
Postuar më parë nga
ilia spiro
Kryepeshkopi Anastas shpallet “Qytetar Nderi” në Korçë
--------------------------------------------------------------------------------
24 Dec 2006
Keshilli Bashkiak i qytetit te Korces miratoi jashte rendit te dites propozimin e perkrahur nga PS, por te refuzuar nga PD, per te nderuar kryepeshkopin e Kishes Autoqefale Shqiptare.
Keshilli Bashkiak i qytetit te Korces ka miratuar dje mes debatesh te shumta, dhenien e titullit “Qytetar Nderi”, kryepeshkopit te kishes ortodokse shqiptare, Evangjelos Janullatos.
Si nisi
Debatet ne Keshillin Bashkiak te Korces per kryepeshkopin Janullatos erdhen pas nje kerkese per t’i dhene titullin me te larte si qytetar nderi i qytetit te kitarave. Ne mbledhje u pa se ky titull shkaktoi habi, por dhe debate te forta nga te dyja krahet e keshilltareve, ndonese “rebelet” kane qene pak ne numer, vetem pese te tille. Jashte rendit te dites, Keshilli Bashkiak i Kores ka propozuar dhe hedhur per votim propozimin per titullin me te larte si qytetar i nderit per kryepeshkopin Janullatos. Kerkesa ka mberritur fillimisht ne degen vendore te Partise Demokratike te Korces, por nuk eshte pranuar nga kjo e fundit. Nderkohe ajo ka gjetur mbeshtetjen e kryetarit te grupit te keshilltareve socialiste Niko Pandeli.
Pro dhe kunder
Ne fakt nisma ka ardhur nga nje grup qytetaresh korcare te komunitetit ortodoks, nje pjese e te cileve intelektuale te njohur te ketij qytetit. Ata, ne prag te Krishtlindjeve kane dashur t’i bejne nje dhurate te vecante Kryepeshkopit grek Anastas Janullatos. Debatet kane mbeshtjelle keshillin bashkiak. Ai qe kundershtuar me force kete vendim para votimit te tij, ka qene kreu i partise se Ballit Kombetar dhe njekohesisht sekretar i pergjithshem i PBK-se, Arben Hoxha duke dhene voten e tij kunder. Nderkaq kane dale jashte grupit te majte me abstenimin e tyre dhe keshilltaret socialiste Fehmi Xhemi dhe Gezim Spaho.
Votimi
Pavaresisht nga keto zhvillime, me shumice votash kreu i kishes Autoqefale shqiptare u vendos qe te nderohet me titullin e larte. Keshilli bashkiak i qytetit te Korces, ne mbledhjen e djeshme, ka votuar me shumice votash zgjedhjen si "Qytetar Nderi" Kryepeshkopin e kishes ortodokse shqiptare, Hiresine e tij Evangjelos Janullatos. Motivacioni i titullit, ishte per: "Rizgjim madhor te ortodoksise dhe ringritje te institucioneve fetare". Kryepeshkopi Janullatos eshte votuar pro me vota nga 21 anetare te keshillit bashkiak te Korces per titullin " Qytetar Nderi". Burime nga mbledhja e ketij keshilli, bene te ditur se nga 24 keshilltare te pranishem ne mbledhje, perfaqesuesi i Ballit Kombetar Arben Hoxha ka votuar kunder dhenies se ketij titulli, kurse dy keshilltaret socialiste kane abstenuar. Keshilltari tjeter i majte Sytki Mulla dhe perfaqesuesi i Partise Komuniste Gjerak Larti braktisen mbledhjen ne castet e votimit, duke mos pranuar te votojne nje vendim te cilin e kane cilesuar si shume te dyshimte. Ne kete menyre, ata kane dale kunder dhe keshilltarit te majte Niko Pandeli qe hodhi propozimin ne keshill, pa qene ne rendin e dites. Duket se dhe ata qe abstenuan me vote ose me largimin e tyre nuk kane pasur guximin te dalin fare hapur kunder, ndaj kane gjetur nje zgjidhje me origjinale sipas tyre. Gjithsesi shumica ka vendosur njezeri dhe tashme Korces i eshte shtuar si qytetar nderi dhe kreu i kishes ortodokse autoqefale Janullatosi. Dhenia e titullit, mesohet se do te behet me nje ceremoni te posacme, ne ditet ne vazhdim ne prag te Krishtlindjes.
Irena Vreto
Krijoni Kontakt