Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 34 prej 34
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Ca bohet mer jahu, po keto na thane se ky lloj gripi nuk bjen tek derrat????Ajde shkence hajde!!!kur pashe se te gjithe i zu gripi thashe se ne qenkemi derrat, e kane te drejte qe nuk na liberalizone vizat.Tashti qe ra gripi dhe Fratini beri thirrje, qe te trajtohemi dhe ne si te tjreret e te na fusin ne BE brenda veres, se deri sa te vije dimri ka mundesi qe gjithe shqipetaret kane me dek.

  2. #32
    ReaLmadriD
    Anëtarësuar
    15-02-2009
    Vendndodhja
    Madrid
    Postime
    627

    Gripi i derrave arrin edhe në vendin tonë ?

    Gripi i derrave arrin edhe në vendin tonë ?

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka identifikuar tre raste kontakti, pa shenja klinike te gripit te ri A H1N1. Lajmin e bëri të ditur epidemiologu Isuf Dedushaj, ndërsa e konfirmoi edhe Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, e cila sqaroi se personat e dyshimtë, si të prekur nga virusi A H1N1, janë shtetas të Kosovës, me qëndrim të përkohshëm në Zvicër. Për momentin nuk janë dhënë detaje tjera.
    Sipas zyrtarëve të Ministrisë së shëndetësisë janë tri raste të dyshuara me gripin AH1N1. Drejtori i Departamentit për Komunikim në Ministrinë e shëndetësisë Faik Hoti, tha për radion tonë se në aspektin klinik epidemio-logjik rastet janë përpunuar dhe janë marrë mostrat për verifikim të cilat sot janë dërguar në laboratorët përkatës, përmes zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Prishtinë.

    “Me 23 korrik në Institutin Kombëtarë të Shëndetit Publik të Kosovës, janë paraqitur tri raste kontakti, pa shenja klinike të Gripit të ri H1N1. Në aspektin klinik epidemiologjik dhe mikrobiologjik rastet janë përpunuar dhe janë marrë mostrat për verifikim, të cilat sot do të dërgohen përmes OBSH në laboratorët përkatës. Klinikisht nuk ka shenja të sëmundjes. Momentalisht në Klinikën Infektive nuk ka raste të hospitalizuara, si dhe raste të dyshuar në teren”, ka deklaruar Faik Hoti, drejtor i Departamentit për komunikim.

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës rekomandon që në pikat kufitare dhe në aeroport të kujdestarojnë inspektorët sanitarë, derisa zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë, përkatësisht drejtori për informimin Faik Hoti, kërkojnë nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të sillen sipas rekomandimeve të mjekëve.

    “Ministria e Shëndetësisë në kontakt me institucionet vartëse po mbikëqyrë çdo ditë situatën dhe ka raporte kthyese nga tereni për situatën epidemiologjike. Tash për tash, përkundër këtyre rasteve të dyshimta, nuk ka vend për panik dhe ekspertët rekomandojnë që qytetarët të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe të ndjekin rekomandimet e mjekëve”, ka thënë Hoti.

    Fillimisht, identiteti tre të dyshuarve se mund të jenë prekur nga gripi i derrave nuk u bë i ditur, mirëpo zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të Kosovës më vonë kanë bërë të ditur se ata janë shtetas të Republikës së Kosovës, me qëndrim të përkohshëm në Zvicër, që këto ditë kanë qenë për pushime në vendlindje – Kosovë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Robben : 24-07-2009 më 17:08
    “La filosofía del Real Madrid es tener a los mejores del mundo”

  3. #33

    Pacienti me H1N1 po kurohet në shtëpi



    Nga Express më 28.07.2009 në ora 12:31
    Nëntëvjeçari nga Prishtina, me banim në Londër, i cili një ditë më parë është vërtetuar si i prekur nga gripi i derrave (A H1N1), ndodhet të martën në shtëpi pa shenja klinike, madje zyrtarët shëndetësorë thonë se gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë.

    Drejtori për komunikim në Ministrinë e Shëndetësisë (MSH), Faik Hoti, i tha KosovaLive se situata epidemiologjike të martën është e qetë, nuk ka raste të reja të dyshimta të evidentuara, andaj mbesin në fuqi masat e preferuara nga OBSH-ja. Sipas Hotit, rastet tjera të dyshimta kanë rezultuar negative.

    Ai tha se pacienti i cili nga analizat e bëra rezultoi pozitiv me këtë grip, është liruar në shtëpi dhe se sipas mjekëve të Klinikës Infektive gjendja e tij është shumë e mirë. Hoti bëri të ditur se një ditë më parë janë anketuar edhe familjarët e të sëmurit, mirëpo asnjëri nga ta nuk manifestojnë kurrfarë shenja të gripit A H1N1.

    Pacienti, sipas Hotit, jeton me gjyshin, gjyshen dhe nënën e tij, andaj është liruar në shtëpi pas një kontrolle që i është bërë nga stafi shëndetësorë i Klinikës Infektive. Gjithë situatën e tij shëndetësore e ka përcjell drejtori i Klinikës Infektive, Shemsedin Dreshaj, i cili ka deklaruar se pacientin e ka nën mbikëqyrje nga fillimi i shenjave të sëmundjes.

    Sipas tij, pacienti është liruar në shtëpi pasi që i është bërë një kontroll e përgjithshme dhe është vërtetuar se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe se nuk ka arsye të qëndrojë në klinikë. Ai ka bërë të ditur se i është rekomanduar që herë pas herë pacienti të lajmërohet te stafi mjekësor i kësaj klinike për t’ia përcjellë gjendjen shëndetësore.

    Ndërkaq shumë qytetarë të Kosovës kanë filluar të pajisen me barin tamiflu kundër këtij gripi, disa nga ta janë ankuar se nuk po mund të gjejnë një bari të tillë nëpër barnatoret e Kosovës, ndërkaq nga MSH-ja kanë bërë të ditur se kanë siguruar një numër të madh të tyre dhe po vazhdojnë ende ta bëjnë një gjë të tillë.

    Kosova pa epidemiologë në kufi
    Derisa edhe në Kosovë tashmë është konfirmuar një rast me gripin e derrave A H1N1, tek një fëmijë 9-vjeçar i ardhur nga Londra, në kufijtë e vendit tonë nuk ka epidemiologë në pikat kufitare, ndërkaq Republika e Shqipërisë ka vendosur në secilën pikë kufitare nga një epidemiolog për të parandaluar gripin.

    Kjo u bë e ditur gjatë një takimi të përbashkët të zyrtarëve të Departamentit shëndetësor në kuadër të Policisë së Kosovës dhe Departamentin për shëndetësi të Republikës së Shqipërisë, ku është vlerësuar se një bashkëpunim mes të dyja vendeve është shumë i rëndësishëm.

    Institucionet shëndetësore të Kosovës kanë rekomanduar që policët të evidentojnë rastet e dyshuara me grip të derrave. Lindita Kajtazi, drejtoreshë e Departamentit shëndetësor në Policinë e Kosovës tha se janë marrë masat e nevojshme për parandalimin e virusit të gripit të derrave. Ajo beson që rastet e identifikuara mund t’i vërejnë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

    “Përkundër gripit të derrave që nuk ka marrë përmasa alarmuese fatmirësisht në Kosovë Drejtoria e shërbimeve shëndetësore ka pas parasysh që të jetë në gjendje gatishmërie sidomos për pjesëtarët e policisë, që janë në pikat kufitare, falë angazhimit dhe bashkëpunimit me Ministrinë e Shëndetësisë. Kemi arritur të bëjmë furnizimin me maska mbrojtëse dhe me mjete tjera mbrojtëse për mundësinë e parandalimit të ardhjes së këtij virusi shumë fatkeq në Kosovë”, tha ajo, transmeton KosovaLive.

    Kajtazi tha se janë të vendosura broshura në secilën pikë kufitare ku pjesëtarët e policisë i kanë të njohura ato udhëzime që duhet t’iu përmbahen. Ndërkaq Dragush Camka, shef i Drejtorisë së Policisë në Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë, tha se me shfaqjen e gripit të derrave shteti shqiptar ka marrë disa masa që konsistojnë në kontaktet e pikave kufitare. Sipas tij, mundësia e vetme për t'u ruajtur nga ky grip është prania e epidemiologëve të vendosur në pikat kufitare.

    “Janë raste që janë vërejtur në kufi në pikat kufitare sepse ne kemi epidemiologë edhe në Rinas edhe kudo. Raste e para të dyshuara që janë marrë janë izoluar dhe janë futur për trajtim në spitale. Ne nuk arrijmë ti bëjmë analizat, andaj janë dërguar në institucionet e specializuara në Angli dhe Gjermani dhe është kthyer përgjigja, ku kanë rezultuar vetëm 9 rast të prekura nga gripi i derrave”, tha ai.

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22
    Shqipëri, shënohet viktima e parë e AH1N1

    TIRANE- Ministria e Shendetesise konfirmon se një 57 vjecar me origjinë nga Sukthi i Durrësit është viktima e parë e virusit AH1N1 në Shqipëri.

    I moshuari kishte mbërritur me urgjencë nga shërbimi i terapisë intensive i Spitalit të Durrësit dhe ishte hospitalizuar në Spitalin Universitar të Sëmundjeve Pulmonare “Shefqet Ndroqi”.

    Mësohet se viktima vuante prej shumë kohësh nga tumori beninj i prostates si dhe kishte kaluar edhe Infarkt Miokardi të një forme të agravuar, megjithatë shkaku i vdekjes së tij ka qenë infeksioni me virusin A H1N1.

    “Diagnoza e infeksionit me A H1N1 u konfirmuar brenda ditës pas analizeave virologjike të realizuara ne laboratorin e virologjise në ISHP.”- thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Shëndetësisë.

    Nga sot Shqipëria futet në listën pozitive të vendeve me vdekje nga A H1N1.

    Duke sjellë në vëmendjen se rrezikshmëria e infeksionit nga virusi i ri pandemik A H1N1 është vecanërisht e lartë në pacientet me sëmundje kronike të zemrës, të mushkërive apo dhe me tumore Ministria e Shendetesise këshillon "të gjithe grupet e popullatës të konsideruara si grupe risku nga OBSH,dhe vecanërisht të sëmuret kronikë të tregojne kujdes maksimal duke u konsultuar e kërkuar ndihmën mjekesore në familje nga mjeku i familjes apo specialist në cdo rast që kanë shenjat klinike qofte edhe të një gripi të zakonshëm, pasi sic jeni ne dijeni rastet e infektuara me influence stinore apo me gripin e zakonshëm po shtohen me ritme te shpejta cdo ditë. Ministria këshillon gjithashtu evitimin në maksimum të mjediseve të mbi frekuentuara."

    Muaji nëntor, ka qenë dhe muaj ku është shënuar numri i rasteve më të shumta me gripin e derrit. Statistikat nga Ministria e Shëndetësisë flasin për rreth 200 të infektuar nga virusi i gripit të derrit. Mosha mesatare e rasteve të prekura në total është 21 vjeç ndërsa e rasteve të ditëve të fundit është 17.5 vjeç. Shumica dërrmuese e rasteve janë konfirmuar në kryeqytet.

    (s.g/BalkanWeb)

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •