Close
Faqja 5 prej 14 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 136
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-05-2008
    Postime
    104
    Burra dhe gra, mos u zini kot. Kombi na do te bashkuar.

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-05-2008
    Postime
    104
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Mendoj se turqia eshte e interesuar specifikisht per turqizimin dhe arabizimin e Shqiperise, sidomos te Shqiperise se Mesme, (se Kosoven e ka te veten tanime). Kjo vertetohet kur pak vite me pare, me nxitjen dhe pjesemarrjen e drejtperdrejte te autoriteteve zyrtare turke, u zhvillua ne Librazhd nje synetllek masiv i femijeve te vegjel, gje qe eshte dukshem nje forme dominimi mbi keto zona (synetlleku masiv nuk ka qen tradite nder shqiptaret).
    C'lidhje ka kjo qe thua me artikullin? Apo ste pelqen e verteta e mundohesh te ndryshosh teme? Kisha ortodokse Shqiptare eshte e Fan Nolit, jo e Janullatos. Janullatos dhe mikrobet qe solli ne Shqiperi do vi ora qe do marrim ate qe meritojne.

  3. #43
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Po xhanem. Po shkollat amerikane, angleze dhe italiane c`dreqin duan, ketu nuk ka amerikane, angleze apo italiane. Po flamuri amerikan xhanem c`kerkon ne cdo miting politik...., sikur jemi shtet i USA-s. Po keto s`jane gje hic, pa kur te shohesh ndonjehere te valevitet gjysem hena.

    Nc..Nc.... s`po marrim vesh c`po ndodh
    E thjeshte fare,Usa jane kulmi i civilizimit perendimor,gjuha angleze eshte gjuhe internacionale,Usa eshte dhe aleati jone strategjik,te kujtoj dy raste, Thomas Woodrow Wilson Shpetoi pavaresine Shqiptare,si dhe Clinton dhe Bush determinant per fatin e Kosoves,nga greket dhe turqit kemi patur vetem te keqia.


    ps.Gjysem henen ta thash pra duhet zhdukur nga trojet Shqiptare,duhet lene vetem ke ambasada turke,dhe aty teper eshte
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  4. #44
    viva voce
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Citim Postuar më parë nga Der_Kaiser5 Lexo Postimin
    Interesi ekonomik eshte edhe ne dobi tonen. Shume shqiptare kane blere mallra ne Turqi dhe i kane shitur ne Shqiperi. Sa per pordhet e Greqise ajo eshte dhe ka qene e vertee. Nuk ka ndodhur tani jo, por ne kulmin e vitit 97. Tani qe jemi ne NATO ndryshon puna. besoj se kaq kupton. Faktet jane fakte.

    Po te pyes une ty, cfare ka bere Gayqia per kombin dhe popullin shqiptar??? Se ti mbase ke fakte te pakundershtueshme.
    Interesi yne ekonomik nuk ka pse te kete preferenca, aq me teper Turqine.
    A nuk ishe ti qe na mburre mikun turk deri tani, apo do te te citoj shkrimet e tua me siper.

    Sa per grekun une e thashe fjalen time dhe po te duash ta them edhe njehere.
    Macoku i huaj vjen vetem per te kobitur.
    Pra Me thjeshte qe te nxesh pak: Greqia jo vetem qe nuk na ka ndihmuar, por ka luajtur nje rol negativ dhe antishqiptar.
    Kaq.

    Tani shikoji edhe njehere ato qe ke shkruar dhe pastroji trute mire: Ne te ardhmen ne duhet te shtrojme ****** e te punojme, qe te mund te rrisim ekonomine tone dhe te dalim para botes me nder.

    Nje gje tjeter:
    Fqinjesia e mire, marredhenjet reciproke te mbeshtetura ne konventat nderkombetare, jane e ardhmja jone dhe jo luftenxitja e "armiku imagjinar"

    Ketu ka vend ajo shprehja jote: Jepi Cezarit ate qe eshte e Cezarit.
    sereno

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-04-2006
    Postime
    560
    Sa i per ket Turqis dhe Greqis-qe te dyjat i kemi vende fqinje, i pari ka nje politik qe popullin shqiptar qe jemi si mysliman me shumic ti ndihmoj me zemer rrethe zhvillimit dhe mbrojtjes nga sllavet!
    Por me keryesorja eshte se nuk perzihet ne identitetin kombetar, pake rrethe fes por na mbron kombetaren nga agresort sllsvoorthodoks!

    Sa i perket greqis, kjo ka nje politik shofeniste ndaj shqiperis dhe shqiptarve ne pergjethsi, greket gjithmon pretendojn per gelltitjen e tokave shqiptare!
    Greket kane nje politik te njet me sllavet[serbet] qe ti rritin pakicat e vet ne trojet e huaj[te fqinjet] si mes fes ashtu edhe mese identitetit "pakic grek" dhe keshtu keta greket jane shume te rrezikshem per kombin shqiptar!

    Mose te ju vije merzi juve shqiptarve me fe ortodokse, nese kritikojm shkollat greke dhe pretendimet grek per shkatrrimin e shqipris, po qe se ju vije merzi ateher do te thote se ju mbroni greket dhe keni deshir qe ta shkatrroni shqiprin, apo me mire te themi jeni grkofil!
    Mose njohja e kosoves nga Greqia-Qipra, eshte edhe deshmi qe greket kane nje politik te demshme ndaje kombit shqiptar, ne krahasim me Turqin e cila lobon per kosove per ta njoftur tjerat shtete, e qe eshte ne te mire te kombit shqiptar!

  6. #46
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Kaq shtet "demokratik" eshte turqia, sa megjithese eshte ngjitur Evropes dhe 50 vjet ne NATO, nuk permbush kushtet per te hyre ne BE, po rrezik do te mbetet aty ku eshte. Turqia eshte shtet ku shkelen disa te drejta te njeriut dhe ku ushtria ka te drejte te beje grusht shteti kur t'ja doje qejfi.
    Turqia ne vitin 1915 ka ushtruar genocid mbi popullin armen dhe me pas edhe mbi popullin grek duke i perzene ata nga vatrat e tyre stergjyshore. Kohet e fundit eshte shquar per genocidin ndaj kurdeve.

    Per popullin tone nuk ka nevoje se dihen bemat e tyre per 500 vjet.

    turqia nuk i takon Evropes por Azise
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 24-07-2009 më 04:06
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #47
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Ju turqit duket keni harruar se sa fatkeqesi na keni sjelle ne 500 vjet, kur keni masakruar, burrat, perdhunuar grate e vajzat tona, cnderuar dhe konvertuar me force ne islamin tuaj. Dhe sot po perpiqeni te beni te njejten gje, por nuk keni per t'ja arritur, sepse Zoti yne Jisu Krisht eshte me ne. Dhe ne kemi ne krye te Kishes sone nje njeri te sjelle pikerisht nga AI, ne Shqiperi, Fortlumturine e Tij, Kryepiskopin Anastas, i cili eshte edhe nen mbrojtjen tone.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 24-07-2009 më 04:25
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-04-2009
    Postime
    384
    Qenke si tokmak ti Spiraqo, s'e paske shokun. Kushedi sa do ta kesh mjekrren. Dhe po te pashe diku ne Tirane, do te ta shkul me pinca. Jam enverist une, s'jam si keta demokrate e pallavra qe te lene ty te livadhisesh ne mes te Tiranes. Qelbanik.

  9. #49
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Kryepiskopi Anastas, apostull i diteve tona.

    E kaluara historike

    Anastas Janullatos lindi më 4 nëntor të vitit 1929, në një familje besimtarësh orthodhoksë në Greqi. Ai u rrit me besim dhe gjatë viteve të formimit merrte pjesë në mënyrë aktive në Kishë. Në fillim atij i pëlqente matematika dhe gjatë viteve të adoleshencës ai dëshironte të vazhdonte studimet në këtë shkencë. Idetë e tij ndryshuan me fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Gjatë viteve të luftës, Anastasi filloi të përjetonte besimin e tij në një mënyrë më personale. Ai ishte dëshmitar i shumë vuajtjeve dhe shkatërrimeve të luftës. Brenda kaosit mundi të gjente kuptim vetëm duke gërmuar thellë në besimin e tij. Që bota dhe vendi i tij të shpëtonte nga të këqijat e luftës si dhe nga pasojat e luftës civile në Greqi, Anastasi kuptoi nevojën urgjente për një mesazh paqeje të brendëshme, paqeje që vjen nëpërmjet Jisu Krishtit.

    Kjo përvojë e drejtoi Anastasin që të braktiste dëshirat e tij për fushat e tjera të studimit dhe të ndiqte teologjinë. Kaq drithëruese ishte kjo dëshirë sa që ai thonte: ''Për mua nuk mjaftonte t'i jepja diçka Perëndisë, duhej t'i jepesha plotësisht Atij. Doja që e gjithë qënia ime të jetonte në Krishtin''. Prandaj në vitin 1947, ai filloi Fakultetin Teologjik në Universitetin e Athinës, ku u diplomua shkëlqyeshëm në vitin 1951.

    Pas shërbimit ushtarak, Anastasi u bashkua me vëllazërinë “ZOI” (JETA), një organizatë fetare e përqendruar në rilindjen shpirtërore të Kishës në Greqi. Përgjegjësitë që kishte ai përfshinin misionin për të rinjtë e vendit të tij. Ai u bë udhëheqës i lëvizjeve studentore, kampeve të adoleshentëve dhe luftoi ta bënte besimin orthodhoks të vërtetë dhe të prekshëm për të rinjtë që kishte pranë. Nëpërmjet këtyre përvojave, Anastasi zbuloi ndikimin që patën këto programe mbi Kishën në një shkallë të gjerë. Ai kuptoi se pa një shërbim të tillë misionar, Kisha Orthodhokse humbiste qëllimin dhe së fundi zvogëlohej.

    Gjatë këtyre viteve, Anastasi mori pjesë gjithashtu në një lëvizje ndërkombëtare rinore orthodhokse të quajtur “Syndesmos”. Ai shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm gjatë viteve 1958 – 1961 dhe pastaj si Zëvendëspresident nga viti 1964 – 1978. Gjatë kësaj kohe u takua me udhëheqës të tjerë të rinj që kishin të njëjtin zell për të shpallur Ungjillin. Së bashku ata filluan të kuptojnë se Krishti asnjëherë nuk mund të kënaqej nga shpallja e Ungjillit vetëm brenda Kishës. Urdhërimi i Tij fillestar ishte që të shkonin në të gjithë kombet. Prandaj, misionet nuk janë vetëm të brendshme, por edhe të jashtme. Urdhërimi i Madh i së kaluarës është një përgjegjësi e madhe për të tashmen. Në atë kohë Anastas Janullatos shkruante:

    “Kisha pa mision është një kundërshtim termash... Nëse Kisha është moskokëçarëse ndaj punës apostolike që i është besuar, ajo mohon veten, kundërshton veten dhe thelbin e saj dhe tradhëton betejën që bën. Kisha që qëndron në vend, kisha së cilës i mungon vizioni dhe përpjekja e vazhdueshme për të shpallur Ungjillin të pa pagëzuarve, vështirë se mund të njihet si një Kishë e Shenjtë, e Përgjithshme dhe Apostolike, së cilës Zoti i besoi vazhdimësinë e veprës së Tij”.
    __________________
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #50
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Ai i dha shpresë vendit të tij

    Historia e Kryepiskopit Anastas Janullatos - Artikull i revistës së njohur “Parade”, botuar në SHBA

    - nga Nicholas Gage -

    “Ne nuk duhet të humbasim asnjë ditë të vetme.”

    Një plumb ka mbetur në dritaren e zyrës spartane të Kryepiskopit Anastas në Tiranë, i ndaluar në fluturimin e tij nga xhami i dyfishtë. Ai është shtënë nga një snajper gjatë trazirave politike të vitit 1997, që e shtynë Shqipërinë - një vend me shumicë myslimane - në kaos dhe kur jeta e Tij rrezikohej shumë. Kryepiskopi thotë: “E kam lënë aty, për të më kujtuar së jeta mund të mbarojë në një sekondë. Ne nuk duhet të humbasim asnjë ditë të vetme’’. Pak njerëz i përdorin ditët e tyre si Kryepiskopi Anastas. Delikat por energjik, hierarku 73-vjeçar i ka kaluar këta 12 vjetëte fundit, duke kapërcye r pengesat e pamata, për të arritur një mrekulli të prekshme në një nga vendet më të varfra të Europës.

    Gjatë regjimit komunist, që zgjati nga 1944-1990, Shqipëria - një vend me 3,5 milion banorë në veri të Greqisë, u bë vendi i vetëm në botë që ndaloi çdo formë ushtrimi të fesë. Edhe vetëm bërja e kryqit mund të të çonte në burg. Çdo kishë a xhami u shkatërrua apo u kthye për përdorim sekular dhe Shqipëria u izolua nga pjesa tjetër e botës.

    Në dyzinën e viteve që Anastasi ndodhet në Shqipëri, ai jo vetëm që ringjalli Kishën Orthodhokse, por dhe frymëzoi një popull të hidhëruar dhe të keqtrajtuar. “Nuk më vjen në mend asnjë tjetër që të ketë kontribuar më shumë në rilindjen e Shqipërisë si një vend i lirë Europian sesa Kryepiskopi Anastas”, - thotë Kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano.

    Si ish-profesor universiteti, që ndihmoi të rilindte një popull të goditur nga dekadat e diktaturës së pamëshirshme, Ai u ofron një mësim të fuqishëm amerikanëve, që po përballen me të njëjtën sfidë në Irak. “Tani, irakenët, si shqiptarët kur unë erdha këtu, janë dyshues dhe jo miqësorë, sepse ata kanë jetuar për shumë kohë nën frikë dhe shtypje, - thotë Kryepiskopi Anastas. - Sekreti për të ndryshuar këtë sjellje është që të tregohet, se amerikanët tregojnë kujdes dhe se amerikanët tregojnë kujdes dhe respekt për ta. Respekti për tjetrin është njëkohësisht esenca e Krishtërimit dhe e Demokracisë. Është veçanërisht e rëndësishme t’i qëndrosh besnik këtij parimi në vendet ku ka përplasje kulturash.”.

    Pas rënies së komunizmit, Kryepiskopi Anastas u dërgua në Shqipëri më 1991 nga Patriarku Ekumenik i Konstandinopojës, lideri shpirtëror i të Krishterëve Orthodhoksë, për të parë gjendjen në të cilën ndodhej besimi në vend. Ai gjeti 1600 kisha të shkatërruara dhe vetëm 22 priftërinj të moshuar ende gjallë, nga 440 që kishin shërbyer në Shqipëri para komunizmit.Por shqiptarët ishin kaq të dëshiruar për liri besi mi, dhe shumë prej tyre mblidheshin për shërbesa në vendet ku asgjë nuk kishte mbetur nga kishat e tyre të mëparshme, veç kambanave të thyera.

    Kështu, Patriarku i kërkoi Anastasit të qëndronte dhe të rindërtonte vetë ai Kishën Orthodhokse. Kur propozimi i tij u bë i ditur, shumë dyshonin se shkollari delikat - i lindur Anastas Janullatos në Pire të Greqisë - mund ta përballonte sfidën. Dy atake të rënda të malaries e kishin detyruar të linte misionin e Tij në Afrikën Lindore, por ai vazhdoi të jepte mësim dhe tëshkruante libra, përfshirë edhe një studim të respektuar për Islamin.

    Kur thirrja erdhi për të shkuar në Shqipëri, “të gjitha arsyet më thonin se ishte një mision pa asnjë shans”, thotë Kryepiskopi Anastas, i cili flet pesë gjuhë të huaja, përfshirë dhe anglisht. “Mua m’u kërkua të ringjallja Kishën pa asnjë mbështetje financiare, në një vendnë nevojë, që po kalonte një tranzicion të ashpër politik. Unë duhet të mësoja një gjuhë të huaj të vështirë në moshë të thyer, të jetoja në kushte të vështira, pa pritur të kisha siguri kundër kërcënimeve për jetën time. Çdokush tha se do të isha i çmendur të qëndroja .”

    Pastaj, thotë, ai pa dëshpërimin në fytyrat e shqiptareve që takoi. “Mendova, Kush do t’i ndihmojë këta njerëz? Kush do t’u japë atyre shpresë?” Unë e dija që kjo ishte një sprovë dhe unë i thashë vetes: “Në qoftë se ti ke besim, qëndro dhe përpiqu. Në qoftë se jo, kthehu në shtëpi”.

    Kështu ai qëndroi. Gjatë dekadës në vazhdim Kryepiskopi kapërceu shekuj problemesh etnike dhe fetare, për të ngritur një Kishë të re në të gjithë vendin. Ai ndërtoi 83 kisha, restauroi 140 kisha të tjera të rrënuara, restauroi pesë manastire dhe ndërtoi një seminar, një shtëpi për murgeshat dhe një seli për Kryepiskopatën.

    “Që në fillim, ai u përpoq jo vetëm për ringjalljen e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë, por edhe për t’u shërbyer gjithë shqiptarëve - duke ndërtuar shkolla, klinika mjekësore, qendra rinie, shtëpi fëmijësh, kopshte dhe kampingje, - thotë At Lukë Veronis, 38 vjeç, një prift orthodhoks nga Pensilvania, që ka punuar me Kryepiskopin për 9 vjet. - Të gjitha janë të hapura për të gjithë - të krishterë, myslimanë, jobesimtarë.”.

    ***

    “Përparësia jonë më e madhe është rinia”, shpjegon Anastasi, i cili po qetësonte një grup fëmijësh fshati, të cilët po prisnin në radhë të mjekoheshin në një klinikë dentare lëvizëse, duke u ulur ai i pari për të kontrolluar dhëmbët.

    Admirimi që ai ka fituar nga gjithë shqiptarët e shpëtoi misionin e Tij - dhe ndoshta dhe jetën e Tij - më shumë se një herë. Meqenëse ai erdhi nga Greqia, e cila ka probleme kufitare me Shqipërinë dhe pse mbrojti të drejtat e minoriteteve, duke përfshirë grekët etnikë, ai ishte objekt i sulmeve të egra.

    Në vitin 1994 - në një përpjekjepër ta larguar Anastasin - presidenti i parë i Shqipërisë i zgjedhur në mënyrë demokratike, Sali Berisha, projektoi një kushtetutë, në të cilën kërkohej që kreu i Kishës Orthodhokse duhej të ishte i lindur në Shqipëri dhe të jetonte atje prej 20 vjetësh. Kushtetuta u hodh në referendum; të gjithë ishin të sigurt që do të aprovohej, sepse kishte mbështetjen e qeverisë. Kryepiskopi bëri gati valixhet. Por, për çudinë e të gjithëve, kushtetuta u rrëzua; Shqiptarët e të gjitha besimeve të mëdha kishin votuar kundër saj.

    Me kalimin e kohës, Kryepiskopi fitoi dhe admirimin e Sali Berishës, i cili është edhe lideri aktual i partisë më të madhe opozitare. “Unë respektoj ato që ai ka arritur, veçanërisht për ringritjen e Kishës Orthodhokse”, - thotë tani dr. Berisha, një kirurg zemre.

    Pasi i mbijetoi referendumit, Anastasi përballoi shumë problemenë kaosin e vitit 1997, kur në Shqipëri ranë skemat piramidale, në të cilat shumica e shqiptarëve kishin investuar. Të gjithë të huajt, me përjashtim të 20 vetëve, lanë vendin; mbisundoi anarkia; u shpërthyen depot ushtarake dhe u morën një milion armë. Nata ndriçohej nga armët që shkreheshin. Kryepiskopi u shfaq në radio e televizor, duke bërë thirrje për qetësi dhe nxitur shpresë. “Erdhën punonjës ndërkombëtarë të ndihmave dhe të gjithë ne, përfshirë edhe Kryepiskopin, shpërndanim ushqime për familjet në nevojë, nganjëherë duke udhëtuar tetë orë deri në ndonjë fshat të humbur”, - thotë Penny Deligiannis, e cila drejtoi ushtrinë humanitare të Kishës Orthodhokse në Shqipëri.

    “Çdo natë hapnin zjarr mbi zyrën dhe rezidencën time, - rikujton Kryepiskopi, - por, për fat asnjë nuk u godit, faleminderit Perëndisë”.

    Pavarësisht nga rreziku, Ai beson se kjo përvojë e solli atë më pranë shqiptarëve: “Ajo provoi se ne nuk jemi këtu vetëm për të luajtur Samaritanin e mirë, por për të jetuar me ta, për të ndarë rrezikun që ata përballojnë dhe për t’u treguar, se dhe në kohën më të vështirë, kishte gjithmonë shpresë.”

    Dy vjet më vonë, mijëra shqiptarë nga Kosova u derdhën në vend, kur forcat serbe i sulmuan. “Ne ndihmuam sa më shumë të ishte e mundur nga ata, duke ditur që shumica ishin myslimanë”, - thotë Anastasi. - Mblodhëm më shumë se 12 milion dollarë për të ndërtuar kampe për të strehuar, ushqyer e kujdesur për rreth 33mijë refugjatë.

    Këto përpjekje ndihmuan të forcohen marrëdhëniet e Kryepiskopit Anastas me shqiptarët myslimanë. “Ne përpiqemi të tregojmë, se komunitetet fetare mund të shkojnë sëbashku dhe të ndihmojnë njëra-tjetrën,- thotë Anastasi. - Islami ka mundësi të bëhet shumë agresiv ose shumë i moderuar. Gjëja më e rëndësishme është të shmangim rënien e institucioneve fetare në duart e fanatikëve”.

    Sulmi ndaj Irakut ka shqetësuar Arabët, beson ai. “Ata ndihen të prekur, por nëse Amerika tregon se është e sinqertë në respektimin e lirisë dhe fesë së popullit iraken, qëndrimi i botës myslimane do të përmirësohet ndjeshëm.”

    Për të ndihmuar shqiptarët myslimanë Kryepiskopi përdori deri në limit burimet e Tij, të cilat vijnë tërësisht nga donacione. Një shembull është klinika mjekësore në Tiranë, ku kujdesen për 3000-4000 vetë në muaj, shumica myslimanë. “Asnjë nuk është kthyer mbrapsht, - thotë Charles Linderman, 37 vjeç, mjek amerikan që vjen nga Cleveland-i, i cili drejton sektorin e kirurgjisë, - dhe unë e di që ende janë lënë kisha të pandërtuara, në mënyrë që të funksiononte klinika.” Ndërmjet pacientëve kanë qenë vejusha dhe vajzae diktatorit komunist Enver Hoxha, i cili nxori të jashtëligjshme fenë.

    Kryepiskopi Anastas është i guximshëm edhe me të krishterët e tij orthodhoksë: “Kur ne filluam seminarin tonë, të gjithë u çuditën që pranuam studente femra, - kujton Ai. - Ne na duheshin ato të drejtonin programe dhe të jepnin mësim, por gjithashtu, unë besoj se gratë mund të lozin një rol më të madh në jetën e Kishës”.

    Si rezultat i kësaj largpamësie dhe arritjeve të tij, Kryepiskopi ka tërhequr në Shqipëri amerikanë dhe evropianë - përfshi këtu mjekë, infermiere, arkitektë, priftërinj dhe deri ekspertë kompjuteri - që e ndihmojnë në punën e Tij.

    Projekti më ambicioz i Anastasit, të cilin ai e sheh si kurorëzim të misionit të Tij në Shqipëri, është të rindërtojë një Katedrale Orthodhokse në Tiranë, për të zëvendësuar atë që ishte shkatërruar nga komunistët. Emri që ka zgjedhur për katedralen mishëron atë çka ai ka bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët - “NGJALLJA’’.
    Duaje te afermin tend si veten

Faqja 5 prej 14 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •