Close
Faqja 3 prej 16 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 156
  1. #21
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin
    Ky eshte forum per Intelektuale, nuk kemi ndermend qe te mbajme KURSE nga

    njohurite e pergjithshme.
    Nese nuk i di pergjigjet e ketyre pyetjeve, atehere une paskam humbur kohe me ju.

    Si eshte e mundur qe nje Shqiptar i fese tjeter ose ateist ,te mos e njeh fene e vellait te vet qe eshte Musliman.

    Ky eshte turp,te mos e njohesh vellane tend, e te parashtrosh pyetje te klases fillore.

    Shko lexo,meso e pastaj hajde e diskuto, sepse une nuk kam kohe te spjegoj gjerat elementare qe duhet ti dije nje

    intelektual.
    ...ketu gabohesh Vella..une fene myslimane e njoh ndoshta edhe me mire sesa ti...
    ...une jam rritur ne nje vend(Peqini), me gati totalitetin e banoreve myslimane(ne emer, se injorojne gati komplet domethenien e kesaj feje)...
    Sidoqofte, e kam teper te fresket kujtimin e fjaleve te gjysherve te mi kur i pyesje per fene, pergjigjeshin se ishin turq.Ata tre a kater ortodoks(greker) qe ishin aty.., dhe mund te them me bindje se ishin paria e inteligjences se qytetit, keta(turqit) i perçmonin me nofken:kaurr....
    Une, duke bluajtur thelle meje urrejtjen per turqit, qe na bene qe t'i therrasim vetes turq, e me krenari bile, vendosa ta kepus kete kordon qe na lidh akoma me terrin e 500 vjetve.....pra vendosa te njoh fene e krishtere, fene e kontinentit qe i perkas, fene e atyre rilindasve ,librat e te cileve i perpija qe kur shkoja ne fillore, fene e Gjergjave, Migjenave, Fanave e Gonxheve.....etj..
    ....kur u thash te mijve se kisha vendos te njihja fene e Krishtit, gati sa s'u ra pika....kujtonin se Krishti ishte djalli....mos flas pastaj per dajen tim( i vetmi qe shkon ne xhami te falet, por qe e vemja fjale qe perdorte arabisht ishte "sadak"....askush nga ne nuk ja dinte kuptimin, bile as ai vete....
    ...kur vdiq baba im,therriten hoxhen ne shtepi.....une nuk ju kundervuna deshires se familjes(ishte zakoni), edhe pse jam i vetedijshem se nuk ndryshon asgje prania apo jo e nje fetari....e te them se atmosfera ishte aq e tendosur sa gati-gati keputej.....te gjithe pritnin te degjonin ndonje debat nga une...hoxha rrinte si mbi gjemba....filloi te fliste e te recitonte Kuranin, e ne njefare momenti me pyeti:"çfare te pelqen ke feja e kaurrit?"...dhe une i bera kunderpytjen:"a e permbledh dot me nje fjali se kush eshte kuptimi i Islamit?"....u perpoq te recitonte vjersha te ndryshme, por une hiç.....kuptimin i thoja, me nje fjali te vetme....nuk qe ne gjendje te pergjigjej......masandaj ja thashe une kuptimin e te qenit kristian.....aty mbaroi edhe biseda......pasketaj, edhe plaka ime, filloi te njohe ungjillin.....(ai daja qe shkonte ne xhami, s'e qaste me ne shtepi, pasi sipas tij po kurverohej atje ne faltore......kupton?, plaka 60 vjeçe)....e gjithe kjo, ne prag te mijevjeçarit te trete.....dy selvite shekullore te qytetit, peme madheshtore, i prene, pasi i benin hije minores se xhamise....kupton, sa pak e njoh une fene e vellezerve te mij??

    Prandaj , kur te pyes se ç'eshte hoxha, pyetja eshte retorike......ti nuk je ne gjendje te thuash se çfare eshte......une sigurisht e njoh me mire se sa ty, bile une, ne krahasim me ty, kam privilegjin te ndesh mendimin tim edhe me myslimane arabe(dy çiraket e mi jane te tille).....sadoqe jane te zgjuar, kane lepurin ne bark nese flitet per te hapur horizontin.....
    ..per çdo gje qe ndodh ne boten arabe, fajin e kane oseamerikanet ose çifutet e Israelit....(tanet ja veshin ose serbeve ose grekerve)......i vetmi kanal qe thote te verteten eshte Al-Xhazira, e aty mbaron bota e tyre.....pija eshte haram, qejfi eshte haram, muzika eshte haram, librat jane haram...........a don me???

    ...prandaj kur thua se s'ke kohe te shpjegosh, mendohu edhe njehere me mire dhe shkruaj se s'ke pike argumenti.......

    P.S....e mos kujto se kur sulmoj principet islamike, nisem nga te qenit pasues i Krishtit(apo Ises), pasi edhe kur flas per biblen, perzgjedh mire ate qe me pelqen(per kete arsye e kemi arsyen)...nisem nga deshira per memedhe....kombi vjen perpara çdo feje apo ideologjie.....Islami eshte kombi i myslimaneve, Shqiperia eshte kombi i shqiptareve.....une s'do ta rrezikoja jeten time per nje te krishtere me shume se sa do ta rrezikoja per nje mysliman apo budist, per nje shqiptar po....para gjithe te tjereve....kjo eshte vlera ime.....nese eshte edhe jotja, atehere ti je binjaku im.....nese jo, mbetesh vellai im shqiptar....kupton??

  2. #22
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    ...
    Une, duke bluajtur thelle meje urrejtjen per turqit, qe na bene qe t'i therrasim vetes turq, e me krenari bile, vendosa ta kepus kete kordon qe na lidh akoma me terrin e 500 vjetve.....pra vendosa te njoh fene e krishtere, fene e kontinentit qe i perkas, fene e atyre rilindasve ,librat e te cileve i perpija qe kur shkoja ne fillore, fene e Gjergjave, Migjenave, Fanave e Gonxheve.....etj..
    Jarigas, po te them me sinqeritetin me te madh se paske gabuar shume vella.
    Me sa kuptova une,ti nuk e paske pranuar Jezusin si Zot ngaqe feja Islame qenka me e dobet ( nuk ta ka mbushur mendjen),por arsyeja paska qene urrejtja ndaj turqive dhe frika se mos ndoshta edhe ty feja Islame po te ben turk.
    Kurse Jezusin e paske perqafuar vetemse gjergji e milloshi paskan pasur ate fe ( thjesht per mode, lux).

    Pra sipas ketyre dy pohimeve ti nuk paske pase nevoje per fe fare.
    Por ja qe eshte e modes te keshe nje fe , dhe ti e ke zgjedhur nje.
    Kjo eshte e drejta yte.

    Por nese je Intelektual ( njeri i arsyes), sendet duhet ti shikosh me thelle ne esence, e jo perciptazi ( shkil e shko).

    Sa me perket mua, une jam Musliman dhe fene time nuk e kushtezoj me ndonje situate, sjellje te dikujt, situate politike, materiale( ekonomike) etj etj...
    Une nuk jem musliman se babai ose gjyshja ime kan qene muslimane ...
    Une nuk jam musliman ngase i urej fqinjet e mi qe jane greke(orthodoxe) e qe mundohen ta greqizojne Shiperine ...
    Une nuk jem musliman sepse shume rilindas dhe patriote shqiptare kane qene Muslimane ...
    Une nuk jem Musliman sepse nje pop nuk ma spjegoi mire fene krishtere.
    Une nuk dua te jam kesi muslimani me kushtezime.
    Nuk kam besuar gjyshet qe thonin se jemi turkinja.
    Une thjeshte kam mare Kur'anin famelarte, e kam studjuar, dhe pasi ma ka mbushur mendjen, kam pranuar kete fe.
    Fene nuk e kam pranuar per lux, ose per borgjezi ( çallame), por fene e kam pranuar sepse shpirti im ka pasur nevoje te besoje.
    Islami nuk te pranon Injorancen dhe Analfabetizmin.
    Surja e pare eshte shpalle ne menyre Imperative, duke urdheruar njeriun qe qe te mesoje e studijoje , e pastaj te fale namazin, agjeroje, jep zeqatin e te shkoje ne haxh.
    Nuk ka asnje hap te dyte pa me qene i arsimuar, sepse i arsimuari(i dituri) e njeh me se miri Krijuesin e vet.

    Jarigas, mendoj se ka ende kohe te ulesh e te meditosh me thelle.
    Mos e hudh Islamin duke mare si shkak gjyshet dhe fqinjet qe thonin se jemi turq.
    Islami nuk te ben turk e as arab(kete te jesh i sigurte, nese e kupton esencen e Islamit).
    Behu udhetar i rruges se drejte, rruge ne te cilen jane nisur e tere bota ( edhe ajo perendimore).
    Mos jeto per inat te dynjase ! Nje intelektual nuk duhet te bie ne nivelin e gjysheve.
    Durimtari eshte nen mbrojtjen e perendise, gjak nxehti dhe inatçiu gjithnje gabon!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Explorer : 31-07-2009 më 20:26

  3. #23
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-12-2008
    Postime
    661
    Kur bajme nje krahasim ndermjet nji hoxhe dhe nji prifti,asht sikur te krahasojme naten me diten.
    hoxha gjithmone ka qene ai njeriu babaxhan(jo te gjithe),i kompromentueshem si shkak i mos-shkollimit,kthehej nga fryente era
    nje idiotsi me te madhe se kjo nuk mund te flisje.

    ,bab mbreti ishte per ate Zoti ne toke.
    e ke ngatarruar me priftin qe adhuron kedo qe i jep pak pasuri


    Ndersa me prifterinjet ishte pune tjeter,duke qene te gjithe shum te shkolluem
    ndoshta ke dashur te shkruash qe kan qen dhe jan shum te djallezuar


    ,normal qe ishin edhe patriote,ngaqe studionin shume
    e kur kshu na paskan qen patriot prifterinjte?kur dihet qe gjithmon kan qen ne krah te tiranve me te felliqur te kesaj bote,duke filluar nga kostantini e deri ke duçja dhe hitleri per te perfunduar ke bushi

    ,
    normal qe dinin edhe historine e ketij vendi,duke qene anti-osmane,normal qe shkruanin ne gjuhen shqipe dhe mundoheshin t'a perhapshin kete gjuhe(biles edhe prifterinjte me kombesi te huaj),
    po po normal!ata kan perhapur edhe bibla ne te cilat shkruhej se demi i ulur dhe kali i çmendur kishin kryqezuar Krishtin ,per te konvertuar lekurkuqet .

    Nuk mund t'i krahasojme,,,eshte kunder natyres!

    normale qe nuk mund te krahasojme dike qe poer te ka rendesi vetem pasurija dhe pushteti me dike qe nuk i intereson asgje nga kjo bot,por ajo qe i intereson eshte takimi me zotin e tij.
    un ne 19 vjet itali kam njohur vetem nje sekt prifterinjshe qe ishin asket ndaj kesaj bote ,frati franceskani,ndertsa tjeret pa pik dallimi kan ber dhe bejne gara se kush ka makinat me te byukura apo vilat me te medhaja.



    ps
    kan nje shprehje italianet,thote keshtu

    Fal zotit qe prifterinjte kujdeseshin per familjet tona ,gjate kohes qe burrat luftonin,se per ndryshe do ishte shuar popullesia jone.

  4. #24
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin
    Jarigas, po te them me sinqeritetin me te madh se paske gabuar shume vella.
    Me sa kuptova une,ti nuk e paske pranuar Jezusin si Zot ngaqe feja Islame qenka me e dobet ( nuk ta ka mbushur mendjen),por arsyeja paska qene urrejtja ndaj turqive dhe frika se mos ndoshta edhe ty feja Islame po te ben turk.
    Kurse Jezusin e paske perqafuar vetemse gjergji e milloshi paskan pasur ate fe ( thjesht per mode, lux).!
    ..si gjitmone, logjikojme sipas menyres tone eh....thashe vendosa te njoh fene e te pareve, dhe pasi e njoha mora vendet e mia.....
    ...kurse Islamin e hodha poshte edhe per motivet qe ti rradhit ketu......(padyshim qe e kisha lexuar Kuranin!!)....dhe sidoqofte, kuptimi i Zotit nder te krishtere eshte tejet i ndryshem nha ai qe i japin myslimanet....



    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin
    Pra sipas ketyre dy pohimeve ti nuk paske pase nevoje per fe fare.
    Por ja qe eshte e modes te keshe nje fe , dhe ti e ke zgjedhur nje.
    Kjo eshte e drejta yte.!
    ...po eshte e vertete, per te jetuar asnjeri s'ka nevoje per fè.....
    Sa per moden gabohesh.... e modes eshte te lesh mjekerr psh, jo te studiosh libra fetare.........




    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin
    Sa me perket mua, une jam Musliman dhe fene time nuk e kushtezoj me ndonje situate, sjellje te dikujt, situate politike, materiale( ekonomike) etj etj... !
    ..i mjeri ti.....çdo sjellje jona eshte e kushtezuar dhe ti, nuk ben perjashtim....
    A e ke pyetur ndonjehere veten se ç'do te ishe sot, sikur te kishe lindur ne nje familje te krishtere???..sikur te mos na kishin pushtuar turqit??....apo te kishe lindur ne Amazone????....apo edhe ty t'eshte zbritur feja nga Xhebrahili.....hajt pra , na thuaj se perse je mysliman???


    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin
    Une nuk jem musliman se babai ose gjyshja ime kan qene muslimane ... !
    ...e çfare jane ata???

    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin
    Une nuk jam musliman ngase i urej fqinjet e mi qe jane greke(orthodoxe) e qe mundohen ta greqizojne Shiperine ... !
    ..ashtu si turqit e turqizuan don te thuash.......e levdueshme...
    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin
    Une nuk jem musliman sepse shume rilindas dhe patriote shqiptare kane qene Muslimane ... !
    ...asnje rilindas nuk e ka shkrujt qofte edhe nje fjale ne te mire te Islamit.....pra s'e ke kete privilegj...

    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin
    Une nuk jem Musliman sepse nje pop nuk ma spjegoi mire fene krishtere.!
    ..e pa me thuaj,ta kane shpjeguar mire fene e krishtere????

    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin
    Nuk kam besuar gjyshet qe thonin se jemi turkinja.!
    ...nuk beson ate qe te ka bo koken, por beson nje liber arab!!!!!...kjo eshte prej intelektuali, apo jo??

    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin
    Une thjeshte kam mare Kur'anin famelarte, e kam studjuar, dhe pasi ma ka mbushur mendjen, kam pranuar kete fe.!
    ..dhe meqe je intelektual dhe i pakushtezuar, studiove edhe Tevratin, Biblen, budizmin, taoizmin, etj...e mandej zgjodhe ate qe te mbushte mendjen....apo jo??
    Nje intelektual i pakushtezuar, thellohet ne zgjedhjen e tij apo jo??


    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin
    Fene nuk e kam pranuar per lux, ose per borgjezi ( çallame), por fene e kam pranuar sepse shpirti im ka pasur nevoje te besoje.
    Islami nuk te pranon Injorancen dhe Analfabetizmin. !
    ..pra ti e ke me urdher qe te studiosh edhe Biblen po ashtu si teorine e evolucionit te Darwinit apo relativitetin e Ajnshtajnit.....keshtu??A i ke studiuar??

    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin
    Surja e pare eshte shpalle ne menyre Imperative, duke urdheruar njeriun qe qe te mesoje e studijoje , e pastaj te fale namazin, agjeroje, jep zeqatin e te shkoje ne haxh.
    Nuk ka asnje hap te dyte pa me qene i arsimuar, sepse i arsimuari(i dituri) e njeh me se miri Krijuesin e vet.!
    ..dhe me arsim, ç'kuptohet (perveç mesimit permendesh te Kuranit)??



    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin
    Jarigas, mendoj se ka ende kohe te ulesh e te meditosh me thelle.
    Mos e hudh Islamin duke mare si shkak gjyshet dhe fqinjet qe thonin se jemi turq.!
    ...kur e thone gjysherit tane, eshte per te qare......kupton(edhe pa u thelluar fare),
    se sa thelle na e kan fut turqit.....


    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin
    Islami nuk te ben turk e as arab(kete te jesh i sigurte, nese e kupton esencen e Islamit).!
    ...por te ben te mendosh e sillesh si i tille...dhe kjo eshte akoma me keq...

    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin
    Behu udhetar i rruges se drejte, rruge ne te cilen jane nisur e tere bota ( edhe ajo perendimore).!
    ...dhe kjo rruge na qenka???kthimi ne terrin e mesjetes arabe???..hahahah..i mjeri ti.....

    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin
    Mos jeto per inat te dynjase ! Nje intelektual nuk duhet te bie ne nivelin e gjysheve.
    Durimtari eshte nen mbrojtjen e perendise, gjak nxehti dhe inatçiu gjithnje gabon!
    ..deri ne prove te kundert, myslimanet rrojne kot ne kete dynja(sipas Kuranit), sepse ajo e verteta eshte atje ku gurgullojne gurrat dhe nuk mbarojne zanat....
    ..nje intelektul siç thua ti nuk bie ne nivelin e gjysheve(nivel ne te cilin i la Turqia islamike), por meson shume nga to dhe ndreq sjelljen e tij ne menyre qe te mos perseritet me ai turp......qe shqiptari ta kete per turp t'i thote vetes "turk"....kupton ti intelektual???
    ....gjeknxehti po, gabon.......por nuk ma ha mendja se kam dhene prova gjaknxehtesie.....apo jo??

  5. #25
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    ...po eshte e vertete, per te jetuar asnjeri s'ka nevoje per fè.....
    Me kete te lartecituaren : " asnjeri s'ka nevoje per fe" i ke thene te gjitha, mos vazhdo me

    se do te biesh ne kundershtim me veten tende ( sic ke rene ne theniet e meposhtme).

    Postimet(pergjigjet) e tua nuk jane tjeter gje pos nje grumbull fjalesh e fjalishe qe s'kane asnje lidhje.

    Tashi po e shoh se me ke paskam humbur kohe duke debatuar.

    Jarigas, une ate qe desha te them, e thashe me argumente.

    Por ti je njeri i lire nga ana e Zotit, ai te ka lene te lire te zgjedhesh te miren ose te keqen.

    Por mos mendo se per kete zgjidhje nuk do shperblehesh-denohesh.

    Ti je i monitoruar cdo milisekonde nga ana e Krijuesit te gjithesise.

    P.S Me fal oj kohe e çmuar qe te humba ne kete debat !
    Ndryshuar për herë të fundit nga Explorer : 01-08-2009 më 07:20

  6. #26
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin
    Me kete te lartecituaren : " asnjeri s'ka nevoje per fe" i ke thene te gjitha, mos vazhdo me

    se do te biesh ne kundershtim me veten tende ( sic ke rene ne theniet e meposhtme).

    Postimet(pergjigjet) e tua nuk jane tjeter gje pos nje grumbull fjalesh e fjalishe qe s'kane asnje lidhje.

    Tashi po e shoh se me ke paskam humbur kohe duke debatuar.

    Jarigas, une ate qe desha te them, e thashe me argumente.

    Por ti je njeri i lire nga ana e Zotit, ai te ka lene te lire te zgjedhesh te miren ose te keqen.

    Por mos mendo se per kete zgjidhje nuk do shperblehesh-denohesh.

    Ti je i monitoruar cdo milisekonde nga ana e Krijuesit te gjithesise.

    P.S Me fal oj kohe e çmuar qe te humba ne kete debat !
    ...do te bie ne kundershtim.....hmmm....ndoshta ndonje dite.......deri tani jo.....
    ...tashi, ti ke aftesi te argumentosh gjesendi apo veçse me u qaravit????
    Nese ti me provon se nje njeri nuk mund te jetoje pa fe, une te perulem dhe behem direkt mysliman......(hahahahahahahah).......
    ......ky eshte ndryshimi ndermjet nje myslimani dhe nje te krishteri.....
    ...ti beson se Zoti eshte nje xhelat psikopat, me manine e mbikeqyrjes....kerse une e shoh si nje at........kupton???(i çik si e veshtire)

    P.S....thuaj atij monitoruesit tend,qe kur shkoj ne qenef(kur shkon ti e ke ciper kokes, kujdes), ta fiki kameran......hahahahahahahah.......o i mjeri ti......

  7. #27
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    P.S....thuaj atij monitoruesit tend,qe kur shkoj ne qenef(kur shkon ti e ke ciper kokes, kujdes), ta fiki kameran......hahahahahahahah.......o i mjeri ti......
    Aq e kekapacitetin e te menduarit ti, mendon se Perendia eshte big brother.

    Kjo gjengje nuk eshte varferi, por eshte mjerim per ty.

    Mos me repliko me se nuk kam qejf te debatoj me njerez qe nuk dine se çka

    jane, jane te humbur.

    Ti here je mohues , here je besimtar, s'po t'mar vesh.

    Ti ende ke nevoje te pastrosh disa probleme me veten tende.

    Kur te jesh gati , mu paraqit.

    Deri atehere mos komento postimet e mija e as

    une te tuat.


    P.S:

    Po kerkon argumente prej meje?!

    S'ka problem , jam ne gjengje te te sjell plot argumente ( sic te solla), por

    jam i sigurte 1000% se nuk ke per tu bindur ngase ende syte i ke te

    "verbuar", do te jesh i verbuar derisa te besosh ( te behesh besimtar).

    Dashte Zoti te te ndihmoje.

    "Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç'kanë në vetvete ". (Er-Rra'd: 11)

    Ja se cka thote Kur'ani famelarte per ty dhe te tjeret si ti :

    68:15 Kur atij i lexohen ajetet Tona, ai thotë: “Legjenda të të parëve!”
    Ndryshuar për herë të fundit nga Explorer : 01-08-2009 më 08:56

  8. #28
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    ....hehehe...une perdor trurin tim...ti ate te Muhamedit........

    P.S.....ajetet e Kuranit nuk jane argumente......nese mendon te kunderten s'ke ç'debaton ketu....

  9. #29
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    ....hehehe...une perdor trurin tim...ti ate te Muhamedit........


    Truri i njeriut mund te gaboje nese nuk eshte i edukuar.

    Edukata me e mire eshte edukata Islame.

    Edukatat tjera e cojne boten dhe njerezimin ne humnere, sic jane duke e cuar.

  10. #30
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin
    Edukata me e mire eshte edukata Islame.
    Patjeter qe eshte edukata me e mire!
    Kur shkon ne WC, perdore doren per larjen e pjeses mbrapa,
    Shkurtoj pantollonat,
    Ndiqe shembull e nje njeriu analfabet dhe te degjeneruar,
    Beje thirrje per dhune dhe vrasje,
    Zhduk kulturen kombetare me veshje dhe sjellje arabofile dhe turkofile,
    ...
    "Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi!"

Faqja 3 prej 16 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •