Nėse nuk pranohet Marrėveshja e re mes maqedonasve dhe shqiptarėve, tė cilėn e propozoi PDSH, nuk do tė ketė Maqedoni dhe as komb maqedonas. Kėtė mesazh e dėrgoi mbrėmė lideri PDSH-sė opozitare, Menduh Thaēi, nė njė intervistė pėr Televizionin ALSAT nė Tiranė.


Sipas tij, problemet midis maqedonasve dhe shqiptarėve nė tė ardhmen mund tė zgjidhen edhe nėpėrmjet konfliktit pas tė cilit do tė qėndronin shqiptarėt e rinj tė pakėnaqur, nėse, sic thotė ai, vazhdon diskriminimi i shqiptarėve dhe nuk pranohet Marrėveshja e re politike tė cilėn e propozon partia e tij. Nė tė, ndėr tė tjera kėrkohet qė Parlamenti tė ketė numėr tė barabartė tė deputetėve nga tė dy komunitetet mė tė mėdha, kurse Maqedonia tė jetė shtet i popullit maqedonas dhe shqiptar. Lidhur me mosmarrėveshjet pėr emrin mes Maqedonisė dhe Greqisė, kreu i PDSH-sė konsideron se Gruevski duhet tė japė garanci tė fuqishme pėr disa ēėshtje.
Thaēi nė intervistė thotė se edhe politikat aktuale qė deri mė tani i kanė ndjekur politikanėt e bllokut shqiptar nuk kanė dhėnė efekt. Midis tyre e pėrfshinė edhe vetveten. (alsat)