-
Elitat politike që udhëheqin sot Kosovën sillen si mbreter!
Elitat politike që udhëheqin sot Kosovën sillen si mbreter!
“Zonat operative” të carave që kanë para,
pushtet e forcë!
Shkruan: Imer Mushkolaj - Prishtinë, 09. 07. 2009
_
_____________________________
Foto: Babushi Ahtisar në takim me carat e „kombit multietnik kosovar“!
Para, pushtet e forcë. I kanë të gjitha. Elitat politike që udhëheqin sot Kosovën sillen si cara, pa ua prishur kush tymin e cigares. Duke krijuar monopole në treg, e në anën tjetër duke përfituar miliona kinse për rregullimin e po këtij tregu “në emër të ligjit”, ata e forcojnë sundimin e tyre. Ndërkaq, duke udhëhequr parti politike me parime të fiseve e rajoneve, ata i forcojnë pozitat edhe në vendet nga vijnë, nëpërmjet të dërguarve të tyre politikë - carave të vegjël.
Pasi kanë mbushur institucione e kompani publike me familjarë e militantë, këta bajraktarë vazhdojnë t’i zgjerojnë zonat e interesit, ndërkohë që:
· reketi,
· shantazhi,
· frikësimi e
· kushtëzimi
janë metodat “demokratike” që i përdorin kur kanë nevojë.
Të mbledhur rreth grupeve të krijuara mbi baza të interesave të ngushta klanore, ata hapin e mbyllin tenderë, duke shfrytëzuar pushtetin dhe të qenit në politikë për qëllime personale. Shtëpitë shumëkatëshe e makinat e shtrenjta nuk janë asgjë krahasuar me milionat që iu grumbullohen në konto të dyshimta. Këta njerëz nuk mendojnë thjesht vetëm për të ardhmen e tyre, por për të ardhmen e fëmijëve, madje edhe të nipave të tyre.
Ata qysh tash ua shtrojnë rrugën pasardhësve që t’i trashëgojnë atëherë kur ata të vdesin, sepse deri sa t’i marrë zoti, zor se largohen me qejf nga politika. Kur i dëgjoni të flasin për përparime e begati në vend, kuptojeni se në radhë të parë po flasin për vete e familjen e tyre. Madje edhe kur i dëgjoni tek përlahen me fjalë, kuptojeni se në të shumtën e rasteve e bëjnë për shkak të përzierjes në “zonat operative”. Tregu i naftës, cigareve, mishit, ndërtimeve, kazinotë… nuk janë arsye të vogla, apo jo?
Rasti më i fundit i tenderit për importimin e mishit në Kosovë është vetëm edhe një në vargun e rasteve të dyshimta dhe vendimeve pa bazë ligjore. Dikush dëshiron të kallëzohet car edhe të përfitojë miliona edhe në këtë fushë, duke vendosur monopol. Bëhet fjalë për qarkullim vjetor prej miliona eurosh. Punë e madhe se shkelet Ligji për Prokurim Publik. Punë e madhe se dëmtohen kompanitë vendore. Me rëndësi është që të mblidhen miliona. E pastaj, pa pikën e turpit, carat i dëgjojmë duke folur për përkrahje biznesit vendor.
Ndërkohë, për pak muaj do të shohim shpenzime marramendëse të partive në fushatë elektorale. Pa fije transparence, politikanët sërish do të bëjnë thirrje për t’i votuar. Projektligji, i cili rregullon financimin e partive politike dhe fushatat parazgjedhore, ende nuk është miratuar nga parlamenti. Kjo nuk iu vjen përshtati carave, sepse atëherë do të zvogëlohej mundësia për manipulime e lidhje me biznese të dyshimta. Ligjet i pengojnë, nuk i ndihmojnë në pisllëqet e tyre. Atyre s’ka çka iu bën as ligji. Ligjin e bëjnë vetë.
Ndryshuar për herë të fundit nga YlliRiaN : 16-07-2009 më 13:00
-
-
veq perpara Elite ,se ne i kemi fajet qe ju lejome te silleni keshtu.kur te gjajne pse mos me lujte **** me neve .
-
-
Mungon vullneti për të hetuar rastet kriminale
Donika Kada – Bujupi deputete e AAK-së
Bota Sot,19.7.2009
Kam këtu një raport të auditorit të brendshëm dhe disa dëshmi të cilat kanë një numër të pyetjeve që kërkojnë përgjigje, që do të duhej të na I jepte ministry I Brendshëm. Dhoma e dëshmive është dhomë e siguruar mirë, ku ruhen dëshmitë, e cila është nën
administrimin e njësive të hetimeve në stacione policore, komandë rajonale policore dhe
shtab të përgjithshëm të policisë - PSO për dhomat e dëshmive.
PSO për dhomat e dëshmive ka paraparë inspektime të paparalajmëruara të dhomave të
dëshmive nga ana e menaxherëve, të shefave të hetimeve, një herë në vit parashihet
inventarizimi i tyre nga përgjegjësi i dhomave të dëshmive, kurse revizioni i brendshëm
parashihet çdo tre muaj. Këto veprime nuk janë ndërmarrë asnjëherë nga menaxhmenti
përgjegjës dhe unë pyes pse?
Përjashtim bën inspektimi nga IPK-ja në janar të vitit 2008. Ka zhvilluar një inspektim të
jashtëzakonshëm për të siguruar se objektet policore, zonat e ndjeshme brenda këtyre
ndërtesave dhe automjetet iu nënshtrohen protokolleve të rrepta të sigurisë.
Raporti i publikuar mbi gjendjen aktuale të asaj periudhe ka vë në pah nivel jo të
pranueshëm të sigurisë së objekteve policore. Siguria e objekteve policore është nën çdo
nivel. Ky raport potencon se të gjitha dhomat e dëshmive duhet të jenë të pajisura me
alarm të ndërhyrjes, i cili detekton kur hapet dera pa autorizim, instalimin e video
mbikëqyrësit në hyrjen kryesore apo në të gjitha pikat kryesore dhe me elemente të tjera
të sigurisë.
Në raportin e Njësitit të inspektimit e të auditimit të brendshëm të policisë, raport i datës
19.3.2008 dhe në raportin e këtij njësiti janë potencuar shqetësimet lidhur me udhëheqjen
e dhomave të dëshmie, sigurimin e kushteve brenda kësaj dhome. Këto dy raporte i janë
dorëzuar Ministrisë së Punëve të Brendshme, Raporti i IPK-së dhe zëvendëskomesarit të
SHPK-së, tash drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës. Raportet nuk janë përfillur
dhe asnjë nga këto pika nuk është zbatuar. Formimi i task-forcës është ilegal. Personeli në
këtë forcë është nga personeli i Drejtorisë ku edhe ka ndodhur vjedhja, që është direkt
konflikt interesi. Tash kush po i bie që po e kontrollon e kush ka vjedhur. Do me thënë,
ata që kanë vjedhur po i bie që po e kontrollojnë vjedhjen.
A ka ndonjë organ, i pavarur i cili do të siguronte publikun e gjerë se janë duke u zhvilluar hetime të paanshme, të pavarura e objektive dhe në bazë të Kodit evropian të etikës policore – neni 19, hetimet do të jenë të përgjegjshme e transparente.
Nuk dihet qartë, nga informatat që na i dhatë, nën kompetencë të kujt është dhoma e
dëshmive. Në disa raste nuk korrespondojnë dëshmitë me të dhënat e dëshmive. Nuk
është mbajtur evidencë strikte mbi dëshmitë dhe qasjen në dhoma të dëshmive. Marrja e
dëshmive nga ndërkombëtarët për asgjësim dhe kryerja e dëshmive pa evidencë për
marrje dhe pa evidencë për kthimin e tyre, është një shkelje tjetër e radhës. Ka dyshime të
bazuara se nga dhomat e dëshmive janë nxjerrë dëshmi të kundërligjshme. Rasti i një A4-
47 armë, e cila u gjet në Mitrovicë dy herë, qysh është e mundur prej dhomës së
dëshmive një armë të hyjë, të dalë dhe prapë të hyjë. Një armë tjetër – revole, është gjetur
edhe në Vushtrri, prapë prej të njëjtit rast, prej të njëjtit burim. A po e konfirmon kjo atë
që e tha kolegu im më herët se vjedhja ka ndodhur në mënyrë të vazhdueshme dhe a ka
ndodhur vjedhja ditën që është raportuar publikisht.
Pas vjedhjes së dhomës së dëshmive, inventarizimi është bërë nga personeli i kësaj
shtylle. Dyshohet në inventarizim subjektiv.
Përgjegjësi për marrje kanë, do të thotë për marrje apo vjedhje, qysh po e quajmë ne, por
po konsiderojmë se ka qenë një marrje e kohëpaskohshme, në bazë të interesave: ministri
i Punëve të Brendshme është përgjegjës për neglizhimin e rekomandimeve të IPK-së,
drejtori i përgjithshëm i policisë është përgjegjës për mos ndërmarrje të veprimeve të
rekomanduara nga IPK-ja dhe Njësiti i inspektimit. Në fund, po dua të them se sot ky Kuvend nuk kërkon llogari prej përgjegjësve të cilët i ceka më herët. Përgjegjësi kryesor është i pari I Qeverisë, që iku dhe e neglizhoi këtë seancë. Mund të konsideroj se duke pas parasysh të gjitha të dhënat e lartshënuara, konsiderojmë se ekziston vetëm një përgjigje: në Kosovë është instaluar krimi i organizuar dhe ky krim burimin e ka në kokë.
Vjedhja e një sasie të madhe të drogës në dhomën e dëshmive në Policinë e Kosovës
paraqet funksionimin e krimit të organizuar. Zgjidhja e këtij rasti është politizuar, sepse
peshkut i vjen era nga koka dhe me këtë rast nuk kemi interes dhe vullnet politik për ta
zgjedhur këtë rast.
-
-
i/e regjistruar
thote nji fjale popullore "ma mire vone, se kurr"
e pa mundur te mos jeni edhe ju militant i ndonje partie deri sa flitni vetem per nje periudhe te politik(u)ajve, po nese nuk jeni ateher po verehet se keni fillu me verejt dhe me u marr me politik, po kjo pune nuk ka fillu ketu me keta "carat" e tu siq i quan ti biligoa, po edhe ti Guri i Kuq mundesh me servu shkrime te çdo gazzete po kjo nuk vlen se keto nuk jane shkrime te analisteve por jane shkrime te rivaleve politik edhe pse dikush mundet me thene se gjerat po shihen po ka njerez qe shohin vetem qka dojn, ju sugjeroj qe te jeni me vigjilent dhe te pakten edhe ju vet ti analizoni situatat dhe rastet.
-
-
Po ku ish te ishin mbreta e ta kontrolloshin vet Kosoven po frigohem mos pi ja bajn naij dredh te huj e pe ja dajn e tan Vaj vatani mjer mileti krisi pushka krsi topi gjith ballkan per bes do digjet.Nuk esh tu dit hiq ne Ballkan se sa esht tu shku pasuli se hala si kan da kufijt shtetet e kurr sun kan me i da se shqiptari per jet sate esht gjall do kerkoj tokat e veta se ka te drejt se i pari ka qen ne ballkan para gjith te tjverve dhe sot ti mirret gjith toka kjo nuk pin ujë e as shqiptari se duron.
-
-
Zoti i di te gjitha
Perderisa nuk e duam Kosoven si femijen ton nuk ka perpara.Mos vet qka bani shteti per ty ,por qka bane ti per shtet pyte veten.Politikanet tan si duket nuk kan femij.Tre vet e kan Kosoven ton ne duar,dhe qka tu teket atyre dhe qe ju konvenon atyre eshte e dreit.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt