazanit.

Allahu i Madheruar thote:
“Muaji i Ramazanit ne te cilin u zbrit Kurani: udhezim per njerezimin, prove e qarte per udheheqje dhe kriter (dallues i qarte per te drejten dhe te gabuaren).” [El Bekare, 185]
“Dhe keshtu Ne te kemi derguar ty (o Muhamed) Ruhun (Frymezim dhe Meshire) nga Urdheri dhe Vullneti Yne.” [Esh Shura, 52]
2. Allahu i Madheruar eshte Ruajtesi i Kuranit nga cdo shtremberim.
Allahu i madheruar thote:
“Vertet Ne qe e kemi zbritur Perkujtimin (Kuranin) dhe padyshim qe Ne do te jemi Gjitheruajtes te tij.” [El Hixhr, 9]
“Dhe ai eshte nje Liber i nderuar dhe i vleresuar (sepse ai eshte Fjala e Allahut dhe Ai e ruan ate nga cdo shtremberim). Nuk hyn genjeshtra ne te as nga para, as nga prapa: ai eshte i zbritur nga (Allahu) me i Urti, me i Denji dhe Zoteruesi i te gjitha lavderimeve.” [El Fusilet, 41-42]
Gjithashtu Allahu thote:
“Gjithe lavderimet dhe falenderimet jane per Allahun i Cili i ka derguar robit te Tij (Muhamedit) Librin (Kuranin) dhe nuk ka sjelle e nuk ka lejuar ne te asnje shtremberim.” [El Kehf, 1]
3. Kurani eshte Fjala e Allahut me ane te se cilit zbriti meleku Xhibril tek i Derguari i Allahut, Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) ne gjuhen e paster arabe.
Allahu i Madheruar thote:
“Dhe sigurisht qe ky (Kurani) eshte shpallje nga Zoti i i gjithesise, Zoti i njerezve dhe i xhineve. Te cilin Shpirti (meleku Xhibril) i besueshem e ka zbritur ne zemren tende (o Muhamed) qe te mund te jesh prej keshilluesve. (I zbritur) ne gjuhen e qarte arabe.” [Esh Shuara, 192-195]
“Thuaju: “Ai (Kurani) eshte zbritur nga Ai (Allahu) i Cili di fshehtesine e qiejve dhe te tokes. Vertet qe Ai eshte vazhdimisht Fales i Madh, kurdohere Meshireplote.” [El Furkan, 6]

Kurani eshte udhezim dhe drite me ane te se cilit Allahu i Madheruar e udhezon njerezimin dhe i nxjerr nga erresira e shirkut, erresira e injorances ne driten e besimit, driten e dijes.
Allahu i Madheruar thote:
“Elif, Lam, Ra. (ky eshte) nje Liber te cilin Ne ta kemi shpallur ty (o Muhamed), me qellim qe te udheheqesh njerezimin nga erresira (e mosbesimit) drejt drites (se besimit te Njesise se Allahut, te Islamit) me Lejen dhe Vullnetin e Zotit te tyre ne Rrugen e te Gjithefuqishmit, Zoteruesit te te gjitha lavderimeve.” [Ibrahim, 1]
“O ithtare te librave te pare (jehudi dhe te krishtere)! Tani ka ardhur tek ju i Derguari Yne (Muhamedi) duke ju shpjeguar mjaft prej atyre gjerave qe ju i keni fshehur gjithnje nga Libri juaj ose i keni kaluar shume te tjera (lehte e duke i lene pa shpjeguar). Vertet qe ju ka ardhur nga Allahu nje Drite dhe nje Liber i qarte (e ndricues - Kurani). Me ane te te cilit Allahu udheheq te gjithe ata te cilet kerkojne Kenaqesine e Tij drejt rrugeve te paqes dhe Ai i nxjerr ata nga erresira ne drite me Vullnetin e Tij dhe i udhezon ne Rrugen e Drejte (Islam).” [El Maide 15-16]
4. Kurani eshte pergezim per besimtaret.
Allahu i Madheruar thote:
“Sigurisht qe ky Kuran udhezon drejt me te drejtes dhe me te vertetes dhe pergezon besimtaret qe punojne me drejtesi, se do te kene shperblim te madh (xhenetin).” [El Isra, 9]
“...dhe per te pergezuar besimtaret (e Allahut, muslimanet) qe punojne miresi e drejtesi, se ata do te kene shperblim te mrekullueshem (xhenetin). Ata do te banojne aty perhere.” [El Kehf, 2-3]
5. Kurani eshte sherim dhe meshire.
Allahu i madheruar thote:
“Dhe Ne kemi zbritur nga Kurani ate qe eshte sherim e meshire per ata qe besojne (ne Islam dhe punojne sipas tij).” [El Isra, 82]
6. Kurani eshte perkujtues dhe keshille.
Allahu i Madheruar thote:
“O njerez! Ju ka ardhur juve nje keshille e mire nga Zoti juaj (Kurani i cili ju urdheron per cdo te mire dhe ju ndalon nga cdo e keqe) dhe sherim per ate (semundje te padijes, te

dyshimit, te hipokrizise) qe gjendet ne gjokset tuaj, udhezim dhe meshire per besimtaret.” [Junus, 57]
Gjithashtu thote:
“I Lartesuar me Madheshti qofte Ai i Cili zbriti Kriterin e se Vertetes (Kuranin) te robi i Tij (Muhamedi), qe te jete keshillues per gjithe aleminin (per njerezit dhe xhinet).” [El Furkan, 1]'
“Por keshillo me Kuran ate i cili i frikesohet Kercenimit Tim.” [Kaf, 45]
Kurani eshte mrekulli deri ne diten e Kiameti dhe askush nuk mundet qofte prej xhineve dhe njerezve qe te sjelle ndonje liber te ngjashem me te.
Allahu i Madheruar duke i sfiduar njerezit dhe xhinet thote:
“Thuaj: “Nese njerezimi dhe xhinet do te mblidheshin te gjithe bashke per te nxjerre ngjasimin e ketij Kurani, ata nuk do ta benin dot perngjasimin e tij, edhe sikur ta ndihmonin njeri-tjetrin.” [El Isra, 88]
Allahu thote nese munden xhinet dhe njerezit te sjellin dhjete sure:
“Thuaju: “Atehere sillni ju dhjete sure qe t’i perngjajne atij (Kuranit) dhe therrisni ke te doni e ke te mundeni tjeter, pervec Allahut, qe t’ju ndihmoje nese jeni qe flisni te verteten.” [Hud, 13]
Pastaj Allahu u thote nese munden te sjellin vetem nje sure:
“Dhe nese ju (o njerez) dyshoni per ate (Kuranin) qe Ne i kemi zbritur robit tone (Muhammedit), atehere beni edhe ju nje sure (pjese te Kuranit) te ngjashme si ajo dhe thirrni deshmitaret tuaj (mbrojtesit dhe ndihmesit tuaj, te adhuruarit tuaj) pervec Allahut, nese jeni te drejte (dhe shihni nese dyshimet tuaja jane te verteta).” [El Bekare, 23]
Te paret tane, Selefet, dhe Kurani
Kane qene selefet qe kur vinte muaji i Ramazanit e shtonin leximin e Kuranit, si ne namaz ashtu edhe jashte tij. Disa prej tyre e mbaronin se lexuari Kuranin (nga fillimi deri ne fund) ne namazin e nates cdo tri dite, e disa te tjere ne cdo jave dhe disa te tjere cdo dhjete dite. Tregohet se Katadeh e mbaronte se lexuari Kuranin ne shtate dite, ndersa ne muajin e Ramazanit ai e mbaronte se lexuari per tri dite. Kur vinte dhjete diteshi i fundit i Ramazani ai e mbaronte se lexuari brenda nates. Iben Abdulhakim ka thene: Ka qene Maliku (Allahu e meshirofte!) nese
hynte muaji i Ramazanit e linte leximin e haditheve dhe tubimet me dijetaret dhe u merrte me leximin e Kuranit.”
Ka qene Sufjan eth Theuri i cili kur hynte muaji i Ramazanit e linte cdo gje dhe u merrte me leximin e Kuranit.
Po ne ku jemi ne lidhje me Kuranin?
Nese shikon sot rreth muslimaneve se sa te lidhur jane ata me Kuranin do t’i shohesh se jane shume larg nga udhezimi i tij (Kuranit). Shume prej njerezve nuk e lexojne Kuranin vecse ne namaz, disa te tjere vetem per dite xhumaje, ndersa te tjeret e lexojne por nuk punojne me te. Sa ka prej muslimaneve sot te cilet akoma punojme me kamate, ndersa Allahu i Madheruar ne Kuran thote:
“Ata qe hane riba (kamate, fajde) nuk do te vijne ndryshe (ne diten e Ringjalljes), vecse si nje i rrahur nga shejtani qe e terheq ate drejt marrezive. Kjo ngaqe ata thane: “Tregtia eshte krejt si kamata”, ndersa Allahu ka lejuar tregtine dhe ka ndaluar kamaten. Prandaj kushdo qe merr nje thirrje (udhezim) nga Zoti i tij dhe ndalon marrjen e kamates, nuk do te denohet per te shkuaren dhe rasti i tij eshte ne gjykim te Allahut, por kushdo qe i kthehet asaj, te tillet jane banore te zjarrit, ata atje do te banojne.” [El Bekare, 275]
Ndersa i Derguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) ka thene:
"Nje dirhem nga fajdet qe e ha njeriu, eshte me e rende tek Allahu i Madheruar se 36 here berje zina (prostitucion)."
Sa ka prej muslimaneve sot te cilat akoma nuk e kane vene hixhabin, ndersa Allahu i Madheruar thote ne Kuran:
“Thuaju edhe besimtareve te ulin shikimin (nga te veshtruarit e gjerave te ndaluara) dhe t’i mbrojne vendet e trupit te tyre si dhe te mos i nxjerrin hapur zbukurimet e tyre pervec asaj qe eshte e dukshme dhe te vejne shamite mbi kraharorin e tyre, e te mos i shfaqin zbukurimet e tyre pervec ndaj bashkeshorteve te tyre, baballareve te tyre, ose ndaj vjehrrave te tyre, ndaj bijve te tyre ose bijve te burrit, ndaj vellezerve te tyre ose djemve te vellezerve dhe djemve te motrave te tyre, ndaj grave (muslimane, motrave ne Islam) ose robereshave qe i kane ne pronesine e tyre, ose sherbyesve te moshuar e te pamundur, ose femijeve te vegjel qe nuk u zgjohen ndjenja turpi nga te paret e gjinise tjeter. Dhe te mos kercasin me kembe qe te shfaqin cfare fshehin nga stolite e tyre. Dhe qe te gjithe ju lutni Allahun qe t’ju fale te gjitheve, o besimtare, qe te mund te jeni te fituar.” [Nur, 31]
Sa ka prej muslimaneve sot te cilet nuk falen, ose falen vetem ne muajin e Ramazanit, falen vetem diten e xhuma ose per diten e festes?!!! ndersa Allahu i Madheruar ne Kuran thote:
“Vertete qe tashme kane fituar besimtaret. Ata te cilet jane te nenshtruar ne faljen e namazit.” [El Muminun, 1-2]
“Ky eshte Libri (Kurani) mbi te cilin nuk ka asnje dyshim, udheheqje per el Muttekunet. Te cilet besojne ne te fshehten e te panjohuren, kryejne edhe faljen.” [El Bekare, 1]
“Ndiqni rreptesishte faljen (pese kohet e detyruara) e sidomos faljen e mesit (faljen me te mire qe eshte falja e pasdites, Asri). Dhe qendroni para Allahut me bindje e perkushtim.” [El Bekare, 238]
Ndersa i Derguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) ka thene: “Gjeja e pare per te cilin njeriu do te pyetet ne diten e Llogarise eshte namazi...”
Sa ka prej muslimaneve sot qe akoma e pine alkoolin dhe duhanin2, ndersa Allahu i Madheruar ne Kuran thote:
“O ju qe keni besuar! Te gjitha pijet alkoolike dehese e marramendese, kumari (bixhozi), ansabet (altaret ku flijohen kurbane per idhuj e tjer), azlamet (hedhja e shortit ose kerkimi i fatit me shigjeta) jane te neveritura e pune prej shejtani, keshtu qe hiqni dore prej gjithe atyre (rreptesisht dhe nga gjithe punet e neveritura) qe te mund te jeni te fituar. Shejtani do vetem qe te nxise armiqesi e urrejtje mes jush me ane te pijeve dehese (alkoolike e te tjera marramendese) dhe kumarit (bixhozit), t’ju ndaloje ju nga te kujtuarit e Allahut dhe nga falja (Es Salat). Pra, a po i jepni fund? Dhe bindjuni Allahut e te Derguarit (Muhamedit) dhe kini kujdes e kini frike Allahun. Pas kesaj, nese ju ktheheni prape, atehere ta dini se detyra e te Derguarit Tone eshte vetem komunikimi i qarte (i Mesazhit).” [El Bekare,90-92]
"Dhe perkujtoi (me Kuran), sepse perkujtimi u ben dobi besimtareve." [Dharijat, 55] 2. Kur i thua mos e pi duhanin se eshte haram, ai ta kthen duke thene: Jo, nuk eshte haram por eshte mekruh. Shejh Mesh’huri (Allahu e ruajte!) ka thene: Ushqimi (ngrenia dhe pirja) ndahet ne te lejuar dhe ne te ndaluar. A ka pirje mekruh apo ngrenie mekruh? Sigurisht qe jo, prandaj edhe duhani qe futet tek pirja eshte haram dhe jo mekruh…[mbaroi fjala e shejhut. Kete shejhu e ka thene ne nje nga oret e tij te mesimit]. Gjithashtu ka ardhur ne shume haithe se muslimani nuk duhet t’i afrohet xhamise nese ha qep apo hudher. Po per duhanin cfare mund te thuhet?!!!
Era e gojes se agjeruesit eshte me e dashur tek Allahu sesa aroma e miskut
Transmetohet nga Ebi Hurejra (Allahu qofte i kenaqur prej tij!) se ka thene: Kam degjuar te Derguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) te thote: Allahu i Madheruar thote:
"Cdo pune e birit te Ademit eshte per te pervec agjerimit, ai eshte per Mua dhe Une shperblej per te. Pasha Ate ne Doren e te Cilit eshte shpirti i Muhamedit, era e gojes se agjeruesit eshte me e dashur tek Allahu sesa era e miskut." {E ka nxjerr Muslimi me nr. 1151}.
Iftari dhe syfyri
Allahu i Madheruar thote:
“Dhe hani e pini derisa te dallohet peri i (drita e) bardhe ne agim qarte nga peri i zi (erresira e nates), pastaj plotesoni agjerimin tuaj deri ne renien e nates (pasardhese).” {Suretu El Bekare, 187}.
I Derguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) ka thene: “Ngrihuni ne syfyr, sepse me te vertete ne syfyr ka begati.” {Mutefekun alejhi}.
Iftari eshte meshire nga Allahu i Madheruar per agjeruesin dhe gezim per te, sepse ai plotesoi agjerimin e tij dhe u hyri koha e tij me futjen e kohes se akshamit. Me e mira eshte qe iftari te celet me hurme e nese nuk gjen hurme atehere me uje, sepse ai eshte pastrim. Ashtu sic transmetohet nga Selman bin Amir (Allahu qofte i kenaqur prej tij!), nga Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) se ka thene:“Kur ndonjeri prej jush te cele iftarin, atehere le ta cele me hurme sepse ajo eshte begati. Por nese nuk gjendet hurme, atehere me uje sepse ai eshte pastrim.” {Sahihu et tergib ue et Terhib 1069}.
Transmetohet nga Selmani (Allahu qofte i kenaqur prej tij!) se ka thene: “I Derguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) ka thene: “Begatia eshte ne tri (gjera): tek xhemati (d.m.th. xhemati i muslimaneve), tek Eth Therid (ushqim i perbere nga buka, mishi dhe leng mishi) dhe ne syfyr.” {Sahihul Xhami me nr. 2879}.
Transmetohet nga Ebi Hurejra (Allahu qofte i kenaqur prej tij!) se ka thene: I Derguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) ka thene: “Me te vertete Allahu e ka vendosur begatine ne syfyr...” {Sahihul Xhami es Sagir me nr. 1731}.
Kujdes nga agimi i rreme
Transmetohet nga Iben Abasi (Allahu qofte i kenaqur me te dy ata!) se i Derguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) ka thene:"El Fexhru/Agimi eshte dy llojesh (Fexhran): Agimi ne te cilin ndalohet ne te ngrenia dhe lejohet namazi, si dhe agimi ne te cilin ndalohet namazi dhe lejohet ne te ngrenia." {Silsiletu el ehadithi es Sahihah me nr. 693}.
Lutja (duaja) e agjeruesit
“Dhehebe edh dhamau uebtel letil uruku ue thebetel exhru insha’ Allahu.”
D.m.th.: “Shkoi etja, u lagen venat dhe u arrit shperblimi ne dashte Allahu.” {Transmeton Ebu Daud 2/306 “Sahihul Xhami” 4/209}.
Lutja per ate person i cili na jep iftar
“Eftare indekumus saimun ue ekele ta’amukum el ebrar ue sal let alejkum el melaike.”
D.m.th.: “Tek ju befshin iftare agjeruesit, ushqimin tuaj e ngrencin njerezit e mire dhe engjejt befshin lutje per ju.” {Ebu Daud 3/367, Iben Maxheh 1/556 e ka saktesuar hadithin imam Albani (Allahu e meshirofte!) ne “Sahihu Ebi Daud” 2/730}.
Ruajtja e gjuhes
Muslimani duhet te edukohet qe ta ruaje gjuhen e tij ne menyre qe nga goja e tij te dalin vetem fjale te dobishme. Kur ai deshiron qe te flase dicka, atehere ai ne fillim duhet ta “peshoje” mire ate qe deshiron qe te thote. Nese fjala qe ai deshiron te flase eshte e demshme, atehere eshte shume here me mire per te qe te heshte. Muadh bin Xhebeli (Allahu qofte i kenaqur prej tij!) e pyeti Profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!): A eshte e vertete qe do te japim llogari per cdo gje qe flasim? Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) i tha: “Sigurisht, shkaku kryesor per te cilen njerezit me se shumti futen ne zjarr jane fjalet qe nxjerrin nga goja e tyre.” {Imam Albani (Allahu e meshirofte!) e ka bere Hasen kete hadith}.
Allahu i Madheruar ne Kuran thote:
1. “Nuk hedh (njeriu) ndonje fjale e te mos jete prane tij percjellesi i gatshem.” {Suretu Kaf, 18}.
2. Fjala e Allahut te Madheruar:
“Mos iu qas asaj per te cilen nuk ke njohuri, pse te degjuarit, te pamurit dhe zemra, per te gjitha keto ka pergjegjesi.” {Suretu El Isra, 36}.
3. Fjala e Allahut te Madheruar:
“Dhe mos pergjoni njeri-tjetrin; a mos ndonjeri prej jush deshiron te haje mishin e vellait te vet te vdekur? Ate pra e urreni! Kini frike nga ndeshkimi i Allahut, e Allahu eshte Meshirues, Ai pranon shume pendimin.” {Suretu El Huxhurat, 12}.
4. Fjala e Allahut te Madheruar:
“Ne ate dite kur deshmojne kunder tyre gjuhet e tyre, duart dhe kembet e tyre per ate qe ata kane punuar.” {Suretu En Nur, 24}.
- Nga suneti i paster profetik
5. Transmetohet nga Ebi Hurejra (Allahu qofte i kenaqur prej tij!) se ka thene: I Derguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) ka thene: “Kush eshte qe beson ne Allahun dhe diten e Fundit, atehere le te flase mire ose te hesht.” {Buhariu dhe Muslimi etj., pervec tyre.}.
6. Transmetohet nga Ebi Musa (Allahu qofte i kenaqur prej tij!) ka thene: Thashe: O i Derguari i Allahut, kush prej muslimaneve eshte me i mire? Tha: “Eshte ai qe muslimanet jane te qete prej gjuhes dhe dores se tij.” {Mutefekun alejhi}.
7. Transmetohet nga Abdullah bin Mesud (Allahu qofte i kenaqur prej tij!) se ka thene: Pyeta te Derguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) dhe i thashe: O i Derguari i Allahut, kush prej puneve eshte me e mira? Tha: “Namazi ne kohen e tij.” Thashe: Pastaj kush, o i Derguari i Allahut? Tha: “Qe njerezit te jene te qete prej gjuhes tende.” {Et Taberani me isnad Sahih, hadithi gjendet ne te dy “Sahihat”}.
8. Transmetohet nga Iben Umer (Allahu qofte i kenaqur me te dy ata!) se ka thene: (I Derguari i Allahut) Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te, ka thene:“Kush hesht shpeton.”
9. Transmetohet nga Ebi Hurejra (Allahu qofte i kenaqur prej tij!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) ka thene: “Nje nga cilesite dalluese te muslimanit te mire eshte se ai largohet gjithmone nga gjerat qe s’i perkasin atij.” {Et Timidhiu, Maliku dhe Ahmedi. Imam Albani (Allahu e meshirofte!) e ka saktesuar kete hadith}.
10. Transmetohet nga Ebi Hurejra (Allahu qofte i kenaqur prej tij!) se ka thene: I Derguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) u pyet se cila eshte ajo gje qe me se shumti i fut njerezit ne xhenet? Tha: "Devotshmeria ndaj Allahut dhe morali i mire, ndersa ajo gje qe me se shumti i fut njerezit ne zjarr: gjuha dhe organi seksual." {Silsiletu el ehadithi es Sahihah 977}.
11. (Hadith Sahih). "Ruaje gjuhen tende." {Silsiletu el ehadithi es Sahihah 1122}.
Te folurit e shumte e prishin zemren
I Derguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) ka thene: “...A nuk eshte ne trup nje cope mishi, nese permiresohet ajo permiresohet i gjithe trupi dhe nese prishet ajo prishet i gjithe trupi. A nuk eshte ajo zemra.” {Buhariu 1/20, Muslimi dhe te tjere pervec tyre}.
Pra, gjuha eshte pjese e trupit dhe nese ajo permiresohet, permiresohet zemra dhe nese ajo prishet atehere ajo e prish zemren. Prandaj kujdes ti o agjerues, ruaje gjuhen tende nga fjalet e kota dhe te padobishme si ne muajin e begate te agjerimit ashtu edhe jashte tij. Preokupoje ate (gjuhen) me dhiker, me leximin e Kuranit dhe me fjalen e mire e cila te ben dobi ty dhe njerezve qe te rrethojne. Transmetohet nga Ebi Musa (Allahu qofte i kenaqur prej tij!) ka thene: Thashe: O i Derguari i Allahut, kush prej muslimaneve eshte me i mire? Tha: “Eshte ai qe muslimanet jane te qete prej gjuhes dhe dores se tij.” {Mutefekun alejhi}.
(Hadith Hasen) "Prej puneve me te dashura tek Allahu eshte qe edhe kur te te vij vdekja gjuha jote te mos ndalet prej permendjes se Allahut." {Et Tergib vell. II, f.228}.
Gabimet qe behen gjate muajit te Ramazanit
Keto jane vetem disa gabime dhe bidate qe behen ne muajin e begate te Ramazanit. Prej tyre permendim:
1. Shpejtimi i syfyrit dhe vonimi i iftarit3
Ndersa i Derguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) na ka urdheruar qe te bejme te kunderten e saj. Pra, ta vonojme syfyrin dhe ta shpejtojme iftarin. Transmetohet nga Sehl bin Sead es Saidi (Allahu qofte i kenaqur me te!) se i Derguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) ka thene: "Njerezit do te vazhdojne te jene miresi, perderisa do ta shpejtojne iftarin (celjen e agjerimit menjehere pas perendimit te diellit)." {Buhariu 1957, Muslimi 1098, etj}.
2. Shqiptimi i nijetit me goje gjate faljes se namazit te teravive4 nga ana e imamit dhe xhematit.
Eshte pyetur imam Iben Baz (Allahu e meshirofte!): Cili eshte gjykimi i shqiptimit te nijetit ne namaz dhe ne marrjen e abdesit?
3. Ne disa vende thirret vetem nje ezane i cili tregon mbarimin e syfyrit si dhe fillimin e faljes se sabahut. Ky eshte gabim, sepse nuk lejohet qe namazi te falet ne ate kohe, per arsye se akoma nuk ka hyre koha e sabahut. Por ajo qe duhet te behet eshte thirrja e dy ezaneve, sepse ky eshte udhezimi i te Derguarit te Allahut. Ne kohen e te Derguarit te Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) jane thirrur dy ezane. Transmetohet nga Iben Shehab; nga Salim bin Abdilah ky nga babai i tij se ka thene: Kam degjuar te Derguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) te thote: "Me te vertete Bilali e therret ezanin me nate, por ju hani dhe pini derisa te degjoni ezanin e Iben ummi Mektum." E ka nxjerr Buhariu II/79, Muslimi III/128-129 etj. [Shkeputur nga libri i imam Albanit (Allahu e meshirofte!) "Ahkamul edhan uel ikameh"]
4. Nje gje e tille behet edhe per namazet e tjera. Obligim per secilin musliman eshte qe te largohet sa me shpejte nga ky bidat, sepse udhezimi me i mire eshte ai i Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) .
Pergjigje: Gjykimi per kete eshte se kjo gje eshte bidat, sepse nje gje e tille nuk na ka ardhur (transmetuar) nga i Derguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) dhe as nga shoket e tij (Allahu qofte i kenaqur prej tyre!). Eshte obligim qe kjo gje te lihet, sepse vendi i nijetit eshte zemra dhe nuk eshte e nevojshme shqiptimi i nijetit me goje. Allahu eshte poseduesi i suksesit {"Fetaua el Merah" shejh Iben Bazi, f. 18.}
3. Mbas perfundimit te rekateve lexohen me ze salavate mbi te Derguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!).
4. Vecimi i nates se 27-te (te Ramazanit) me adhurime.
Shume prej njerezve flene ne xhami ne kete nate, bejne embelsira, vizitojne varrezat, shkojne ne xhami qe hoxha t'u kendoje "Jasin" te vdekurve te tyre e shume bidate te tjera. Nata e Kadrit nuk dihet, por ajo qe dihet nga argumentet e sakta eshte se ajo gjendet ne dhjete diteshin e fundit te Ramazanit ne netet teke. Transmetohet nga Aisha (Allahu qofte i kenaqur me te!) se i Derguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) ka thene: "Kerkojeni naten e Kadrit ne netet teke te dhjetediteshit te fundit (te Ramazanit)." Buhariu 2017 dhe Muslimi 1169.
Ne mbyllje:
Disa rregulla ne lidhje me faljen e dites se Bajramit
- Eshte mire qe ne kete dite te gjithe muslimanet te shkojne ne xhami: burra, gra apo femije qofshin.
- Eshte mire qe perpara shkuarjes per ne xhami te lahemi, te parfumohemi me ere te mire dhe te veshim rrobat me te mira.
- Eshte mire qe para shkuarjes per faljen e namazit te Bajramit te hame disa kokrra hurma (ndersa kur eshte Kurban Bajrami perpara shkuarjes per ne xhami nuk hahet gje, porse pas kthimit nga xhamia preferohet qe te hahet nje cope mishi nga te brendshmet e kurbanit).
Transmetohet nga Enesi (Allahu qofte i kenaqur prej tij!) se ka thene: “I Derguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) ne diten e fiter Bajramit nuk shkonte te falej pa ngrene me pare disa hurma.” {Buhariu 953, Et Tirmidhiu 543, Iben Maxheh 1754 dhe imam Ahmedi vell. III, f. 126, 164 dhe 232}.
Transmetohet nga Seid bin el Musejib se ka thene: “Kane qene muslimanet qe hanin ne diten e fiter Bajramit para namazit dhe nuk e benin kete ne kurban Bajramin.” {Sahih, e ka nxjerr Maliku ne “El Muata” 1/190/8, Esh Shafiu ne “El Ummu” 1/491 me nr. 512 etj.}.
- Eshte mire qe per ne vendin e faljes se namazit te Bajramit te shkohet nga nje rruge e te kthehesh nga nje rruge tjeter. Transmetohet nga Xhabir bin Abdullah (Allahu qofte i kenaqur prej tij!) se ka thene: “I Derguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) ne diten e festes nderronte rruge.” {Buhariu 986}.
- Eshte mire qe namazi i Bajramit te falet ne musal-la, por nese kushtet atmosferike nuk jane te pershtatshme (si p.sh.: eshte shi, ere etj. qe e bejne te veshtire faljen e namazit te Bajramit ne natyre.), atehere falet ne xhami. Transmetohet nga Seid el Hudriu (Allahu qofte i kenaqur prej tij!) se ka thene: “I Derguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) diten e fiter Bajramit dhe kurban Bajramit dilte per t’u falur ne musal-la (faltore)...” {Buhariu 956, Muslimi 889 dhe En Nesaiu 3/187}.
- Eshte mire qe grate te vijne ne faljen e namazit te Bajramit edhe nese jane ne periudhen e menstruacioneve apo te lehonise.
- Eshte mire qe rruges per ne faljen e namazit te Bajramit te behen tekbire.
- Nuk ka namaz para dy reketeve te namazit te festes
Transmetohet nga Iben Abasi (Allahu qofte i kenaqur me te dy ata!) se ka thene: “I Derguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) ne namazin e fiter Bajramit fali dy rekate dhe s’fali gje tjeter para apo pas tyre (dy rekateve).” {Buhariu 989, Et Tirmidhiu 537, En Nesaiu vell. III, f. 193 dhe Iben Maxheh 1291}.
Transmetohet nga Nafiu, nga Iben Umeri (Allahu qofte i kenaqur prej te dyve!):”Se ai nuk falte para festave dhe as pas tyre asgje.” {Sahih, e ka nxjerr Maliku ne “El Muata” 522 apo 2/93-94 me nr. 478 (Selim el Hilali), Esh Shafiu ne “El Musned” 1145 dhe ne “El Ummu” 8/708 me nr. 3908, Abdurrazaku ne “El Musannef” 3/274, 275 me nr. 5611, 5612 dhe 5614, El Firjabi ne “Ahkamul ijdejni” me nr. 158, 159, 160, 161, 162, 178, Iben Ebi Shejbe ne “El Musannef” 3/36 me nr. 5688, Iben el Mundhiri ne “El Eusat” 4/266 me nr. 2123 dhe El Bejhakiu ne “Mearifetus sunneni uel Athar” 3/53 me nr. 1931}.
Ne nje transmetim tjeter nga Iben Umeri: “Se ai doli diten e festes dhe nuk fali asgje para dhe mbrapa saj. Pastaj permendi: Se edhe Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) keshtu ka vepruar.” {Ky isnad eshte Hasen, e ka bere Hasen imam Albani (Allahu e meshirofte!) ne “El Iruau” 3/99}.
Transmetohet nga Ez Zuhri se ka thene: “Nuk dime asnje qe t’u falte para daljes se imamit ne diten e festes dhe as pas saj.” {Sahih, e ka nxjerr Abdurrazaku 3/275 me nr. 5615}.
O ti besimtar! Ti tani je ne muajin e agjerimit e te faljes naten, ne muajin e begate te Ramazanit. Keshtu qe, ti duhet te jesh ne te shembulli i besimtarit te mire, te bindur ndaj Zotit te tij dhe pasues i rruges se te Derguarit te Tij ne te gjitha ato qe atij i kane zbritur nga Zoti i tij, e vecanerisht ne lidhje me kryerjen e ketij adhurimi madheshtor, namazin e teravive.
Falenderimet i takojne vetem Allahut te Madheruar, me miresine e te Cilit plotesohen veprat e mira!
Perktheu dhe pergatiti: Ebu Ejub