Close

Rezultati i Sondazhit: Cili deshironi te jete kryetari i ardhshem i PS

Votues
97. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Ben Blushi

    32 32.99%
  • Arben Malaj

    8 8.25%
  • Edvin Rama

    19 19.59%
  • asnjeri

    38 39.18%
Faqja 5 prej 18 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 173
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947
    Kujt po i rruhet se rri Ed zuma apo jo ne krye te ps problemi eshte se duhet te hiqet nga kryetar bashkie se na u be me keq se ata qe shane ai vet.
    nje kjoske apo dhe restaurant prej muresh sa do i madh te jete prishet nje dite por pallatet qe behen pa plan jane nje plage e perjteshme se nuk mund te prishen me.

    Per mua te dy kryetaret e PD PS DUHEN NDERRUAR.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anėtarėsuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    Citim Postuar mė parė nga MUAHHH Lexo Postimin
    Epo ka lloj lloj mutėrish o xhuxho se e di unė qė njė mut janė tė gjithė politikenėrit.


    Paske shkru i fjal me vend me ne fund!
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

  3. #43
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anėtarėsuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    Citim Postuar mė parė nga MUAHHH Lexo Postimin
    Po jo mėr, Shqipėria ėshtė nė moshėn e internetit. Do me i bo gjithė katunarėt me pentium dysh Sala. Skanė si mos e dun kėta. Ju ka cu internetin deri nė Prrenjas

    O nari rri ne milano une nda para meje je nji derr provinciali pa asnji pike vlere.
    Bile po ta them qe je dhe shume i vonuar nga truri e kisha fjallen.
    E persa i perket Prrenjasit -A e di ku bie or katunar i pa gjezdisur as ne vendin tend?
    Mos e di qe eshte ne mes pyllit mos e di qe eshte ne maj te malit a mor qyq shko e meso gjeografine nji here e pastaj hajde na ca thenby me ate politiken tende te re a te vjeter. PABUKS

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Katunari katnar ngelet

    P.S. Prrenjasi ėshtė ajo qyteza (katundi) pasi kalon Librazhdin e para se te hysh nė Pogradec. Katundi qė i kalon rruga e re mes pėrmes e ku dalin katunarėt me lopė e me dele nė mes tė rrugės. Katundi qė deri pardje skishte ujė, e kur u ca tuneli e u zublu burimi e kanė bo ujin si puna jevgut kur gjeti kos. Jo vetėm Shqipėrinė qė e kam bredh shoku katnar po edhe gjithė Europėn e botėn

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Citim Postuar mė parė nga MUAHHH Lexo Postimin
    Katunari katnar ngelet

    P.S. Prrenjasi ėshtė ajo qyteza (katundi) pasi kalon Librazhdin e para se te hysh nė Pogradec. Katundi qė i kalon rruga e re mes pėrmes e ku dalin katunarėt me lopė e me dele nė mes tė rrugės. Katundi qė deri pardje skishte ujė, e kur u ca tuneli e u zublu burimi e kanė bo ujin si puna jevgut kur gjeti kos. Jo vetėm Shqipėrinė qė e kam bredh shoku katnar po edhe gjithė Europėn e botėn
    -----
    Pėr kėtė pamfletė-*fletėrrufe,ti dhe soji yt komunistė,jo qė e keni tė meritueme humbjen, qė ua dhanė shqiptarėt,por meritoni edhe mė shumė..
    Ju e keni hak nxjerrjen e njė ligji,si nė Gjermaninė post- naziste,tu ndalohet ideologjia pėrēarėse,pėrēudnimi racist qė keni pėr bashkatėthetarėt tuaj dhe njė pėr njė tė jepni llogari pėr gjithė kalvarin,vuajtjet,vrasjet,internimet dhe dhunimin mbi tė gjithė shqiptarėt pėr kėto 60 e ca vite.
    Ju nuk meritoni mė shumė se pėrbuzjen historike tė kėtij kombi, i cili u sakatos dhe u ēnderua me farė,fisė,pronė e zot,iu mohua e tėrė historia e lavdishme,iu pėrbuzė gjaku i derdhur nė Kosovė,Qameri,Ulqin,Malsi,Vlorė e kudo nė Shqipėri,pėr njė Shqipėri ēfarė e andrruan Naimi,Konica,Fishta,Boletini e shumė e shumė burra e gra qė i dhanė jetė,gjak e shpirtė kėtij trolli tė lashtė.
    Pastė faqen e zezė fara komuniste e kopilat e tyre pėr jetė e mot !

  6. #46
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    edvin rama largohet pak rendesi ka kush vjen nese nuk bashkohen njeher e mire me LSI ata cdo 4 vjet do nderrojn lider dhe PD gjithmon ne pushtet. keq me vjen qe nuk e duan ilirin ne PS si kualicion por cdo gje po e tregon se pa ilirin nuk shkojn dot ne pushtet.
    vari leshte

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Citim Postuar mė parė nga Guri i Kuq Lexo Postimin
    -----
    Pėr kėtė pamfletė-*fletėrrufe,ti dhe soji yt komunistė,jo qė e keni tė meritueme humbjen, qė ua dhanė shqiptarėt,por meritoni edhe mė shumė..
    Ju e keni hak nxjerrjen e njė ligji,si nė Gjermaninė post- naziste,tu ndalohet ideologjia pėrēarėse,pėrēudnimi racist qė keni pėr bashkatėthetarėt tuaj dhe njė pėr njė tė jepni llogari pėr gjithė kalvarin,vuajtjet,vrasjet,internimet dhe dhunimin mbi tė gjithė shqiptarėt pėr kėto 60 e ca vite.
    Ju nuk meritoni mė shumė se pėrbuzjen historike tė kėtij kombi, i cili u sakatos dhe u ēnderua me farė,fisė,pronė e zot,iu mohua e tėrė historia e lavdishme,iu pėrbuzė gjaku i derdhur nė Kosovė,Qameri,Ulqin,Malsi,Vlorė e kudo nė Shqipėri,pėr njė Shqipėri ēfarė e andrruan Naimi,Konica,Fishta,Boletini e shumė e shumė burra e gra qė i dhanė jetė,gjak e shpirtė kėtij trolli tė lashtė.
    Pastė faqen e zezė fara komuniste e kopilat e tyre pėr jetė e mot !
    Obobobo na fike

    Lexo njėherė temėn, idiotizmat e shkrimet e atyre qė janė cilėsuar katunarė e tė trashė, pastaj hajde na jep verdiktin tėnd tė pa vlerė pėr fletėrruferėrat.

  8. #48
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anėtarėsuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    Citim Postuar mė parė nga MUAHHH Lexo Postimin
    Katunari katnar ngelet

    P.S. Prrenjasi ėshtė ajo qyteza (katundi) pasi kalon Librazhdin e para se te hysh nė Pogradec. Katundi qė i kalon rruga e re mes pėrmes e ku dalin katunarėt me lopė e me dele nė mes tė rrugės. Katundi qė deri pardje skishte ujė, e kur u ca tuneli e u zublu burimi e kanė bo ujin si puna jevgut kur gjeti kos. Jo vetėm Shqipėrinė qė e kam bredh shoku katnar po edhe gjithė Europėn e botėn
    Degjo ketu ti qe na paske "shetit europen e boten"
    -Prrenjasi eshte nje qytet industrial( i ngritur nga ai "xhaxhai" jot) dhe keshtu qe s'ka lope e dele or bageti.
    -Prrenjasi nuk ka vuajtur ndonje here per uje. Po eshte e vertete qe pas hapjes te tunelit u rrit ndieshem presioni i ujit.
    -Prrenjasi ka rritur intelektuale qe by**a jote nuk ka goje ti permende
    Vilson Blloshmi
    Genc Leka
    Sherif Merdani
    Rushan Kocibelli
    Kurt Xhepa
    ........ etj
    Me qe paske bredh boten keta duhet ti njohesh besoj kush jane e c'kane bere per Shqiperine.
    Por ma ha mendia se ti nuk i njeh se asnjeri nga keta nuk ka qene socialist.
    Dhe tjetra
    Ti po te kishe shetit europen nuk do te flisje me ate gjuhe por do te ishe rinovuar pak. Por ti ngaqe nuk ke pare tjeter vend vec vendit tend ngelesh njesoj si soji yt gje ja treguam vendin me 90-en. Ty dhe soit tend te kuq po qe se dikush nuk mendon si ju o eshte armik o eshte katunar o eshte tradhetar...........
    Po thirrini ore mendjes se late kokrren e namit gjithe Europa, qe ti (s')e paske shetit u vesh me Blu dhe ti shetitesi i saj na paske mbetur akoma me i kuq se ai "xhaxhai" yt. Po ti ngaqe ke mbetur shme mbrapa ne kohe ke mbetur mbrapa dhe ne edukate.
    Dhe te lutem hiqe ate emrin tim nga profili yt se nuk je i autorizuar qe te mos marresh ndonje denucio per fyerie he te ka daja xhan.

  9. #49
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anėtarėsuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    Zgjedhjet nuk i humbi PS, por Edi Rama

    Pse erdhi Rama nė krye tė PS? Dorėheqja e Fatos Nanos, liderit historik tė PS-sė pas humbjes sė zgjedhjeve solli nevojėn imediate pėr t’u ringritur, pėr t’iu dhėnė shpresė tė gjithė atyre qė tė shokuar u gjendėn nė aktin e fundit tė dramės qė solli pėrēarja e tė majtės. Edi Rama e kapi momentin dhe nė fakt ishte momenti i tij. Kur Edi Rama u vendos nė krye tė Partisė Socialiste, pakkush e mendonte kėtė fund. Kryetarin e Bashkisė sė Tiranės, udhėheqėsia e Partisė Socialiste ishte munduar ta mbante larg. Pse?

    Imazhi i pėrēuar prej Ramės nuk premtonte njė ngjizje tė natyrshme tė tij me Partinė Socialiste. Dhe kėto vite dėshmuan nė fakt se frika nuk ishte pa baza. Po kėshtu, oratoria e tij e shkėlqyer, punėt e dukshme publike nė Tiranė, armiqėsia e hershme me Sali Berishėn; as tė gjitha kėto tė marra sė bashku, nuk e bėnin dot entuziaste bazėn socialiste pėr vendosjen e Edi Ramės nė krye tė PS-sė.

    Por, ai erdhi nė krye tė PS-sė me njė kusht, tė vendosur nga tė gjitha palėt: Tė ēonte pas katėr vitesh PS-nė nė pushtet. Ky ishte basti i tij, kjo ishte gara e tij…


    Si e drejtoi Edi Rama PS nė katėr vite?

    Pėrballė pėrpjekjes pozitive tė socialistėve pėr t’ia njohur e mirėkuptuar kryetarit natyrėn e tij tė vėshtirė, e cila ndikonte nė ndėrtimin e lidhjeve konstruktive me njerėzit, pra, pavarėsisht vullnetit pozitiv tė tė gjithė socialistėve pėr t’i kapėrcyer kėto “vogėlsira”, Rama nuk arriti dot, pėrkundrazi u kondicionua nga komplekset e veta qė lidheshin me mosvlerėsimin e militantėve tė partisė, idenė fikse se nė PS kishte njerėz tė paaftė, mungesėn e dėshirėn pėr tė bashkėpunuar me njerėz qė “pėr fatin e tyre tė keq” ishin mbi pesėdhjetė vjeē, lodhja dhe dėshira pėr t’i ndėrruar e zėvendėsuar njerėzit etj.

    Po a duhen parė kėto elementė me njė sy shumė kritik? Unė do tė thosha jo, nėse bėhej fjalė pėr njė qytetar tė zakonshėm, por sa i takon kryetarit tė njė partie si PS dhe synimeve qė ajo kishte, kostoja ishte e lartė. Rezultati: Kryetari u shkėput nga realiteti, dėgjonte ēfarė pėlqente dhe lundronte nė delirin e sondazheve qė i flisnin pėr fitore tė sigurt.

    Ne tė tjerėt padyshim e ndienim ftohtėsinė, pasigurinė, shterpėsinė e qėndrimit opozitar, por pėr shumė shkaqe…, askush nuk preferonte t’i prishte gėzimin e fitores sė thellė kryetarit, e fitores vetėm dhe pa LSI. Kėtu ėshtė momenti tė nėnvizoj edhe pėrgjegjėsinė time individuale, si anėtare e kėsaj kryesie, por dhe si njė nga mbėshtetėset e Edi Ramės, nė rrugėn e tij nė krye tė Partisė Socialiste.

    Pa dyshim nė kryesi kishte syresh qė i besonin fasadės, por shumė tė tjerė e shikonin me mosbesim ēorbėn qė Edi Rama po gatuante me stafin e vet 20-vjeēar.
    Nė kėtė sfond tė pikturuar me realizėm, pėrpos tė tjerash nuk mund tė mos vė nė dukje edhe hapat pozitivė qė ndėrmori Edi Rama.

    Padyshim qė ai punoi fort pėr sfidėn qė e shikonte si personale, iniciativat e tij si “Dialog me Shqipėrinė”, ngritja e Fondacionit “Qemal Stafa”, apo dhe pėrpjekjet pėr tė ndėrtuar njė program serioz e ambicioz pėr zhvillimin e vendit ishin pėr t’u pėrshėndetur si njė risi nė jetėn politike shqiptare dhe nė jetėn e PS-sė veēanėrisht.

    Por gjithēka mbeti nė nivelin e konstatimit. Edi Ramės i mungonte pėrvoja personale nė nivele tė larta qeverisėse, veēanėrisht nė fusha si ekonomia apo politika e jashtme dhe padyshim nė tėrėsi nuk ndėrtoi stafet e duhura qė do tė bėnin tė mundur arritjen e njė pikėsynimi: njė ofertė tė re e tė qartė pėr shqiptarėt. Importimi i njė strategjie tė gatshme gjatė fushatės nuk solli asgjė tė mirė pėr PS-nė, pasi ishte larg realitetit tė vendit dhe mentalitetit tė shqiptarėve.

    Rama ndėrkohė, mbeti rob i frikėrave tė kota qė e lidhnin me tė kaluarėn, obsesioni i tij pėr tė mohuar gjithēka qė shqiptarėt kishin ndėrtuar me mund e me djersė nė 18 vjet me njė qeveri apo me njė tjetėr, vetėm sa krijoi moskuptim e pakėnaqėsi tek opinioni. Askush nuk pėrmendi asnjėherė, me porosinė e tij tė veēantė, asnjė nga arritjet e qeverisė socialiste nė tetė vite.

    Teoria e tij pėrtej tė majtės e tė djathtės, nuk gjeti terren nė Shqipėri, tingėlloi e pavend, e stisur dhe qė nuk prodhoi asgjė. Vetidealizimi i figurės sė tij duke shėnjestruar klasėn politike dhe duke u vetėpėrjashtuar prej saj, tingėlloi jo e besueshme dhe nuk e shpėtoi nga pėrgjegjėsitė. Insistimi deri nė fobi pėr tė kapakosur historinė e PSSH dhe mohimi i kontributit tė pararendėsit tė tij Fatos Nano, e bėnė sėrish tė pabesueshėm dhe tė vogėl. Dėshira pėr tė materializuar mohimin e kontributeve, pėrmes prurjeve tė reja, tė cilat padyshim qė janė tė domosdoshme pėr ēdo parti, por qė nė rastin konkret, u morėn pėrtej gardhit, madje edhe nga gardhi pėrballė… dhe qė nė disa raste nuk reflektonin asnjė kontribut profesional, publik apo politik, kjo lėvizje pra thjesht sa uli nivelin e besimit dhe tė marrjes me seriozitet tė alternativės sonė nga votuesit shqiptarė.

    Personalizimi i luftės politike dhe mungesa e zėrave tė tjerė nė PS e jetėn publike e politike tė vendit krijoi monotoni e varfėri qėndrimesh. Distancimi nga anėtarėsia e PS-sė dhe pėrdorimi i tezave se PS-ja ėshtė thjesht njė instrument nė duart e qytetarėve, jo vetėm qė nuk motivoi kėta tė fundit, por shkurajoi dhe anėtarėt e partisė, tė cilėt e ndienin veten jashtė vėmendjes sė qėllimtė tė kryetarit tė tyre.

    Strategjia e pėrcjelljes sė njė mesazhi tė njėjtė, pėrqendrimi i vakėt dhe vetėm nė pak ēėshtje tė njohura korruptive, rezultoi njė blof pėr shkak tė fasadės dhe boshllėkut nė qėndrime.

    Dialogbėrėsit e Ramės nuk ngjallėn nė mė tė shumtėn e herėve besim dhe nuk pėrcollėn qartė thelbin e ofertės sonė politike dhe kjo jo vetėm pėr faj tė tyre, apo tė hallit se po na i vjedh zgjidhjet nė sirtar Berisha, por edhe tė mendėsisė sė pavlerė tė liderit qė mendonte tė pėrēonte me ēuna e goca, atė qė shqiptarėt nuk e besuan, politikėn e re, nė emėr tė sė cilės, Rama nuk linte rast pa shprehur faktin se ai ishte jo njė politikan, por njė qytetar i angazhuar nė politikė. Madje, nė emėr tė kėsaj teze, Edi Rama kishte mendimin tė sfumonte rolin e gazetės sė PS-sė “Zėri i Popullit” dhe ta ēonte atė drejt mbylljes.

    Kjo dekurajoi dhe ēorientoi opinionin nė tėrėsi dhe pėrkrahėsit e PS-sė nė veēanti, tė cilėt kishin nevojė tė shikonin njė lider tė vendosur dhe tė qartė nė rrugėn dhe misionin e tij politik. Dhe e gjithė kjo histori 4-vjeēare u mbyll me listat e kandidatėve, ku padyshim ka plot figura pėr tė cilat Partia Socialiste ia vlen tė krenohet.

    Ndėrkohė qė kemi dhe anėn tjetėr tė medaljes, nė lista, brenda njė nate, nė emėr tė shoqėrisė dhe miqėsisė, u futėn njerėz pa asnjė lidhje apo kontribut pėr PS, pa asnjė kontribut pėr shoqėrinė, por me njė lidhje tė fortė, para tė cilės askush nuk bėri zė, me Edi Ramėn. Nė lista u renditėn nė mėnyrė qesharake ēuna e goca qė nuk kishin asnjė spaletė pėr tė tundur nė supet e tyre.

    Pra, lideri i socialistėve ndėrtoi shpurėn e tij tė njerėzve, qė nė kushtet kur nuk e dinin se ku binte godina e PS-sė, pėr njė mandat tė fituar nė kurriz tė kontributit tė dhjetėra mijė socialistėve, do t’i mbeten mirėnjohės mirėbėrėsit tė tyre personal. Situata bėhej edhe mė paradoksale kur nga ana tjetėr u lanė jashtė listave disa figura tė PS, ku mė bujė bėri pėrjashtimi i Fatos Nanos, ish-kryetari i PS-sė, njė figurė historike dhe themeluese e saj.


    Pse humbi Rama?

    E para, duhet tė nėnvizoj qartė se kjo humbje nuk ėshtė si gjithė tė tjerat. Sot Partia Socialiste dhe e majta shqiptare ndodhet nė njė moment dramatik. Nga urrejtja qė u mboll dje midis vedit, na duhet tė pėrballemi sot me njė konfiguracion tė ri politik nė historinė e pluralizmit shqiptar.

    Pasojat do vijojmė t’i shohim nė vazhdimėsi. Por fillimisht le tė ndalemi tek disa prej shkaqeve:

    - Edi Rama nuk ringriti shpirtėrisht Partinė Socialiste.
    - U distancua prej atyre qė ai i quan militantė, kur thjesht kėta burra e gra, punėtorė, mėsues, mjekė apo profesorė pėrkrahin pa rezerva e interes PS-nė.
    - Tulati demokracinė e brendshme nė PS.
    - Nuk bėri opozitė tė qėndrueshme dhe konsekuente.
    - Disa herė bashkėpunoi pėr interesa tė ngushta e tė momentit nė mėnyrė jo luajale me PD, nė Parlament.
    - Nuk ishte i qėndrueshėm nė linjat politike.
    - Vetėm nė kėmbim tė Kodit, pranoi tė kalonte nė Kuvend ligjin “Pėr Prokurorinė” bashkė me PD, kur mė parė po PS kish vėnė alarmin pėr dy nene famėkeqe qė zhduknin pavarėsinė e kėtij institucioni.
    - Dėshtoi nė tė gjithė tezat e tij.
    - Dėshtoi teoria e tij “Pėrtej tė majtės e tė djathtės”.
    - Kishte boshllėk idesh dhe rutinė nė gjithė sa u trumbetua.
    - Tė rinjtė qė dilnin nė emėr tė PS-sė, i tregonin elektoratit shportėn e ushqimeve dhe krizėn qė i kishte mbėrthyer hallemėdhenjtė, po zgjidhjet mungonin, ato kaloheshin vetėm me buzėqeshje fėminore, naive me sharmin e politikės sė re.
    - Dėshtoi nė pėrzgjedhjen e njė stafi tė aftė, ata qė u pėrzgjodhėn dhe qė u lanēuan nė heshtje nė publik si stafi i mundshėm kryeministror ndėrtuan njė program anemik, i cili nuk u pa kurrė, madje as nga kryesia e PS-sė.
    - Nuk bashkoi tė majtėn, e cila mbeti e pėrēarė pėr shkak tė njė karrigeje.
    - Nuk bashkėpunoi nė mėnyrė tė sinqertė me aleatėt e vegjėl.
    - Pėr shkak tė mungesės sė plotė tė luajalitetit dhe tė njė bashkėpunimi konstruktiv e tė pėrgjegjshėm, sot mbeten jashtė Parlamentit figura tė spikatura e tė rėndėsishme tė politikbėrjes nė vend, si Skėnder Gjinushi e Paskal Milo etj.
    - Kandidatėt pėr deputetė tė panjohur pėr elektoratin nuk i shtuan asnjė votė PS-sė, ky i fundit u ēorientua edhe mė shumė nga fakti se nė ballė tė betejės nuk i printe lideri i vet, por shoqėria civile.


    Pse duhet tė ikė Edi Rama

    Sė pari, duhet tė zbatojė statutin dhe nenin pėrkatės qė e propozoi vetė.

    Sė dyti, ekziston njė precedent serioz, dorėheqja e Nanos, tė cilėn ai nuk mund ta shmangė.

    Sė treti, sepse ai dėshtoi nė njė pikė tė rėndėsishme, qė ishte dhe misioni i tij nė politikė: ai nuk i mori dot votat e uraganit, bashkimit tė madh tė qytetarėve “Pėrtej tė majtės e tė djathtės”, sepse nuk ngjalli besim. Dhe ky fakt bėhet akoma mė i rėndė kur pėrballė Edi Ramės, konkurronte njė 66-vjeēar i politikės sė vjetėr, mbi kurrizin e eksperiencės politike 20-vjeēare tė tė cilit rėndojnė ngjarje qė kanė tronditur Shqipėrinė dhe opinionin mbarė botėror. Politika e re dhe paqėsore deri nė dyshim e liderit socialist nuk u aprovua nga pėrkrahėsit e tė majtės, tė cilėt pėr shkak tė qeverisjes megakorruptive tė Sali Berishės shikonin arsye tė forta pėr njė opozitarizėm tė fuqishėm dhe pa ekuivok, i cili asnjėherė nuk u performua si i tillė.

    Sė katėrti, sepse nė emėr tė ambicies personale, nuk gjeti kurajon dhe vizionin e atij qė duhet tė jetė lider pėr tė bashkuar, e jo pėr tė shtypur me kėmbė tė vegjlit nė politikė, qė siē rezultoi, ta hanė kokėn njė ditė.

    Sė pesti, sepse dėshtoi politika personale e Unit. Dhe sė fundi, e mbi tė gjitha, Edi Rama e ka humbur tashmė mandatin e tij, ėshtė detyrė e forumeve drejtuese tė PS-sė t’i hapė rrugė ofertės sė re nė PS, pėr njė tė majtė tė bashkuar drejt shumė betejash tė vėshtira, por qė socialistėt dinė t’i fitojnė.

    Tezat se nuk kemi humbur, por u vodhėm, i rėndojnė edhe mė keq nė kurriz Ramės, sepse Berisha vjedh, por unė si pjesėmarrėse direkte nė mbi njė dekadė nė fushatat e PS-sė, di qė ne kemi fituar nė tė gjitha referendumet e zgjedhjet pas 2000, dhe nė tė mėparshmet e majta e bashkuar sėrish ishte fituese.

    Mbi tė gjitha duhet treguar pak pėrgjegjshmėri dhe ndaj socialistėve, mirė qė i zhgėnjyem, por tė paktėn mos t’i tallim me tezat e Ramės e ndonjė deputeti qė e ka marrė e do vazhdojė tė marrė pagėn edhe katėr vjet tė tjera nga puna e komisionerėve socialistė, duke thėnė se kemi dalė forcė e parė. Atėherė le t’i urojmė socialistėt se paskemi fituar dhe tė gėzojmė tė gjithė sė bashku se jemi forcė e parė, ndėrkohė qė sot socialistėt janė mė tė papunė se dje, mė tė pashpresė se dje, mė tė shpėrdoruar se dje.

    Kėto qėndrime tė sapoardhurve mund t’iu lejohen, por jo tė vjetėrve nė PS, sepse Partia Socialiste ka qenė gjithmonė forcė e parė, dhe kėto zgjedhje treguan se PS-ja mori votat e saj tradicionale, por ndėrkohė goditėn shpresat e Edi Ramės nė dy momente: nė tėrheqjen e votės sė tė rinjve, tė cilėt nuk e votuan alternativėn e tij dhe, sė dyti, nė thithjen e votave tė qytetarėve pėrtej tė majtės e tė djathtės, tė cilėt nuk i pamė, tė paktėn tek votat socialiste.

    Ėshtė fatkeqėsi e madhe tė dėgjosh nga lideri i politikės sė re artikulimin e frazės se nuk do t’i njohim zgjedhjet dhe nuk do tė hyjmė nė Parlament, vetėm pse ai nuk do tė njohė njė humbje, tė cilės ia kreu vetė gjithė shėrbimet. Kjo deklaratė dhe ashpėrsimi i gjuhės sė Ramės, i cili natyrisht qė i harroi predikimet pėr politikė tė re larg mllefit tė politikės sė vjetėr, ėshtė njė rrugė e rrezikshme pėr PS-nė, dhe e dėmshme pėr Shqipėrinė dhe pėr aspiratat e saj pėr integrimin nė BE.

    Sot PS-sė i duhet jo politika e fasadės, por njė pėrpjekje e tė gjithėve pėr t’i bashkuar socialistėt e tė majtėt, pėrmes njė mesazhi tė ri. Partia Socialiste kurrė nuk ka vuajtur pėr figura dhe potenciale, pėr mė tepėr qė tashmė duhet t’i ndahemi liderit me germa tė mėdha, si njė reminishencė qė e trashėgojmė nga imazhet e komunizmit. Na duhet dikush qė tė ēojė para njė kauzė qė e humbėn socialistėt jo pėr faj tė tyre.

    Jemi mėsuar tė kėrkojmė nėn hijen e Enver Hoxhės njė LIDER karizmatik etj., etj. I patėm dhe e dimė dhe rezultatin. Na duhet njė drejtues jo interesant, jo i vetėkėnaqur, jo i pėrkėdhelur, jo ironik, jo modern, jo i vogėl, jo i ngushtė, jo mosbesues. Na duhet njė Njeri, njė socialist qė respekton e beson thjesht tek njerėzit dhe tek kjo alternativė dhe do ia dalim nė krye.

    Do ia dalim duke u bėrė promotorė tė riformėsimit tė njė tė majte mbi bazė parimesh e principesh, me tė cilat do tė na duhet t’i drejtohemi elektoratit shqiptar. Kėshtu do tė na besojnė nesėr edhe qytetarėt.

    Dikush duhet ta ulė kokėn dhe tė ndiejė pėrgjegjėsinė e faktit, qė sot e pėr katėr vjet tė tjerė do tė na udhėheqė Sali Berisha. Kjo nuk duhet tė ishte koha e Berishės. Tė fshihesh sot pas vjedhjes sė votės ėshtė njė taktikė e pavlerė dhe e zbuluar nė dritė tė diellit. Ai qė bėri Gėrdecin, nuk mund tė garantojė dot standard zgjedhjesh. Por ne zgjodhėm tė heshtnim qė dje..!?


    Eva Allushi, anėtare e kryesisė sė PS, ish-kryeredaktore e “Zėri i Popullit”

    http://www.panorama.com.al/index.php?id=30835

  10. #50
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anėtarėsuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    mas ksaj analizes se allushit, un ia jap voten edvinit vallaj

    rruga me e shpejte per shkaterrimin e PS-se

Faqja 5 prej 18 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •