Ikėn apo nuk ikėn Edi Rama nga Partia Socialiste, pėr Arben Malaj dhe Ben Blushin tashmė ka pak rėndėsi. Dy figurat kryesore tė kėsaj partie edhe pse jo zyrtarisht janė duke u pėrgatitur seriozisht pėr tė konkurruar pėr postin e kryetarit tė partisė mė tė madhe nė opozitė.
Strategjia e Ben Blushit
Ben Blushi ėshtė ndėr figurat kryesore tė Partisė Socialiste. Qė nė momentin qė ka bėrė katapultimin nga bota e medias, nė politikė duket se rruga e tij ka qenė nė ngjitje. Me humbjen e PS-sė nė zgjedhjet e pėrgjithshme, duket se ka ardhur rasti qė Blushi tė shfaqė ambicien e tij pėr tu zgjedhur kryetar. Duhet thėnė, se nė fillim do tė duhet qė kreu aktual tė japė dorėheqjen nga posti i kryetarit pėr ta futur partinė nė njė proces zgjedhor pėr kreun e vet.
Deri nė kėto momente Blushi ėshtė duke punuar me gjitha mėnyrat pėr tė dalė njė kandidat fitues nga gara. Pėrveē medias, qė ėshtė njohėse e mirė e tyre, Blushi ėshtė duke kontaktuar me figura brenda partisė.
Humbja e zgjedhjeve duket se ėshtė njė rast mjaft i volitshėm pėr ambicien e ish-kreut tė grupit kuvendor tė socialisteve. Statura dhe eksperienca e Blushit duket se do jenė mjaft determinuese nė garėn e ardhshme tė socialistėve. Blushi ėshtė njė figurė bashkuese nė PS, duke qenė se asnjėherė nuk ka qenė pjesė e klaneve tė caktuara brenda partisė.
Duket se strategjia e Blushit ka ende pėr tu lexuar. Zėra pranė tij bėjnė tė ditur, se me shumė mundėsi ai do tė kėrkojė njė largim dhe mosrikandidim tė Ramės, pasi nė tė kundėrt do tė ishte njė sfidė e vėshtirė tė duelonte me kreun aktual, duke parė funksionimin e strukturave qė janė tė gjitha nė dorė tė kryetarit. Zėrat jashtė partie janė nė favor tė zgjedhjes sė Blushit nė krye tė PS-sė, por qė e njėjta gjė nuk mund tė thuhet dhe pėr anėtarėt e kėsaj partie.
Ben Blushi po pėrpiqet qė pėrveē pėrkrahėsve tė tij, tė afrojė dhe mbėshtetėsit e ish-kryetarit Nano, i cili duhet thėnė se ka njė raport armiqėsor me Edi Ramėn. Njė fakt pozitiv pėr Blushin ėshtė fakti qė do tė jetė nė Kuvend nė katėr vitet e ardhshme dhe do tė pėrballej me Berishėn nė fushėn ku zhvillohet beteja politike.
Strategjia e Arben Malajt
Njė ndėr ekspertėt mė tė mirė tė Partisė Socialiste, Arben Malaj, ka dalė hapur se kėrkon tė jetė pjesė e garės pėr kreun e ri tė opozitės. Ai deklaroi se opozita shqiptare nuk arriti dot tė dilte shumicė dhe tė zbatonte programin e saj nė qeverisje tė vendit. I pyetur pėr kryetarin Rama, Malaj u shpreh se mandati i kryetarit nė momentin qė humbet zgjedhjet ėshtė i ndėrprerė dhe partia futet nė njė proces zgjedhor pėr kryetarin.
Njė njohės mjaft i mirė i ekonomisė, Malaj ėshtė ndoshta eksperti mė i mirė qė ka PS nė kėtė fushė. Falė dhe rrethanave tė ekonomisė aktuale, duket se prania e tij nė krye tė partisė ėshtė e domosdoshme.
Duhet thėnė, se Malaj dhe pse nuk ka dalė publikisht, nė shumicėn e rasteve ka qenė kundėr politikave tė ndjekura nga Edi Rama. Madje lidhur me listat e kandidatėve pėr deputetė, Malaj ka pasur hatėr-mbetje me Ramėn pėr faktin se e vendosi tė tretin nė listėn e Vlorės.
Malaj ėshtė njohur dhe si njė pėrkrahės i fortė i Fatos Nanos dhe duket se do tė jetė ky kandidati qė ish-kryetari do tė mbėshtesė pėr postin e kryesocialistit. Njė paketė anti-krizė e propozuar nga Malaj pėr vendin do tė ishte mjaft joshėse pėr elektoratin shqiptar. Tanimė duket se dhe Malaj ka filluar tė kontaktojė me figura tė larta tė PS-sė dhe me bazėn e partisė.
Gjithsesi njė duel me tre kandidatė do tė jetė mė efikas, ai qė do pėrdorė njė strategji tė studiuar, pasi dhe rezultati do tė jetė i ngushtė pėr shkak tė ndarjes sė votave.
http://www.tiranaobserver.com.al/al/...0749&Itemid=42
Krijoni Kontakt