Close

Rezultati i Sondazhit: Cili deshironi te jete kryetari i ardhshem i PS

Votues
97. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Ben Blushi

    32 32.99%
  • Arben Malaj

    8 8.25%
  • Edvin Rama

    19 19.59%
  • asnjeri

    38 39.18%
Faqja 18 prej 18 FillimFillim ... 8161718
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 173 prej 173
  1. #171
    Stefani: Zgjedhjet e ndershme, vetėm nėse ndryshon kodi

    12 Dhjetor 2009

    Analisti Andrea Stefani i ftuar nė Ora News foli rreth ndryshimit tė Kodit Zgjedhor si dhe hapjes sė fushatės elektorale nga dy partitė mė tė mėdha nė vend. Lidhur me Kodin Zgjedhor Stefani u shpreh se "E kam konsideruar Kodin Zgjedhor si padrejtėsi qė u bėhet partive tė vogla, por edhe tė gjitha atyre organizimeve politike qė qėndrojnė tej tė majtės dhe tė djathtės." Sipas tij rikthimi i kodit ėshtė njė shpresė, qė ėshtė argumentuar edhe nga instituacione tė pavarura. 'Kam shpresė se kėto padrejtėsi qė i bėhen subjekteve politike tė rregullohen. Ėshtė njė mundėsi qė tė bėhen korrogjime, por kėrkohet vullnet politik qė bazohet tek e drejta.",tha ai. Analisi theksoi se " Jam i zhgėnjyer nga Edi Rama sepse Rama tregon egėrsi mė tė madhe ndaj LSI-sė, se sa vetė Berisha qė e ka konkurent.". Andrea Stefani u shpreh se mund tė ketė vonesė nė zgjedhje, por kjo nuk do jetė njė vonesė e drejtė. "Zgjedhjet nuk mund tė jenė tė ndershme sepse nuk janė tė barabarta, ky kod nuk ėshtė i ndershėm.", shtoi Stefani. Ndėr tė tjera analisit theksoi se "Duke gjykuar nga nevoja pėr ta riparė Kodin se sa e respekton ai barazinė e votės, mendoj se ka rėndėsi qė lidershipi PS-sė nuk duhet tė mbėshtesi tė ardhmen tek padrejtėsia. Mendoj gjithashtu se ēėshtja e dosjeve tė sigurimit ėshtė njė problem qė ėshtė pėrdorur pėr shantazhe politike, duhet tė ketė transparencė. Lidhur me referendumin e figurave tė njohura politike dhe akademike pėr ndryshimet kushtetuese Stefani tha se "Procesi ėshtė nė Gjykatėn Kushetetuese,e cila ėshtė tėrhequr pėr tė marrė vendim. Njė grup nismėtarėsh me figura publike kanė bėrė njė kėrkesė tė tillė, dhe po shqyrtohet nėse kėtij grupi i mundėsohet e drejta pėr tė marrė fletėt pėr tė bėrė referendum. Sot komisioni i Venecia-s, njė insitucion ekpertizė i Evropės pėr ēėshjet kushtetuese ka marrė nė analizė edhe ēėshtjen e Amendamendeve Kushtetuese nė Shqipėri dhe ne presim qė tė dalė vlerėsimi i kėtij Komisioni.". Lidhur me faktin nėse Berisha po imiton hapjen e fushatės sipas stilit tė Obamės, Andrea Stefani nėnvizoi se " Berisha pėrpiqet tė imitojė aparencėn demokratike nė SHBA,por mua mu duk apatik fjalimi I tij gjatė fushatės,sepse gjatė gjithė kohės flitej pėr nėnshkrimin e MSA-sė. E rėndėsishme ėshtė tė numėrohen masat pėr punėsimi, rritje rrogash, liberalizim vizash dhe jo hedhje firmash". Sipas tij "Edhe Rama edhe Berisha duan tė imitojnė Obamėn. Dėshira pėr tė imituar Amerikėn ėshtė e ligjshme, por nuk duhet imituar vetėm ana e jashtė, por thelbi i fushatave tė tyre dhe tė realizojmė parimet e lirisė dhe demokracisė, ndarjes sė pushteteteve, lirisė sė fjalės dhe medias." Nė fund tė bisedės nė Ora News Andrea Stefani u shpreh se " Jam i zhgėnjyer pėr tezat e Ramės pėrtej tė majtės dhe tė djathtės, kjo tezė pėrpiqtet tė na largojė nga pluraliteti i konkurencės dhe kjo do tė thotė tė mos funksionojė demokracia", pėrfundoi ai.

    shqip

  2. #172

    Partia ėshtė Rama dhe Rama ėshtė partia

    ǑKUPTIM KA TE FITOSH 93 PERQIND?

    Andrea Stefani

    Pas rizgjedhjes nė krye tė PS-sė me 93 pėr qind, Edi Rama u shfaq thuajse i lumtur ekraneve pėr tė shtuar se vota masive pro tij ėshtė njė mbėshtetje pėr politikat qė ai ka ndjekur dhe po ndjek. Por a ėshtė vėrtet kėshtu? A pėrbėn triumfi dėrrmues i Ramės mbi kundėrshtarin e tij, Maqo Lakrori, njė fitore pėr Partinė Socialiste? A mund tė konsiderohet fitorja e Ramės, qė pėr nga shifrat tė kujton jo vetėm fitoret e Berishės nė PD, por edhe tė Enverit nė PPSH, njė fitore edhe pėr njė politikė tė re? Ėshtė pikėrisht pėrmasa e fitores, numri 93%, qė duhet tė na bėjė tė mendohemi mė thellė pėr tė kuptuar nėse kemi tė bėjmė me njė mbėshtetje ndaj liderit, apo me njė konformizėm masiv ndaj tij, nėse kemi tė bėjmė me emancipim tė masave tė PS-sė apo me nėnshtrimin idhujtar qė ka karakterizuar tradicionalisht raportet e liderit me masėn nė partitė shqiptare. Prandaj nuk ėshtė aspak pa kuptim qė kur Rama del e krenohet se ka triumfuar me 93 pėr qind, tė mendohesh disi mė thellė nėse ėshtė njė fitore e tillė nė harmoni me diversitetin dhe ēlirimin qė duhet tė sjellė demokracia. Sepse triumfet pjellin vetėm Tiranė.

    ***

    Nė Partinė e Punės sė Shqipėrisė, Enver Hoxha, Sekretari i Parė i pėrjetshėm i saj, "zgjidhej" nga kongreset e partisė me 100 pėr qind tė votave. Edhe vetė PPSH votohej nė zgjedhjet pėr Kuvendin Popullor (qė ishte njė biēim Parlamenti i tredhur), me 99.9 pėr qind. Sot komunisti mė i thekur do ta ketė vėshtirė tė bindė njeri se ato fitore qė u pėrsėritėn pėr 40 vjet, ishin rrjedhojė e vullnetit tė zgjedhėsve. Vullneti ėshtė i lirė dhe aty ku nuk ka liri, nuk ka vullnet. Shumica e zgjedhėsve ishte e detyruar tė votonte ashtu, sepse, sikundėr kėmbėngulte makina e propagandės, vota pro partisė dhe Enverit ishte plumb pėr armikun, parullė qė kishte dhe anėn e prapme qė thoshte se vota kundėr ėshtė plumb i armikut kundėr partisė dhe popullit. Dhe dihej se ku pėrfundonin armiqtė. Prandaj kush guxonte tė dilte kundėr "popullit"? Pra vota 99,9% pėr PPSH ishte rezultat i dhunės, manipulimit dhe frikės nga hakmarrja e egėr dhe ekstreme e pushtetit.

    Po sot ēfarė po ndodh? Ndėrsa nė zgjedhje pėr pushtetin qendror apo lokal rezultatet janė mė tė shpėrndara (pra nuk ka mė 99.9%), shohim se zakoni i vjetėr kėmbėngul brenda partive. Dikush mund tė thotė se partitė janė shtabe nė luftėn pėr pushtet dhe nga ato nuk mund tė pritet ai diversitet qė vėrehet nė shoqėri. Njė gjė e tillė ėshtė e vėrtetė kur partia del nė fushatė pėr tė fituar pushtetin. Por uniteti nuk shfaqet si njė tipar i partive tė pėrparuara kur ėshtė fjala pėr tė zgjedhur njė kryetar brenda partisė. Madje, edhe kur zgjedhjet brenda partisė bėhen pėr ēėshtje qė kanė tė bėjnė me zgjedhjen e kandidatit tė partisė qė do tė garojė pėr kreun e shtetit (pra lidhur mė drejtpėrdrejt me luftėn pėr pushtet), ndarja e votave ėshtė dramatike. Mjafton tė kujtosh garėn Klinton-Obama nė partinė e demokratėve amerikanė. Votat pėr tė dy kandidatėt ishin thuajse tė balancuara. Gara qe mjaft e ashpėr, por mė me rėndėsi qe fakti se ndihej klima e lirisė, e garės reale, e pėrplasjes sė vullneteve tė pakomanduara nga frika dhe "iluzionet e njė gjendjeje qė ka nevojė pėr iluzione". Obama ishte pa diskutim njė kandidat rrezatues dhe me njė karizėm specifike, jo verbues por iluminuese. E megjithatė, kjo nuk e mposhti dot diversitetin qė pjell klima e lirisė sė vėrtetė, sepse liria ėshtė kapriēoze, si natyra qė mbėshtet tė gjithė varietet e saj. Prandaj Rama nuk mund ta pėrligjė fitoren e tij tė thellė me "brilantecėn" e tij, qė nė fakt nuk ke ku e kėrkon. Ta kėrkosh te disfata pėrballė njė pushteti me Gėrdec mbi shpinė? Te kompromisi pėr Kushtetutėn me Berishėn? Te pseudoteoritė tej sė majtės dhe sė djathtės? Ta kėrkosh te njė "oratori" pa thelb dhe fill logjik? Ku? Prandaj rrėnjėt e triumfit bolsheviko-berishisto-enverist tė Ramės nė PS, duhen kėrkuar te faktorė tė tjerė qė janė klasikisht tipikė pėr kėto lloj triumfesh, sikundėr manipulimi apo konformizmi me liderin qė vjen nga frika.

    ***

    Aty ku diversiteti nuk manifestohet nė shifra, aty nuk ka liri. Nuk mund ta maskojė mungesėn e lirisė dhe guximit pėr tė thėnė atė qė mendon, as zbatimi i parimit "njė anėtar njė votė". Demokraci nuk do tė thotė medoemos liri. Madje, nė kushtet e demokracisė, situata paraqitet mė alarmante pėr njė parti kur lideri i saj votohet sipas parimit "njė anėtar njė votė" nė masėn 93 pėr qind, sesa nė njė parti qė nuk zbaton kėtė parim, por e zgjedh liderin me 100 pėr qind tė votave tė njė forumi si kongresi apo kėshilli kombėtar. Sepse, nė rastin e parė kemi nėnshtrimin, konformizmin e masave ndaj liderit, kurse nė rastin e dytė kemi vetėm nėnshtrimin e forumeve ndaj tij. Pėr mė tepėr, nė rastin e parė kemi edhe dėshtimin e njė parimi qė ėshtė shpresa, mekanizmi i zbuluar nė Perėndim pėr ta nxjerrė njė parti nga monopolizimi dhe kthetrat e klaneve tė grupuara rreth liderit nė kokėn e partisė. Dhe kjo me sa duket ka ndodhur nė PS.

    Populli i majtė i paralizuar nga frika dhe iluzionet nuk qe i lirė tė mendojė dhe votojė alternativisht mes dy ofertave. Guximi tė bėn tė lirė. Po kush e frikėsoi popullin e majtė? Njė sėrė faktorėsh. Si gjithnjė, faktori Berisha nė pushtet. Frika tė bėn tė vihesh nė kėrkim tė shpėtimit, tė shpresės. Dhe ajo iu afrua popullit socialist nė formėn e njė kulti gjithnjė nė ngjitje e Ramės. Ai u propagandua djallėzisht (dhe pėr ēudi menjėherė pasi u mund nga Berisha nė zgjedhje) si i vetmi qė mund t‘i bėjė ballė Berishės! E kundėrta konfirmohet nė realitet. Kėto janė pėrralla tė reja me rrėnjė nė legjendat e vjetra me Gjergj e Bajlozė, por nė thelb njė fyerje e vėrtetė pėr njė parti. Si mundet qė lideri i radhės tė jetė mė vital, mė i rėndėsishėm se vetė partia? Mjerisht nė trurin e popullit socialist duket triumfoi pėrsėri aksioma majakovskiane (kėtė herė e albanizuar), partia ėshtė Rama dhe Rama ėshtė partia. Triumfoi gėnjeshtra se po tė largohet Rama, PS merr fund e tė tjera pallavra si kėto, qė i kemi dėgjuar mė parė nė gojėn e mbėshtetėsve tė Berishės. Por i kemi dėgjuar edhe nė gojėn e mbėshtetėsve tė dikurshėm tė Nanos, qė sot aplikojnė tė njėjtin besim tė verbėr edhe pėr Ramėn. Tė gjitha bashkė, kulti primitiv dhe nė ngjitje i Ramės nė PS, urrejtja pėr Berishėn, por edhe frika nga pushteti i tij, kanė krijuar tendencėn e konformimit me liderin e fortė qė mund tė "vrasė" bajlozin dhe tė shpėtojė "fshatin".

    Ėshtė simptoma e zakonshme e arratisjes nga liria, sfidat dhe frikėrat qė e shoqėrojnė atė. Tė gjitha kėto (duke presupozuar se nuk kemi tė bėjmė me manipulime), i dhanė Ramės atė ortek votash qė nuk do turpėronte as Enverin. Alternativa racionale e Lakrorit thuajse nuk ėshtė dėgjuar fare. Po ku lė vend kulti, frikėrat dhe iluzionet pėr alternativa? Kėshtu do tė ndodhte edhe po tė qe mė e mira nė botė. Se masat tė ndodhura nėn kėrcėnim e frikė dhe nė praninė e kultit tė liderit shpėtimtar, tė liderit Mesia qė i ushqen me shpresa iluzive, masat idhujtare, nuk kanė as sy tė shikojnė dhe as veshė tė dėgjojnė. Ato dinė vetėm tė duartrokasin. Prandaj themi se fitoret e tipit 99.9 apo 93 pėr qind janė njė disfatė e vėrtetė pėr idenė e emancipimit tė njerėzve dhe partive nė Shqipėri. Fitoi Rama, por jo PS. As demokracia!

    shqip

  3. #173
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    S T A R T

    Kriza nė Shqipėri, PE dėshton nė negociata

    Bruksel – Ka dėshtuar tentativa e Parlamentit Evropian pėr zgjidhjen e krizės politike nė Shqipėri, duke mos mundur madje tė miratonte as deklaratėn pėrfundimtare, siē ndodh zakonisht nė tė gjitha diskutimet pėr Shqipėrinė.

    Kyetari i delegacionit pėr Ballkanin nė PE, Eduard Kukan, u shpreh i zhgėnjyer pas takimit me delegacionin shqiptarė nė Bruksel, duke theksuar se ngėrēi politik tashmė ėshtė evident.

    "Ngėrēi politik ishte evident kėtu nė Parlamentin Evropian, sepse pas dy ditė diskutimesh intensive, ne nuk ia dolėm tė miratojmė deklaratėn e pėrbashkėt me rekomandimet e nevojshme. Jam i zhgėnjyer, nuk e fsheh kėtė sepse pėr herė tė parė, njė takim i tillė pėrfundon nė njė situatė tė tille", tha Kukan.

    Pothuajse tė gjithė eurodeputetėt shprehėn zhgėnjimin e tyre pėr mos arritjen e njė marrėveshje dialogu midis palėve. "Me vjen shume keq qė jemi ende nė kėtė situate qe eshte kaq problematike. Tani ka protesta, bėhet grevė urie, po ata duhet tė punojnė bashkė dhe i kuptoj shqiptarėt qė u ka ardhur nė majė tė hundės, qė nuk besojnė mė tek askush, as tek kjo qeveri, as te opozita, pasi kjo sjellje nuk e ndihmon klimėn e krijuar nė shoqėrinė shqiptare".

    Eurodeputeti rumun ka shkuar edhe mė tej, kur ka hedhur dyshime mbi njė telefonatė tė ardhur nga Tirana, qė ka kthyer nė pikėn fillestare tė gjitha bisedimet. “Kompromisi u arrit me te dy palėt. Z. Beja erdhi nė fund tė negociatave, e ndoshta, them se ndoshta, ai pati telefonata nga Tirana, sepse bllokoi negociatat dhe ne nuk ia dolėm tė miratonim deklaratėn pėrfundimtare. Kjo gjė ėshtė e paprecedente pėr takime ndėrparlamentare apo komitete tė pėrbashkėta qe te mos kenė njė qėndrim pėrfundimtar. Kjo ėshtė alarmante per Parlamentin Evropian qė nuk po sheh gatishmėri nga te dy palėt nė Shqipėri pėr tė punuar sė bashku pėr fatin evropian tė vendit tuaj. Unė nuk e kuptoj dhe nuk e pranoj qė pėrmes ping pongut, ne kėtu nė Parlamentin Evropian tė bashkėpunojmė ndėrsa kolegėt tanė shqiptare te mos bėjnė tė njėjtėn gjė, tha eurodeputeti rumun i PSDE-sė Victor Bostinatu.

Faqja 18 prej 18 FillimFillim ... 8161718

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •