Close
Faqja 6 prej 14 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 136
  1. #51
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    NJË KONTRIBUT ME NJË KUPTIM TË VEÇANTË

    - 600.000 USD - për një kishë dhe një xhami në Kosovë -

    Djegia e kishave dhe e xhamive nuk inkurajon drejtësinë dhe paqen, sigurisht as progresin. Përkundrazi, na rikthen në kohë dhe praktika, të cilat e lanë Ballkanin në prapambetje, në përçarje dhe në tragjedi.

    Të gjithë ata që e implikojnë besimin në aktet e dhunës, në thelb dhunojnë frymën e fesë. Cilido, sado të drejtë të këtë, ai duhet të respektojë shenjtërinë dhe rolin që kanë vendet e shenjta të kultit. Ato duhet të jenë qendra pajtimi dhe paqeje dhe jo vatra të konservimit të armiqësive.

    Vetëm me bashkekzistencën paqësore të komuniteteve fetare mund të ketë progres të vërtetë shoqëror. Në Shqipëri, myslimanë dhe të krishterë, këtë parim përpiqemi të respektojmë: të bashkëjetojmë dhe të bashkëpunojmë në harmoni.

    Kthjelltësia e tolerancës fetare dhe forca e dashurisë duhet të mposhtin urrejtjen e verbër që të çon në konflikte të njëpasnjëshme. Gjatë shekullit të 21-të, kudo dhe sidomos në rajonin e Ballkanit, pavarësisht nga komuniteti kombëtar apo fetar, të cilit i përkasim, thirremi për të luftuar për bashkekzistencë paqësore, me respekt reciprok dhe solidaritet. Me këtë bindje, Kryepiskopata Orthodhokse e Tiranës mori vendimin e mëposhtëm:
    Ofrojmë 600.000 USD - për restaurimin e një kishe dhe të një xhamie në Kosovë - ose për ndërtimin e një qendre rinore që do të inkurajojë bashkekzistencën paqësore. Kjo shumë merret nga fondet që kemi mbledhur me shumë mund për ndërtimin e Katedrales në Tiranë.

    Transferimi i kësaj shume do të kryhet me kompetencë, me qëllim që të garantohet përdorimi i drejtë i saj, sipas kuptimit të veçantë të kësaj iniciative.

    Tiranë, më 26.3.2004
    +Anastasi
    Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit
    dhe i gjithë Shqipërisë
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #52
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Kryepeshkopi Anastas: Nuk jeni komb tipik musliman

    --------------------------------------------------------------------------------

    Intervistoi: Auron Dodi
    18-05-2007


    Kryepeshkopi Janullatos, rrëfen ardhjen dhe arsyet e qëndrimit në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare dhe komenton përqindjet e përkatësive fetare

    Janullatos: Pse rri në drejtimin e Kishës

    "Unë pyeta vetëm ortodoksët, nuk pyeta myslimanët dhe ateistët, nëse juve u pëlqen të rri këtu"

    Më kërkuan ortodoksët shqiptarë që të rri këtu". Kështu e nis rrëfimin kryepeshkopi Janullatos, në lidhje me debatin që ka nisur mes klerit Ortodoks për drejtimin e kishës nga një kryepeshkop jo shqiptar. Në një intervistë për radion "Dojçe Vele", kryepeshkopi Janullatos rrëfen si rrallë herë arsyet që e detyrojnë të rrijë këtu. Ndërkohë që shton se nuk mund të flasin për punët e kishës Ortodokse deputetët apo njerëz që janë myslimanë. Janullatos rrëfen edhe punën e tij gjatë këtyre viteve në kishën Ortodokse, duke hedhur poshtë dhe akuzat për greqizim të kishës shqiptare. Sipas tij, numri i priftërinjve grekë është shumë më i vogël në krahasim më ata shqiptarë.

    Fortlumtuaria juaj gjatë gjithë kohës që ju keni qenë në krye të kishës shqiptare ka vazhduar të jetë e pranishme nga zëra kritikë pyetja se: Përse në krye të Kishës Shqiptare Autoqefale duhet jetë një grek? Kjo është shoqëruar me një drojë se kisha shqiptare do të humbas karakterin e saj autoqefal. Kritikët kanë përmendur kohët e fundit çështje të tilla si metropolitani i një rrethi jugor të Shqipërisë është sërish një grek, tani grekët po përpiqen të vënë njerëzit e tyre në krye të kishës dhe po e greqizojnë plotësisht kishën shqiptare. Cila është përgjigja juaj?



    Kur erdha në Shqipëri, erdha në këtë vend si ambasador i patrikanës Igumenike për të parë se çfarë ka mbetur. Pastaj ishin shqiptarët ortodoksë ata që më kërkuan të qëndrojë në Shqipëri. Unë nuk qëndrova vetë. Kur erdhi koha që të kthehesha në Greqi, sepse tashmë isha profesor i rregullt i universitetit të Athinës, dhe isha edhe metropolitan, kisha një punë të tërë për të bërë dhe do të kandidoja për Akademinë e Athinës. Atëherë shqiptarët më thanë: "Do të ikni tani, kur ju i dini hallet dhe vështirësitë tona"?!. Kështu që u ndodha përpara një dileme. Nuk ishte diçka që e zgjodha vetë. Dhe përgjigja ime ishte, e para, nëse ju vërtet e doni këtë? Dhe unë pyeta vetëm ortodoksët, nuk pyeta myslimanët dhe ateistët nëse juve u pëlqen kjo.

    Dhe nëse Patrikana Igumenike e pranon vërtet këtë dhe nëse qeveria e pranon vërtet këtë. Atëherë këto janë tri predispozita që do të më drejtojnë mua për vendimin tim. Pastaj, një përfaqësi zyrtare e kishës së Shqipërisë shkoi te patrikana dhe i kërkoi që i dërguari i patrikanës të qëndrojë tek ne dhe të na organizojë. Ky ishte fillimi. Nuk ishte një situatë ku njeriu shkon të marrë pushtet. Dhe kur ti nis këtëdhe nuk gjen gjë, nuk është një pozitë pushteti, është një pozitë shërbimi dhe sakrifice. Kjo është një gjë që ata nuk e kuptojnë. Ti nuk vjen në Athinë ku ke të gjitha mundësitë financiare e kështu me radhë, e të jesh i pushtetshëm, i fuqishëm. Ti vjen në Shqipëri për të ndërtuar nga asgjëja. Asgjëja, ose ajo që unë përshkrova më parë. Dhe kjo është arsyeja se përse ortodoksët e Shqipërisë kur ne kishim këtë plan për Kushtetutën në vitin 1994, e cila përmbante një paragraf për kryepeshkopin ortodoks, ishin shqiptarët që mblodhën mijëra, nuk më kujtohet numri i saktë, që mblodhën shumë "jo", për të kërkuar që ne nuk duhet të votojmë për këtë Kushtetutë. Kriza shumë herë nuk vjen nga komuniteti ortodoks. Kur ju flisni për autoqefalinë, meqenëse kjo është një fjalë greke, le të shohim se çfarë do të thotë ajo. Fjala është autosefalos edhe prej atyre që nuk janë ortodoks ne nuk mund ta pranojmë se deputetët, që janë mysliman ose ateistë, t'i tregojnë rrugën ose t'i japin këshilla kishës ortodokse. Kisha ortodokse e Shqipërisë ka shumë njerëz patriotë, shumë të rëndësishëm dhe shumë seriozë. Ata kanë mundësi të vendosin.

    Dhe kjo kritikë që thatë ju vjen nga disa zëra tipikë për zërat radikalë, që shikojnë rreziqe dhe shikojnë armiq. Cila është saktësisht kritika? Kam lexuar disa artikuj, jo shumë kohë më parë në ta thuhej, nuk dëshiroj të përdor emra, por në ta thuhej, se ka kaq shumë priftërinj grekë. Sa priftërinj grekë ka tani në Shqipëri? Tre. Janë shumë këta tre! Pyet sa ka në kishën Romano Katolike? Sa murgj dhe sa murgesha ka atje? Sa shumë mijëra janë nga Komuniteti mysliman? Ka një tendencë për të thënë gënjeshtra. Gënjeshtra të kulluara. Të pyes sërish, sa priftërinjtë janë këtu? Dhe kur flasim për kishën, kisha nuk është vetëm Kryepeshkopi. Kisha janë peshkopët, priftërinjtë, 136 priftërinj shqiptarë që erdhën prej asgjësë. Kryepeshkopi i edukoi ata, u përpoq t'i mbështesë ata apo familjet e tyre gjatë kohës së shkollimit, dhe tani ai është një ndihmues për t'u ofruar atyre një jetë me dinjitet, dhe për këtë çështje e gjithë kisha ortodokse, ne jemi një e vetme. Atëherë ku është saktësisht problemi. Kështu që unë nuk i kuptoj frikërat. Natyrisht le të jemi pak më të saktë dhe më provokativë. Natyrisht që ka njerëz që shohin në mënyrën e vjetër me dyshim që kryepeshkopi është një i huaj. Unë asnjë herë nuk i kam bërë bisht të them. Është e qartë se unë nuk kam lindur në Shqipëri. Nganjëherë me humor unë them se nuk është faji im se ku kam lindur. Ishte ndoshta faji i prindërve të mi dhe prindërit e mi, siç mund ta dini, vijnë nga Preveza.

    Megjithatë ku qëndron ekzaktësisht problemi? Unë nuk jam në Shqipëri për të ngritur një koloni. Të gjithë njerëzit që kanë qenë këtu e dinë se në kohë kritike unë e kam ngritur i vetëm zërin tim kundër shumë prej atyre gabimeve që ata dëgjonin këtu. Njerëzit që i dinë punët nga brenda, e kuptojnë shumë qartë se nuk ka kontribut më të rëndësishëm se i kishës ortodokse dhe i këtij kryepeshkopi. Unë jam i vetëm, vizioni im është saktësisht të shoh brezin e ri të marrë udhëheqjen. Kjo është saktësisht perspektiva. Më thuaj sa njerëz nga Shqipëria janë graduar kryepeshkopë në kishën Romane Katolike apo te protestantët? A mund t'i gjesh? Mua nuk më pëlqen të flas për këtë. Unë kam një dëshirë dhe respekt të thellë për vëllezërit dhe motrat e mia atje. Por e përmend këtë për të vendosur vetëm kontakte. Nuk kemi diçka specifike. Ka njerëz që nuk mund t'i kuptojnë motivet se përse ndodhet këtu kryepeshkopi. E vetmja mundësi që disa po përpiqen të thonë tani është, në mënyrë që të kuptosh kryepeshkopin Anastasios ju duhet të kuptoni qëndrimin e Nënë Terezës. Nënë Tereza e la Ballkanin dhe shkoi në Indi. Ajo ishte një person i besimit dhe i dashurisë. Kryepeshkopi la vendin e tij dhe mundësitë e bukura që kish në Greqi dhe në të gjithë botën dhe erdhi në Shqipëri për të ndarë me ne vështirësitë, dhimbjen, problemet. Natyrisht, por njerëz që nuk besojnë te Zoti dhe njerëz që nuk besojnë te dashuria, është e pamundur të kuptojnë. Ata përpiqen të bëjnë analizën e gjithë kësaj me analizën e teorisë marksiste.

    Mendoni se mund ta gjejmë shpjegimin në histori me projektimin nga kritikët të një të kaluare historike në situatën aktuale?
    Ka gjithashtu një shpjegim tjetër, që ata nuk janë shumë të lumtur me zhvillimin e Kishës Ortodokse dhe gjithë zhvillimin që ajo ka tani në jetën sociale. Shumë nga ata që menduan se kisha ortodokse ka vdekur dhe le të ecim në këtë drejtim, por kisha ortodokse është e gjallë. Ky është një kontribut i madh për Shqipërinë. Sepse tani në Shqipëri ju nuk keni të bëni me një komb tipik mysliman. Ne jemi një shoqëri multifetare dhe kjo madje e ndihmon Shqipërinë drejt Bashkimit Evropian. I gjithë ky zhvillim ka qenë shumë i rëndësishëm. Në fillim të viteve 1990 shumë njerëz, kuptohet, që menduan se për të pasur një identitet duhet të kemi një identitet të ndryshëm nga ai i fqinjëve tanë. Por ishte naive, Shqipëria nuk është në Arabinë Saudite apo në Afrikë, por është në Ballkan dhe Kisha Ortodokse është një urë me fqinjët. Nuk është kërcënim, por është bekim, kur ne shkojmë për shembull në Rumani dhe ata e shohin që gjuha shqipe flitet në Rumani, në Rusi nga peshkopi grek, i cili flet shqip, kremton atje me patriarkun dhe me njerëzit e tjerë. Çdo njeri që e di, dhe ortodoksët i dinë shumë mirë këto detaje.

    Sa e fortë është nga pikëpamja islamike Shqipëria në të vërtetë?
    Ne nuk kemi statistika. Ju e dini se statistikat e fundit zyrtare janë të Luftës II Botërore. Në këtë periudhë, nga burimet italiane jepen këto shifra, 68 për qind myslimanë syni dhe bektashinj, 22 për qind ortodoksë dhe 10-11 për qind roman katolik. Por këto shifra janë shumë relative. Është shumë interesante që në kujtimet e Stalinit ka një diskutim mes Stalinit dhe Enver Hoxhës, ku Stalini e pyeti Hoxhën se sa ortodoksë ndodhen në vendin tuaj, dhe përgjigja e tij ishte rreth 30 për qind. Ata nuk kanë qenë kaq të saktë në shifra, dhe sot ka njerëz që nuk janë kaq të saktë në shifra. Por është e qartë se pas periudhës së komunizmit jo çdo njeri u bë fetar. Ka shumë njerëz tani që thonë "faleminderit, ne nuk u përkasim komuniteteve fetare".

    E kam fjalën për qëndrimin e tyre jo vetëm në shifra. Sa të fortë janë myslimanët shqiptarë në qëndrimin e tyre?
    Besoj se për këtë duhet pyetur Komuniteti Mysliman. Por ajo që dua të them se gjatë gjithë këtyre viteve, ju folët për kontributin tim që nga fillimi në një kohë shumë kritike, unë insistova për vëllazërinë mes udhëheqësve të ndryshëm fetarë. Gjatë periudhës që kemi pasur gjithë këto shqetësime në Bosnjë- Hercegovinë, në Shqipëria përjetonte marrëdhënie ekselente nëpërmjet feve. Që prej fillimit ne nisëm të kemi jo vetëm tolerancë. Tolerancë tingëllon disi arrogante. Ç'domethënë arrogancë të tolerosh të tjerët, pse duhet të tolerosh. Nuk duhet të flas unë për tolerancë, ne folëm për bashkëpunim vëllazërim. Dhe ky është me të vërtetë një kontribut i madh për shoqërinë shqiptare dhe natyrisht shumë njerëz thonë se ky është i vetmi vend në Ballkan që kemi këto marrëdhënie.

    Marrë nga Radio "Dojçe Vele"
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #53
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Kryepiskopi Anastas merr titullin "Qytetar Nderi i Tiranës"


    Të premten paradite, më datë 23 dhjetor 2005 në hotel “Sheraton” në kryeqytet, Bashkia e Tiranës organizoi ceremoninë e dhënies së titullit “Qytetar Nderi i Tiranës”, krerëve të komuniteteve fetare në Shqipëri, me shënimin: “Krerëve fetarë në Shqipëri për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për harmoninë ndërfetare, rikthimin e besimit në mbarë vendin si dhe për kapërcimin me urtësi të situatave të vështira politike”.

    1) Ish-kryetari i Komunitetit Musliman në Shqipëri, Haxhi Hafiz Sabri Koçi (pas vdekjes).

    2) Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasi

    3) Monsinjor Rrok Mirdita, Arqipeshkv i Mitropolitisë së Tiranës dhe Durrësit

    4) Baba Reshat Bardhi, Kryetar i Komunitetit Bektashi



    Kjo ceremoni u kryesua nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Edi Rama. Në fjalën e tij, kryetari Rama ndër të tjera tha: “… Përfaqësuesit e klerit shqiptar janë njerëz që meritojnë jo thjesht dhe vetëm nderimin e kryeqytetasve për çka bëjnë në suazën e besimit që ata përfaqësojnë. Ata meritojnë nderimin e kryeqytetasve në radhë të parë për sakrificat dhe durimin e pashoq përmes të cilëve ata mundën të ngrenë tempujt e besimit në shkretëtirën morale të fillimviteve 90-të. Unë besoj që qëndrimi i këtyre qytetarëve më të rinj të nderit të Tiranës, është një qëndrim që i kapërcen kufijtë e çdo komuniteti fetar dhe çdo vathe besimtarësh, është një qëndrim që reflekton dashuri dhe tolerancë edhe tek qytetarët laikë, të cilët falë kësaj bashkëjetese dhe kësaj paqeje të garantuar brenda dhe ndërmjet komuniteteve fetare ndjehen jo vetëm të pakërcënuar nga ato simptoma destabiliteti që gjenden rëndom në botën e sotme, në ato vende ku besime të ndryshme përplasen me njëra-tjetrën për shkak devijacionesh, por mbi të gjitha gjenden të rrethuar nga dashuria dhe paqja që përçojnë fjalët e këtyre katër figurave”.

    Kryetari i Bashkisë Rama, pasi sqaroi se biografia e këtyre njerëzve në asnjë rast tjetër nuk u lexohet, pasi ajo çka ata bëjnë në të përditshmen është e vetmja gjë që është e rëndësishme për ta dhe ajo që ka të bëjë me të kaluarën mbetet diçka thjesht vetëm e shkruar të cilën nuk mund të presim të na i thonë këta njerëz që janë madhështorë, për faktin se karakterizohen në radhë të parë nga ajo modesti intelektuale dhe shpirtërore aq shumë e munguar në qytetin tonë, lexoi përpara të pranishmëve biografinë e katër krerëve të komuniteteve fetare në Shqipëri, të cilët morën titullin “Qytetar Nderi i Tiranës”.

    Gjatë paraqitjes së biografisë së Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, Kryetari i Bashkisë Rama tha ndër të tjera: “Në biografinë e shkruar që mua ma kanë sjellë, kanë harruar të thonë se ai zotëron mirë, madje mjaft mirë edhe gjuhën shqipe. Dhe kjo të them të vërtetën është një harresë që mua më pëlqen. Për të është shkruar këtu si të ishte një shqiptar që zotëron dhe greqishten. Si kryetar i komunitetit orthodhoks, ai ka dhënë vlera të jashtëzakonshme për ripërtëritjen e komunitetit orthodhoks, për ndërtimin e objektit të kultit, edhe ato të rrënuara dhe të dëmtuara gjatë periudhës së brutalitetit komunist, si dhe për rikthimin e besimit në mbarë vendin. Komuniteti orthodhoks ashtu si edhe komunitetet e tjera fetare në Shqipëri kanë ndihmuar për zbutjen e traumave në vitin 1997 dhe për qetësimin e shpirtrave të trazuar, të të përzënëve nga dhuna e Milosheviçit në vitin 1999 dhe kontributi i Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë është një kontribut që shtrihet edhe përtej këtyre që thashë, përmes shumë e shumë konferencave e seminareve, për të bërë të njohura besimet fetare në Shqipëri në plot auditorë universitetesh dhe auditorësh të botës, gjë që rithekson edhe njëherë që harmonia ndërfetare dhe njohja e respekteve reciproke mes besimeve në qytetin tonë është në radhë të parë një vetëdije e rrënjosur thellë në zemrat dhe mendjet e këtyre katër burrave…”.

    Më pas Kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Edi Rama iu dorëzoi simbolet katër kryetarëve të komuniteteve fetare. Në momentin e marrjes së simbolit “Qytetar Nderi i Tiranës: Kryepiskopi Anastas tha: “I nderuar zoti Kryetar i Bashkisë dhe Kryetar i Partisë Socialiste, zoti Edi Rama dhe të nderuar të pranishëm. Me gjithë zemër do të dëshiroja të shprehja falënderimet e mia të sinqerta ndaj jush dhe anëtarëve të nderuar të Këshillit Bashkiak për vendimin tuaj fisnik, duke më dhënë titullin, “Qytetar Nderi i Tiranës”. Pohoj se ndihem qytetar i Tiranës që nga viti 1991 kur për herë të parë erdha në këtë qytet. Jam duke qëndruar këtu gjatë këtyre 15 vjetëve të fundit dhe deklaroj se: Jam një tiranas i vogël pesëmbëdhjetë vjeçar. Gjithë këto vite që kam jetuar këtu kam marrë pjesë në vështirësitë, problemet, shpresat e njerëzve, vuajtjet dhe gëzimet e tyre. Dhe së bashku me drejtuesit e tjerë të dashur fetarë jemi përpjekur të kontribuojmë në harmoninë fetare, në bashkekzistencën paqësore për zhvillimin e jetës së qytetit, duke ndarë fjalën dhe dashurinë e Perëndisë nëpërmjet iniciativave në sektorët e shëndetit, edukimit, shërbimeve sociale etj. Duke shprehur përgëzimet e mia të sinqerta ndaj Bashkiakut tonë të aftë dhe bashkëpunëtorëve të tij të shkëlqyer, për arritjet e tyre të mrekullueshme në këto vitet e fundit, uroj nga thellësia e zemrës sime, shëndet, fuqi, vizion dhe durim në përmbushje të planeve të tyre ndaj qytetit tonë të dashur. Perëndia le të na ndihmojë të gjithë ne për të vazhduar me iniciativa krijuese përpjekjet tona, që ta bëjmë Tiranën një qytet të bukur, ku të sundojë harmonia ndërfetare, krijimtaria, përparimi, solidariteti, dashuria dhe shpresa. Edhe një herë falënderime të ngrohta nga një Tiranas pesëmbëdhjetë vjeçar.”

    Në ceremoni merrnin pjesë poeti dhe shkrimtari Dritëro Agolli, si “Qytetar Nderi i vjetër i Tiranës”, kryetari i Komitetit të Kulteve, këshilltari i Presidentit, përfaqësues nga Këshilli Bashkiak, rektori i Universitetit të Tiranës, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, klerikë dhe laikë përfaqësues të katër komuniteteve fetare në Shqipëri, përfaqësues të medias, etj.



    Julia Pjetri

    Korrespodent i Radios “Ngjallja”
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #54
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Kryepeshkopi Anastas shpallet “Qytetar Nderi” në Korçë

    --------------------------------------------------------------------------------

    24 Dec 2006
    Keshilli Bashkiak i qytetit te Korces miratoi jashte rendit te dites propozimin e perkrahur nga PS, por te refuzuar nga PD, per te nderuar kryepeshkopin e Kishes Autoqefale Shqiptare.

    Keshilli Bashkiak i qytetit te Korces ka miratuar dje mes debatesh te shumta, dhenien e titullit “Qytetar Nderi”, kryepeshkopit te kishes ortodokse shqiptare, Evangjelos Janullatos.

    Si nisi

    Debatet ne Keshillin Bashkiak te Korces per kryepeshkopin Janullatos erdhen pas nje kerkese per t’i dhene titullin me te larte si qytetar nderi i qytetit te kitarave. Ne mbledhje u pa se ky titull shkaktoi habi, por dhe debate te forta nga te dyja krahet e keshilltareve, ndonese “rebelet” kane qene pak ne numer, vetem pese te tille. Jashte rendit te dites, Keshilli Bashkiak i Kores ka propozuar dhe hedhur per votim propozimin per titullin me te larte si qytetar i nderit per kryepeshkopin Janullatos. Kerkesa ka mberritur fillimisht ne degen vendore te Partise Demokratike te Korces, por nuk eshte pranuar nga kjo e fundit. Nderkohe ajo ka gjetur mbeshtetjen e kryetarit te grupit te keshilltareve socialiste Niko Pandeli.

    Pro dhe kunder

    Ne fakt nisma ka ardhur nga nje grup qytetaresh korcare te komunitetit ortodoks, nje pjese e te cileve intelektuale te njohur te ketij qytetit. Ata, ne prag te Krishtlindjeve kane dashur t’i bejne nje dhurate te vecante Kryepeshkopit grek Anastas Janullatos. Debatet kane mbeshtjelle keshillin bashkiak. Ai qe kundershtuar me force kete vendim para votimit te tij, ka qene kreu i partise se Ballit Kombetar dhe njekohesisht sekretar i pergjithshem i PBK-se, Arben Hoxha duke dhene voten e tij kunder. Nderkaq kane dale jashte grupit te majte me abstenimin e tyre dhe keshilltaret socialiste Fehmi Xhemi dhe Gezim Spaho.

    Votimi

    Pavaresisht nga keto zhvillime, me shumice votash kreu i kishes Autoqefale shqiptare u vendos qe te nderohet me titullin e larte. Keshilli bashkiak i qytetit te Korces, ne mbledhjen e djeshme, ka votuar me shumice votash zgjedhjen si "Qytetar Nderi" Kryepeshkopin e kishes ortodokse shqiptare, Hiresine e tij Evangjelos Janullatos. Motivacioni i titullit, ishte per: "Rizgjim madhor te ortodoksise dhe ringritje te institucioneve fetare". Kryepeshkopi Janullatos eshte votuar pro me vota nga 21 anetare te keshillit bashkiak te Korces per titullin " Qytetar Nderi". Burime nga mbledhja e ketij keshilli, bene te ditur se nga 24 keshilltare te pranishem ne mbledhje, perfaqesuesi i Ballit Kombetar Arben Hoxha ka votuar kunder dhenies se ketij titulli, kurse dy keshilltaret socialiste kane abstenuar. Keshilltari tjeter i majte Sytki Mulla dhe perfaqesuesi i Partise Komuniste Gjerak Larti braktisen mbledhjen ne castet e votimit, duke mos pranuar te votojne nje vendim te cilin e kane cilesuar si shume te dyshimte. Ne kete menyre, ata kane dale kunder dhe keshilltarit te majte Niko Pandeli qe hodhi propozimin ne keshill, pa qene ne rendin e dites. Duket se dhe ata qe abstenuan me vote ose me largimin e tyre nuk kane pasur guximin te dalin fare hapur kunder, ndaj kane gjetur nje zgjidhje me origjinale sipas tyre. Gjithsesi shumica ka vendosur njezeri dhe tashme Korces i eshte shtuar si qytetar nderi dhe kreu i kishes ortodokse autoqefale Janullatosi. Dhenia e titullit, mesohet se do te behet me nje ceremoni te posacme, ne ditet ne vazhdim ne prag te Krishtlindjes.
    Irena Vreto
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #55
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga dp17ego Lexo Postimin
    Interesi yne ekonomik nuk ka pse te kete preferenca, aq me teper Turqine.
    A nuk ishe ti qe na mburre mikun turk deri tani, apo do te te citoj shkrimet e tua me siper.

    Sa per grekun une e thashe fjalen time dhe po te duash ta them edhe njehere.
    Macoku i huaj vjen vetem per te kobitur.
    Pra Me thjeshte qe te nxesh pak: Greqia jo vetem qe nuk na ka ndihmuar, por ka luajtur nje rol negativ dhe antishqiptar.
    Kaq.

    Tani shikoji edhe njehere ato qe ke shkruar dhe pastroji trute mire: Ne te ardhmen ne duhet te shtrojme ****** e te punojme, qe te mund te rrisim ekonomine tone dhe te dalim para botes me nder.

    Nje gje tjeter:
    Fqinjesia e mire, marredhenjet reciproke te mbeshtetura ne konventat nderkombetare, jane e ardhmja jone dhe jo luftenxitja e "armiku imagjinar"

    Ketu ka vend ajo shprehja jote: Jepi Cezarit ate qe eshte e Cezarit.
    Jam dakort me mendimin tend.

    Por e ka edhe te miren e saj ky rol negativ i Greqise:

    Ka prodhuar njerez si Noli, Luarasi dhe neve trashegimtareve te tyre sot.


    *

  6. #56
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    o ilia spiro: na merzite me kete anastasin qe po vazhdon e i lepin b*****. na e bere edhe profet tani.
    ti po vazhdon te na japesh ca argumenta te trasha per te vertetuar qe turqia eshte e keqe dhe greqia eshte e mire. gjithe kjo pse? vetem se ti je orthodoks.
    Ndryshuar për herë të fundit nga the admiral : 24-07-2009 më 08:00
    Vasudhaiva Kutumbakam

  7. #57
    viva voce
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Jam dakort me mendimin tend.

    Por e ka edhe te miren e saj ky rol negativ i Greqise:

    Ka prodhuar njerez si Noli, Luarasi dhe neve trashegimtareve te tyre sot.


    *
    Vertet mendon se Nolin dhe Luarasin i prodhoi qendrimi negativ i Greqise?

    Per Shqiperi jane perpjekur shume ardhetare te te tre feve kryesore dhe nuk mendoj qe ka qene nxitje e huaj dalja e tyre ne skenen politike, kulturore. ka pasur madje edhe hierarke fetare. Papa Kristo Negovanin, greket e dogjen ne gropen e gelqeres sepse lutonte per Shqiperi. Po ashtu Fishta, Baba Faja i Martaneshit, Naim Frasheri dhe Andon Zako Cajupi. Ka shume shembuj qe tregojne se shqiptaret kane lene menjane dasite fetare dhe jane perpjekur per Shqiperi.

    Problemi shtrohet qe Shqiperia sot eshte ne te tjera kushte zhvillimi kulturor dhe ekonomik. Kjo e ve ne pozite te tille qe ajo nuk mund te egzistoje gjate me friken e armiqve perreth.
    ka konventa nderkombetare, mbi te cilat mund tezhvillohet tregetia nderkufitare dhe me tej. Ka institucione nderkombetare ku ne duhet te marrim pjese dhe te themi fjalen tone, te matur dhe frutdhenese.
    neqoftese akoma presim nga mbrojtja qe mund te na beje dikush, qofte edhe USA, kjo do te ishte gabm fatal dhe do te na linte po ne kete nivel ku jemi.
    sereno

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-04-2006
    Postime
    560
    "spiro' qka ka dallim Janollatisi nga terroristi bin ladeni!
    Qka dallim feja myslimane ndaj fes orthodokse,asgje, te njejta jane terrorista ata terrorista ata, myslimanet kur te vrasin dike thojn allahuekberr, orthodkset para se me vra dike marin bekimi e priftit, keshtu kane ba sepaku serbet te ne!

    Edhe ti "spiro" nese ke ndermend me vra dike shko dhe puthja b...then, Janollatisit!

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-05-2008
    Postime
    104
    Burra mos humbni kohe me mikrobet. Ilia Spiro eshte akoma nje shembull i punes te Janullatosit ne Shqiperi. Ky eshte qellimi i armiqeve!!!!!!! Grekezim, ekstremizem fetar, antishqiptarizem!
    PO ne cdo bejme??? Do leme mikrobet te shkaterrojne Kombin???
    DO ti leme vellezer????? Apo do ti tregojme Shpirtin Shqiptar????
    KOHA E MASKAREVE POR ATDHEU I SHQIPTAREVE!!!!!!!!!
    RROFTE SHQIPERIA!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Luftëtari1444 : 24-07-2009 më 10:43 Arsyeja: ...gramatike

  10. #60
    SHQIPERIA E BASHKUAR Maska e Der_Kaiser5
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Postime
    751
    Citim Postuar më parë nga dp17ego Lexo Postimin
    Interesi yne ekonomik nuk ka pse te kete preferenca, aq me teper Turqine.
    A nuk ishe ti qe na mburre mikun turk deri tani, apo do te te citoj shkrimet e tua me siper.

    Sa per grekun une e thashe fjalen time dhe po te duash ta them edhe njehere.
    Macoku i huaj vjen vetem per te kobitur.
    Pra Me thjeshte qe te nxesh pak: Greqia jo vetem qe nuk na ka ndihmuar, por ka luajtur nje rol negativ dhe antishqiptar.
    Kaq.

    Tani shikoji edhe njehere ato qe ke shkruar dhe pastroji trute mire: Ne te ardhmen ne duhet te shtrojme ****** e te punojme, qe te mund te rrisim ekonomine tone dhe te dalim para botes me nder.

    Nje gje tjeter:
    Fqinjesia e mire, marredhenjet reciproke te mbeshtetura ne konventat nderkombetare, jane e ardhmja jone dhe jo luftenxitja e "armiku imagjinar"

    Ketu ka vend ajo shprehja jote: Jepi Cezarit ate qe eshte e Cezarit.
    Ketu ke fol tamam. Se ashtu i bie te qujanme edhe Ameriken armike apo vende te tjera me rradhe. Po te kishim ne ate force qe te ecnim vete nuk do ishim ketu ku jemi sot, keshtu qe eshte shume vone qe ne te ecim vete. Dhe mos harro, qe pasi morem pavaresine nga turqit forcat e medhaja te kryesuara nga ruset, anglezet, dhe francezet perseri na ndane ne dobi te grekut dhe serbit. Vetem President Wilson dhe Austro-Hungaria(Prusia) na dolen ne krahe.
    Tony Montana: I kill a communist for fun, but for a green card, I gonna carve him up real nice.

Faqja 6 prej 14 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •