Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 35
  1. #1

    Ministria e Arsimit nuk njeh masterat evropianė

    Ministria e Arsimit nuk njeh masterat evropianė

    Tė rinjve, qė kanė studiuar jashtė vendit, nuk u lejohet tė kryejnė doktoraturat


    Kanė shpenzuar njė mal me para pėr tė studiuar nė universitetet mė prestigjioze tė Evropės Perėndimore. Kanė harxhuar kohė dhe energji nė studime pėr tė fituar me mund diplomat e nivelit master disavjeēar me 180 kredite nė kėto universitete. Por nė Shqipėri pėrballen me njė mur tė pathyeshėm qė refuzon t‘ua njohė kėto diploma masteri.

    Rreth 50 tė rinj qė kanė kryer studimet master nė universitetet perėndimore dhe dėshirojnė qė tė kryejnė doktoraturat nė vend nuk mund ta bėjnė njė gjė tė tillė. Kjo pėr faktin se, siē pohojnė edhe vetė pėrfaqėsuesit e komisionit tė konvertimit tė diplomave dhe certifikatave nė Ministrinė e Arsimit i thonė se duhet t‘u nėnshtrohen studimeve tė masterit tė nivelit tė dytė nė Shqipėri dhe pastaj tė vazhdojnė studimet e doktoraturės. Nė kėtė mėnyrė, ata nuk u njohin kėtyre tė rinjve studimet nė nivel masteri tė kryera nė Evropė, por sipas Kornizės Shqiptare tė Kualifikimeve ato vlerėsohen thjesht si studime tė nivelit tė dytė (DND).

    Deri mė 20 qershor ėshtė edhe afati i fundit qė kėta tė rinj kanė pėr tė aplikuar pėr doktoraturat, tė cilat rrezikojnė t‘u digjen vetėm pėr shkak tė skemės sė konvertimit tė diplomave, qė ka miratuar Ministria e Arsimit. Kjo skemė "kapėrcen" standardet evropiane, duke i konsideruar studimet nė universitetet shqiptare mė cilėsore sesa ato tė kryera nė emrat mė tė njohur tė universiteteve evropiane.

    Ankesa

    Dhjetėra persona qė kanė mbrojtur masterin nė universitete tė ndryshme tė Parisit, Nju Jorkut, Romės, Milanos, Berlinit, Amsterdamit, Londrės a Brukselit, nuk u njihet ky nivel studimi nga Komisioni i Njohjes sė Diplomave nė Ministrinė e Arsimit. Sipas vetė tė rinjve, ka edhe raste qė ky komision bėn njohje selektive tė kėtyre diplomave.

    Nė njė tabelė tė pėrgatitur nga MASH janė gjithsej tri cikle studimi universitar si pėr Kornizėn Evropiane tė Kualifikimeve (KEK), ashtu edhe pėr atė shqiptare. Por e "veēanta" e kėsaj tabele qėndron nė shėnimin e sė drejtės pėr tė vazhduar studimet pėr doktoraturė, tė njė kandidati, i cili ka marrė titullin master, sipas Kornizės Evropiane tė Kualifikimeve.

    Kėshtu, njė kandidat qė ka kryer master sipas KEK, mund tė vazhdojė studimet pėr doktoraturė pa asnjė kėrkesė tjetėr nė tė gjitha vendet e zhvilluara evropiane, qė aplikojnė Kornizėn Evropiane tė Kualifikimeve. Por e kundėrta ndodh nė Shqipėri. Kandidati qė ka marrė master sipas standardeve evropiane (KEK), qė tė vazhdojė studimet pėr doktoraturė, sipas Kornizės Shqiptare tė Kualifikimeve nė Shqipėri, detyrohet qė tė ndjekė mė parė edhe studime master tė nivelit tė dytė (MND) shqiptare.

    Ajo qė konsiderohet si krejtėsisht e palogjikshme prej kėtyre tė rinjve ėshtė fakti qė masteri sipas KEK, me 180 kredite, tė paraqitet nė tabelėn e konvertimit jo nė nivelin master, siē titullohet nė tėrė vendet evropiane, por diplomė e nivelit tė dytė, (DND). Pėr kėta tė rinj, ėshtė absurde tė barazosh masterin sipas kornizės evropiane me DND sipas kornizės shqiptare. Dhe kjo, si nga ana formale, nga master nė DND, ashtu edhe nga pėrmbajtja, duke krahasuar programet e studimeve me kreditet e marra. Ata ngrenė gjithashtu pyetjen: vėrtet nuk i ėshtė njohur askujt masteri i kryer nė universitetet evropiane?

    Komisioni

    Kjo strukturė e MASH-it ofron procedurat e konvertimit tė cikleve dhe titujt e studimeve universitare, jep dhe tabelėn e konvertimit tė diplomave, sipas cikleve nė Kornizėn Evropiane tė Kualifikimeve dhe sipas cikleve nė Kornizėn Shqiptare tė Kualifikimeve. Nė bazė tė udhėzimit tė Ministrisė sė Arsimit tė 3 shtatorit 2007, ky komision ka tė drejtė tė administrojė dhe tė kryejė procedurat pėr tė gjitha aplikimet pėr njohje tė diplomave tė ciklit tė parė dhe tė ciklit tė dytė, tė diplomave master i nivelit tė dytė, si dhe tė certifikatave tė specializimit tė fituara jashtė shtetit. Ai ka tė drejtė tė bėjė edhe procedura verifikuese pėr tė shmangur ndonjė mundėsi falsifikimi. Vėrtetimi i vėrtetėsisė sė dokumenteve pėr tė gjitha rastet pėrfshin edhe njohjen e drejtpėrdrejtė pėr autenticitetin e diplomės apo certifikatės sė huaj, si dhe pėr statusin dhe legjitimitetin e institucionit qė e ka lėshuar. Kjo kryhet nga SENJOD. Ky i fundit ėshtė i detyruar qė tė pėrfundojė procedurėn e njohjes brenda 90 ditėve. Mirėpo, sipas vetė tė rinjve, qė kanė trokitur nė kėto zyra ka raste, kur nuk jepet pėrgjigje edhe pse mund tė kenė kaluar 5 muaj. Ka tė tjerė tė interesuar qė pretendojnė se i njėjti nivel masteri pėr dikė ėshtė njohur, kur pėr njė tjetėr nuk ėshtė marrė nė konsideratė. Bazė e vlerėsimit tė programit dhe kursit tė kryer janė lėndėt, ngarkesa mėsimore nė kredite, vitet e studimit, plotėsimi i kuadrit bazė, rezultatet e tė mėsuarit, formimi themelor etj. Mirėpo, ka raste kur njė master i mbrojtur nė vendet perėndimore edhe pse ka kohėzgjatje mė tė madhe se ata tė mbrojtur nė Shqipėri, si dhe ka mė shumė kredite, pėrsėri nuk njihet nga ky komision.

    Braktisja

    Njė ndėr kushtet e anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian ėshtė edhe standardizimi i legjislacionit shqiptar nė pėrputhje me BE-nė. Por, nė kėtė rast, standardet shqiptare duket se i tejkalojnė edhe nivelet e BE-sė. E ndėrsa bėhet propagandė se po largohet truri dhe ai duhet patjetėr qė tė tėrhiqet nė Shqipėri, nga ana tjetėr atyre qė vendosin tė kthehen iu mohohen tė drejtat qė ua njeh e gjithė Evropa, por jo Shqipėria. Dėmi pėr kėta tė rinj ėshtė sa moral aq edhe material pėr investimin e kryer dhe si alternativė duket se nuk mbetet tjetėr veēse braktisja.

    http://gazeta-shqip.com/artikull.php?id=66472

  2. #2
    Dhe thone pse iken truri i Shqiperise ne shtete te tjera?

    Kjo eshte per te vene duart ne koke.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Nje arsye me shume qe intelektualet te mos kthehen ne Shqiperi.
    Feelings change - memories don't.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga dea_07 Lexo Postimin
    Nje arsye me shume qe intelektualet te mos kthehen ne Shqiperi.
    dea aman, vetem ti kthehu, se hy une mik tek Beja

    ku do me dhon kontributin tend ne c'fushe?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar mė parė nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    dea aman, vetem ti kthehu, se hy une mik tek Beja

    ku do me dhon kontributin tend ne c'fushe?
    Ku te kete nevoje atdheu. Jena pa pretendime.
    Feelings change - memories don't.

  6. #6
    yep Maska e Izadora
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    nga ana tjetėr atyre qė vendosin tė kthehen iu mohohen tė drejtat qė ua njeh e gjithė Evropa,
    Ndoshta po e ekzaxhiroj pak ,por edhe ne nuk na njihet asgje ne Europe.
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  7. #7
    Citim Postuar mė parė nga Izadora Lexo Postimin
    Ndoshta po e ekzaxhiroj pak ,por edhe ne nuk na njihet asgje ne Europe.
    Nuk e di per ne Evrope, por ama ketu ne Amerike nuk te mohojne gje. Shoqja ime e ngushte mbaroi ekonomikun ne Tirane, dhe kur erdhi ketu thjesht beri njesim diplome dhe tani po vazhdon MBA-n. Nuk i thane keta amerikanet qe duhet te besh njehere Bachelor's ketu qe te vazhdosh masterin.

    Thjesht fakti qe shteti shqiptar nuk e quan as master diplomen e tyre por arsimim ne nivelin e dyte, per mua eshte fyerja me e madhe qe mund t'i besh dikujt qe ka sakrifikuar dhe eshte rropatur aq shume qe ta mbaroj ate Master ne nje shkolle te mire.

    Me mire i grris diplomat qe kam se sa te tallen "anetaret" e atij pseudo-komisioni qe e kane marre ate vend pune me mik dhe nuk e kane haberin se c'do te thote te studiosh vete per nje provim ne vend qe te japesh $100.

  8. #8
    Sensual
    Anėtarėsuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    Ndoshta e kane bere kastile te ndihmojne studentat qe studjojne ne Shqiperi te ecin perpara , sme duket ide e keqe , ne te tjeret kemi me shume mundesi se ta per te gjetur pune ..
    jam kurjoze ca menyre u kane dhene te ardhurve , duhet te bejne gje shkolle ne Shqiperi?lolll

  9. #9
    Happy Maska e milanistja_el
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    ne krahet e dashurise... por me mendje ne Elbasanin tim te dashur...
    Postime
    2,065
    Citim Postuar mė parė nga Izadora Lexo Postimin
    Ndoshta po e ekzaxhiroj pak ,por edhe ne nuk na njihet asgje ne Europe.
    Mos ki merak se dhe ketu te ne s'eshte me pak... Me diplome te U.T ha buke, me diplome te Universitetit te Elbasanit apo Durresit e kshu me radhe duhet me prit 10 vjet te gjesh pune... e jemi vetem 1 ore e 20 min larg Ministrise LooL
    Mos ua bej te tjereve ē'ka s'do te doje qe te tjeret te ta benin ty...

  10. #10
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Ku do punojne keto masterat nga europa?Ne akademine e shkencave?
    Perse duhet te njihet nje diplome europe ne ministrine e arsimit?Kesaj i thone nuk e njoh universitetin e Bolonjes,universitetin Princetonit etj,HA HA HA>Qesharake.Humbje kohe,nonsense dhe burokraci.
    Nqs je me diplome dhe kompetent,nuk ke nevoje te trokasesh neper zyra ministrie.Te kerkojne dhe te gjejne ato qe kane nevoje per ate kualifikim qe ke.
    Mjafton nje reklame ne gazete.
    Nuk ka shume rendesi statusi "Supermaster i universit " se sa aftesite profesionale,sa mund te japesh ne nje organizate,institucion apo biznes.
    Nqs je diplomuar per farmaceutike ne europe shko dhe fillo pune ne nje firme farmaceutike ne Shqiperi.E thjeshte fare.
    Por pagesa nuk do jete per shkalle supermasteri pasi ajo pagese nuk perballohet nga nje biznes shqiptar.
    Nje problem tjeter eshte se je shume shume i kualifikuar dhe puna nuk kerkon ate shkalle aq te larte kualifikimi,per pasoje mos shpreso ndonje rroge shume shume te larte,paga jepet per llojin e punes dhe ekzakt cfare kualifikimi kerkon ajo pune,cfare do besh ne pune.
    Opsioni me i mire per keto raste eshte hapja e nje biznesi konsulence per fushen ku je kaulifikuar,ne shqiperi.
    Nqs do kerkosh te punosh ne shtet,duhet te njohesh njerez qe punojne ne shtet me autoritet,me pozite dhe fuqi ekzekutive.Mund te jesh Ajnshtajni,po nuk njohe njeri,po nuk pate mik,harroje ste jep njeri pune ne shtet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 04-07-2009 mė 23:23
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 31-08-2012, 13:07
  2. Ministri i arsimit tė Kosoves shpėrfill ligjin
    Nga Qeli nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 07:14
  3. Sotir Papahristo, njeriu i arsimit
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-10-2005, 09:55
  4. IntervistĖ Me Ministrin E Arsimit Dhe ShkencĖs Aziz Pollozhani
    Nga Studenti-Te nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-06-2005, 08:09
  5. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •