Ministria Arsimit dhe e Kulturës, duke u mbeshtetur në kriteret e caktuara nga Partia për pranimin e studentëve në shkollat e larta në orientimet e Pleniumit të 8-të të KQ të PPSH, në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 416 datë 15-12-1976 "Mbi disa kopetenca të organeve shtetërore dhe ekonomike në fushën e organizimit të drejtimit dhe të zhvillimit të ekonomisë popullore" si dhe në udhëzimin e Këshillit të Ministrave nr. 2 datë 15-5-1973, "Mbi organizimin e stazhit në prodhim të nxënësve dhe studentëve" nxjerr këtë udhëzim:

1. Kriter bazë në dhënien e të drejtës së studimit, është kriteri politik dhe përbërja klasore. Të pranohen kandidatë me përbërje moralo-politike të mirë. Përparësi t'u jepet kandidatëve me origjinë dhe gjendje punëtore, sidomos të atyre që punojnë direkt në sferën prodhuese, kandidatëve me orgjinë dhe prejardhje nga fshatarësia kooperativiste. Me kujdes të trajtohen fëmijët e atyre që kanë kontribuar në Luftën Nacional-çlirimtare dhe në ndërtimin socialist të vendit.

Në vlerësimin e kandidatit të shikohet figura moralo-politike e dhe aktiviteti i tij si anëtar i BRPSH dhe pjesëmarrës në praktikën revolucionare të vendit tonë.

2. Krahas kriterit bazë të pranimit në shkollat e larta të zbatohen edhe këto kërkesa:
-përparimi në tri komponentët në mësim, punën prodhuese, edukimin fizik e ushtarak si dhe qëndrimin gjatë stazhit në prodhim.
-në përcaktimin e profilit të merren parasysh vështirësitë e degë, prirjet dhe përparimi i nxënësve në lëndë të veçanta. Kandidatëve që marrin "Medaljen e Artë" t'u jepet e drejta e studimit në fakultetin që dëshirojnë.

Nota mesatare minimale e pranimit në të gjithë shkollat e larta me shkputje nga puna është 7.

Nota mesatare të dalë duke marrë parasysh rezultatet vjetore në të gjithë lëndët, në të katër vitet e shkollës së mesme, në të tre konponentët (të llogaritet dhe gjuha e huaj e dytë). Lëndët që zhvillohen në disa vite si gjuha, matematika, etj. në llogaritjen e mesatares të merren veçmas për çdo vit. Për lëndët që jepen provime pjekurie si notë të vitit të katërt të merret nota e provimit.

Si rregull komisionet e rretheve, për kushte të barabarta politike e të origjinës shoqërore, të zgjedhin kandidatët me figurë të pastër moralo-politike, të dalluar si aktivistë shoqërorë në praktikën revolucionare, dhe që kanë një përparim më të mirë në mësime. Me qëllim që të rritet përqindja e kandidatëve me origjinë ose me gjendje punëtore, komisionet t'i japin përparësi zgjedhjes së kandidatëve me origjinë punëtore ose me gjendje punëtore kur janë në kushte përafërsisht të barabartë me kandidatët e tjerë.

http://vargmal.org/dan3919

Kriteri bazë! Po mos ta kaloje kët...shkoje për lesh bubi...ngelshe injoratn...dhe sa injorantë ka n'Shqipëri